"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#1

Post by Sally » Mon Jan 23, 2012 12:37 pm

Hebreu me pasaportë gjermane, që s’i duron dot Berishën e Thaçin

Shqiptarët, me vetitë që i kanë, nuk i meritojnë qeveritë që i kanë si në Kosovë edhe në Shqipëri. Në tërë Evropën tashmë dihet se si Berisha në Shqipëri dhe Thaçi në Kosovë i kanë pllakosur vendet në korrupsion. Ambasadori Dell është “Zeusi i Kosovës”. Problemi më i madh i Kosovës është mungesa e sovranitetit dhe gjendja e rëndë ekonomike. Gjermanisë i intereson stabiliteti në Kosovës, ndërsa protestat e Lëvizjes “Vetëvendosje” e mbrojnë sovranitetin e Kuvendit nga Qeveria autoritare dhe antidemokratike e Thaçit, thotë Max Brym, një hebre me shtetësi gjermane, i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, e i cili i njeh shumë mirë personalitetet shqiptare, prej Hysen Tërpezës e deri te këta që janë aktualisht.

I mbështjellë me një pallto të madhe ngjyrë kafeje, me një kapelë të gjelbër në kokë që njihet si “republika” dhe me një çantë të zezë në dorë, ai në dukje të parë krijon perceptimin se mund të jetë vetëm një pensionist i zakonshëm që gjendja ekonomike në vend e ka detyruar të bëjë xhiro. Por, kjo përshtypje është shumë jetëshkurtër. Rrënohet sapo ai ta çelë gojën për të thënë me një theks të asnjë rajoni shqiptar: “Unë jam Max Brym. Unë jam nga Gjermania”.

Max është biri i një çifti hebrenjsh. Ai është filozof me profesion, ndërsa në Prishtinë vjen shpesh, meqë ekziston një marrëveshje në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Regensburgut të Gjermanisë për shkëmbimin e profesorëve dhe të studentëve.

Në Fakultetin Filozofik të UP-së, Max mban ligjërata të lëndës hyrje në filozofi. Mirëpo, lidhja e pesëdhjetekatërvjeçarit nga Munihu me Kosovën është më e fortë sesa marrëveshja midis dy universiteteve për shkëmbime. Kjo falë së ëmës së Maxit. Ajo gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte qenë njëra nga të mbijetuarat e tërë asaj që kishte ndodhur falë përkujdesjes së shqiptarëve të Shqipërisë.

Max, në një intervistë për Koha Ditore, tregon se me të kuptuar në fëmijëri të vërtetën e nënës së tij, kjo gjë ka ndikuar tek ai që të interesohet për shqiptarët. Thotë se i njeh shumë mirë personalitetet shqiptare, prej Hysen Tërpezës e deri te këta që janë aktualisht.

Sipas tij, shqiptarët janë njerëz të mirë për të merituar udhëheqës politikë si Sali Berisha në Shqipëri dhe Hashim Thaçi në Kosovë.

“E vlerësoj popullin shqiptar shumë lart, sidomos historinë e tij të lavdishme që prej kohës së Skënderbeut e deri te Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.

Max thotë se e vlerëson edhe traditën e shqiptarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në luftën antifashiste.

“Shqipëria veçohet në histori prej të gjitha vendeve të tjera: para aneksimit fashist në Shqipëri kanë jetuar diku rreth 200 hebrenj, ndërsa pas pushtimit fashist në Shqipëri, me të strehuarit numri i hebrenjve është rritur në mbi 1000”, kujton ai. “Pra kjo është e veçantë në tërë Evropën”.

Sipas tij, populli shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore nuk e ka merituar që të jetojë i ndarë dhe as, siç i quan ai, në diktaturat pseudosocialiste dhe staliniste si në Shqipëri ashtu edhe në Jugosllavi.

“Për të ardhur te aktualiteti, shqiptarët me vetitë që i kanë nuk i meritojnë qeveritë që i kanë si në Kosovë edhe në Shqipëri. Në tërë Evropën tashmë dihet se si Berisha në Shqipëri dhe Thaçi në Kosovë i kanë pllakosur vendet në korrupsion”, thotë Max. “Mirëpo, unë besoj se shumë shpejt populli shqiptar në të dyja anët e kufirit do ta heqë qafësh këtë model të qeverisjes”.

Kosova sot përballet me shumë probleme. Por, ai thotë që dy të jenë kryesoret: mungesa e sovranitetit dhe gjendja e rëndë ekonomike.

“Nëse e shikojmë Kosovën nga këndvështrimi real, atëherë mund të themi se nuk është shtet sovran. Edhe pse Kosova ka Qeveri, ka Parlament, prapëseprapë ICO-ja nëpërmjet Pakos së Ahtisaarit e ka fjalën përfundimtare. ICO-ja mund të kthejë ligje, t’i ndërrojë ministrat etj.”, thotë Max. “Për ta marrë edhe një shembull tjetër: është ambasadori amerikan Christopher Dell, ai që tashmë e ka marrë nofkën ‘Zeusi i Kosovës’. Gjatë zgjedhjes së Presidentit ai krijoi skandalin e SMS-ve, gjë e cila në Gjermani nuk do të tolerohej, sepse asnjë diplomat i huaj nuk do të lejohej që të ndërhynte në punët e brendshme të Gjermanisë”.

Me të ilustruar mungesën e sovranitetit, Max del te problemi i dytë thelbësor me të cilin sipas tij përballet shoqëria në Kosovë.

“Sipas Bankës Botërore, 36 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë me më pak se dy euro në ditë dhe 16 për qind me më pak se një euro në ditë. Në anën tjetër, e kemi një grup të vogël njerëzish të cilët janë bërë milionerë brenda natës e që jetojnë për mrekulli. Kjo paraqet një mospërputhje të tmerrshme midis këtyre dy kategorive”, thotë ai. “I kam dëgjuar shumë njerëz në Kosovë duke thënë se si shumë politikanë gjatë natës bëhen biznesmenë. Unë dua t’i besoj popullit, sepse kur është fjala për këso gjërash çdo popull ka shqisa të mprehta për t’i ndier ato”.

Shtetasi gjerman ka treguar se ka qenë duke ndenjur në qetësi tash ditëve të fundit, derisa nuk ka hasur në një intervistë të ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, dhënë një portali gjerman. Apelin e Veselit për kompanitë gjermane që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë – sa vijnë kompani turke – Max e ka quajtur apel budallallëku.

“Apeli i zotit Veselit ka qenë apel budallallëku. Nuk ka rëndësi se a vjen investitori privat nga Turqia apo nga Gjermania. Investitori privat i huaj është i interesuar që në Kosovë të nxjerrë sa më shumë përfitime, sa më shpejt, pa paguar tatime dhe me fuqi punëtore sa më të lirë”, shprehet ai. “Lufta e korporatave private për përfitime maksimale nuk ka të bëjë asgjë me kombet”.

Max ka treguar se ka parë që Veseli e ka lavdëruar kompaninë gjermane ANR, një kompani kjo që, sipas tij, në rajonin e Rahovecit është e interesuar që të nxjerrë kromin që gjendet aty.

“Në vend se zoti Veseli të marrë parasysh nevojën e madhe të tregut për kromin – të kujtojmë faktin se si Kosova e Shqipëria së bashku e kanë një të tretën e rezervave botërore të kromit – dhe të përkrahë idenë që kromi këtu të përpunohej e më pas të shitej e të ringjallej ekonomia, ai shpërfaq simpati për korporatat e huaja që do t’ua merrnin pasurinë”, thotë ai.

Filozofi që shkollimin e tij e ka kryer në Izrael, ka treguar se si e sheh politikën e Berlinit në raport me Kosovën. Ka thënë se Gjermanisë i intereson vetëm një gjë në Kosovë: stabiliteti.

“Politika zyrtare gjermane e ka vetëm një interes në Kosovë: që të mbizotërojë stabiliteti. Mirëpo, stabiliteti që proklamohet nga Qeveria gjermane dhe të tjerat, për mua ka një kuptim negativ. Kur thuhet se gjendja duhet të mbetet stabile, atëherë nënkuptohet që ajo të mos zhvillohet pozitivisht”, thotë Max.

“Pas vizitës së zonjës Merkel në Beograd, kam vërejtur se ajo ka fituar simpati të madhe tek shqiptarët e Kosovës. Shumë gjëra që ajo i ka thënë kanë tingëlluar pozitivisht, por edhe zonja Merkel është e interesuar që në Kosovë të vazhdojë stabiliteti”.

Sipas tij, Merkel ka interes të madh për marrëdhënie të mira me Serbinë, meqë Serbia partner të dytë për shkëmbime tregtare e ka Gjermaninë.

“Ndërsa në Kosovë, për t’u përfshirë në procesin e privatizimit, interesim të madh kanë shfaqur edhe kompani të ndryshme gjermane. ‘Deutsche Telekom’ nëpërmjet selisë së saj në Kroaci është interesuar që ta privatizojë PTK-në dhe këtë për një çmim sa më të lirë, madje çmimi prej 350 milionë eurosh u është dukur shtrenjtë”, thotë ai.

Pesëdhjetekatërvjeçari nga Munihu, pos filozofisë, i ka dhënë vetes një angazhim shtesë. Atë thotë se e ka bërë pikërisht për shqiptarët. Max së bashku me disa shqiptarë në vitin 2002 e kishin hapur portalin http://www.kosova-aktuell.de. Aty ka lajme për Kosovën në gjuhën gjermane.

“Patëm vlerësuar se shtypi gjerman informonte shoqërinë gjermane keq dhe jo mjaftueshëm rreth ngjarjeve në Kosovë. Kosova zë vend në shtypin gjerman vetëm nëse ndizet ndonjë zjarr dhe kur vdesin njerëz… Arsyeja tjetër pse e kemi bërë portalin lidhet me numrin e madh të shqiptarëve në Gjermani, Zvicër dhe Austri”, tregon Max. “Kosova-aktuell i ka dhënë vetës misionin që gjeneratën e tretë të mërgatës shqiptare të mos e lërë të shkëputet plotësisht prej vendit të origjinës”, tregon ai.

Max i ka dhënë të drejtë lëvizjes “Vetëvendosje” në aksionin e saj për mbylljen e kufirit me Serbinë.

“Protestat e kësaj lëvizjeje janë plotësisht legjitime. Lëvizja ‘Vetëvendosje’ po e mbron sovranitetin e Kuvendit nga Qeveria autoritare dhe antidemokratike e Thaçit”, thotë Max.

“Nëse Serbia nuk i njeh tabelat e automjeteve të Republikës së Kosovës, edhe Kosova me të drejtë nuk duhet t’i njohë tabelat e Republikës së Serbisë. Përderisa Serbia nuk njeh dokumentacionin e Republikës së Kosovës në çdo sferë të shtetit të Kosovës, as Kosova nuk duhet të njohë dokumentacionin e Republikës së Serbisë,e kështu me radhë”, shprehet ai. “Ky vendim i Kuvendit nuk po zbatohet nga Qeveria Thaçi dhe kjo do të thotë se Qeveria po i sipërvendoset dhe ky është akt antidemokratik i Qeverisë së Kosovës”.

Sipas Maxit, qeveria Thaçi nuk mund të quhet më demokratike dhe mund të krahasohet me qeverinë Urban në Hungari.

“I vetmi dallim në këtë krahasim është se Urban ka shumicën parlamentare dhe me këtë shumicë po i shfuqizon të gjitha të drejtat e opozitës, ndërsa Thaçi pa shumicën formale është duke vepruar kundër të drejtave demokratike të qytetarëve të Kosovës”,
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#2

Post by Sally » Mon Jan 23, 2012 2:48 pm

Pse hebreu pikerishte tani hodhi ne drite kete mendim?!
Thjeshte e preku historia e popullit tone?!
Mos jane valle keta qe po financojne?!
Kush fshihet mbas ketij mesazhi?!



( me vjen shume mire qe po mbron VV, por dua te di ''persen'' )
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#3

Post by erix77 » Mon Jan 23, 2012 7:05 pm

Pse hebreu?mos doje te thoje pse porfesori?
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#4

Post by Sally » Mon Jan 23, 2012 8:23 pm

Nga vet fakti qe perdoret si ironi ''hebreu me pasaportë gjermane''

Edhe ''profesori'' mire do ishte se zhurma ''mesazheve'' gjithmon qe andej ka filluar te perhapet!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#5

Post by CERMENIKASI » Mon Jan 23, 2012 8:52 pm

Më duket që asht ndoshta ma interesant me ba pyetjen se a janë të qëllueme mendimet dhe idetë e këtij profesori të nderuem për gjendjen në të cilën asht kombi shqiptar.

Mendoj që ky zotni meriton çdo respekt prej nesh kur thotë:
“Kosova-aktuell i ka dhënë vetës misionin që gjeneratën e tretë të mërgatës shqiptare të mos e lërë të shkëputet plotësisht prej vendit të origjinës”, tregon ai.
Rrallë (ose hiç) ndëgjohen fjalë të tilla në gojën e politikanve tonë për fëmijt shqiptar që po rriten në mërgim!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#6

Post by Sally » Tue Jan 24, 2012 7:18 am

Më duket që asht ndoshta ma interesant me ba pyetjen se a janë të qëllueme mendimet dhe idetë e këtij profesori të nderuem për gjendjen në të cilën asht kombi shqiptar.

Mendoj që ky zotni meriton çdo respekt prej nesh kur thotë:


Une nuk thash ne asnje moment qe idet e ketij profesori nuk jan te nderume, vleresoj shkrimin e tij, dhe sidomos mbrojtjen qe i jep VV ne kete raste, por thjeshte dua te kuptoj ''persen'' . Nuk me pelqen qe emocionet ( perse ky profesor flet mire per shqiperine ) te me verbojne per te marre vesh arsyjen ose qellimin e ketij shkrimi.

Ne nuk duhet vetem te na behet qefi kur dikush na del ne mbrojte me nje mendim, por dhe te mundohemi te kuptojme kush jane?! .... cfare kerkojne?!
Last edited by Sally on Tue Jan 24, 2012 7:34 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#7

Post by Sally » Tue Jan 24, 2012 7:33 am

Rrallë (ose hiç) ndëgjohen fjalë të tilla në gojën e politikanve tonë për fëmijt shqiptar që po rriten në mërgim!!

Pikerisht ketu me lindi dhe mua idea per te kerkuar ''persen'', sespe ata qe kan nje ''qellim'', nuk diskutohet qe per te arritur ate qellim do perdorin gjuhen e duhur ( ku dhemb dhembi aty shkon gjuha ), pra edhe per ne shqiptaret dhimbja e tanishme eshte pikerishte kjo qe po flet profesori.


Nuk them qe ne mund te ndryshojme planet e tyre, se ne jemi ''kerkushi'', por te paktemen mbas 30-40-50 vitesh kur te lind pyetja: cfare ndodhi ne 2012 me shqiperine dhe kosoven?.... mbase keto materialet e sotme do ti ndihmojne vellezerit tane ta zbulojne ''sado pak'' te verteten, se keshtu ka ndodhur gjithmon qe ngjarjet kerkohen mbas nje gjysem shekulli ( ose dhe mbas shume shekujsh ), e njeta gje qe po mundohen dhe me anetaret e ketij forumi qe po kerkojne materiale nga e kaluara per te zbuluar cfare ndodhi me ne ne te kaluaren....!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Hebreu me pasaportë gjermane, flet per Berishën Thaçin

#8

Post by CERMENIKASI » Thu Jan 26, 2012 9:54 pm

Sally wrote:
Më duket që asht ndoshta ma interesant me ba pyetjen se a janë të qëllueme mendimet dhe idetë e këtij profesori të nderuem për gjendjen në të cilën asht kombi shqiptar.

Mendoj që ky zotni meriton çdo respekt prej nesh kur thotë:


Une nuk thash ne asnje moment qe idet e ketij profesori nuk jan te nderume, vleresoj shkrimin e tij, dhe sidomos mbrojtjen qe i jep VV ne kete raste, por thjeshte dua te kuptoj ''persen'' . Nuk me pelqen qe emocionet ( perse ky profesor flet mire per shqiperine ) te me verbojne per te marre vesh arsyjen ose qellimin e ketij shkrimi.

Ne nuk duhet vetem te na behet qefi kur dikush na del ne mbrojte me nje mendim, por dhe te mundohemi te kuptojme kush jane?! .... cfare kerkojne?!
Sally,unë nuk e hodha posht pyetjen tande por vetëm u përgjegja që asht edhe MA interesant me pa a janë të qëllueme mendimet e këtij profesori.Sa i përket "përsesë", në shikim të parë mundet që ay i shef Shqiptarët si ata që shpëtuen jetën e nanës vet vite mapara dhe kështu të ketë mirnjohje për ta .
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”