"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BERISHA-UDB

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

BERISHA-UDB

#1

Post by Stilian » Mon Mar 12, 2012 7:37 pm

Image

Në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Ky është pretendimi i sekretarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili përmes një dokumenti të publikuar në profilin e tij në “Facebook” akuzon kreun e qeverisë se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të huaja. “Nëse një ditë do të hapen dosjet sekrete të ish-UDB (sigurimit jugosllav) patrioti i madh Sali, do të kërkonte azil politik në Kubë ose Venezuelë. Deri atëherë do duhet të presim. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave”, – shkruan Balla dje nw profilin e tij nw FB.

Ditët e fundit në politikën shqiptare është rihapur debati i dosjeve dhe ka pasur akuza nga të dyja palët për bashkëpunim dhe tradhti të vendit. Mbi këtë situatë, deputeti i Partisë Socialiste shpjegon se Fan Noli ka pasur fatin e madh të mos ta ketë njohur Sali Berishën për shkak të epokave të ndryshme. Por sipas tij, “përshkrim më të gjetur për një tradhtar si Saliu që e shet veten për patriot nuk mund të ketë tjetër”. Deputeti socialist citonte njw fjalim të Nolit në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes tw tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit tw Qershorit shkruan: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh”.
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4217
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: BERISHA-UDB

#2

Post by Zeus10 » Mon Mar 12, 2012 9:49 pm

Une personalisht nuk e di nese S. Berisha eshte agjent i sherbimeve te huaja dhe do uroja qe te mos ishte, duke qene se eshte kryeministri i vendit tim, por kur denoncimi vjen nga nje kontrabandist i grades me te ulet, si Taulant Balla atehere mua me shtohet bindja, qe keto sulme jane ato te rradhes, qe kurre nuk pushuan dhe kurre nuk vertetuan asnjegje.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#3

Post by gtcc1 » Tue Mar 13, 2012 12:20 am

Stilian,

Leri ato pallavra. Na jepe fakte se si perfitoj Serbia nga Berisha. Mund te thuash se gjate admnistrates se tij trafikantet thyene bllokaden... Ne qofte se Berisha ka bashkepunuar me trafikantet, te lutem na jep prova per kete. Shpjegimi se "ne qofte se hapen archivet..." eshte qesharak!

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#4

Post by Stilian » Tue Mar 13, 2012 9:38 am

Në mars 1993, Sali Berisha krijon firmën “SHQIPONJA” të PDSH, me aktivitet trafikun e karburanteve drejt Serbisë, në ndihmë të pushtetit gjaksor të Milosheviçit, i futur në embargo prej SHBA e NATO.

E ka pranuar edhe vet berisha duke thene qe e beri se nuk ishte dakort me embargon!

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Serbinë. Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviccin dhe Kiro Gligorovin (ish-presidentin e Maqedonisë), është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.

“Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thoni të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.

“Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit Shqiptarë fatin e Remzi Hoxhës.

“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit Shqiptarë për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit Shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.

“Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë. Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. /KosovaPress/
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#5

Post by Stilian » Tue Mar 13, 2012 9:41 am

Për herë të parë për një media shqiptare lideri i Malit të Zi Milo Gjukanovic, politikani që ka dominuar jetën politike të këtyre 20 viteve të fundit në Ballkan vjen me një intervistë ekskluzive në Tonight Ilva Tare në RTV Ora Neës. Gazetarja Tare nis sezonin e ri të emisionit të saj të Premten më 6 Janar me një nga bisedat, që sic thotë ajo ka dashur prej vitesh ta zhvillojë me një politikan kaq intrigues si Milo Gjukanovic.

I konsideruar si heroi i malazezëve Gjukanoviçi u dorëhoq një vit më parë pak orë pas Malit të Zi iu dha statusi i vendit kandidat për anëtar të BE dhe dilemat për rikthimin e tij në qeveri apo presidencë nuk janë shuar prej atij momenti. Ilva Tare e ka pyetur Gjukanoviç për të ardhmen e tij në politikë dhe ai është përgjigjur se jeta e ka mësuar që kurrë të mos thotë kurrë

Pjesë e shkëputur nga intervista e gazetares Ilva Tare me Milo Gjukanovic

…..

Në Shqipëri janë botuar pjesë nga libri i ish-presidentit malazez Bulatovic. Në keto kujtime ai bën publik takimin që ka bërë me presidentin e asaj kohe Berisha dhe me kryeministrin aktual në vitin 1993.. Behet fjalë për marrëveshjen për të shkelur embargon e naftës ndaj ish-Jugosllavisë nga OKB në kohën kur Milloshevic vazhdonte masakrat në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë. A keni dijeni për një marrëveshje me Berishën në 15 Shtator të vitit 1993 që të shkelej embargoja?

Gjukanovic: Ajo që me siguri mund t’ju dëshmoj është që këto sanksione të organizatës së OKB-s ndaj Jugosllavisë ishin ndoshta më rigorozet ndaj ndonjë vendi.. Gjithkush që atëherë ka pasur postin e Kryeministrit…. Në rendin e ditës në seancat qeveritare ishin të shpeshta diskutimet se si do t’u siguronim qytetarëve gjërat elementare, miellin, vajin , sheqerin pra ushqimet elementare për jetën. Nuk është shumë larg ajo kohë, nuk ka as 20 vjet. Ndoshta juve nuk ju duket reale kur flasim sot për anëtarësim europian por fatkeqësisht ky ishte realiteti dhe ishte shumë vështirë që të sigurohej funksionimi i sistemit.. (…) Nëse pajtoheshim, kishim nenshkruar ndëshkimin me vdekje për qytetarët.. Pra ne kemi provuar që në cdo menyrë të siguronim jetesën. Dikush nga perspektiva e sotme do të provoj që të gjykojë, se a ishim ne të disiplinuar apo jo ndaj atij ndëshkimi me vdekje që na kishin berë? Mendoj se kemi bërë atë që do të bente cdo qeveri e përgjegjshme…

Tare: Mund të behej marrëveshje midis palëve? Arrihej të thyhej embargoja? Mendoni që mund të kishte hyrje të naftës pa pasur një marrëveshje midis dy krerëve të shteteve?

Gjukanovic: Shumë gjera që kanë funksionuar në atë kohë nuk ishin të mbuluara me ndonjë nënshkrim në dokumentat zyrtare.. Thjesht jeta ka funksionuar me rregullat e saj.. Ne kemi patur komunikim me vendet fqinje, kishim mirëkuptimin e fqinjëve tanë. Kishin dhe interesa aty dhe në atë kohë kishte tregti. Ai që na i ka dhënë ato karburante nuk e ka berë falas. Ato karburante jane shitur me cmime më të larta sesa në kushte normale. Pra kishte dhe interesa aty. Por para së gjithash ishte ai mirëkuptimi, solidariteti dhe gatishmëria që të ndihmoheshin fqinjët të jetojnë në një kohë të veshtirë….
"IN GOLD WE TRUST"

gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#6

Post by gtcc1 » Tue Mar 13, 2012 4:18 pm

Sa i perket references per rastet "Shqiponja" dhe Remzi Hoxha, keto mbeten vetem akuza pa prova. keto lloje akuzash, ketu ne USA nuk mberrijne ne gjykim.

Referencen nga libri i Gjukanoviq-it ti e shendron ne akuze ndaj Berishes. Ne realitet Gjukanoviqi flet per trafikante qe donin cmime te larta. Nuk e shof emrin e Berishes askund.

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#7

Post by Stilian » Tue Mar 13, 2012 4:48 pm

gtcc1 wrote:Sa i perket references per rastet "Shqiponja" dhe Remzi Hoxha, keto mbeten vetem akuza pa prova. keto lloje akuzash, ketu ne USA nuk mberrijne ne gjykim.

Referencen nga libri i Gjukanoviq-it ti e shendron ne akuze ndaj Berishes. Ne realitet Gjukanoviqi flet per trafikante qe donin cmime te larta. Nuk e shof emrin e Berishes askund.
po emri nenkuptohet deri sa intervista behet pikerishte per ate!
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#8

Post by Stilian » Tue Mar 13, 2012 4:49 pm

Nje tekst i shkurter ne gjuhen serbe ne dokumentat te cilave iu referova:

Контактирао сам наш агент у Тирани. С.Берисха има веома добре односе са комунистичког руководства. 5. јануар 1987.

Perkthyer ne shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë S.Berisha, ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987.

Image
"IN GOLD WE TRUST"

gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#9

Post by gtcc1 » Tue Mar 13, 2012 6:16 pm

Mire, vazhdo e beso prodhimet e UDB-es.!

tomaras
Member
Member
Posts: 41
Joined: Sat Jun 05, 2010 11:25 am
Gender: Male

Re: BERISHA-UDB

#10

Post by tomaras » Tue Mar 13, 2012 11:31 pm

Stilian wrote:Nje tekst i shkurter ne gjuhen serbe ne dokumentat te cilave iu referova:

Контактирао сам наш агент у Тирани. С.Берисха има веома добре односе са комунистичког руководства. 5. јануар 1987.

Perkthyer ne shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë S.Berisha, ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987.

Image
Stilian mos spekulo me këtë faksimil, sepse në të nuk lexohet asgjë që mund ta implikojë S.Berishën. Madje ky dokument është një vendim i lëshuar nga organet hetuese në emër të dikujt të cilit nuk i lexohet qartë emri. Përdryshe unë për vete tërë veprimtarinë e S.Berishës, që nga shfaqja e tij në skenën politike, e shoh shumë në shpërputhje me interesat jetike të kombit shqiptar, mirëpo edhe të tjerët që u gjetën në krye të shteti shqiptar nuk u shquan për ndonjë shkallë të lartë patriotizmi.

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”