"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Diktatura komuniste në Shqipëri

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Diktatura komuniste në Shqipëri

#1

Post by Adriana » Fri Mar 30, 2012 3:45 pm

Le të perdorim këtë temë për të mbledhur fakte nga kjo periudh.

Po e filloj me intervistën e ish-i përndjekurit të regjimit komunist Agim Musta, i cili ishte i ftuar në emisionin “Rrno për me tregue” këtë javë.





[quoteemNë kampin e Tepelenës komunistët lanë të vdisnin nga uria 300 fëmijë]Agim Musta rrëfen për kampet e internimit dhe sajimin e bandave diversante në diktaturë
Në emisionin “Rrno për me tregue” këtë javë ka qenë i ftuar studiuesi dhe ish-i përndjekuri i regjimit komunist Agim Musta. “Ngjarja që do të trajtojmë është shumë e dhimbshme për historinë e vendit. Bëhet fjalë për një nga krimet më të rënda që ka kryer diktatura komuniste në Shqipëri, madje mund të jetë e vetmja diktaturë komuniste në Europën Lindore që ka kryer të tilla krime: internimi, vrasja e fëmijëve dhe moshave të vjetra. Unë do ta përkufizoja si “holokausti shqiptar”. Krimet që ka kryer diktatura komuniste në Shqipëri mund të quhen të barasvlershme me krimet që ka kryer nazizmi në Gjermani. Në kampet e internimit si ai i Tepelenës dhe i Porto-Palermos kanë ndodhur vrasje makabre. Treqind fëmijë të vrarë, shumë djem të moshës së re të verbuar dhe varrosje e kufomave të të dënuarve politikë. Për të trajtuar këtë ngjarje tragjike që i ka ndodhur kombit, kam të ftuar zotin Agim Musta, një studiues i krimeve të komunizmit dhe një ish-i burgosur politik”, – tha në hyrjen e emisionit gazetari Çika.


- Zoti Musta, ç’mund të na thoni për këtë ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vendit?
- Internimet e diktaturës në Shqipëri filluan në 22 dhjetorin e vitit 1944, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë. Me qindra familje nga Veriu i vendit u dhunuan dhe u plaçkitën. Komunistët u vodhën atyre çdo gjë, deri te pulat që kishin në kotec. Mundën të shpëtonin vetëm disa para që kishin fshehur në pjesët intime të trupit. Këtë gjë e pohon edhe ish-oficeri i Sigurimit Lekë Mëlyshi, vëllai i Pal Mëlyshit, Heroi i Popullit në diktaturën komuniste. Familja e Abaz Kupit ka bërë 51 vjet internim. Këto familje meritojnë të futen në librin “Gines”. Vajza e tij, Lirie Kupi, ka vuajtur 51 vjet internim: 4 vjet gjatë kohës së pushtimi fashist dhe 47 vjet gjatë kohës së diktaturës komuniste në Porto-Palermo.


- Nuk është vetëm familja Kupi, ka edhe shumë familje të tjera që janë internuar në këto kampe përqendrimi, të cilat i kanë përjetuar të dyja llojet e internimit: ato të fashizmit dhe të komunizmit. Në librin tuaj ju keni trajtuar disa lloje internimesh që janë bërë në Shqipëri. Flisni për Perandorinë Otomane, kohën e Zogut, pushtimin e Italisë dhe komunizmin. Cili është ndryshimi ndërmjet këtyre?
- Kampet italiane dhe komuniste ndryshojnë si nata me ditën. Ali Kelmendi, ish-kapter, agjent i KOMINTERN-it, që nisej me shërbim. Ai kishte ardhur në Shqipëri për misionet e tij dhe u diktua nga forcat e Sigurimit. Atë e çuan në internim në Gjirokastër. Po çfarë internimi ishte ai i Ali Kelmendit? Atë e caktuan nga prefektura e Gjirokastrës që të ushqehej në një restorant të klasit të mirë dhe të rrinte në një dhomë komode, të flinte aty. I vetmi kusht që i vunë ishte të paraqitej një herë në dit në komandën ushtarake të Gjirokastrës. Kjo gjë i bën shumë historianë dhe studiues të çuditen nga toleranca që kishte regjimi i Zogut. Në kohën e Zogut ishte me rregull që personat internoheshin vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave, duke bërë një analizë shumë të thellë. Dhe jo si në kohën e diktaturës, që edhe një kapter i thjesht i policisë kishte të drejtë të internonte njerëz. I tillë ka qenë përfaqësuesi i minoritetit grek Vasil Shahini, që e vranë komunistët në Gjirokastër më 1943. As në sasi nuk mund të krahasohet periudha e Zogut me atë komuniste. Në kohë e mbretërisë të internuarit numëroheshin më gishta, ndërsa në periudhën komuniste ishin me shumicë njerëzit e internuar. Gjithashtu kishte ndryshim rrënjësor edhe në trajtimin që u bëhej të internuarve. Trajtimi komunist ishte për shfarosje, gjë që e pohon Kadri Hazbiu në gjyqin që iu bë më 1983-shin. “Në mënyrë të paligjshme ne sekuestruam dhe përvetësuam së bashku me pushtetin lokal pasurinë e personave”, -thotë ai


- Zoti Agim, të qëndrojmë në kampet e përqendrimit. Sipas librit tuaj, por dhe sipas dokumenteve të arkivave të komunizmit, në shumë fshatra të thella të Shqipërisë kishte njerëz të internuar, por ju keni veçuar disa kampe, që mund të quhen “kampe të shfarosjes”. Bëhet fjalë për kampin e Tepelenës dhe kampin e Porto-Palermos. Më kanë bërë përshtypje një shifër që ju keni publikuar: 400 persona të vdekur, 300 prej tyre ishin fëmijë. Cilat ishin arsyet që kanë ndodhur këto vdekje? Cilat ishin shkaqet?
- Unë do t’ju tregoj një fakt, të cilin ma kanë thënë në burg. Vetë djali i Qazim Mulletit, të cilit i bëhej parodi, më ka thënë se brenda një periudhe 6-mujore ka varrosur dhe shfarosur rreth 350 fëmijë. Shumica e fëmijëve kanë vdekur nga uria. Gratë që ishin të internuara i çonin në malin e Luzatit për të prerë dru ose për të mbledhur gurë dhe i linin fëmijët pa ngrënë. Edhe ndërkombëtarët habiten tej mase kur dëgjojnë këto gjëra. As në Rusinë staliniste, që është pjella e komunizmit botëror, nuk kanë ndodhur të tilla krime makabre.


- Në libër thuhet se kampi ishte i ndërtuar në një fushë të minuar he shumë fëmijë kanë vdekur duke luajtur në fushat e minuara. Ishte e qëllimshme ngritja kampit në këtë fushë të minuar?
- Gjatë luftës italo-greke, që filloi në tetor të vitit 1940 dhe përfundoi në maj të vitit 1941, këto fusha u minuan ngaqë aty ishte një repart i madh ushtarak. Kazermat e repartit u përdorën për internimin e njerëzve nga komunistët. Pikërisht me tërheqjen italiane kishin mbetur shumë municione ushtarake të paplasura.


- Një nga detajet për kampin e Tepelenës ishte dhe zhvarrosja e kufomave të fëmijëve, të cilët i varrosën në breg të lumit. A gjenden sot gjurmë të këtyre krimeve?
- Kjo ishte metodë e komunistëve. Këtë në burg ma ka thënë vetë gjenerali i sigurimit. Në fillim kufomat i varrosnim me gëlqere të pashuar, më pas i varrosnin buzë lumenjve dhe përrenjve, me qëllim që, kur ata të vërshonin, t’i merrnin kufomat dhe t’i çonin në det. Nga këto metoda nuk janë gjetur as 20% e kufomave, pasi pjesa tjetër ka përfunduar në det.


- Zoti Musta, të qëndrojnë edhe pak në problemet që hasën edhe shqiptarët e Kosovës. Shumë prej tyre erdhën në Shqipëri për t’i shpëtuar regjimit jugosllav. Mund të na thoni diçka lidhur më këtë gjë, pasi është një histori ku thuhet se diktatura në Shqipëri ishte e mirë për kosovarët dhe e keqe për shqiptarët?
- Dihet se shumë Kosovarë kanë vuajtur nëpër burgjet e Shqipërisë. Shumë djem të rinj kosovarë kanë vuajtur në kampet e përqendrimit dhe në burgjet në Shqipëri. Shumë djem kosovarë të mirarsimuar, të etur për të mësuar gjuhën shqipe, erdhën në Shqipëri për të mësuar kulturën shqiptare. Komunistët kishin disa shtëpi sekrete sigurimi. Një në Shijak dhe një në Krujë. Aty bëhej filtrimi i tyre. Një pjesë shumë e vogël e tyre merreshin dhe bëheshin agjent të Sigurimit, ndërsa të tjerët internoheshin e burgoseshin vetëm pse nuk pranonin të bëheshin agjentë të Sigurimit. Unë kam pasur disa kosovarë ne burg. Shumë prej tyre janë ekzekutuar.


- Do të kalojmë në një pjesë tjetër të librit tuaj, atë ku luftëtarët e lirisë quhen “Desantët apo diversantët” . Në insertin që unë kam përgatitur flitet për një gjyq dhe pamjet janë marrë nga një film i vitit 1952, në të cilin ishin të ftuar edhe gazetarë nga blloku lindor. Çfarë mund të na thoni për këtë ngjarje?
- Janë gënjeshtra dhe mashtrime dhe unë dua të faktoj një gënjeshtër të madhe që ka shkruar Ramiz Alia në librin e tij. Ai thotë se Zenel Shehu bashkëpunoi me komunistët dhe se ata e kishin falur. Ky është mashtrimi më i madh që ata kanë thënë, pasi Zenel Shehu është ekzekutuar nga komunistët. Gazetarët që ishin aty ishin të tërë komunistë. Vetëm një gazetar polak i gazetës “Tribuna” dallonte nga të tjerët. Kur u kthye në Poloni, ai ka thënë se “gjyqet që bëhen në Shqipëri janë kostume të zeza të qepura me pe të bardhë”. Ato gjyqe ishin komplet të manipuluara. Aranit Çela, i cili sot bredh bulevardeve dhe ndërron kostumet angleze, u ka marrë lekët dhe florinjtë diversantëve. Është mbi 90 vjeç dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Bëri dy vjet burg kur erdhi demokracia dhe mori qindra milionë lekë si dëmshpërblim.


- Zoti Musta, të kalojmë në një pikë tjetër të librit tuaj. Është një fakt i pamohueshëm se, ndryshe nga vendet e tjera të Lindjes, rezistenca e armatosur në Shqipëri vazhdoi deri nga vitet ’60.
- Lufta ndaj diversantëve mbaroi më 1954. Madje vetë Alan Dalles, që ishte kryetari i CIA-s, tha se të ndalohej çdo veprimtari. Mjafton që ne fituam një eksperiencë për lutën e tretë. Nuk rrëzoheshin regjimet komuniste me tre veta, me dhjetë veta. Gënjeshtra e madhe qëndron edhe sot. Përpara disa ditëve një ish-oficer i Sigurimit shkroi në një nga gazetat shqiptare se diversantët kanë vrarë me mijëra njerëz. Kjo është gënjeshtër e madhe. Në pak raste që ka ndodhur kjo gjë, ka ndodhur për shkak vetëmbrojtjeje, pasi ka qenë duke luftuar.


- Zoti Musta, si nisi kjo ardhja e desantëve për të përmbysur udhëheqjen nëpërmjet grupeve guerile? Si u organizua ajo?
- Shumë udhëheqës të botës thanë në atë kohë se ata u kujtuan për Shqipërinë në kohën kur Stalini bëri diversion në Greqi për të marrë pushtetin. Grupi i parë që ka ardhur këtu ishte ai i Hetem Çakut më 1949, i cili përbëhej nga katër veta. U dërguan këtu nga Italia. Ata ishin Hetem Çaku, Kasem Zhupa, Zyber Lika dhe Lumadh Lutfiu. Këta i nisi zbulimi Italian, pasi do të ndodhnin ngjarjet në gushtin e 1949-s, në rast se Greqia do të avanconte në brendësi të territorit shqiptar. Gjatë veprimtarisë Zyber Lika u vra, ndërsa dy anëtarët e tjerë të grupit u dorëzuan. Kasem Xhuma pranoi të bashkëpunonte me Sigurimin dhe u la i lirë. Po me urdhër të Mehmet Shehut, që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë atë e kanë vrarë brenda burgut. Kjo është një shkelje flagrante e ligjshmërisë. Më pas u krijua grupi i Maltës. Ai udhëhiqej nga Dejvid Smaili, i cili kishte qenë më parë në Shqipëri. Ai ka pasur kontradikta të mëdha me Enver Hoxhën, madje thoshte se Enveri donte ta vriste mbrapa krahëve. Ky grup u zhvendos në Gjermani më 1949. Në kampet e Gjermanisë u mblodhëm 179 veta. Këta persona janë kapur nga forcat ruse dhe janë internuar në Siberi dhe në vende të tjera të Lindjes.


- Të qëndrojmë pak te libri juaj. Ju u jeni referuar studiuesve anglezë dhe amerikanë dhe thoni se dështimi i kësaj organizate për të marrë pushtetin erdhi nga tradhtia e një oficeri, Kim Filbi. Sa e vërtetë është kjo?
- Kjo është e vërtetë. Kim Filbi ishte caktuar nga zbulimi anglez për të marrë pjesë në organizatën e diversantëve. Në fillim ishte në Stamboll, më 1945. Erdhi në kontakt me të arratisur shqiptarë për të marrë informacione. Kim Filbi ishte agjent sovjetik që nga viti 1932. Kur u dyshua, ai u arratis. Informacionet që ai merrte nuk i dërgonte në Shqipëri, por ia dërgonte qendrës komuniste në Rusi. Zbulimi rus pastaj ua dërgonte njerëzve të tij në Shqipëri, që ishin në poste të larta. Në Ministrinë e Brendshme ishin 40 këshilltarë të zbulimit rus. Ata përcaktonin planin e veprimit që do të bënin shqiptarët. Helmimin e Mithat Frashërit e bënë agjentët rusë nëpërmjet vrimës së çelësit. Nga vrima e çelësit ata futën gaz helmues. Në këto mënyra ata kanë zhdukur shumë persona.


- Zoti Musta, të qëndrojmë prapë këtu. Ju i quani këta persona “trima të dëshpërimit”, pse i keni emëruar me një term të tillë?
- Ata e dinin se si ishte gjendja në Shqipëri. Ata më kanë thënë se atyre u vinin materialet me informacione se çfarë ndodhte këtu. Populli këtu ishte i frikësuar. Madje, një anglez ka thënë se “shqiptarët nuk janë këta që janë sot (referuar kohës së komunizmit), por janë njerëz të besës”. Ai thotë se besa e shqiptarëve është kthyer në tradhti. Dhe këtë ai ia dedikon sistemit komunist, që i tjetërsoi shqiptarët. Ali Branica, që u përmend në insert, ka qenë kapiten në gardën e Zogut. Mbas përfundimit të luftës ai u këtyre në shtëpinë e tij. Kur ai u kthye në shtëpi, gruaja i tha që të dorëzohej te komunistët, përndryshe do ta denonconte vetë ajo. Këtë veprim do ta bënte pasi në të kundërt do t’i shkatërronin të gjithë familjen. Dhe ashtu ndodhi: i shkatërruan të gjithë fisin, prandaj ata krijuan atë që quhet “grupi i rezistencës”. Shumë anëtar të sistemit komunist u bashkuan me këta me qëllim marrjen e informacionit. Anëtar të tillë si Kadri Hazbiu, i cili bënte rolin e doktorit. Të infiltruari morën informacione për të gjitha familjet shqiptare se cilat do të pranonin diversantë dhe cilët jo. Ata i merrnin kryefamiljarët dhe i internonin. Më 1954 u shkatërruan të gjitha familjet diversante të Shqipërisë. Por kanë ardhur edhe grupe të tjera në rrugë tokësore nga Greqia dhe Jugosllavia.


- Kush i sillte këta persona? Si vinin në Shqipëri këta persona?
- Këta diversantë vinin me avion pa pika dalluese. Pilotët që drejtonin avionët ishin polakë. Dhe ata kishin një dashuri të veçantë për Shqipërinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u dërguan 50 avionë polakë në Rusi. Këta ishin ata individë që sillnin diversantë në Shqipëri me një zgjuarsi të madhe, duke mos rrëzuar asnjë avion.


- Doja të flisnim edhe për një grup tjetër, grup të cilin shumë komunistë e kanë përdorur si provë. Kjo ka bërë bujë në Shqipëri, pasi u përdor si argument i luftës brenda vendit ndërmjet komunistëve dhe diversantëve. Bëhet fjalë për bandën e Xhevdet Mustafës. Ju në libër thoni se ishte e dyshimtë dhe e organizuar. Mund të na jepni një shpjegim më të detajuar?
- Shpjegimi është shumë i qartë, pasi në prill të 1981 ndodhën ngjarjet në Jugosllavi. Kosovarët dolën me parullën “Kosova Republikë”. Jugosllavët morën tanket dhe janë vrarë mbi 100 veta. Është bërë një masakër. Qeveria jugosllave u trondit, prandaj donin të bënin një kundërgoditje në Shqipëri. Ata menduan se i vetmi njeri i fortë fizikisht që mund ta bënte këtë ishte Xhevdet Mustafa. Por ai ishte i dënuar në Amerikë për trafikim lëndësh narkotike. Në atë kohë UDB-ja Jugosllave bashkëpunon me Ali Bajramin, që e kishte dërguar Sigurimi i Shtetit në Zelandën e Re, dhe i thonë se do t’i jepnin 1 milion dollarë garanci që ai të lironte Xhevdet Mustafën dhe të organizonin kryengritje në Shqipëri. Ail Bajrami pagoi garancinë prej 1 milion dollarësh dhe e liroi Xhevedet Mustafën nga burgu. Ali Bajrami ishte bashkëpunëtor me të dyja palët: me Sigurimin shqiptar dhe me UDB-në jugosllave.


- A kishte Sigurimi shqiptar dijeni për grupin e krijuar?
- Kishin dijeni, sepse brenda grupit të Xhevdet Mustafës ishin dy anëtarë të Sigurimit: ishte Ali Bajrami, që ishte koka krijuese e grupit, dhe Fadil Kaceli, ish-mësues. Ata shkojnë në Zelandën e Re dhe përgatiten me grupin që do të vinte në Shqipëri. Nga Zelanda e Re ata shkojnë në Leçe të Italisë, me qëllim që të niseshin për në Shqipëri. Ditën që do të niseshin, ai rrëzohet me qëllim dhe nuk hipën në skafin për në Shqipëri. Përgjegjës i këtij grupi ishte Sabaudin Hasznedari nga Përlepi i Jugosllavisë.


- Ishte i rekrutuar Haznedari nga forcat e Sigurimit?
- Jo, nuk ishte i rekrutuar nga forcat e Sigurimit. Nga Sigurimi kanë qenë të rekrutuar Ali Bajrami dhe Fadil Kaceli. Kohë më pas Fadil Kaceli ka ardhur dhe në Shqipëri, por nuk e ka hapur gojën. Tani të gjithë këta kanë vdekur. Ndërsa Ali Bajramit hetuesia iu bë te 15-katëshi. Komplet ndryshe nga çka u është bërë të tjerëve në qelitë e burgut të lidhur këmbë e duar.


- Si u përdor ky grup nga qeveria shqiptare në atë kohë?
- Enver Hoxha ishte në dijeni dhe ishte shumë i alarmuar.


- Ishte në dijeni që grupin e përdorte Sigurimi shqiptar, apo sepse e kishin dërguar jugosllavët për ta eliminuar?
- Qeveria shqiptare ishe në dijeni. Fotografitë e anëtarëve të grupit u ishin dhënë inspektorëve të Sigurimit. Gjashtë muaj përpara se të zbarkonin ata në Shqipëri, inspektorët e Sigurimit bënin patrullimin që nga Hamallaj deri në Divjakëm me qëllim që të parandaloheshin ata, pasi vetëm vendi i zbarkimit të tyre nuk dihej. Anëtarët e grupit të krijuar nga Jugosllavia morën në Belgjikë armë të precizionit të lartë për të eliminuar çdo vështirësi që do të hasnin. Më pas ata bën një stërvitje në Leçe dhe u nisën për në Shqipëri. Sabaudini dhe Xhevdeti nuk kanë qenë. Gënjejnë kur thonë se ata kanë qenë këtu. Më ka thënë vetë vëllai i Sabaudinit se, kur i kishin marrë në morg për të bërë indetifikimin e kufomës, Sabaudini kishte vetëm një shenjë në kokë. Kur u rrethua në bunkerin në Rrogozhinë, ai vrau veten. E njëjta gjë i ndodhi edhe Xhevdetit.


- Zoti Musta, nuk duket se ka një nderim për këta të burgosur politikë. Nëse për të tjerët brenda vendit ka një lloj nderimi aq sa për t’i kujtuar, për desantët nuk ka asnjë lloj përkujtimi. Ka ende një ngërç në histori për t’u sqaruar, çfarë mendoni për këtë?
- Ata që janë dënuar më vdekje nuk do të kenë as një lloj dëmshpërblimi financiar. Ata që kanë vuajtur burgun do të marrin dëmshpërblim. Për desantët ka një lloj heshtjeje. Këta “luftëtar të lirisë” i dërgonte bota perëndimore. I dërgonte Anglia, Amerika, Italia, Gjermania etj., me qëllimin e vetëm që Shqipëria të shkëputej nga zinxhirët e komunizmit.


- Pse mendoni se ndodh ky neglizhim?
- Janë akoma ato celula të komunizmit që nuk i lejojnë këto gjëra. Ende vazhdohet dhe thuhet se ata vinin të digjnin shkolla e spitale, të vrisnin pleq e fëmijë. Janë spekulime që ende vazhdojnë të bëhen pa as një bazë faktike. Vazhdon ende ai mentalitet që ka qenë në komunizëm. Nuk duhet të mbeten ende thëniet e Enver Hoxhës, thëniet e Nexhmije Hoxhës, e cila me paturpësinë më të madhe vazhdon ende të bëjë deklarata të pavërteta.


Bisedoi : Nebil CIKA[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#2

Post by Mallakastrioti » Mon May 26, 2014 7:32 pm

Kur KASAPET e popullit te vet, shperblehen per krimet e tyre. E pra, vetem ne vendet e paradokseve ndodhin keto gjera!
TURP!
Dhe sot vertiten perseri keto fantazma perreth, me ato perkujtimore te "Kongreseve te Vellavrasjes"?!

Image
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#3

Post by rrëqebull » Mon May 26, 2014 9:09 pm

Raporti britanik: Partizanët, terroristë ndaj shqiptarëve, burracakë ndaj fashistëve
http://www.gazetaexpress.com/lajme/rapo ... eve-12828/


nuk duhet të lënë pa theksuar se gjatë luftës në Shqipëri, thirrjet jo të sinqerta të eksponentëve shqiptarë kundër fashizmit kishin në disa raste përgjigje të sinqerta, nga njerëz që ndienin detyrën e mbrojtjes së kombit ndaj pushtuesit të huaj. Por, përtej fasadës së luftës anti-Duçe apo anti-Hitler fshihej pabesia ndaj kombit e shpalosur me një luftë civile vëllavrasëse për marrjen e pushtetit. Misioni britanik në raporte e tij rrëfen se për të vrarë ndonjë italian apo gjerman, për të hedhur një urë në erë apo për të prishur linjat telegrafike duhet t’i merrnin për dore partizanët, pasi në të kundërt do të mësynin shqiptarët, konkretisht fraksionet politike dhe ushtarake anti-komuniste.
bolshevizëm = ultra-etnomazokizëm

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#4

Post by rrëqebull » Sun Jun 08, 2014 9:22 pm

EDIP TËRSHANA: «"Lëvizja Nacional Çlirimtare" është një tradhëti e Atdheut!» / Letër dërguar Enver Hoxhës

Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është një tradhëti e Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetnore dhe para-shtetnore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtëme e juaj sllave, ka shkaktuar që UNB të jetë kundër nesh, humbin shumë miq; kjo është Tradhti.

Jam kundra për vrasjet me Gjyq dhe pa Gjyq, që i bëhen këtij Populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti, që varfënoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkoh, qëne kishim për 20 vjet rresht –mbathje, kjo është pra tradhtia. Jam kundra këtij Pushteti, se është spekulator tue e grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregëtarët po ja shet ma shtrejt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse spekullatorë. Kurse Pushteti është më spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15, mori duhanin 15-20 Fr, ja shiti 100-120 Fr.

Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e te Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion Fr.shq për të ushqyer Pecot e amshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhëti këto?

Jam kundra thirrjeve “Jemi bij të Stalinit”, sepse e ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë, sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra, se injoranca s’don kulturën: kështu duan sllavët. Kjo besoj është tradhëti. Jam kundra, sepse s’ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin?

Jam kundra, se në historinë për shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepullli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotshëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe tek ne kësaj ëndrre.

Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerët të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabit gratë e botës, me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë?

Enver,
Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue, se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mbanë. Pret nënë e mjerë, pasi i jati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhëti e pushtetit popullor.

Ky Pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhëti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut dhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhëti?

Rroftë Ideali Kombëtar!
Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë!
Rroftë Populli Shqiptar!
Rroftë Flamuri Kombëtar i panjollosur!

Edip Tërshana, 22.11.1947

Image
http://www.standard.al/botohet-e-plote- ... i-atdheun/

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#5

Post by Sally » Thu Jul 10, 2014 6:26 pm

Kryetar i PS rrethit Tirane at Partia Socialiste e Shqipërisë
Në të kaluarën Justiniani i Pare.

Pjerin Ndreu
para 56 minutash afër Tirana.

Dua tu kerkoj ndjese te gjithe atyre qe me njohin e qe me votuan per incidentin e sotem. Por mirekuptimi im nuk mund te shkoje deri atje sa te lejoje kedo qofte qe tenton te njollose emrin tim dhe te familjes time...! Me mund e sakrifica, me paragjykime dhe pengesa te pafund jemi rritur me babe e nane te ndershem e punetore, ne nje familje me vellezer te edukuar dhe me nje trung familjar qe te pakten deri ne 5 brez nuk ka asnje te inkriminuar as nga babai e as nga nena..! Une jam krenar qe ju perkas atyre qe jane padiskutim nder famijet me me dinjitet ne kete vend..! Jam i lumtur per karrieren time te suksesshme ne polici qe askush nuk mundi ta njollose pavaresisht nga perpjekjet e manovrat e pafund..! Ndjehem i privilegjuar qe perfaqesoj komunitetin e Kamzes dhe Paskuqanit si deputet dhe duke qene njeri nga ata kam aresye te ndjehem dikushi..! Asnje liliput politik nuk mundet te thote asnje fjale te vetme per mua dhe trungun tim familjar..! Ndjej neveri per kete rrace te shemtuar njerezish qe jetojne me eren e gojes se keqe te alkolit dhe i nxjerrin ne publik per te helmuar njerezit me disinformacione te uleta e pa piken e moralit...! Une do ec gjithmone para se kam aresye te shperfill kedo qe mundohet te me njollose duke e lene ne llumin e turpit dhe te pazotesise se tij..!

https://www.facebook.com/pjerin?fref=nf



Do kisha deshire te kisha kohen e duhur per te komentuar pike per pike shprehjet e ketij zotnie, por ja qe nuk mundem kohen e kam shume te kufizuar ne kete periudh, por nuk mund te linja pa komentuar te paktemen kete shprehje:

  ....si deputet dhe duke qene njeri nga ata kam aresye te ndjehem dikushi..!  


ata?... kush ata?... pra ne qe nuk jemi ''deputet'' nuk jemi kerkushi?.... -hahaha- thone qe: injoranca nuk ka brire, por per fat te keq tek ne keta nuk jane injorante por jane ''rilindas'' !!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#6

Post by rrëqebull » Sat Sep 06, 2014 6:25 pm

Dëgjojmë shfajësuesit e asaj që historia tregoi si organizata më e madhe kriminale në Shqipëri, të thonë «ata nuk e dinin», «ata u gënjyen, por qëllimet ishin të mira» dhe të tjera pohime të ngjashme që asnjë logjikë e shëndoshë nuk mundet t’i pranojë pa anuluar vetveten.
E vërteta është se “dinin”! Që prej afrimit të bolshevizmit kufijve tanë dhe deri me kurorëzimin e Tradhtisë së Madhe, në nëntor të vitit 1944, për asnjë çast shtypi shqiptar nuk rreshti duke shënuar se si komunizmi ishte arma e re e qëllimeve të vjetra sllave. Qëllime të cilat ende sot vuajmë në të gjithë truallin kombëtar.

Artikulli i mëposhtëm, botuar në vitin 1931 në Tiranë, hedh dritë mbi zanafillat e bolshevizmit në Shqipëri
.


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#7

Post by rrëqebull » Sat Sep 13, 2014 11:47 am

Një nga shkrimet më të mirë që kam lexuar në lidhej me çështjen.
S'do ishte e gabuar të nënvizohej çdo fjali që e përbën.

[quote2="'"]Image

Manipulim i fëmijëve

Pak vite më parë përvjetori i Bashkimit të Italisë u kthye në një rast meditimi edhe debati për historinë e atij vendi. Pika që shkaktoi debatin më të ashpër ishte organizimi i shfaqjeve artistike në shkollat fillore dhe në sistemin parashkollor. Në mjaft raste, ndër këngët që duhet të përfaqësonin 150 vitet e atij Shteti, u përfshi dhe “Bella Ciao” (këngë partizane italiane).
Mjaft prindër shprehën botërisht kundërshtinë e tyre, me letra të hapura në media, disa prej tyre arritën deri aty sa tërhoqën fëmijët nga shkollat, vetëm e vetëm për të mos përfshirë fëmijët në këndimin e këngës partizane. Me protestën e prindërve u bashkuan dhe media dhe organizata të ndryshme politike.
Arsyeja e kundërshtisë që shfaqi një pjesë e shoqërisë italiane ishte e thjeshtë; Bella Ciao është një këngë tejskajshmërisht e politizuar (sidomos me hyrjen e saj në kulturën pop të së majtës ndërkombëtare) e cila nuk përfaqëson historinë e vendit, por vetëm të një pjese të saj. Të pjesës e cila fitoi atë që për shumë italian ishte veçse një luftë civile.
Prindërit italian vendosën që fëmijët e tyre, në disa raste edhe katërvjeçarë, të mos himnizonin as luftën civile dhe aq më pak ekzekutimet në masë që e ndoqën. Vendosën, thjesht, që Autoriteti Publik të mos indoktrinonte fëmijët e tyre.

Pak ditë më parë zv/Kryeministri shqiptar bëri të ditur programin e festimeve me rastin e “Ditës së Çlirimit”. Në kalendar përfshiheshin edhe aktivitete shkollore, si konkursi për shkollat 9-vjeçare për imazhin e Luftës dhe të kampionateve sportive midis shkollave.
Ky do të ishte një rast i mirë që prindërit shqiptarë të mendoheshin më gjatë për aktivitetet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare të fëmijëve të tyre se sa për personazhin e filmave vizatimor që do të zbukurojë çantat e fëmijëve gjatë vitit.
“Dita e Çlirimit” sigurisht ka një përmbajtje të fortë, si politike ashtu dhe historike.
I marrim me radhë.
Vendosja e datës së “çlirimit” në një datë të ndryshme nga marrja e Kryeqytetit është një akt politik i pastër. Nuk i referohem këtu debatit “28 apo 29” i cili sigurisht nuk është i dorës së dytë. I referohem faktit që në këtë mënyrë arriheshin dy qëllime. I pari është maskimi i asaj që në të vërtetë shpreh “çlirimi i Tiranës”, një grusht Shteti, ku forca antiqeveritare sulmuan dhe rrëzuan një qeveri të dalë nga një Asamble e ligjshme. Qëllimi i dytë, dhe më i rëndësishmi, shprehte politikisht dhe ushtarakisht vendimin e qeverisë grushtshtetase për të mos pasur “pretendime territoriale” (sic!!!) mbi fqinjët.
Shpesh është argumentuar se për datën e çlirimit mund të zgjidhet ose çlirimi i Kryeqytetit ose i qytetit të fundit. Pikërisht këtu qëndron vendimi politik. Shkodra nuk ishte qyteti i “fundit” i Shqipërisë. Qeveria që u rrëzua me armë përfshinte në sovranitetin e saj dhe territoret e çliruara gjatë fazave të LIIB-së. Pra Shkodra nuk ishte e “fundit”, më tej qëndronte Ulqini.
Partia Komuniste në mjaft raste, përpara nëntorit ’44 kishte deklaruar se do të bazohej mbi parimet e Kartës së Atlantikut dhe parimeve të tjera Aleate, ku përfshihej dhe mosnjohja e kufijve të ndryshuar gjatë luftës (si mund të ndodhte ndryshe kur mos respektimi i tyre cenonte ata që kishin punuar, që prej viteve ’30, për ngritjen e asaj Partie) dhe në të njëjtën kohë dhe që fati i territorit etnik shqiptar do të vendosej pas lufte. Pranimi që Shkodra është “qyteti i fundit” shqiptar pohoi që qeveria e jashtëligjshme e Tiranës braktiste gjysmën e shqiptarëve në duart e armikut.
Dikush mund të protestojë duke vënë theksin në kalimin e reparteve bolshevike në atë që për vetë Tiranën duhej të ishte Jugosllavi. Aktiviteti i tyre, gjatë regjimit, është mbuluar me “ndjekje këmba-këmbës okupatorit nazist”. Ajo që gjysma e shqiptarëve zbuluan vetëm vitet e fundi dhe që gjysma tjetër e dinte që në krye të herës, është se repartet bolshevike të nisura nga qeveria e jashtëligjshme e Tiranës u përqendruan bash në zonat ku rezistenca shqiptare kundër ripushtimit jugosllav ishte më fortë. Në thelb veprimtarie e këtyre reparteve kalon nga tradhtia në pjesëmarrje në masakra.
Në përfundim mund të themi se qeveria e re e Tiranës politikisht dhe ushtarakisht jo vetëm që braktisi gjysmën e shqiptarëve por u përpoq aktivisht kundër tyre.


Nga pikëpamja historike, rezultat e “Ditës së Çlirimit” janë edhe më të prekshme, shumë prej nesh i kanë përjetuar, në kurriz.
Partia Komuniste rezultoi të ishte organizata më e madhe kriminale krijuar ndonjëherë në Shqipëri. Çdo veprim i saj është i rrethuar nga pellgje gjaku. Që prej luftës vëllavrasëse (në kuptimin e parë të fjalës) që mbolli në Jug e deri në masakrat në Veri.
“Dita e Çlirimit” simbolizon vendosjen e regjimit terrorist të kësaj partie. Regjim që nisi me vrasje politike dhe shtypjen e rezistencës së armatosur në Shqipërinë londineze (rezistencë që përfshiu si malësitë e veriut ashtu edhe të jugut) dhe që përfundoi me skamjen e frikshme dhe vrasjet në kufi. As e ndërmjetmja nuk ishte më e lumtur, kampe përqendrimi, arrestime, vrasje dhe përdhunë.
“Dita e Çlirimit” simbolizon të gjitha këto.
Simbolizon se si një pakicë, me forcën e armëve dhe mbi të gjitha me ndihmën e armiqve të Kombit, mund të mbizotërojë shumicën.
Simbolizon se si një popull mund t’i shkaktoj dëme të paimagjinueshme vetvetes.

Ky koment do të ishte i panevojshëm nëse ne, shqiptarët, do të ishim paqësuar me të kaluarën, por kjo e kaluar është ende nën lëkurën tonë. E ndjejmë në dhunën që ende vazhdon në territoret e braktisura nga qeveria bolshevike, e ndjemë në indoktrinimin që u bëhet fëmijëve tanë në shkollat botore. Rasti flagrant i 5 majit në Përmet është aty për të na treguar se ç’natyralizimi i “Njeriut të Ri” dhe mbrujtja me ideale antidemokratike dhe antikombëtare është ende vepruese ndër ne, se himnizimi terrorizmit vijon (me një hov jo të papërfillshëm kohët e fundit).
Në një situatë të tillë është detyrë qytetare rezistenca ndaj çdo përpjekje që godet idealet me të cilat Shteti Shqiptar u themelua më 1912.
Është detyrë qytetare mbrojtja e të gjitha vlerave që përbëjnë njëjësinë tonë kombëtare.
Më e pakta që mund të bëni është të bëheni burra e të mos lejoni që fëmijët tuaj të përfshihen në aktivitete politike. Mësojuni vlerat e lirisë dhe mbrojini nga çdo trushplarje vrastare.


Kaon
[/quote2]
burimi: http://8mvsk.wordpress.com/2014/09/13/m ... -femijeve/

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#8

Post by Adriana » Mon Sep 15, 2014 12:09 pm

Krimet e komunizmit dhe misioni ynë për të mos heshtur

Është e domosdoshme që të përballemi me këtë histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen ashtu siç jemi sot. – Angela Merkel në ditën botërore të kujtimit të krimeve të diktaturës naziste e komuniste. A po përballemi ne me të kaluarën tonë si shoqëri e si komb….?

Vëllavrasjet e shumta që shkaktoi Lufta e Dytë Botërore për marrjen e pushtetit nga komunistët, arratisjet e shumë shqiptarëve antikomunistë, prej atyre që dinin stuhinë që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çështja shqiptare qe shitur tek ata që u shërbenin antishqiptarëve dhe mbronin padrejtësitë e Europës në vitet 1912-1920. Vrasjet e pafundme pa gjyq, arrestimet, dënimet, pushkatimet, rezistenca në male, djegiet e kullave, shpronësimet, zaptimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurive të arit, internimet masive të familjeve, gra, pleq e fëmijë të krejt elitës shqiptare e shndërruan pesëdhjetëvjeçarin e pushtetit diktatorial në një faqe të zezë, më makabren e një genocidi ende të panjohur për botën demokratike. Përballja me të vërtetën tronditëse të krimit komunist dhe me moszbatimin e ligjit në këtë periudhë 24-vjeçare e ka ndarë politikën shtetërore aktuale me të burgosurit dhe të përndjekurit politikë.

Të mos heshtësh përpara së keqes është mision…ky mision kombëtar është emergjent për shoqërinë tonë, në këtë periudhë postkomuniste ku diktatura ka mbetur legjitime e pa dënuar. 68- vjetori i kryengritjes së Postribës, si kryengritja e parë në Europë, na kujton dhe obligon: Dënimin e krimeve komuniste juridikisht…24 vite politika ka përdorur demagogjinë dhe aspak drejtësinë për të dënuar krimin që vrau Postribën dhe gjithë Shqipërinë.

Në një shoqëri normale demokratike, ata që i kanë shërbyer diktaturës nuk kanë referencë morale për të qenë udhëheqës politikë në një sistem demokratik. Por çfarë ndodh mbas 24 vitesh pluralizëm në Shqipëri? Partia Komuniste, përgjegjëse direkte në krime, ndërroi emrin dhe nuk u penalizua ligjërisht për krimet ndaj kombit të vet. As Partia e parë që përfaqësonte klasën antikomuniste nuk e kërkoi një veprim të tillë, siç kishte ndodhur në të gjithë Lindjen komuniste ku partitë që kishin përfaqësuar regjimet komuniste u shkrinë si parti që u kishin sjellë pushtete diktatoriale vendeve ku sundonin. Por shpërndau sloganin famëkeq “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” dhe krimineli komunist u bë bashkëvuajtës me viktimën që e ekzekutoi. Klasa politike shqiptare si produkt i diktaturës ktheu në ligje datat selektive të diktaturës siç janë 5 maji dhe 29 nëntori, pra datat e vendosjes së regjimit diktatorial në Shqipëri. Partia që ndërroi emrin, sot është mazhoranca e vendit dhe po përgatitet për të kremtuar 70-vjetorin e të ashtuquajturit çlirim dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha. Këto data nuk janë aspak në shërbim të së vërtetës dhe shoqërisë, por mbrojtje politike që i bëhet sistemit diktatorial në Shqipëri. Historianët e diktaturës komuniste krekosen nëpër media televizive si dje dhe sot shtrembërojnë të vërtetën e Luftës së Dytë Botërore duke ua atribuuar atë luftë diktatorit dhe komunistëve vrastarë të shqiptarëve. E vërteta, e dokumentuar dhe nga arkivat e huaj është ndryshe, luftën ndaj fashizmit e nazizmit e bënë shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje. Atë luftë e vaditi me gjakun e tij ushtaraku i mbretërisë shqiptare Mujo Ulqinaku, e trimi i Vlorës, ballisti Hysni Lepenica. Ajo luftë u simbolizua nga gjaku i viktimave të Borovës martire. Pra ishin shqiptarët pa ideologjinë komuniste që e rreshtuan vendin e tyre në koalicionin botëror kundra diktaturave të asaj kohe. Komunistët luftuan për marrjen e pushtetit me sloganet e diktatorit rus “Bijtë e Stalinit jemi ne” dhe e realizuan misionin e tyre fatkeq më 29 nëntor 1944, kur instaluan diktaturën dhe diktatorin më të lig të Europës në pushtet. Kjo diktaturë vrau me mijëra shqiptarë dhe e rrënoi vendin për 45 vite. 29 nëntori 1944, si ditë e zezë shkëputi Shqipërinë e shqiptarët nga Europa dhe ne humbëm shansin për të qenë vend demokratik. Historianëve të diktaturës, në qoftë se u ka mbetur sadopak moral, të reflektojnë dhe të heshtin para krimeve që ka sjellë 29 nëntori. Heshtja dhe reflektimi janë një falje ndaj martirëve të lirisë e mendimit ndryshe. Kërkojini falje shoqërisë për mashtrimet dhe falsifikimet që i keni bërë historisë së Shqipërisë. E vërteta dhe shoqëria do t’ua çjerrin maskën deformuesve, nostalgjikëve dhe enveristëve që na dalin si kërpudha mbas shiut. Diktatori Enver Hoxha është në historinë e popullit shqiptar si Pol Poti i Kamboxhias dhe Hitleri e Stalini. Ai do të njihet në histori për vrasjet që i bëri kombit të tij. Nuk ka historian që mund ta shpëtojë. Është koha që të gjitha forcat antikomuniste, institucionet religjioze, partitë, intelektualët me mendim liberal, media progresive, të reagojnë të bashkuar ndaj kësaj përpjekjeje të mbarsur me moral pervers që po kërkon t’i serviret dhe t’i imponohet brezit të ri. Helmatisja e brezit të ri me ideologjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin, përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Indiferentizmi ndaj kësaj çështjeje duhet konsideruar tradhti ndaj idealeve të atyre që dhanë jetën dhe u sakrifikuan për liri e demokraci. Mesazhi përkujtues i Postribës antikomuniste konkludon në dy çështje madhore për antikomunistët dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë:

E para, të luftojmë kundër harresës. Harresa është vdekja e dytë e viktimës, komunistët kanë vrarë me mijëra burra e gra, por po të harrojmë sakrificat e tyre, dëshmorët do të vdesin përfundimisht, dhe po të ngjasë kjo, ne të gjithë jemi përgjegjës. Me rikujtimin e tyre, ne shpëtojmë nga vdekja e përhershme heronjtë, dëshmorët dhe viktimat. Ne që i mbijetuam katastrofës kolektive të terrorit të kuq e kemi për detyrë. Ne duhet çdo ditë të ballafaqojmë përpara shoqërisë të vërtetën përpara hipokrizisë, mashtrimit dhe gënjeshtrës komuniste, këtë helmatisje antikombëtare.

E dyta, fati i të përndjekurve politikë. Ajo që na mbetet është solidariteti në mes nesh, atyre që shpesh akoma fshehin fytyrën me duar nga frika kurdoherë që derdhin lot. Solidariteti njerëzor është forma më sublime e dashurisë për tjetrin, e mirëkuptimit dhe ndihmesës së ndërsjelltë. T’i japim dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ka sot me mijëra ish të persekutuar politikë që kanë mbetur rrugëve pa familje, pa fëmijë, pa shtëpi, pa bukën e gojës. Kjo masë fatmjerësh është turpi i pushtetit politik sot në Shqipëri. Na bie detyra kombëtare të shkatërrojmë murin politik klasor që ka ndërtuar prej 24 vitesh klasa politike shqiptare kundrejt familjeve dhe fëmijëve tanë. Asnjë i përndjekur politik nuk lejohet të jetë në administratë apo institucione të shtetit shqiptar. Ky është krimi i dytë klasor ndaj të përndjekurve politikë shqiptarë. Ne duhet të punojmë me solidaritet me njëri-tjetrin për të ardhmen e fëmijëve tanë. T’u themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluemes diktatoriale. Dhe mos të harrojmë fjalët e një të burgosuri spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë”. Mesazh që vlen për shoqërinë shqiptare.



Nga: Besim Ndregjoni
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Popkomunizmi dhe realiteti historik

#9

Post by rrëqebull » Thu Sep 18, 2014 11:33 am

Popkomunizmi dhe realiteti historik

Shtatori vazhdon të jetë muaji i festimeve në Shqipëri. Një pjesë e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë së jugut përkujtojnë çlirimin nga okupatori nazi-fashist, ndërsa në Kryqytet kremtohet “Konferenca e Pezës”. Ngjarje historike e cila po të mos ishte për vetitë orwelliane të bolshevikëve mund të përbënte një rast meditimi historik, por sot, në thelb trajtohet si një veprimatari politike e Partisë Komuniste, dhe rrjedhimisht e partive sot në pushtet.

Përmbajtja e këtyre festimeve nuk ka ndryshuar shumë që prej diktaturës, të rinj dhe veteranë që bashkohen për të përkujtuar “heroizmat” (kanë ndryshuar vetëm të rinjtë, madje çuditërisht dhe veteranët). Përkujtim që në periudhën e diktaturës u përbënte legjitimimin e pushtetit, momentin kur klasa politike e mumifikuar përgatiste stafetën dhe shantazhonte pjesën tjetër të popullsisë. Për ta thënë me një shprehje të famshme, momenti kur “të vdekurit udhëhiqnin të gjallët”. Sot këtij elementi i është shtuar edhe ai i lypjes së votës.
Ndryshimet më të mëdha në këtë formë çmendurie që përbën himnizimi i diktaturës, haset në formë. Shija fetiçiste për propagandën bolshevike tashmë është kthyer në vendimtare për estetikën e të majtës së “re” shqiptare. Shëmtia e diktaturës është shndërruar në popkomunizëm. Një përqasje ku përzihet injoranca dhe dhuna me revizionizmin historik.

Për këtë nuk do ishte keq të rikujtonim disa nga pasojat e “shalleve të kuq” në mbarë botën:

BRSS: 20 milionë të vdekur
Kinë: 65 milionë të vdekur
Vietnam: 1 milion të vdekur
Koreja e Veriut: 2 milionë të vdekur
Kamboxhia: 2 milionë të vdekur
Evropa Lindore: 1 milion të vdekur
Amerika e Jugut: 150 000 të vdekur
Afrika: 1 milion e 700 000 të vdekur
Afganistan: 1 milion e 500 000 të vdekur
Lëvizja komuniste ndërshtetërore dhe partitë komuniste jo në fuqi: 10 000 të vdekur.
Shifra e plotë: afërsisht 100 milionë të vdekur.

Kjo është fatura, sipas Stéphane Courtois-it, që komunizmi i paraqet botës.
Kjo do ishte shifra që MMSR-ja do të bënte mirë të qëndiste në këmishët e të rinjve shqiptarë në vend të sloganeve përpunuar nga komunistët jugosllavë.

Kaon
http://8mvsk.wordpress.com/2014/09/17/p ... -historik/

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#10

Post by rrëqebull » Fri Nov 07, 2014 9:45 pm

Fakte rreth nacional-shkatërrimtarëve:
[quote2="'"]Kosova dhe Enver Hoxha

Qytetarët e Kosovës, në një pjesë të madhe, kanë një strukturë emocionale të deformuar. Ata përjetojnë ndenja të kundërta, njëkohësisht, për pjesë identitike të të njëjtit objekt. Në Kosovë adhurohet Enver Hoxha dhe urrehet Tito (ose Millosheviçi e të tjerë), kur të dy janë e njëjta gjë. Ky deformim vjen se ata njohin vetëm variantin komunist të historisë së Shqipërisë (londineze). Kur shikon se dhe Arbën Xhaferri, një ndër shqiptarët më të ditur e ndër të paktët mendimtarë të gjallë të kësaj race, mendon se “Enver Hoxha ka më shumë merita për Kosovën sesa për Shqipërinë”, sipas një interviste të tij me Enver Robellin, niveli i enverizmit te shqiptarët e ish-Jugosllavisë është i lartë. Arbër Xhaferri, dhe gjithë ata që mendojnë si ai, duhet të lënë urgjentisht çdo punë që kanë në duar dhe të lexojnë ca histori Shqipërie, por jo variantin e shkruar nga shërbëtorët e diktaturës.

Partia Komuniste Shqiptare, 1941, ishte instrumenti politik me të cilën jugosllavët e përdorën për shkatërrimin e kombit shqiptar. (Në lidhje me Shqipërinë Jugosllavia zbatonte platformën serbe). PKSH u themelua nga dy jugosllavë, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Deri në 1948, PKSH punoi për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Kjo është e vërtetuar.

PKSH nuk ishte parti politike, por bandë. Ajo s’kishte ideologji. Lidhja e brendshme e anëtarëve të saj ishte kompromentimi me pjesëmarrje në krime. Këtë e kanë deklaruar vetë komunistët në Plenumin II të PKSH, 23-28 nëntor 1944, në Berat. Anëtarët e saj, të zgjedhur nga Popoviçi dhe Mugosha, ishin gangsterë, analfabetë dhe pjesëtarë të pakicave jo shqiptare. Kjo formulë ishte kopjuar nga Rusia. “Shumica e udhëheqsve kryesorë të komunizmit nuk ishin rusë, por anëtarë të minoriteteve,” vëren Emil Lengyel, në librin “Nationalism, the last stage of communism”, 1969.

Gjatë luftës gjithë vizioni i PKSH ishte ndërtuar nga Tito, i cili e përcillte me anë të letrave. Për të futur Shqipërinë në gjirin e Jugosllavisë, Tito e dinte që do të haste pengesa. Ai u tregua i vëmendshëm që në nisje, në rezolucionin e themelimit të PKSH nacionalistët u cilësuan rrezik. Pas luftës rezolucioni u falsifikua, rreziku nacionalist u zëvendësua me rrezikun nazist, por në 1949 historiani jugosllav Vladimir Dedijer, botoi pjesë nga rezolucioni origjinal.

Qemal Stafa e gëlltiti karremin i pari. Në 1942, ai filloi të përhapte urrejtjen për nacionalistët. “Nesër do të jenë armiqtë tanë”, i kishte thënë Koço Tashko, e ky ia përcolli informacionin Kominsternin. Stafa u vra shpejt, por u kthye në hero, kur, në fakt, ishte veç një terrorist i mbetur në tentativë. Antinacionalizmi i PKSH vazhdoi dhe pas vdekjes së tij, por brenda rrethit të saj të ngushtë. Në fillimet e saj, PKSH ndihej e dobët dhe u përpoq që të krijonte një farë fronti të përbashkët me Ballin Kombëtar. Nacionalistët i shikonin me dyshim komunistët, sepse ata, sipas Mid’hat Frashërit, kryetarit të BK, bashkëpunonin me “elementë kriminalë, jugosllavë dhe grekë”. Dyshimi i nacionalistëve rezultoi i bazuar. Megjithatë, me nxitjen e aleatëve, BK pranoi dhe kështu u mbaj mbledhja e Mukjes, gusht 1943. Në Mukje u ra dakord që nacionalistët dhe komunistët të bashkoheshin në “luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botnisht e të garantuem nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipni etnike”. Sipas dëshmitarëve okularë, Miladin Popoviçi ia grisi në sy Enver Hoxhës proklamatën e marrëveshjes dhe ia flaku copat në fytyrë. Jugosllavët nuk mund të pranonin që PKSH të luftonte për Shqipërinë etnike. Ata donin që PKSH të merrte pushtetin dhe Shqipëria t’i bashkohej Jugosllavisë. Për këto arsye nisi lufta civile. Lufta civile synoi, dhe ia arriti, mposhtjen e nacionalistëve.

Nuk ka asnjë dyshim që deri në 1948 PKSH punonte për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Data e “çlirimit” të vendit u shpall 29 nëntori, kur dihet që qeveria komuniste hyri në Tiranë në 28 nëntor 1949. Data 29 ishte simbolike për Jugosllavinë dhe, kur të futej në federatë, Shqipëria ishte e integruar dhe me simbolet. Jo vetëm kaq, duke ngulmuar për 29 nëntorin si çlirim i Shkodrës, jugosllavët tentuan që të fiksonin në kujtesën e shqiptarëve, si kufi verior të tyre, Shkodrën. Nga ana tjetër, në 1946, Tito i sugjeroi Enver Hoxhës që Shqipëria të mbante 28 mijë ushtarë, një për çdo kilometër katror të Shqipërisë. Numri i dëshmorëve shqiptarë të luftës u caktua gjithashtu të ishte 28 mijë, një shifër që duket e dalë nga goja e Titos. Pra, Shqipëria do të futej në federatë me 28 mijë km katrorë dhe, nëse dilte më vonë, do të dilte po me këtë sipërfaqe. Me krijimin e incidentit të Kanalit të Korfuzit, ku u dëmtuan disa anije angleze, të cilat ndeshën në minat e vendosura në ujërat shqiptare nga jugosllavët, Tito i shpalli botës kufirin jug-perëndimor të Jugosllavisë. Më herët, në kushtetutën jugosllave, neni 44, ishte parashikuar pranimi i republikave të reja në federatë dhe në ndërtesën e re të Federatës, në Beogradin e ri, ishte parashikuar ndërtimi i shtatë kabineteve: një për çdo republikë, përfshi dhe Shqipërinë.

Në krye të politikës shqiptare gjatë gjithë kësaj kohe ishte një person: Enver Hoxha. Ai është përgjegjësi kryesor për tradhëtinë kombëtare.

Me orientimin e jugosllavëve, vitin e parë në pushtet, komunistët shkatërruan ekonominë dhe në verën e vitit 1946 në Shqipëri u shfaq kriza e bukës. Në kulmin e krizës, nëntor 1946, Jugosllavia i ofroi Shqipërisë një marrëveshje ekonomike, sipas të cilës bashkoheshin doganat, barazohej monedha dhe çmimet. Enver Hoxha ishte në ballë të punës për bashkimin e dy vendeve. Shtypi i huaj shkroi që në korrik për bashkimin, pas nënshkrimit të traktatit shqiptaro-jugosllav të miqësisë. Në 5 janar 1948, ai deklaroi në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PKSH: “Sekretar i Përgjithshëm nuk jam unë, por Mareshali. Ne jemi parti, si partitë e republikave të tjera me sekretarët e saj, me vijën e njëjtë me të tjerat. Këtu është çështja që ne ta kuptojmë partinë në këtë kuadër.” Koçi Xoxe e këshilloi të matej disi, por Hoxha sqaroi: “Unë kam thënë se edhe Partia duhet të shkojë në baza federale, pse e gjithë kjo vijë politike që shtrojmë aty të çon.”. Dhe më tej: “Atë që thashë e them prapë se të gjithë sektorët të shkojnë në atë rrugë, me baza federale, duke qenë kështu Sekretar i Përgjithshëm Titoja. Kështu vendi do të shkojë në një federatë.”

Shqiptarët duhet të jenë të qartë: Enver Hoxha ka qenë deri në fund armik i Kosovës, njëlloj me Titon dhe udhëheqësit e tjerë serbë. Në plenumin e jashtëzakonshëm të KQ të PKSH, 18-20 dhjetor 1946, Enver Hoxha deklaroi: “A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresiste. Pra, në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e mundur që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët… Ata që nuk e kuptojnë këtë, ne e kemi për detyrë t’i luftojmë”. Dhe i luftoi të gjithë.

Kulti i Enver Hoxhës në Kosovë besoj se ka nisur pas vitit 1948, kur Shqipëria u prish me Jugosllavinë, por ai u masivizua në kohën e demostratave të vitit 1981 në Kosovë. Në këtë kohë në trojet shqiptare kishte mbërritur televizori, i cili e lehtësoi punën e propagandës dhe një vit më vonë Enver Hoxha botoi veprën e tij Titistët. Kjo vepër është një gënjeshtër e gjatë 592 faqe (sipas botimit të Tiranës), por kosovarët nuk kishin si ta njihnin anën tjetër të historisë, realen. Pas 1948, Enver Hoxha nisi demaskimin e qeverisë së Beogradit, por e bënte këtë kryesisht për propagandë të brendshme dhe për t’i dëshmuar besnikëri Bashkimit Sovjetik. Prishja me Jugosllavinë nuk u bë nga shqiptarët. Bashkimi Sovjetik u dha urdhër satelitëve të tij të distancoheshin nga Tito, dhe Enver Hoxha, në vend të Titos, zgjodhi këtej e tutje të kishte padron Stalinin.

Pas vitit 1948, Tirana i kushtoi vëmendje Kosovës, veçse jo për interes të kosovarëve. Me të ajo kërcënonte Jugosllavinë, mendonte vetëm si t’i prishte rehatinë Titos, thjesht kërkonte sa më shumë mundësi për tu dukur e vlefshme në sytë e Stalinit. Luftën kundër nacionalizmit, brenda Shqipërisë, Enver Hoxha e vazhdonte në mënyrë konsekuente, duke i dhunuar ata brez pas brezi. Kjo ishte në interes të Titos. Në luftën kundër Shqipërisë, Titos i duhej dikush që t’i luftonte shqiptarët nga brenda, se nga jashtë ai i luftonte vetë. Ky njeri ishte Enver Hoxha. Mbajtja e një Shqipërie të dobët ishte suksesi më i madh i Titos.

Në 21 mars 1921, Mid’hat Frashëri e këshillonte Bedri Pejanin se “ne dumë me shpëtue Kosovën, por duhet ma parë me forcue Shqipninë, se anija do nji hu që të lidhet”. Në kohën e mbretërisë, Shqipëria po shkonte drejt këtij qëllimi, por gjithçka u hodh në erë nga lufta, jugosllavët dhe komunistët. Kur erdhi në pushtet, Enver Hoxha bëri pikërisht të kundërtën, atë që ishte në interes të Serbisë: e mbajti Shqipërinë të dobët, gati në gjendje urie. Sikur Shqipëria të mos kishte dalë aq e dobët nga komunizmi, rruga e Kosovës drejt pavarësisë do të kishte qenë më e lehtë, e ndoshta dhe më e shpejtë.

* Argumentat e këtij artikulli janë të gjitha të mbështetura në burime historike serioze, por këtu nuk janë vendosur referencat burimore për shkak të natyrës së shkrimit.

http://www.tetovanews.info/2014/10/koso ... hoxha.html[/quote2]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#11

Post by Phoenix » Sat Nov 08, 2014 2:44 am

Fatkeqësisht ne ende vazhdojmë mos të nxjerrim mësime nga gabimet dhe pësimet historike. Kjo tregon se përpiqemi gjithmonë të anashkalojmë faktet dhe në vend të tyre të quajmë të vërteta krijimet. Kultura është terësia e kujtimeve të jetuara, por nuk domethenë se të gjitha kujtimet janë të vërteta.
Aq më shumë kur ngatërrohet kultura me krijimtarinë letrare. Mirë do të ishte që historia të mos ishte krijimtari letrare.

Mua, të gjitha këto grindjet gjoja historianësh nuk kanë të bëjnë me të vërtetën dhe shëndoshjen e shoqërisë shqiptare.
Nga ana tjetër tregon edhe dështimin e gjoja mendimtarëve për të sjellë demokracinë në Shqipëri.
Më është krijuar përshtypja se shumë vetë mendojnë se e kundërta e diktaturës së proletariatit është fashizmi dhe jo demokracia. Kjo, po të kihen parasysh edhe ngjarjet që ndodhën pas rënies së diktaturës. Kulmi arrin me qendrimin zyrtar nga Shteti Shqiptar këtu: http://www.peshkupauje.com/node/35978.

Tashmë jam mësuar që ngjarjet gjatë LIIB t'i me metrin e thënies së Mit'hat Frashërit:
"Në robëri, puna jonë është lufta dhe në liri, lufta jonë është puna!"
Thënie që do t'i qëndrojë kohërave.
E duke pasur parasysh këtë thënie, nuk harroj se historia shkruhet për veprat dhe bëmat, sepse fjalët diku janë shkruar.
Unë nuk e di se çfarë përkufizimesh kishte shoqëria shqiptare para, gjatë dhe pas LIIB për fjalën "liri" dhe "robëri".
E kështu edhe sot, ku nuk kuptoj sesi ende nuk hapen dosjet e diktaturës apo si ata që dënojnë me forcë krimet e diktaturës së proletariatit, të mbrojnë dhe justifikojnë vrasësit katër të pafajshmëve me 21 janarit 2011? Apo ata që harrojnë deshmorët e 4 shkurtit! http://www.revistajava.al/dossier/20122 ... shqiptaret
Ndoshta një tjetër anarki e Nolit!
Gjithashtu nuk kuptoj pse harrohet se sot ka njerëz që do ta nxirrnin në treg të gjithë vendin apo do ta digjnin të tërë, vetëm të ishin të parë.
Jo se nuk e kanë provuar apo bërë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#12

Post by rrëqebull » Tue Nov 11, 2014 4:59 pm

Image
Pamja nga M V S K
Këta në foto janë si ata që i gëzohen shërbimit që po u bënë këto ditë E. Rama kundra-nacionalistëve ndërkombëtarë duke bërë ç'ka po i urdhërojnë për të gërryer nacionalizmin serb:

janë njerëz që politikën e kuptojnë veç njashtu siç ua shpjegon propaganda; kurrsesi më thellë se sa trillimet dhe gënjeshtrat sipërfaqësore që gatuajnë zyrat partiake të "marrëdhënieve me publikun" dhe mjetet lajmëtore të reshtuara me komunistët e majtë apo me komunistët e djathtë (që përfaqësojnë të gjithë spektrin tonë politik të "tranzicionit demokratik" apo më saktë të tërheqjes-prej-hunde-osh-e-branë demokratike).

Të gjithë këta janë njerëz që nuk e dallojnë kundra-nacionalizmin poshtë maskës së lodhur të "nacionalizmit", e që madje u duket vetja edhe si "atdhetarë".

Por nëse gënjehesh dhe trugomarosesh me kaq lehtësi, nuk mund të jesh atdhetar.
Atdhetaria, kthjelltësia, mëndjethellësia dhe syshqiponjësía janë tipare që e shoqërojnë përherë njëra tjetrën dhe asnjëherë nuk shfaqen të ndara.

"Nacionalisti" që lejon «t'i hedhin trutë e gomarit», edhe nofkën 'nacionaluc' edhe e ka shumë.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#13

Post by Adriana » Tue Nov 18, 2014 1:49 pm

[quoteemTë vrasësh elitën!…]Një kolegu im gazetar, i huaj, më befasoi me konkluzionin e tij kur po e shoqëroja në stendën e krimeve komuniste në Shqipëri. I tronditur nga përmasat apokaliptike të krimit komunist në Shqipëri, në fund të vizitës së tij më tha:
“Një kombi mund t’i ndodhë një fatkeqësi natyrore apo një luftë, ku mund t’i vriten mijëra e miliona njerëz (gjëra të njohura në histori), por ju keni pësuar një masakër që nuk do të kishte guxuar ta bënte as një pushtues. Ju keni vrarë elitën kombëtare, më të mirët, më të diturit, më patriotët e kombit tuaj. Në këto përmasa nuk e gjen në asnjë vend ish-komunist.”

E theksova këtë konkluzion të kolegut tim të huaj për të treguar përmasën e madhe të krimit komunist dhe dëmin që ai i ka bërë kombit e popullit tonë, që edhe në gjykimin e ftohtë të një të huaji ka përmasat e një masakre kombëtare. Të vrasësh elitën e një kombi do të thotë t’i presësh kokën vetë kombit, gjë që, siç theksova më lart, nuk kanë guxuar ta bëjnë as pushtuesit më barbarë të këtij vendi. Likuidimi fizik i elitës kombëtare ka qenë një synim parësor i komunistëve shqiptarë që me fillimin e organizimit politik të tyre në vitin 1941, që mori formën e masakrës së vërtetë me futjen e forcave komuniste në Tiranë pas tërheqjes së trupave gjermane në nëntor të vitit 1944. Të paktën 38 person të zgjedhur nga elita e kryeqytetit, njerëz publikë dhe me influencë, u rrëmbyen nga banesat e tyre dhe u pushkatuan pa gjyq, duke e kthyer kështu çlirimin e pretenduar nga komunistët në tiparin e një masakre që për 45 vjet do të përgjakte gjithë Shqipërinë. Kështu u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre e u vranë pa gjyq 28 qytetarë të pa fajshëm të Tiranës, që janë: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Mumtaz Kokalari, Vesim Kokalari, Ismail Petrela, Muharrem Lleshi, Muharrem Liku, Abdulla Saraçi, Jorgji Mema, Nebil Çika, Hamid Greblleshi, Subi Topulli, Kapllan Deliallisi, Jakup Deliallisi, Shefqet Deliallisi, Anton Fekeçi, Isuf Allamani, Boris Belevski, Minella Toçi, Selim Kelmendi, Selaudin Korça, Lluka Xhumari, Ali Panariti, Rakip Kalenja, Hasan Dine, Azis Blloshmi, Faik Shkupi, Mehmet Dada, Rifat Tërshana, Aleks Mavraqi, Selman Shtjefni, Petraq Pekmezi, Ndue Pali, Syrja Kokalari, Bajram Cuka, Lorenc Rasha, Selim Brahja. Të gjithë ishin persona të njohur dhe pjesë e elitës së atëhershme të kryeqytetit, që konsideroheshin nga komunistët si pengesë e mundshme për pushtetin e tyre gjakatar.

Njëri prej tyre, publicisti Nebil Çika (i vjetri) në librin e tij “Njëmendësia shqiptare” botuar në vitin 1943 në Tiranë, si duket e parashikoi fatin e tij dhe të krejt elitës, duke paralajmëruar dëmin që mund t’i vinte kombit nga mungesa e elitës. Ai shkroi pak a shumë kështu: “Sikur Francës t’i varesh 50 filozofët më të mirë, 50 politikanët më të mirë, 50 shkrimtarët më të mirë, 50 industrialistët më të mirë, 50 ushtarakët më të mirë, 50 buqit më të mirë, ajo nuk do të jetë dot kjo që është sot.” Kur parashikonte rrënimin e Francës se madhe e të zhvilluar nga vrasja e elitës, ku do të katandisej Shqipëria kur t’i ndodhte një gjë e tillë? I vjetri e parashikoi dhe e paralajmëroi katastrofën, sikur e dinte që me vrasjen e tij do të hapte siparin e saj tragjedie që kishte paralajmëruar vetëm një vit më parë e që do të vazhdonte për një gjysmë shekulli rresht. Pa dyshim që terrori komunist tetor–nëntor 1944 është një nga krimet më të rënda, njëherazi edhe më të pajustifikuarit e komunistëve shqiptarë. Ishte një masakër e llogaritur, e përgatitur më së miri nga krerët më të lartë komunistë dhe padronët e tyre jugosllavë. Po të vësh re me kujdes, martirët e kësaj masakre janë të profesioneve të ndryshme: shkrimtarë, gazetarë, botues, oficerë, zyrtarë të administratës shtetërore, klerikë, biznesmenë etj., që kishin të përbashkët vetëm një gjë: adhurimin për Shqipërinë, gjë që përbënte një problem për vrasësit e tyre sllavo-komunistë. Por masakra mbi elitën kombëtare nuk mbron këtu. Vazhdon me gjyqin special, ku firmëtarë të Pavarësisë dhe patriotë e intelektualë të tjerë u dënuan nga prokurorë me profesionin teneqexhi, pushkatimin e inxhinierëve të kënetës së Maliqit, midis tyre edhe ylli i Universitetit të Vjenës, Kujtim Beqiri, burgosjen dhe vdekjen në internim të shkrimtares Musine Kokalari, me vasalen e shkencëtares Sabiha Kasimati, 21 të tjerëve në masakrën e bombës në ambasadën sovjetike, te pushkatimi i poetëve të Librazhdit Vilson Blloshmi e Genc Leka, përkthyesit Xhelal Koprencka, për të përfunduar në mënyrën më kriminale të mundshme në varjen në qendër të Kukësit të poetit Havzi Nela në vitin 1989.

Këto që përmenda janë vetëm një pjesë e vogël e masakrës komuniste mbi elitën, pasi ka me mijëra krime, që e bëjnë atë aq tronditëse edhe për të huajt, që nuk e kanë jetuar apo parë me sytë e tyre atë. Në thelb krimi komunist përbën një program të qartë shfarosjeje ndaj elitës sonë kombëtare, realizimi i së cilës ka shkaktuar dëme, pasojat e të cilave vazhdojnë ende.

Inteligjenca, apo elita komuniste, që zëvendësoi për 50 vjet elitën natyrale shkatërroi shumë vlera të kombit e të popullit tonë, duke e sjellë Shqipërinë në fund të shekullit XX në vendin dytë më të varfër në botë, ndërsa për mungesën e lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut sigurisht që zinte vend të parë.

Por jo vetëm kaq. Pasojë e kësaj “elite” është edhe kjo mungesë e pajustifikuar e integrimit evropian të vendit dhe deformimit të dukshëm të demokracisë shqiptare. Sot gjenocidi mbi elitën intelektuale të Tiranës në tetor–nëntor 1944 është fshirë nga pavijoni i krimeve të komunizmit në Muzeun Historik Kombëtar me një vendim politik. Sipas drejtuesve të historisë zyrtare, pjesë e asaj elite komuniste që zëvendësoi ata që masakroi komunizmi kanë vendosur për qejfin e tyre apo për llogari të dikujt ta fillojnë periudhën e krimeve të komunizmit më 29 nëntor 1944. Nuk dua të paragjykoj askënd, por urdhëruesit e këtij akti ose janë injorantë e të indoktrinuar, ose po përpiqen të mbulojnë për arsye e detyrime të dyshimta një nga krimet më të mëdha të komunizmit në Shqipëri: masakrimin e elitës së kombit nga komunistët. Mendoj se evidentimi i këtij fakti i shërben Shqipërisë, sidomos elitave të ardhme të saj për të mos e lejuar të përsëritet kurrë një gjë e tillë. Përpjekja zyrtare për fshehjen e këtij fakti historik është faqja e zezë e atyre që e kanë urdhëruar, pasi historinë nuk e bëjnë historianët, por protagonistët e saj. Historianët kanë mundësinë vetëm ta shkruajnë, apo si në rastin konkret, ta nxijnë, gjë që i vë ata në të njëjtin front, në të njëjtën faqe të zezë të historisë me bandat komuniste të pushkatimit dhe drejtuesit e tyre politikë. Injorimi i planifikuar politikisht i masakrës mbi elitën është pa dyshim një përpjekje për t’i rivrarë ata.



Nga : Nebil ÇIKA[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#14

Post by Adriana » Sun Nov 30, 2014 3:07 pm

[quoteem7 Liritë që humbën shqiptarët pas Çlirimit]Nga Alfred Lela

TE-PA-PER-7-SHME – Një narrativë sa interesante, aq edhe intelektualisht e guximshme, po deshe edhe historike, i është kundërvënë retorikës së ‘çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor 1944’, një linjë e mbështetur kryesisht nga tekste, historianë dhe intelektualë që mblidhen emocionalisht, por edhe gjenetikisht te një traditë e majtë që sheh te komunizmi një vademecuum të identitetit. Në njëfarë mënyre, duket se kjo përballje ka kthyer edhe njëherë blloqet politike kundërshtare të, ose para luftës së Dytë Botërore. Por ky është një paragjykim. Nëse pranohet dështimi i komunizmit si rend politik, pra hidhen poshtë mjetet e tij politike, pse merren si puriste ‘idealet’ e luftës, apo më tej ende, mjetet dhe qëllimet e shkrimit të historisë. Këmbëngulja te Lufta, si periudhë pafajësie e atyre që më vonë u kthyen në mostra, e së majtës shqiptare mund të shpjegohet me tri arsye. E para, mitizimi i një 4 vjeçari lufte dhe ‘qëllimesh të larta’ të komunistëve kërkon mbulimin e një 40 vjeçari krimesh dhe ndëshkimesh. Së dyti, demitizimi i Luftës, së ashtuquajtur nacionalçlirimtare, i heq së majtës gurin e themelit për te tradita e vet. Së treti, Enver Hoxha trafikohet më lehtë në histori nën siluetën e Komandantit veshur me uniformë ushtarake, që çan suferinën e dimrave të ashpër gjatë Operacionit të dimrit. Kyfiction bën punë sidomos me të rinjtë e lindur pas ’90-ës, te të cilët është zgjuar një ndjenjë nacionalizmi dhe krenarie kombëtare. Një Enver Hoxhë si Che Guevarë është një emblemë më e marketueshme, një shenjë më e lehtë për t’u printuar në t-shirt. Para se të flasim për Enverin e luftës apo pasluftës, na duhet të marrim në shqyrtim përmasën e lirisë. Ose liritë që kemi humbur pas lirimit të Shqipërisë. (Në një rrafsh semantik, nënndërgjegjia i ka tradhtuar ideologët e së majtës: duke e quajtur Çlirim, ata kanë shpjeguar mjerimin e “faktit” të tyre. Sepse (Ç)lirim dmth antilirim, robëri. Për një Ç që ti e vë…)

Liria e fjalës. Për fjalën mund të ndërtohen variabla magjepsëse. Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, liria e fjalës është e sanksionuar si e drejtë themelore e njeriut. Për të kuptuar çlirimin e fjalës në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të tijve mjafton të kujtohet se si fraza banale dhe bazike që nuk shprehin kundërshtim sesa një nevojë çuan në persekutim individë dhe familje. Të thëna me gjysmë zëri apo të pëshpëritura nën zë tri fjalë jo pretencioze si “nuk ka djathë”, u shndërruan në agjitacion dhe propagandë. Ose përpjekje për përmbysje të pushtetit popullor. (Revolucioni i djathit nuk ndodhi kurrë, megjithatë). Duke ditur këto, është e panevojshme të përmendet se, në komunizëm nuk bëhej fjalë për zgjatime ‘elitiste’ të asaj që konsiderohet si e drejta e fjalës. Si p.sh: e drejta për të kërkuar informacion dhe ide; e drejta për të marrë informacion dhe ide; e drejta për të ndarë informacion dhe ide. Mos-o-Zot!

Liria e besimit/fesë. Nën shenjën e shembjes së idhujve dhe zhbërjes së zakoneve prapanike, Hoxha (çfarë mbiemri pastërisht fetar!) me shpurën e tij përgatitën në fakt zëvendësimin e idhujve duke lartësuar si idolë të rinj klasikët e marksizëm-leninizmit dhe instaluar kultin e Enver Hoxhës. Sa i takon zakoneve prapanike, bestytnitë dhe agnosticizmat u zhvendosën më thellë nën nënndërgjegje për t’ia lënë vendin ‘besimit të patundur te shoku Enver dhe Partia.” Betimit “për ideal të Partisë” etj., etj. Kishat e xhamitë u rrafshuan ose u kthyen në magazina e vatra/shtëpi kulture, në të cilat nëpërmjet një procesi të kopjuar nga sovjetikët e kinezët synohej krijimi ‘i njeriut të ri shqiptar’. Lufta ndaj fesë nuk bëhej për të iluminuar popullin se sa për të hequr qafe një kundërshtar potencial, etika dhe morali i të cilit do të binin ndesh me dogmën komuniste.

Liria e lëvizjes. Dara e rrethimit komunist mbi individin shqiptar ka qenë e dyfishtë dhe e pamëshirshme, sa i takon lëvizjes së lirë. Shqiptari nuk mundej as të udhëtonte jashtë vendit të vet për qëllime turistike apo të tjera, por as edhe të lëvizte brenda Shqipërisë për të ndërruar qytet, klimë, mjedis. Lëvizjet jashtë shtetit ishin vetëm për një grusht të besuarish të partisë dhe aparatçikësh, ndërsa ato nga një qytet apo rreth në tjetrin bëheshin vetëm me planifikim dhe urdhër shtetëror dhe leje të posaçme. Vetëm shteti dhe partia e kishin të drejtën për të zhvendosur dikë dikund dhe askush nuk mund të ndërronte vend apo t’i shpëtonte monitorimit permanent të autoriteteve. Autorizimi dhe pasaportizimi ishin dy pengesat çiklopike për të dalë nga shpella e errët e izolimit komunist. Ata që donin t’i shpëtonin kësaj dare duke u arratisur, rrallë ia dilnin dhe shpesh mbeteshin në klonin e kufirit me një qëndismë plumbash në shpinë ose kapeshin dhe fundoseshin në burgje.

Liria e pronës. Shpronësimi, i bërë jo me anë reformash të rregullta por grabitjeje dhe dhune, qiti krye shumë shpejt, madje që gjatë luftës ndër formacionet komuniste. Në fillim u ofruan kambiale për mallrat që u merreshin fshatarëve apo tregtarëve të qytetit, ndërsa pas ‘zbritjes nga mali’, takti dhe procedura e fillimit ia la vendin metodave bolshevike të shpronësimit dhe linçimit të pasanikëve. Tregtarët dhe të kamurit shiheshin si grabitës të pasurive të popullit dhe në këmbim ata merrnin grabitje nga ata që shpalleshin bij të popullit dhe flisnin në emër të tij. Familje qytetase u nxorën nga shtëpitë për t’ua kaluar mbështetësve të luftës, por më shumë krerëve të klanit të ri udhëheqës që po merrte në dorë vendin. Në fshatra lindi klasa e re e kulakëve, një damkë pesha e së cilës kishte stigmën e yllit të Davidit në veshjet e popullit hebre në një pjesë të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Liria për t’u mbrojtur (avokatia). E drejta apo liria për një gjyq të ndershëm dhe të paanshëm, për një avokat mbrojtës, për një formulim të mbrojtjes përballë akuzës së shtetit, ra në honin e juridiksioni të shtetit komunist. Sistemi i sotëm i drejtësisë merr edhe kritikat më të mëdha si i korruptuar, por imagjinoni për një çast korruptimin, jo të drejtësisë por të së mundurës. Shndërrimin e saj në të pamundur. Heqja e institucionit të avokatit ishte atentati më i madh ndaj drejtësisë. Afërmendsh, në një sistem ku mungon e drejta e fjalës, e drejta e një avokati mbrojtës duket një paradoks. Nëse drejtësia e sotme ngjan me një labirint të pafund, shiheni drejtësinë e dikurshme si hon. Ti je që në fillim në fund, në greminë dhe për të të nxjerrë prej andej nuk ka as mjete dhe as shpresë. Shteti komunist ngazëllehej nga jehona e zërave që vinin nga honi por nuk i honepste.

Liria e votës. Ç’do të thoshte të votoje në kohën e Hoxhës. Të ngriheshe herët, sa më herët, për të treguar përkushtimin, dhe të votoje një listë emrash pa rivalë, pra njerëz të caktuar nga Partia dhe organet e saj pa patur mundësi zgjedhjeje. Është sikur sot në fletën e votimit të të duhet të votosh vetëm për kandidatë të Partisë Socialiste. Domethënë, një garë e pagarë. Pjesëmarrja në votime shpallej në edicionet e lajmeve me anë të shifrës triumfaliste e sterile 99.99 për qind. E kish qëllimin e saj edhe kjo: Partia kish arritur pothuajse në perfeksion me zhbërjen e armikut të popullit, por prapë dikush, diku, gjendej në pritë për ta bërë dëmin. Vigjilenca duhej mbajtur lart. Shkurt, në komunizëm nuk votohej, nuk zgjidhej, thjesht konfirmohej zgjedha e partisë shtet.

Liria e privacisë. Shteti ishte kudo me ty: në punë, në rrugë, në kafene, deri në shtëpi. Sigurimi e kish ngritur rrjetin e spiunëve për ta zhveshur jetën e individit nga çdo intimitet. Ai/ajo me të cilën ndaje një psherëtimë dhe shtendosje intime, mund të përgatiste ofshamën e fundit dhe fatin tënd të keq duke raportuar për ‘jopartishmërinë e aktit tënd seksual’. Survejimi i vëllait të madh, shtetit, syri i të cilit shihte nëpër çdo vrimë çelësi, e depersonalizoi njeriun shqiptar. Frika e spiunimit dënoi me heshtje dhe mosbesim një popull vibrant si shqiptari që i pëlqen t’i shfaqë opinionet me të madh; ia ka ënda ta qesë në publik atë që ka në zemër; ta shijojë ngjyrën dhe formën e batutës dhe mendimit të vet. Nën regjimin e Enver Hoxhës kush fliste dënohej me burg; kush nuk fliste, dmth shumica, dënoheshin me paranojë.



Nga Alfred Lela[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#15

Post by rrëqebull » Tue Dec 16, 2014 9:53 pm

[Shënim: Fjala 'Veriu' në shkrim nënkupton me shkurtpamësi veriun e Shqipërisë perëndimore [sipas copëtimit "fuqimadhist" 1913 dhe ricopëtimit jugosllavist kolaboracionist bolshevik 1944], por bëjmë mirë të fillojmë ta ushqejmë vetveten me të vërtetën, se Veriu i Shqipërisë janë edhe Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Tuzi etj.]
Masakra e Buzëmadhit në Kukës, 26.IX.1944

Në prag të hyrjes së partizanëve në Tiranë, duke lënë prapa gjak, plagë dhe kufoma, trevat e Veriut të vendit ende ishin nën ndikimin e nacionalistëve më në zë, dhe paria e këtyre anëve mbronte me fanatizëm traditën e mbijetesës së maleve. Imazhi i luftës partizane po fitonte terren me shumë vështirësi, dhe kjo po i bënte gjithnjë e më nervoz krerët e PKSH dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Në verën e vitit 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare urdhëroi depërtimin e brigadave partizane në Veri të vendit, ku rezistenca antikomuniste ishte ende mjaft e fortë dhe pozitat e krerëve nacionalistë thuajse të palëkundura. Një nga protagonistët e kësaj rezistence në Veri, Muharrem Bajraktari, iu pati shpëtuar forcave partizane, të cilat, për hakmarrje, në çdo fshat të Lumës pushkatuan nga 2-3 njerëz të pafajshëm. Bajraktari i Lumës dhe i krejt Veriut shqiptar shkonte e vinte nga Dibra në Mat, nga Kurbini e Mirdita në Kukës, duke koordinuar veprimet me krerët më në zë të nacionalizmit dhe duke u rrekur të organizonin së bashku rezistencën antikomuniste të maleve, siç dhe bënë në të vërtetë.

Buzëmadhi, një fshat i thyer malor në trevën e Kukësit, ishte një nga pikat e vendstrehimit dhe veprimtarisë së Muharrem Bajraktarit, ku njerëzit e tij kishin një veprimtari të spikatur politike e ushtarake në fshat, krahinë e më gjerë. Prandaj Buzëmadhi u projektua nga krerët e PKSH dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare si vendi i masakrës së radhës, për të terrorizuar të gjithë elementët që i shikonin si pengesë në rrugën e dhunës sistematike dhe terrorit shtetëror që po projektohej me ngut të madh.
Me 26 shtator 1944, ditën e dytë të Bajramit, një repart partizan në përbërje të Brigadës së Pestë Sulmuese të Shefqet Peçit, bujti në Buzëmadh, ku pavarësisht se fshatarët mendonin ndryshe nga partizanët për të fatet e vendit të tyre të përbashkët, u pritën me bujari nga malësorët fisnikë.

Të nesërmen, pa zbardhur ende dita, partizanët morën me vete të gjithë burrat e Buzëmadhit, se gjoja do të shkonin në vendin e quajtur Kroi i Bardhë ku, sipas tyre, do të mbahej një kuvend i madh. Rrugës, duke shfrytëzuar mirëbesimin e malësorëve, i çarmatosën lumjanët dhe i lidhën me litarë, duke i tërhequr deri te lëndina e Kroit të Bardhë, ku iu kërkuan t’u tregonin emrat e bashkëfshatarëve të tyre që kishin luftuar përkrah Muharrem Bajraktarit. Por të lidhurit pabesisht ishin njerëz të ndershëm e me karakter dhe jo vetëm që nuk e hapën gojën, por shprehën përbuzjen e tyre ndaj aktit të të bujturve të tyre të paburrëri. Kur e panë se nuk po nxirrnin gjë në dritë as nga kërcënimet, as nga grykët e armëve drejtuar nga të lidhurit, njëri nga drejtuesit partizanë nxori nga çanta një listë me 21 emra të shënuar me kryq të kuq dhe të firmosur nga Shefqet Peçi. Ishin emrat e masakrës së paralajmëruar, që do të mbetej e pashlyer deri në kufijtë e dhimbjes në sytë e lumjanëve, dëshmitarë okularë të një krimi makabër. Plumbat e armëve shtrinë përdhe buzëmadhasit që i pritën me respekt e bujari partizanët në kullat e tyre të besës. Ata ishin: Arif Lala, Tahir Lala, Mehdi Lala, Ramiz Lala, Nuri Lala, Salë Lala, Zenun Lala, Muharrem Lala, Raldp Lala, Cen Lala, Rexhep Lala, Sulejman Lala, Qazim Lala, Riza Hoda, Zylbehen Bresa, Jemin Bresa, Qamil Tola, Isak Bresa, Arif Mata.
Njëri nga të shënuarit në listën e zezë të Shefqet Peçit, Dan Lala, nuk u ekzekutua, u la i lirë që të shkonte në fshat dhe të çonte lajmin e gjëmës së madhe që kishte ndodhur në lëndinën e Kroit të Bardhë atë ditë të trishtë shtatori, në prag të mbarimit të luftës.

ANTOLOGJIA E KRIMIT KOMUNIST, 16-17.
http://8mvsk.wordpress.com/2014/12/16/m ... uzemadhit/

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”