"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Topi-Berisha akuza të drejtëpërdrejta.

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Topi-Berisha akuza të drejtëpërdrejta.

#1

Post by Adriana » Tue Mar 06, 2012 8:48 pm

Topi: Berisha, komunist nga 1968!


Tashmë mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe kryeministrit Berisha është luftë frontale politike që shkon deri në akuza të drejtëpërdrejta.

Kreu i shtetit për herë të parë në një pozicion të ashpër ndaj kryetarit të ish-partisë së tij duke e akuzuar se është vazhdim i nomenklaturës komuniste dhe nuk ka mbajtur premtimet për pronat dhe ish-të përndjekurit.

“Ne kemi bërë një luftë që ka qenë parimore dhe kjo nuk shkon me deklarata. Ka 7 vjet për së dyti në pushtet dhe se bën, kur bëhet ballafaqimi i atyre që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ky personazh që nga 68 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar partie dhe bën përralla me komunizmin, më thoni ju ku qëndron e vërteta. Unë jam që të hapen dosjet dhe të shqiptarët do shohin çudira dhe te ata që merren me politikë” përfundoi Topi.

Presidenti Bamir Topi, kryetari i premtuar i partisë së re që pritet të lindë i është përgjigjur Berishës edhe për ligjin e lustracionit. “Është një temë e konsumuar prej kohësh, jam në dijeni të deklaratave dhe të inkursioni të organizuar duke abuzuar por kam ruajtur një profil institucional por duke dalë kryeministri e kam një përgjigje :Për të parë çështjen e ligji në fjalë, ku është një ligj që është kthyer si antikushtetues, një ligj që mori një kontestim të ashpër edhe nga Komisioni i Venecias. Ndërsa përsa i përket moralit të ligjit unë kam firmën timë në ligjin e hartuar në 2006, së bashku me Majkon dhe ky ligj nuk u miratua nga parlamenti dhe ai ligj meriton të miratohet dhe jo të deformohet” ka theksuar Topi.

Batutat Topi nuk i ka kursyer as ndaj kreut të komisionit të ligjeve duke e konsideruar atë një David Koperfild të politikës. “Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për politfotot me anëtarët e byrosë së diktaturës dhe është ironike dhe hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve është pasardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të kohës së diktatutës. Ky personazh ka marrë pamjen e David Koperfildit, është bërë iluzionist ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve që do u kthehen pronat dhe s’ua kthen, nuk i kompenson ish të përndjekurit” theksoi TopDeklaratat e sotme të presidentit i kanë hapur zyrtarisht rrugë betejës mes tij dhe kryeministrit që pritet të ndizet edhe më tej me afrimin e fundit të mandatit presidencial dhe startin e betejës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës.



"Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërisht, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës. Ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën. Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë", tha kreu i vendit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Topi-Berisha akuza të drejtëpërdrejta.

#2

Post by Sally » Tue Mar 06, 2012 9:04 pm

Pse mbas kaq vitesh kete akuze?!

Pse pikerishte ne mbarim te detyres si president?!


Edhe ndonje akuze e re nuk me duket, se ishim ne dijeni qe S.Berisha bente pjese ne ato vite tek .... keshtu qe nuk e kuptoj as presidentin, qe nga president qe deri me dije na kerkonte bashkpunim, sot po na kerkon gjakderdhje....! Edhe sa vite do kalojme ne shqiptaret te merremi me thashethemet e ketyre, qe kur duan na ngrejne dhe kur duan na ulin?!

nuk keni faj ju jo, fajin e ka drejtori ( populli ) qe eshte i mire
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”