"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#1

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 8:20 pm

Image

Lëvizjeve të dhunshme antiqeveritare që janë zhvilluar në shtetin shqiptar që nga viti 1912 kur lindi shteti shqiptar e deri më tani....
Termi bazë për këto zhvillime të dhunshme është fjala "Lëvizje". Më pas duke i studiuar këto lëvizje u janë ngjitur emrat sipas karakterit që kanë pasur. Por shpeshherë kjo gjë është bërë sipas interesave politike, p. sh. "Grushti i shtetit i Qershorit 1924" është quajtur "Revolucioni i Qershorit 1924". Prandaj ky është emri që i ka mbetur kësaj lëvizjeje në histori. Emri i vërtetë është vendosur në kllapa. Kështu është vepruar edhe me lëvizjet e tjera. Gjithashtu emri i "Lëvizjes" vendoset sipas vendit ku zhvillohet, kohës kur zhvillohet, ose sipas tipareve që lëvizja merr dhe jo sipas personit që e organizon. P. sh. "Rebelimi i Mirditës" dhe jo "Rebelimi i Gjon Marka Gjonit".

Kështu lëvizjet ndahen në :

Grusht Shteti :
ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish të cilët kanë pushtet ose i përkasin elitës drejtuese të një vendi pa u mbështetur te masat e popullit.

Kryengritje :
luftë e armatosur e masave popullore për t'u çliruar nga zgjedha e huaj apo për të rrëzuar regjimet në fuqi.

Rebelim :
ngritja krye kundër pushtetit në fuqi ose kundër një autoriteti.

Revoltë :
kundërshtim i një grupi njerëzish,që shpërthen me zemërim dhe me dhunë kundër pushtetit politik ose kundër rendit në fuqi.

Revolucion :
përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror,politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror,politik dhe ekonomik që mbështetet tek një ideal ose kauzë.

Me përjashtim të "Grushtit të shtetit" të tjerat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe shpeshherë janë e njëjta gjë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#2

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 8:48 pm

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, 17 Maj 1914-8 Qershor 1915


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Kryengritjet" pasi pati mbështetje popullore tek fshatarët e Shqipërisë së Mesme ku edhe shpërtheu.

Kjo kryengritje nisi më 17 Maj 1914 kundër regjimit të Princ Vidit. Udhëheqësit zyrtarë të rebelimit ishin Haxhi Qamil Fejza dhe Musa Qazimi, por prapa saj qëndronte Esat Pashë Toptani. Kryengritja u nda në 2 faza :
Faza 1 : Kryengritësit u drejtuan nga ish ushtarakë te Perandorisë Osmane të cilët i dinin të gjitha mënyrat për të mposhtur forcat e Princ Vidit.
Faza 2 : Kryengritësit sulmojnë pronat e Esat Pashë Toptanit pasi ai ishte mbështetës i Antantës pra kundërshar i Turqisë.

Situata politike para Lëvizjes
Gjendja politike ishte e vështirë për vendin. Grekët të maskuar si "Vorio-Epirotë" mbanin të pushtuar jugun e vendit, kurse Esat Pashë Toptani komplotonte vazhdimisht kundër qeverisë dhe Princ Vidit. Fuqitë e Mëdha ndërkohë e kishin harruar Shqipërinë pasi po bëheshin gati të përplaseshin me njëra-tjetrën. Gjithashtu ishte rritur veprimtaria e agjenturës turke kundër qeverisë kombëtare të Shqipërisë.

Zona e Lëvizjes
Tirana, Kruja, Durrësi, Lushnja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Librazhdi, Fieri, Berati, Kuçova, Pogradeci, Gramshi, Ballshi dhe Vlora.

17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet "Dum Babën" shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut.
18 Maj 1914 : Grumbuj fshatarësh të egërsuar marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqyetit, Durrësit. Kryengritësit dalin haptazi kundër Princ Vidit dhe regjimit të tij pro-perëndimor.
19 Maj 1914 : Princ Vidi jep urdhër të arrestohet Esat Pashë Toptani me akuzën e përfshirjes në organizimin e kryengritjes. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi.
28 Maj 1914 : Princ Vidi i jep urdhër Turhan Pashë Përmetit të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë kryengritësit duke mos marrë dot Durrësin nisen drejt qyteteve të tjera. Durrësi qëndron nën një rrethim të ashpër.

3 Qershor 1914 : Kryengritësit hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zëvendësohen me simbolet turke.
5 Qershor 1914 : Forcat matjane të komanduara nga Ahmet Zogu luftojnë me kryngritësit. Kryengritësit pranojnë të dialogojnë por pa rezultat. Kryengritja ashpërsohet.
Qershor 1914 : Bien në duart e kryengritësve Kavaja, Kruja, Peqini dhe Elbasani. Nuk ka asnjë lloj rezistence nga ana e forcave qeveritare.
Korrik 1914 : Bien në duart e kryengritësve Lushnja, Fieri, Berati dhe Pogradeci. Vendi bie në kaos të plotë.
11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.


1 Shtator 1914 : Kryengritësit hyjnë në Vlorë dhe ngrejnë flamurin turk, aty ku 2 vite më parë ishte shpallur Pavarësia nga Perandoria Osmane. Lëvizja ka totalisht frymë antikombëtare. Autoriteti i qeverisë mezi shtrihet në territorin e Durrësit. Kryengritësit vazhdojnë luftën kundër autoritetit shqiptar.
3 Shtator 1914 : Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë ndaj Shqipërisë nuk iu përgjigj askush përveç disa forcave të pakta të Ahmet Zogut dhe Preng Bibë Dodës.
5 Shtator 1914 : Kryengritësit më në fund hyjnë në Durrës dhe shpallin krijimin e "Këshillit të Përgjithshëm" me kryetar Mustafa Ndroqin. Fillon faza e dytë e kryengritjes ku kryengritësit sulmojnë pronat dhe njerëzit e Esat Pashës. Vendi zhytet në anarki.
2 Tetor 1914 : Esat Pasha hyn në Durrës dhe dëbon prej andej kryengritësit dhe e shpall veten Kryeministër i vendit.
30 Nëntor 1914 : Fillon sulmi i kryengritësve kundër forcave të Esat Pashë Toptanit.


Dhjetor 1914-Qershor 1915: Kryengritësit sundojnë vendin nën një atmosferë terrori dhe anarkie të frikshme. Vriten, burgosen dhe torturohen çdo ditë intelektualë, katolikë, tregtarë, civilë të pafajshëm. Shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit. Në qershor 1915 trupat serbe hyjnë në Shqipëri dhe kryengritja merr fund.
8 Qershor 1915 : Haxhi Qamili arrestohet në Shijak nga forcat serbe. Kryengritja merr fund.

Pas kryengritjes
Trupat serbe nën drejtimin e Esat Pashë Toptanit dënojnë me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarë të tjerë, pjesëmarrës aktivë në kryengritje. Ata varen më 16 gusht të vitit 1915. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin në kaos të plotë dhe të pafuqishëm për të luftuar pushtuesit e huaj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#3

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 8:57 pm

Kryengritja e Mirditës (Rebelimi i Mirditës), 17 korrik - 20 nentor 1921

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi Gjon Marka Gjoni ngriti krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës.
Hyrje : Rebelimi i Mirditës u nxit nga Jugosllavia. Gjon Marka Gjoni "Princi i Mirditës" i paguar nga serbët hyri në Mirditë dhe me një grup bashkëpunëtorësh i shpalli luftë autoritetit të Tiranës.
Situata politike para Lëvizjes : Jugosllavia kërkonte me çdo kusht plotësimin e kërkesave të saj lidhur me kufijtë me Shqipërinë. Në vend ndërkohë ishte acaruar lufta politike midis qeverisë së djathtë dhe opozitës së majtë.

Zona e Lëvizjes : Mirdita
17 Korrik 1921 : Gjon Marka Gjoni shpall krijimin e Republikës së Mirditës. President i Republikës është vetë ai. Ministër i Jashtëm : Andon Ashiku, Ministër i Mbrojtjes : Preng Lleshi dhe Ministër i Punëve të Brendshme : Zef Ndoci.
Shtator 1921 : Shpërthen rebelimi i armatosur kundër autoritetit të Tiranës. "Qeveria e Mirditës" i dërgon një notë proteste "Lidhjes së Kombeve" ku i thotë se qeveria e Tiranës nuk flet në emër të të gjithë shqiptarëve pasi Mirdita kishte një "qeveri" tjetër. Markagjoni akuzon qeverinë e Tiranës se po përgatit rikthimin e Shqipërisë nën sundimin turk. Megjithatë u kuptua se prapa këtyre akuzave fshihej Jugosllavia e cila donte të aneksonte Shqipërinë e Veriut. Duke përfituar nga situata trupat serbe ishin futur në territorin e shtetit shqiptar.
Qeveria ngarkon për shtypjen e këtij rebelimi Mehdi Frasheri i cili i jep komanden e operacionit major Preng Jakut e kapiten Prenk Pervizit qe e shuajn kryengritjen, duke larguar këtë rrezik të madh për integritetin e vendit. Forcat e Preng Jakut e te Prenk Pervizit, te bashkaura me ato te Bajram Currit vazhduan operacionet per debimin e serbeve, qe me kete rast kishin depertuar
ne tokat shqiptare me qellim destabilizimi te vendit.
3 Tetor 1921 : Lidhja e Kombeve cakton një komision prej 3 personash për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.
9 Nëntor 1921 : Lidhja e Kombeve miraton një rezolutë me ndërhyrjen angleze ku nuk njeh asnjë ndryshim të kufijve të shtetit shqiptar.
19 Nëntor 1921 : Jugosllavia pranon të tërheqë trupat e veta nga territori i shtetit shqiptar.
20 Nëntor 1921 : Zyrtarisht rebelimi merr fund.
Pas rebelimit : Kufijtë e shtetit shqiptar rikthehen në gjendjen e vitit 1913 por trupat jugosllave vazhdojnë të kryejnë provokacione përgjatë kufirit shqiptar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#4

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 9:08 pm

Grushti i shtetit, 7-12 Dhjetor, 1921


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati një rrëzim të menjëhershëm të qeverisë me dhunë dhe pa mbështetjen popullore. Opozitarët uzurpuan qeverinë me forcë.


Ky grusht shteti i dështuar ndodhi si pasojë e acarimit të luftës politike midis grupeve kundërshtare në skenën shqiptare. Opozita uzurpoi me forcë pushtetin.
Situata politike para Lëvizjes : Në Mirditë kishte plasur rebelimi i mbështetur nga Jugosllavia. Lufta politike midis dy kampeve kundërshtare ishte ashpërsuar në një masë shumë të egër.

Zona e Lëvizjes : Tirana

7 Dhjetor 1921 : Duke përfituar nga situata në Mirditë, por edhe nga kriza politike që kishte mbërthyer vendin, opozitarët vendosin me forcë në krye të qeverisë Hasan Prishtinën, njërin prej protagonistëve të krizës. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që në ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët.
12 Dhjetor 1921 : Duke parë situatën e rënduar në kryeqytet, por edhe i nxitur nga thirrjet e deputetëve dhe masave popullore të pakënaqura, Ahmet Zogu asokohe Ministër i Brendshëm, kthehet nga Mirdita dhe rrëzon qeverinë e Hasan Prishtinës. Grushti i shtetit dështon.
Pas grushtit të shtetit : Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare nën drejtimin e Idhomeno Kosturit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#5

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 9:18 pm

Grushti i shtetit, 8-15 Mars, 1922


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte një përpjekje e pambështetur nga populli për të rrëzuar qeverinë.
Hyrje : Ky grusht shteti i dështuar ndodhi si pasojë e acarimit të luftës politike midis grupeve kundërshtare në skenën shqiptare. Pozitat e Ahmet Zogut u forcuan shumë pas ngjarjeve të dhjetorit. Opozita duke mos mundur ta rrëzonte me mjete demokratike, mendoi të organizonte një grusht shteti.

Situata politike para Lëvizjes : Gjendja politike e vendit ishte e rënduar për shkak të luftës së ashpër midis palëve.
Zona e Lëvizjes : Tirana, Shkodra, Dibra dhe Durrësi.

Bajram Curri nisi një lëvizje në Shkodër por qytetarët e këtij qyteti nuk u bashkuan me të dhe ai dështoi.
Një tjetër veprimtar i opozitës, Halit Lleshi u nis nga Dibra drejt Tiranës por u takua me forcat qeveritare dhe u thye. Ne kete rebelim u bashkuen edhe Mustafa Kruja e hamit Toptani, por nuk munden me hy ne Tirane.
Ishte vetem Elez Isufi, njëri nga luftëtarët më të dalluar në Dibër, i cili zbriti në Tiranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Ndeshet me xhandarmerine ku vritet majori Meleq Frasheri. Anëtarët e kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu qëndroi për të organizuar rezistencën dhe ia beson kapitenit Prenk Pervizi, i cili te Pusi i Madh i Pazarit te Vjeter ndeshet me rebelet, duke i bllokuar me bresherite e mitrolozave dhe shpartalluar, ne nje luftim te rrebte qe zgjati 15 orë. Ky kapiten trim e shpetoi vendin nga nje krize shume te rrezikshme. Me ndërhyrjen e ambasadorit anglez Eires rebelimi i Elez Isufit mori fund.
Menjëherë pas kësaj në Shijak dhe në Durrës shpërtheu një tjetër lëvizje nën drejtimin e Hamit Toptanit. Por ndërhyrja e fortë e xhandarmërisë solli fundin e kësaj lëvizjeje. Grushti i shtetit mori fund.
Bilanci i gjithë luftimeve ishte 80 të vrarë, 60 nga rebelët dhe 20 nga forcat e shtetit. Njëri prej viktimave nga forcat shtetërore ishte edhe Major Meleq Frashëri, njëri prej komandantëve më premtues të ushtrisë.
Pas grushtit të shtetit : Pati shumë dënime me vdekje dhe burgosje. U kritikuan ashpër nga opozita por nuk solli ndryshimin e dënimeve. Filloi gjithashtu edhe çarmatosja e popullsisë në gjithë vendin.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#6

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 9:25 pm

Revolta e Prefekturës së Kosovës, Janar 1923

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte një kundërshtim me dhunë kundër pushtetit të qeverisë së Tiranës.

Zona e Lëvizjes : Hasi

Pas dështimit të grushtit të shtetit të marsit të 1922, Bajram Curri në krye të një fuqie prej disa qindra personash, kundërshtarë të Zogut, sulmon qytetin e Krumës, qendër e Prefekturës së Kosovës (sot quhet Qarku i Kukësit). Për disa ditë me radhë zhvillohen luftime të ashpra midis forcave të xhandarmërisë dhe atyre të Bajram Currit. Disa dhjetëra të vdekur e të plagosur është bilanci i luftimeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave qeveritare i dha fund revoltës.
Pas revoltës : Bajram Curri tërhiqet në male për të vazhduar kundërshtimin e tij me armë ndaj qeverisë së Tiranës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#7

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 9:48 pm

Revolucioni i Qershorit (Grushti i shtetit i Qershorit), 24 Maj-16 Qershor, 1924


Situata politike para Lëvizjes

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" sepse pati një rrëzim me dhunë të qeverisë nga grupi që ndodhej në opozitë, nuk pati mbështetje popullore dhe nuk mund të quhet "Revolucion" pasi nuk solli ndryshim të rendit shoqëror i cili ishte feudo-borgjez dhe mbeti feudo-borgjez edhe pas "Revolucionit". Edhe vetë dy prej organizatorëve të këtij "Revolucioni", Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi pranuan se në të vërtetë ishte "Grusht shteti".

Acarimi i jashtëzakonshëm i luftës politike midis dy kampeve kundërshtare, maxhorancës së djathtë dhe opozitës së majtë dhe veprimtaria armiqësore ndaj vendit tonë e vendeve fqinje solli shpërthimin e këtij grushti shteti.


27 Dhjetor 1923 : Zhvillohen zgjedhjet parlamentare ku fitoi grupi qeveritar i Ahmet Zogut. Opozita akuzon për manipulime të këtrye zgjedhjeve.
24 Shkurt 1924 : Ahmet Zogut i bëhet një atentat në hyrje të Parlamentit ndërsa po shkonte për tu betuar si Kryeministër i vendit. Autori ishte një djalë nga Mati i quajtur Beqir Valteri, të cilin opozitarët e kishin bindur se po të vriste Zogun do të mbahej mend si Hero Kombëtar. Zogu ja lë drejtimin e qeverisë Shefqet Verlacit, beu më i madh i vendit.
20 Prill 1924 : Në kushtet e acarimit të situatës politike, Avni Rustemi, njëri prej liderëve të opozitës dhe pjesëmarrës në intrigat ndaj Zogut vritet në një atentat. Atentatori Isuf Keçi arrin të largohet nga vendi i ngjarjes ndërsa xhandarët nuk bëjnë asgjë. Vrasja ngjall zemërimin e opozitës.


Zona e Lëvizjes
Hasi, Kukësi, Dibra, Shkodra, Vlora, Përmeti, Gjirokastra, Korça dhe Tirana.

Maj 1924
1 Maj 1924 : Në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij.
2 Maj 1924 : Një grup ushtarakësh të quajtur "Klika" dhe deputetët e opozitës organizojnë një mbledhje në kinemanë e Vlorës, ku marrin pjesë 300 përfaqësues nga krahinat e vendit dhe anëtarë të shoqërisë "Bashkimi" që ishte krijuar nga Avni Rustemi. Mbledhja i dërgoi dy ultimatume qeverisë : Në të parin dënohej vrasja e avni Rustemit dhe kërkohej gjetja e vrasësve të tij. Në të dytin protestohej kundër Ceno Bej Kryeziut (kunat i Ahmet Zogut), i cili konsiderohej nga opozitarët si agjent serb që u shërbente Beogradit dhe forcave të brendshme të djathta. Arsyeja e vërtetë pse ata po protestonin kundër Ceno Beut ishte se ai me forcat e tij ishte vendosur në Krumë dhe kjo gjë rrezikonte planin e opozitës për grusht shteti. Kopje të memorandumeve ju dërgohen të gjitha bashkive dhe garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Tiranës dhe Përmetit.
5 Maj 1924 : Shoqëria "Bashkimi" e krijuar nga Avni Rustemi i drejton nga Vlora dhe jo nga Tirana, rinisë shqiptare një thirrje për kryengritje të armatosur ndaj qeverisë. Deputetët e opozitës braktisin parlamentin dhe deklarojnë se do të rikthehen vetëm nëse seancat do të zhvillohen në Vlorë! Ata e justifikonin këtë gjë duke thënë se Tirana ishte bërë e pasigurtë nga mercenarët e Zogut.
16 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Shkodrës me në krye Rexhep Shalën i cili do të bëhet ministër në qeverinë e re.
24 Maj 1924 : Fillojnë veprimet e armatosura. Bajram Curri sulmon Krumën, qendër e Prefekturës së Kosovës (Kukësit). Pas një lufte të ashpër Komandanti i Xhandarmërisë Muharrem Bajraktari, me urdhër të Zogut tërhiqet. Curri merr Krumën por nuk guxon të sulmojë Kukësin, aty ku ndodhet Bajraktari.
26 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Përmetit me në krye Kasem Qafëzezin. Në Vlorë ngrihet një komision për te drejtuar rebelimin. Në veprimet ushtarake komisioni caktoi në Veri, Bajram Currin e Rexhep Shalën kurse në Jug, Kasem Qafëzezin.
27 Maj 1924 : Shefqet Vërlaci, beu më i madh i vendit dhe njëkohësisht kryeministër i vendit jep dorëheqjen. Në krye të qeverisë vjen Iliaz Vrioni i cili fillon bisedimet me opozitarët por bisedimet dolën pa sukses. Si rezultat qeveria cakton Ahmet Zogun për të shtypur grushtin e shtetit.
31 Maj 1924 : Grushti i shtetit ashpërsohet. Rebelët i afrohen Tiranës.

Qershor 1924
1-9 Qershor 1924 : Shkodra, kryeqendra e Veriut bie në duart e kryengritësve. Tani objektivi është Tirana. Bien gjithashtu edhe Përmeti, Berati, Kukësi, Fieri dhe Peshkopia. Sipas përshkrimeve të kohës, lufta më shumë ngjalli panik sesa luftime. Banorët e qyteteve u larguan nga shtëpitë e tyre ose u larguan jashtë vendit. Kudo ku hynë forcat "revolucionare" u përballën me një heshtje dhe indiferencë të madhe në vend të entuziazmit që prisnin.
10 Qershor 1924 : Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij largohen nga kryeqyteti. Kryengritësit takohen në Tiranë, por duke mos u njohur fillojnë dhe luftojnë kundër njëri-tjetrit. Jep dorëheqjen e detyruar qeveria e Vrionit.
12 Qershor 1924 : Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për të vazhduar rezistencën antinoliste qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine e Hysni Dema.

Pas grushtit të shtetit
16 Qershor 1924 : Grushtshtetasit formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë : Ministër i Financave : Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme : Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes : Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm : Rexhep Shala, Ministër i Arsimit : Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike : Qazim Koculi.
19 Qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s'mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë (ishin pikërish ushtarakët "Klika" ata që sollën këtë qeveri), kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Administrata që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së "revolucionit". Gjithë kjo anarki do të çonte pastaj në rrëzimin e qeverisë. Për shkak të ndikimit të Marksizmit tek ministrat e qeverisë së re, Nolit i vihet nofka "Peshkopi i Kuq".


Mbi "Revolucionin"
Vetë kundërshtarë të Zogut kanë deklaruar :
Sejfi Vllamasi, një ndër protagonistët e tij dhe kundërshtar i Zogut, ka shkruar shumë vite më vonë në kujtimet e tij: "Populli ka qenë kundër kryengritjes së Qershorit 1924. Ai me bon - sensin e tij u tregua më realist se një pjesë e intelektualëve tanë ambiciozë, që atë e provokuan për karrige ministeriale".
Ky konstatim i guximshëm, që përfshin edhe atë vetë, është ndjekur edhe nga Tajar Zavalani. Në Historinë e tij të Shqipërisë, Zavalani sqaron: "Asht ba zakon me cilësue ngjarjet e Qershorit 1924 si një revolucion. Ky përcaktim nuk është aspak i drejtë. Qeverija e Tiranës u rrëzua me anë të një operacioni ushtarak të kryem nga dy regjimentet, e jugut dhe e veriut, që marshuan njëkohesisht kundër Kryeqytetit".
Po në të njejten linjë, por edhe më i ashpër është edhe një tjetër kundërshtar i Zogut, Abaz Ermenji: "E ashtuquajtura "Revolucion i Qershorit" ishte një lloj grushti shteti, që u bë kundër qeverisë nga dy regjimente ushtarake".
Vetë Fan Noli njëri prej protagonistëve të Lëvizjes në një bisedë me gazetarin e gazetës greke "Eleftheron Vima" me datë 17 Tetor 1924 deklaronte : Gazetari: -Por a është fjala për një kryengritje të vërtetë ?, Noli: -Ishte më shumë një grusht shteti politik dhe ushtarak.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#8

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 9:57 pm

Kundërrevolucioni i Dhjetorit (Grushti i Shtetit i Dhjetorit), 10-24 Dhjetor 1924


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" sepse pati një rrëzim me dhunë të qeverisë e cila gjithashtu kishte ardhur në pushtet me grusht shteti.
Ahmet Zogu rikthehet në fuqi me ndihmën e trupave të tij besnike dhe rreth 50 ish-ushtarëve të Ushtrisë së Bardhë Ruse, duke rrëzuar Fan Nolin, i cili gjithashtu kishte ardhur në fuqi me dhunë.

Zona e Lëvizjes : Hasi, Kukësi, Dibra, Tirana.

Fundi i Qershorit-Fillimi i Dhjetorit 1924 : Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me BS, dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit. Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie.
10-13 Dhjetor 1924 : Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë për veprimet e tij të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete.
24 Dhjetor 1924 : Ahmet Zogu hyn në Shqipëri së bashku me shokët e tij : Ceno Bej Kryeziun, Muharrem Bajraktarin, Hysen Selmanin, Koço Kotën, Myfid Libohovën dhe rrëzojnë qeverinë shumë të kontestuar të Fan Nolit, qeveri që nuk u njoh nga jashtë dhe që nuk i mbajti premtimet e bëra. Rikthimi i Zogut në pushtet u quajt "Triumfi i Legalitetit".
Pas grushtit të shtetit : Në krye të vendit vjen Ahmet Zogu i cili shpallet kryeministër i vendit. Ai shpall programin e tij dhe anullon të gjitha vendimet e qeverisë së Nolit. Dënohen me vdekje në mungesë anëtarët e kabinetit të "revolucionit".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#9

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 10:08 pm

Kryengritja e Dukagjinit (Rebelimi i Dukagjinit), 20 Nëntor-5 Dhjetor, 1926


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi popullsia e zonës së Dukagjinit në Shkodër ngriti krye kundër qeverisë së Ahmet Zogut.
Mbajtja e aparatit administrativ dhe e forcave të armatosura bëri që qeveria të rriste taksat dhe kjo shkaktoi pakënaqësi sidomos tek fshatarët. Këtë pakënaqësi u mundua ta shfrytëzojë qeveria e Beogradit për t'i bërë presion Ahmet Zogut, asokohe President i Republikës.


Zona e Lëvizjes :
Shkodra.
20 Nëntor 1926 : Disa emigrantë politikë shqiptarë që ndodheshin në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavia) me në krye dom Loro Cakën, hynë në Dukagjin të Shkodrës dhe ngritën në revoltë popullsinë katolike të zonës. Rebelimi e gjeti të papërgatitur qeverinë prandaj rebelët mundën t'i afroheshin Shkodrës.
20 Nëntor-5 Dhjetor 1920 : Rebelimi kishte tipare separatiste dhe mori edhe ngjyra fetare. Qeveria dërgoi forca të shumta dhe e shtypi egërisht këtë rebelim antikombëtar. Jugosllavia nuk ia arriti qëllimit.
Pas rebelimit : U zhvilluan gjyqe politike ku u dhanë disa dënime me vdekje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#10

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 10:15 pm

Rebelimi i zonës veriore, 1-8 Janar, 1935

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një grupi njerëzish të udhëhequr nga Muharrem Bajraktari dhe Gjon Marka Gjoni kundër qeverisë së Tiranës e veçanërisht kundër ministrit të brendshëm, Musa Jukës.
Muharrem Bajraktari, bashkëpunëtor i ngushtë i Mbretit Zog ngrihet kundër qeverisë e bashkë me të edhe Gjon Marka Gjoni me mbështetësit e tij.

Zona e Lëvizjes : Kukësi, Puka dhe Mirdita.

1 Janar 1935 : Shpërthen një rebelim në zonën veriore, përkatësisht në Kukës, Pukë dhe Mirditë. Udhëheqësi i këtij rebelimi ishte Muharrem Bajraktari, ish-Komandant Xhandarmërie dhe ish-Adjutant i Mbretit Zog i cili kishte bashkuar forcat me Gjon Marka Gjonin.
2-7 Janar 1935 : Një atentat i rëndë bëhet ndaj Mbretit Zog. Shumë persona mbeten të vrarë dhe të plagosur. Pallati modest mbretëror dëmtohet rëndë. Mbreti Zog largohet në Durrës dhe ja lë në dorë Musa Jukës zgjidhjen e situatës. Mbi 2000 forca rebele ishin nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit. Pati shumë të vrarë nga të dyja palët. Muharrem Bajraktari kishte armik personal Musa Jukën, ministër i brendshëm prandaj rebelimi u drejtua ndaj tij dhe jo ndaj Mbretit. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Musa Juka urdhëron dërgimin e 4 batalioneve në Kukës ku ishte qendra e rebelimit.
8 Janar 1935 : Rebelimi merr fund.
Pas rebelimit : Muharrem Bajraktari u largua në Jugosllavi. Aty u çarmatos dhe u internua nga qeveria jugosllave në Gjakovë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#11

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 10:29 pm

Kryengritja e Fierit (Rebelimi i Fierit), 14-15 Gusht, 1935


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një turme të udhëhequr nga një organizatë kundër Mbretit dhe qeverisë.
Rritja e veprimtarisë së celulave komuniste në vend (kundërshtare të deklaruara të Zogut) solli shpërthimin e këtij rebelimi.
Situata politike para Lëvizjes : Për shkak të krizës ekonomike botërore ishte rritur pakënaqësia ndaj regjimit të Zogut në popull dhe ishte rritur veprimtaria komuniste në vend.


Zona e Lëvizjes : Fieri, Lushnja dhe Skrapari.
Në vitin 1934 u krijua një organizatë e fshehtë me qendër në Tiranë dhe me degë në disa qytete e krahina të tjera. Në të bënin pjesë ish-oficerë, komunistë, bejlerë që kishin konflikte me Zogun, tregtarë, nëpunës etj. Në vitin 1935 Organizata vendosi të bënte kryengritje. Plani ishte që kryengritja të shpërthente në Tiranë e të përhapej në pjesën tjetër të vendit, por nga organizimi i dobët ajo shpërtheu vetëm në Fier, prandaj mbeti në histori me emrin Kryengritja e Fierit. Organizatorët e rebelimit ishin Musa Kranja (zv. rrethkomandant i xhandarmërisë së Fierit), Zenel Hekali (arsimtar), Hekuran Maneku, Mustafa Kaçaçi etj.

14 gusht 1935 : Xhandarmëria e Fierit dhe fshatarë të zonave përreth shtinë në dorë Fierin. Po atë ditë u vra gjeneral Gjilardi i cili po kalonte rastësisht në qytet. Pasi pati një bisedë të acaruar me rebelët, ata e ekzekutuan në vend në Mercedezin e tij.
Mbrëmje 14 Gusht-15 Gusht 1935 : Mbi 200 rebelë nisen me makina drejt Lushnjes me qëllim që të shkonin në Tiranë. Por në Lushnje ata takojnë forcat e xhandarmërisë dhe shpartallohen. Në tërheqje e sipër shumë prej tyre vriten kurse të tjerët kapen nga forcat e shtetit.
14 Gusht-24 Gusht 1935 : Riza Cerova (komunist) i rikthyer në Shqipëri në prill të atij viti, niset me një çetë kryengritëse nga Skrapari dhe iu afrua Beratit. Pasi mëson për disfatën në Lushnje, tërhiqet në male dhe më 24 gusht plagoset rëndë dhe vdes.

Pas rebelimit : U zhvilluan gjyqe politike që dënuan 11 xhandarë me vdekje (u pushkatuan të gjithë), dhe 42 të tjerë gjithashtu morën dënime me vdekje, por për shkak të presionit ndërkombëtar vetëm Hekuran Margëlliçi u pushkatua kurse të tjerëve dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e më vonë u falën.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#12

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 10:40 pm

Kryengritja e Delvinës (Revolta e Delvinës), 15-16 Maj, 1937


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish ndaj autoritetit të shtetit.
: Prishja e marrëdhënieve midis Et'hem Totos dhe Ahmet Zogut solli shpërthimin e kësaj revolte. Pati luftime të ashpra në Delvinë, Tepelenë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Zona e Lëvizjes : Delvina, Gjirokastra, Tepelena dhe Vlora.
15 Maj 1937 : Vëllezërit Et'hem (ish-ministër i brendshëm) dhe Ismet Toto nisën lëvizjen e Delvinës. Në bashkëpunim me xhandarmërinë e një pjesë të popullatës ata ngritën krye.
16 Maj 1937 : Rebelët hynë në Gjirokastër, hapën burgun dhe marshuan drejt Tepelenës e Vlorës. Rrugës për në Vlorë ata u takuan me forcat qeveritare, u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluar. Gjatë përleshjes Ethem Totoja u plagos dhe për të mos u dorëzuar vrau veten.
Pas revoltës : Gjyqi politik dënoi me vdekje Ismet Toton, kapiten Ismail Gjylbegun, nëntoger Xhelal Shtëpanin, kapter Ramadan Brakën dhe shumë të tjerë me burgim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#13

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 10:46 pm

Kryengritja e Postribës (Revolta e Postribës), Shtator 1946

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.
Ashpërsimi i dhunës shtetërore detyroi forcat antikomuniste të ngriheshin edhe një herë në revoltë kundër qeverisë.
Situata politike para Lëvizjes : Dhuna e sistemit komunist ishte rritur. Një grup deputetësh antikomunistë ishin eleminuar. Ishin prishur marrëdhëniet midis vendit tonë dhe SHBA e Anglisë.

Zona e Lëvizjes: Shkodra.
Pas dështimit në Koplik, forcat kundërshtare të regjimit nuk e ndalën qëndresën e tyre. Ato u riorganizuan në atë mënyrë saqë ndërmorën një tjetër kryengritje që nisi në fshatin Postribë dhe vazhdoi në fshatin Guri i Zi. Rebelët sulmuan edhe Shkodrën, me objektiv rrëzimin e regjimit komunist duke shpresuar edhe në ndonjë mbështetje nga jashtë. Por lëvizja dështoi dhe u shtyp brenda ditës me egërsi.
Pas revoltës : U vranë pa gjyq dhjetra njerëz dhe u dogjën shtëpitë e pjesëmarrësve në revoltë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

#14

Post by Adriana » Wed Mar 21, 2012 11:07 pm

Revolucioni Popullor Antikomunist, 14 Janar 1990-22 Mars 1992


Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revolucionet" pasi ishte ndërrimi me dhunë i një sistemi dhe rendi shoqëror që i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e një sistemi të ri dhe rendi të ri shoqëror, ekonomik e politik që bazohej tek ideali dhe kauza e "Lirisë, Demokracisë, Pluripartizmit dhe Ekonomisë së Tregut"

Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë.
[redakto]Situata politike para Lëvizjes
Gjendja politike ishte e vështirë për Partinë e Punës. Regjimet komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore kishin rënë. I fundit kishte qenë regjimi rumun që kishte mbaruar në mënyrë të përgjakshme. Komunistët shqiptarë nuk po reflektonin. Shqipëria ishte i fundit vend me një regjim komunist në Europë


Zona e Lëvizjes
Shkodra, Kavaja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Pogradeci dhe Fieri.

Janar-Nëntor 1990
14 Janar 1990 : Zhvillohet në Shkodër demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të qytetit dhe përpiqen të hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen dhe dhunohen barbarisht në burgje. [1]
26 Mars 1990 : Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demostratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha.
2 Korrik 1990 :
Fillon hyrja masive në ambasada. Me mijëra të rinj hyjnë në ambasada në kërkim të azilit politik. Ambasadat me më shumë persona janë ajo gjermane dhe ajo italiane. Të vetmet ambasada ku nuk pati azilantë ishin ajo kineze dhe ajo kubane. TVSh transmeton pamje ku azilantët kërkojnë të dalin por nuk i "lejojnë" autoritetet e ambasadave. Fillojnë demonstratat antikomuniste në gjithë vendin.
Korrik-Nëntor 1990: Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demostruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë.


Dhjetor 1990
8 Dhjetor 1990 : Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi dhe Gramoz Pashko. Partia e re bazohet mbi idealet e "Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë".
11 Dhjetor 1990 : Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t'i plotësojë ato.
12 Dhjetor 1990 : Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha njëri nga doktorët më të njohur të vendit.


Dëshmorët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
Janar-Mars 1991
5 Janar 1991 : Fillon botimi i gazetës "Rilindja Demokratike", organ i Partisë Demokratike.
20 Shkurt 1991 : Demonstruesit pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha i cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias.
21 Shkurt 1991 : Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
31 Mars 1991 : Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare ku PD ende nuk ka mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH.


Prill-Dhjetor 1991
2 Prill 1991 : Pas një demostrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demostruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës.
Prill 1991 : Zhvillohen greva dhe demostrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët të cilët hyjnë masivisht në greva.
4 Qershor 1991 : Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
10 Qershor 1991 : Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë).


Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
Qershor-Nëntor 1991 : Zhvillohen demostrata antikomuniste. Thirrjet e demostruesve janë "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!", "Liri-Demokraci!", "Enver-Hitler!", "Poshtë komunizmi"! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijmit të PKSH. Ushtria demostron forcën duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore.
6 Dhjetor 1991 : Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.



Janar 1992 : Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.
22 Mars 1992 : Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni Antikomunist triumfon.

Pas revolucionit Qeveria e re filloi proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH me akuzën për genocid ndaj popullit shqiptar. Filluan procese gjyqësore edhe kundër ish-ushtarakëve dhe ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”