"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zgjedhjet per President

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#16

Post by Adriana » Fri Jun 08, 2012 7:04 am

Sot në orën 10:00, raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit

Në prag të zhvillimit të raundit të tretë të votimit, mazhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur një kandidaturë konsensuale.
I vetmi kandidat për President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga mazhoranca, por që opozita nuk ka dhënë konsesusin pasi e cilëson si kandidaturë të njëanshme.



Kush eshte Xhezair Zaganjori ?!

Prof.As.Dr. Xhezair Zaganjori lindi më 9 mars të vitit 1957 në Shkodër, Shqipëri.

Edukimi

Diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Karriera

Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Evropiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë.
Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.
Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2002 “Profesor i asociuar”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.
Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.
Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#17

Post by Adriana » Mon Jun 11, 2012 7:06 am

Skenari i maxhorancës: Topalli Presidente, Meta kryetar Kuvendi?!

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në seancën e sotme ku merr fund enigma presidenciale, në tavolinën e shefit të maxhorancës janë shtruar për shqyrtim disa skenare që fillojnë nga emri konsensual me PS e deri tek emrat politik. Duke llogaritur takimin e sotem mes Berishës dhe Ramës fokusi mbetet tek konsensusi, në të kundërt për deputetët e kuvendit shqiptar shtrohet detyra për të votuar një emër këtë herë do të vijë nga strukturat drejtuese të PD. Skenar që sipas burimeve nga 3 forcat parlamentare përfshijnë edhe LSI-në. Sipas burimeve, nëse nuk arrihet konsensusi me PS atëherë maxhorancë do zgjedhë kandidaturë politike që do të thotë edhe miratim me 74 ose 75 vota në Kuvend ose më shumë kjo në varësi të momentit.

Skenari i parë dhe ai më i kuotuari sipas këtyre burimeve të sigurta është ai i hedhjes në votim të kryetares aktuale të Parlamentit Jozefina Topalli. Zgjedhja e zonjës. Topalli në krye të shtetit, atëherë shtrohet nevoja e zgjedhjes së një kryetari Kuvendi dhe ky vend sipas burimeve do t`i lirohet as më shumë e as më pak se kryetarit të LSI, zotit. Ilir Meta. Pra një skenar i thjeshtë brenda maxhorancës me Topallin President dhe në vend të saj Ilir Metën si kryeparlamentar.

Një skenar tjetër është edhe ai i lancimit në votim të 3 emrave të tjerë po nga PD. Fjala është për 3 ministrat, Imami, Bode dhe Nishani me shanse të barabarta për të prekur majën e kupolës shtetërore. Gjithsesi skenari i dytë është një plan B, por që më i bastuari meqë jemi edhe në kohë bastesh është ai i pari ku përfshin të dy forcat kryesore në maxhorancë. Gjithsesi ky skenar mund të fillojë të zbatohet të hënën në bazë edhe të një marrëveshje mes Berishës e Metës, por pasi të jenë konsumuar të gjitha përpjekjet dhe të jenë rrahur të gjitha rrugët për konsensus me Ramën.

Normalisht ka edhe skenarë të tjerë më me pak shanse për tu përmbyllur me sukses, por mosarritja e mundëshme e konsensusit bën Jozefina Topallin të paren kryetare shteti grua dhe i jep mundësinë Ilir Metës të jetë në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, ku do të kalojnë së shpejti edhe proceset integruese për të cilat LSI e tij pranoi të bëntë koalicion jonatyral me të djathtën në Shqipëri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#18

Post by Adriana » Mon Jun 11, 2012 7:14 am

Plani B, tri emra politikë të shumicës. Artan Hoxha, Arben Imami, Petraq Milo

Shumica ka bërë gati tri kandidatura politike, në rast të mos marrjes së konsesusit nga opozita. Burime nga qeveria bëjnë të ditur se Berisha mund të ofroj tri emra, Artan Hoxhën, Drejtor i Institutit të Studimeve Bashkohore, ortak me Genc Rulin, Arben Imamin dhe Petraq Milon si tri kandidatë të njëanshëm të shumicës. Petraq Milo është këshilltar i Sali Berishës për çështje ekonomike, i lakuar në afera korruptive siç ka qenë rasti i licencave të disa hidrocentraleve në Valbonë ku ishte aksioner i fshehtë.
Takimi filloi rreth orës 7 30 minuta.
Propozimet e hedhura ne treyze jane keto: Kandidate politike, Bujar Nishani, Petraq Milo, Arben Imami, Artan Hoxha.
Jopolitike jane Admir Thanza, Vitore Tusha, Ledio Bianku, Edmond Islami.

Përfundojnë negociatat mazhorancë-opozitë në kryesinë e Kuvendit. Zyrtarisht është konfirmuar se kandidati i paraqitur nga mazhoranca si konsensual për president të Republikës, është Artan Hoxha. Tryeza e palëve sapo ka përfunduar dhe merret vesh se Edi Rama sërish ka ngritur bllokadën, duke mos e pranuar as propozimin që nesër do të formalizohet në seancë plenare. Kjo u konfirmuar edhe në deklaratën e tij për mediat, kur tha se, "edhe Artan Hoxha vjen nga oborri i Saliut". Rama s‘kurseu as kërcënimet se, mungesa e konsensusit për presidentin e ri, do i kushtojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Zyrtare: Artan Hoxha është kandidati për president të Republikës

Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi se kandidatura e z.Hoxha është e standardeve më të mira.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Sot ne oren 10:00 kandidati i mazhorancës, Artan Hoxha do votohet në parlament. Për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm në raundin e katërt, mjaftojnë 71 vota.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#19

Post by Adriana » Mon Jun 11, 2012 1:02 pm

Presidenti, tërhiqet Artan Hoxha

Tiranë, 11 qershor - Tërhiqet nga gara kandidati i propozuar nga mazhoranca për President të Republikës, Artan Hoxha. Lajmi konfirmohet nga gazetarët e Top Channel, nderkohe qe situata e mengjesit te sotem ne Kuvend mbetet ende e pashpjegueshme.

Fillimisht mberriten ambasadoret, por jo ai i SHBA-ve, Aleksander Arvizu e me pas trupa diplomatike la sallen e Kuvendit. Po ashtu Kreu i LSI-se Ilir Meta hyri ne salle dhe doli prej andej pas disa minutash. Zoti Hoxha është i personi i dytë që tërhiqet nga kjo kandidaturë, pas tërheqjes së gjykatësit Xhezair Zaganjori, një emër që nuk u kandidua zyrtarisht.

Nderkohe mbeten ende te padeshifruara veprimet e fundit, duke qene se ishte vete Kryeministri Sali Berisha, ai i cili mengjesin e se henes ne mbledhjen e grupit kuvendor demokrat konfirmoi kandidaturen e Hoxhes, duke e vleresuar ate madje si nje personalitet.

Ne baze te Kushtetutes, raundi i katert per votimin e Presidentit duhet te zhvillohet deri ne mesnaten e sotme, perndryshe ky raund do te quhet i djegur.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#20

Post by Adriana » Mon Jun 11, 2012 1:13 pm

-waiting- C'fare po ndodh me keta ?! Terhiqet njeri, terhiqet tjetri....
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Zgjedhjet per President

#21

Post by erix77 » Mon Jun 11, 2012 3:17 pm

eshte e thjeshte asnje emer nga PD nuk do te pranohet prej "autoritetit me te larte ne shqiperi" ambasadorit arvizu.Ai kerkon nje president qe te anoje nga e majta si menyre ballancimi te pushtetit ne Shqiperi.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#22

Post by Adriana » Mon Jun 11, 2012 9:14 pm

-winer- kemi president me ne fund... -hahaha-


Bujar Nishani Presidenti i ri i Shqipërisë


72 vota pro 1 kunder dhe 2 vota te pavlefshme i kane dhene fund maratones presidenciale ne vend, ndersa aktualisht Ministri i Brendshem eshet zgjedhur te jete kryetari i ri i shtetit.



Nis numerimi i votove per presidentin e ri. U votua nga 76 deputete dhe rezultati i kutise do te percaktoje nese kemi nje president ose nje raund te ri votash.



Ka nisur votimi në seancën plenare për raundin e katërt Presidencial. Pas tre raundeve të ezauruara pa asnjë votim dhe pse me kandidatura joformale, kandidatura e Bujar Nishanit është figura e parë që kalon në votim dhe që do po i nënshtrohet procesit të votimit. Votimi nisi rreth orës 17:30, në Kuvend. Të gjithë deputetët janë të pranishëm në sallë, por opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votim. Votimi është i fshehtë. Në nisje të seancës, kryeparlamentarja Topalli njoftoi se Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar kandidaturën e paraqitur nga mbi 20 deputetë të zotit Bujar Nishani. “Kjo kandidaturë plotëson të gjitha kërkesat formale, juridike dhe kushtetuese. Thërras sekretariatin për votimin, i cili organizon dhe zhvillon votimin për zgjedhjen e presidentit. Sekretariati përbëhet nga Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi.”- deklaroi Topalli. Deri tani ka votuar një pjesë e mirë e deputetëve, ndërsa Vangjel Dule hodhi një votë të deklaruar të bardhë në kutinë e votimit, duke e bërë të pavlefshme atë në mënyrë demonstrative.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#23

Post by Adriana » Tue Jun 12, 2012 8:46 am

Ja cila është biografia e presidentit të ri të Shqipërisë!

Hyri në radhët e Partisë Demokratike në vitin 1991 për tu bërë deputet dhe pas kësaj është përfshirë me intesitet në fushën e politikës, ku ka mbajtur poste në disa Ministri të rëndësishme.

Kush është Bujar Nishani dhe profili i tij?

Kandidatura e tretë e mazhorancës për President është përcaktuar që të jetë Bujar Nishani, i cili aktualisht është Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Vlen që të theksohet se ndaj figurës së Bujar Nishanit nuk janë hedhur akuza nga opozita dhe është mjaft i vlerësuar në rradhët e Partisë Demokratike.

Bujar Nishani ka lindur në Durrës në datën 29 shtator të vitit 1966 .Pasi ka mbaruar gjimnazin Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" , të cilën e ka mbaruar në vitin 1988. Është i martuar dhe ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë të quajtur Ersi dhe Fiona. Më pas studimet e tij kanë vijuar në Kaliforni të SHBA-ve ku është diplomuar, në "Menaxhim i Resurseve të Mbrojtjes" në vitin 1996.

Në vitin 2004 diplomohet "jurist" në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin ie Tiranës dhe vetëm një vit më pas merr titullin "master", në Studimet Europiane.Kandidati i katër i mazhorancës për president ka pasur shumë eksperienca pune të cilat kanë filluar në vitin 1988, si Pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej.

Në vitin 1993 ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë. Në vitin 1994 Bujar Nishani ka punuar në Ministrinë e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n. Në 1996 ka qenë pjesë e kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në 1997 ka qenë në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;Bujar Nishani është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2005.

Pas kësaj ka mbajtur postin e Ministrit përkatësisht në Mars 2007- Shtator 2009 Minister i Brendshëm, në Shtator 2009 - Prill 2011 Minister i Drejtesise dhe në Prill 2011 dhe aktualisht është Minister i Brendshem. Jeta dhe veprimtaria e tij politike nis në vitin 1991 kur anëtarësohet në Partinë Demokratike.Më pas në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën.

Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike dhe në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”