"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Diktatura komuniste në Shqipëri

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Masakra e Kuçit të Vlorës

#16

Post by rrëqebull » Thu Jan 15, 2015 4:55 pm

Masakra e Kuçit të Vlorës
Masakra e Kuçit në Kurvelesh, ku mbi varrin e freskët të komisarit politik Memo Meto u masakruan 15 burra e gra kuçiote, do të mbahet mend gjatë nga bashkëfshatarët e tyre si një akt tipik banditesk e terrorist i atyre që erdhën me premtimet e një Shqipërie të re dhe mbollën për një gjysëm shekulli varre e dhimbje në tokën shqiptare.
Memo Meto, në emër të të cilit u bënë “kurban” 15 njerëz të pafajshëm, ishte një nga emrat më simbolikë të PKSH në zonën e Labërisë, zullumet e të cilit ndaj njerëzve të pambrojtur, për të cilët partia e tij trumbetonte idetë e një platforme të tërë politike, kishin shkuar në shkallën e tyre më të epërme. Vrasjet, përdhunimet dhe grabitjet e tij kishin lënë pas pirgje dhimbjeje e dëshpërimi, por dhe një urrejtje që mezi priste të shpërthente konturet e shpirtërave të trazuar.

Në një nga aksionet e tij banditeske, Memo Meto i kishte vrarë babanë një djali të ri 15 vjeçar të quajtur Arap Lilo, i kishte marrë shtëpinë e gjënë e gjallë, duke e përndjekur fshatrave e maleve të Labërisë, aq sa mezi iu kishte shpëtuar thonjve të vdekjes. Djali bridhte tutje-tëhu për t’i shpëtuar përndjekësit të tij, por ndërkohë, në shpirtin e tij të njomë, projektohej ideja e hakmarrjes. Kujtimi i babait, ashtu me ballin të shpuar nga plumbit e komisarit komunist, i rrinte në sy si çengel dhimbjeje. Vendosi të merrte hakun e të atit. Mori një pushkë e vezmen me fishekë dhe zbriti në Kuç, ku i fshehur qëndroi në pritë tre ditë e tre netë në pritje të Memo Metos. Kur ky i fundit i doli përpara, mori nishan dhe me plumbin e parë e la të vdekur në vend.
Në Vlorë, buja e vrasjes së komisarit u shoqërua me dufin e zemërimit të komunistëve, për të cilët Memo Meto, pavarësisht nga zullumet e tij të panumërta, ishte një emblemë e fesë së re që po përhapej me shpejtësi në tokën e shqiponjave. Por Arap Lilo u kishte lënë pendët, dhe ata më kot e kërkonin për ta gjetur. Për të shfryrë dufin e hakmarrjes, komisari Qazim Kondi, ish kapiten i milicisë fashiste që, siç thotë një historian, “mbi këmishën e zezë kishte veshur këmishën e kuqe”, urdhëroi që varri i Memo Metos të vaditej me gjakun e bashkëfshatarëve të tij.

Operacioni i “kuq” filloi me ngut; u morën burra e gra kuçiote nga shtrati, nën ulërimat e fëmijëve të pambrojtur, dhe u rreshtuan para varrit të Memo Metos. Krismat e armëve shpuan qiellin e shurdhët të asaj dite pranvere, duke lënë të shtrirë përjetë në tokën e tyre 15 burra e gra, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me vrasjen e Memo Metos.
Emrat e tyre janë: Arshi Nena, Memo Sadikaj, Et’hem Sadikaj, Lame Sadikaj, Isan Sadikaj, Mujo Imeraj, Merxhane Sadikaj, Kostë Lapa, Rustem Thomaraj, Shahin Imeraj, Imer Imeraj, Sherif Nena, Hamit Ago, Bajram Haruni, Kafaze Haruni.
Edhe pse kanë kaluar kaq kohë nga ajo ditë e trishtë, dëshmitarët okularë të ngjarjes kobzezë ende sikur dëgjojnë britmat e fëmijëve për nënat dhe baballarët e vrarë nga plumbat e “çlirimtarëve”.

ANTOLOGJIA E KRIMIT KOMUNIST, 19-20
M V S K

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#17

Post by rrëqebull » Tue Mar 03, 2015 6:25 pm

Nuk është çudi që llomotikanët e sotshëm të këpusin profka të gërditshme të llojit "u kemi dhënë besën ndërkombëtarëve" [se premtimet që jepen për arsye jo-kombëtare dhe kundrakombëtare nuk quhen «Dhënie Bese», por quhen >tregti me të Ardhmen e Kombit<].

Fundja janë pasardhësit e drejtpërdrejtë në vazhdën ultra-etnomazokiste të po atyre dordolecikanëve komb-vrasës që dje "u jepnin besën" pushtuesve jugosllavë që i vendosën në fron si kukulla të koleksionit të vet.

Image
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#18

Post by rrëqebull » Sat Apr 25, 2015 2:18 pm

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#19

Post by rrëqebull » Sat Apr 25, 2015 2:20 pm

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#20

Post by rrëqebull » Sat Jul 04, 2015 4:51 pm

Mjaft është përdorur fjala "nazist".
Për të përshkruar këto lloj aktesh mund veçse të përdoret fjala 'partizan'.
Asnjë fjalë tjetër në botë (me përjashtim të fjalës 'serb') nuk është më e saktë se sa fjala 'partizan' për të përmbledhur në një fjalë të vetme luftën e kryer pas asnjë lloj Nderi e Burrërie ndaj të paarmatosurve e ndaj të pafajshmëve.

Tirana e përgjakur

Ishin ditët e fundit të nazifashizmit në Shqipëri. Në tokën e shqiponjave, repartet e “çlirimtarëve”, ishin të bindur se, në luftën për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht për interesa të klaneve kriminale, kishin përballë kundërshtarë që i kishin dhënë vendit të tyre vlerat e një klase fisnike politikanësh dhe administratorësh kurajozë. Ata bënin llogari të eleminonin sa më shumë prej tyre, me anë spastrimesh të përgjakta, të cilat kishin nisur gjatë luftës civile. Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha ishin krijuar njësi speciale partizane që, me lista “armiqsh” në duar, hartuar me ngut dhe nën efektin e psikozave përjashtuese e genocidale, po vepronin duke terrorizuar banorët e Tiranës, me marrje peng, vrasje në rrugë e para syve të familjarëve, zhdukje të personave, etj. Masakra dhe terrori i kuq nisën kështu udhën para se “çlirimtarët” të hynin triumfalisht në Tiranë dhe të nisnin rrugën e bëmave të tyre kriminale.
Të ndaluarit i grumbullonin në periferi të kryeqytetit, ku bëhej seleksionimi; disa ekzekutoheshin me ngut në vende të fshehta dhe, nën tisin e errësirës së thellë, të tjerët të lidhur niseshin nëpër katundet: Surel, Shpal, Brar, Zall-Herr, si dhe në fshatra të tjerë në periferi të Tiranës, duke i kthyer një numër të konsiderueshëm të shtëpive të fshatarëve në burgje. Numri i të arrestuarve dhe të keqtrajtuarve nga njësitë speciale partizane arrinte në njëmijë persona.
Lidhur me numrin e të pushkatuarve pa gjyq, vështirë se ndonjëherë do të mësohet numri i tyre i saktë, për shkak se në Tiranë u ekzekutuan dhe banorë të zonave të tjera, sjellë me përdhunë pas arrestimit në qytete të ndryshme të vendit.
Gjatë periudhës 28 nëntor – 16 nëntor të vitit 1944, njësitë speciale vërtiteshin rrugëve të kryeqytetit duke projektuar ditët e masakrës më të madhe e më kobzezë ndaj një pjese tjetër të njerëzve që kishin të njëjtin atdhe me ta, vetëm se mendonin ndryshe. Ndërkohë që trupat gjermane po tërhiqeshin nga territori grek drejt veriut, në Tiranë kishin mbetur vetëm disa njësi të vogla gjermane, në pritje të pjesës tjetër të ushtarëve që do të vinin nga Greqia, për të marrë rrugën drejt vendit të tyre, tërë ankth, të mundur e të dëshpëruar. Pati luftime sidomos në Qafën e Krrabës, ku bombarduesit anglo-amerikanë iu shkaktuan gjermanëve dëme të shumta në njerëz e materiale, jo vetëm përgjatë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Këto bombardime vazhduan me ngulm derisa gjermanët u tërhoqën tërësisht drejt Malit të Zi.
Në fund të tetorit, forcat partizane u futën në pjesën veriore të qytetit, duke e ndarë Tiranën gjatë 20 ditëve të ardhshme në dy pjesë: vija e demarkacionit ishte rruga Dëshmorët e Kombit deri te stacioni hekurudhor. Një situatë e tillë vazhdoi deri me 16 nëntor, një ditë para se të zhvillohej “beteja për çlirimin e Tiranës”.
Po çfarë ndodhi gjatë këtyre 20 ditëve?
Diktatori Enver Hoxha nga Berati udhëzonte: “Asgjësoni të gjithë ata që nuk janë me ne, të cilët janë pengesë për të vënë në jetë vendimet e partisë sonë heroike. Veproni pa mëshirë!”. Hoxha nuk ngurronte që të zbatonte me rigorozitet udhëzimet e ustallarëve të tij serbë Dushan Mugosha e Miladin Papoviçi, të cilëve iu referohej në të gjithë urdhrat dhe udhëzimet e tij për vrasjen dhe linçimin e shqiptarëve që nuk mendonin si ai dhe PKSH që ai drejtonte.
Sapo binte muzgu dhe derisa zbardhte dita, skuadrat e vdekjes me lista në duar, vërtiteshin tutje-tëhu kryeqytetit, hynin me dhunë në shtëpitë e të shënuarve, i lidhnin me hekura e litarë dhe i shpinin para shtabit partizan, tek i plotfuqishmi Kristo Themelko (Shuli). Sa e sa të pafajshëm janë pushkatuar rrugëve dhe kalldrëmeve të Tiranës pa vajtur ende në shtabin partizan, të tjerë janë ekzekutuar para syve të nënave e grave, duke i tërhequr zvarrë dhe groposur në gropa anonime, ku familjarët, në mjaft raste, nuk kanë gjetur ende eshtrat e tyre që të mund t’i vendosin në një varr!
Masakra e Tiranës e fundvitit 1944 është dëshmia më e saktë e atij kalvari që pagëzoi me gjak, dhunë e terror pemën e pretenduar të lirisë së shqiptarëve, e cila, përgjatë një gjysmë shekulli të çmendur, do të rezultonte se ishte pema e genocidit ndaj shtresës elitare të shoqërisë shqiptare që ndër kohëra pati treguar se ishte një shtresë fisnike në sistemin e vlerave të shoqërisë shqiptare.
Sipas dëshmive të personave okularë, numri i të ekzekutuarve pa gjyq gjatë asaj periudhe në qytetin e Tiranës i kalon të njëqind vetët. Vetëm në ish-hotel Brisol, që ndodhej në qendër të Tiranës, u gjetën një mbrëmje 12 kufoma të masakruara, midis të cilave dhe kufoma e një gruaje.
Ndër të pushkatuarit e atyre ditëve tragjike janë evidentuar 38 martirë: Abdulla Saraçi, Akil Sakiqi, Azis Blloshmi, Anton Fekeçi, Aleks Mavraqi, Ali Panariti, Bajram Cuka, Boris Belevski, Faik Shkupi, Ismail Petrela, Isuf Allamani, Jorgji Mema, Hamit Greblleshi, Hasan Dine, Jakup Deliallisi, Lluka Xhumara, Muharrem Liku, Muharrem Lleshi, Muntaz Ivokolari, Mehmet Dado, Minella Kathoçi, Nazmi Uruçi, Nebil Çika, Ndue Pali, Petraq Pekmezi, Rifat Tërshana, Rakip Kalenja, Selim Kelmendi, Selim Braja, Syrja Kokalari, Selman Alikorça, Selman Shtjefni, Subi Topalli, Shefqet Deliallasi, Vesim Kokolari.
Ata që i shpëtuan plumbave ishin të burgosurit e parë për të cilët u hapën dyert e burgut të vjetër dhe burgut të ri, si dhe qelitë e hetuesive. Natyrisht dhe këta do të merrnin dënimin, dikush me vdekje dhe dikush me burgim.

G .A., Antologjia krimit komunist, Tiranë, 2006
https://8mvsk.wordpress.com/2015/07/04/ ... pergjakur/

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#21

Post by rrëqebull » Sat Jul 04, 2015 9:30 pm

Masakra e Dunicës në Korçë, 4 mars 1944

Pas operacionit të dimrit, forcat partizane gjysmë të shpartalluara dhe me moral të rënë, nisën të grumbullohen rishtas, në një përpjekje të mundimshme për t’u riorganizuar.
Në fillim të marsit 1944, disa mbeturina të Brigadës së Parë Sulmuese dhe të Grupit Partizan të qarkut të Korçës, nën komandën e Tuk Jakovës, Misto Treskës e Tele Baçit, arritën në afërsi të katundit Dunicë, në pritje të furnizimeve angleze nga ajri. Prisnin të furnizoheshin me para, municione e veshmbathje që, në fakt, nuk iu kishin munguar për asnjë çast gjatë gjithë periudhës së luftës.
Natën vonë, në mbrëmjen e 4 marsit 1944, një njësi balliste prej 120 vetësh, e drejtuar nga komandanti nacionalist Haki Blloshmi, u strehua në shtëpitë e fshatit Dunicë. Një informator komunist që i kishte vëzhguar, mbërrin me shpejtësi në vendqëndrimin e njësive partizane dhe iu raporton udhëheqësve komunistë për vendbujtjen e Haki Blloshmit dhe luftëtarëve të tij.
Me ngut të madh u dha alarmi dhe u rrethua fshati Dunicë, i cili u fut në një unazë zjarri, pasi partizanët ishin disa herë më të shumtë në numër nga forcat nacionaliste.
Të kapur në befasi, ballistët as nuk patën kohë të rezistonin, ndaj qysh në orët e para të agimit të asaj dite të fillimit të marsit mbetën të vrarë Sabri Blloshmi, Ah Bezhtogu, Isuf Façja, Shaban Leka, Nel BUoshmi, Tafil Belba dhe Istref Belba.
Ballistëve të tjerë iu bënë thirrje që të dorëzoheshin, pasi do t’i linin të lirë që të shkonin në shtëpitë e tyre. Në pamundësi për të vepruar, duke mos patur asnjë mundësi tjetër, ballistët u dorëzuan, por menjëherë u lidhën me litarë dhe i dërguan për tek shkëmbi ku luftonte pa u dorëzuar Haki Blloshmi. Menjëherë komunistët vunë në përdorim strategjinë e tyre djallëzore: i bënë thirrje Haki Blloshmit që të dorëzohej menjëherë dhe ata do të lironin ballistët të shkonin në punë të tyre, përndryshe 60 burrat e lidhur do të ekzekutoheshin sakaq.
Komandanti balliist, edhe pse e dinte se partizanët nuk do ta mbanin fjalën, nuk mund të lejonte që të vriteshin 60 burra, ndaj u dorëzua. Menjëherë partizanët masakruan 7 shokët e tij: Refat Belba, Shefqet BUoshmi, Sadik Trebinja, Bajram Trebinja, Adem Kapri, Dervish Çela, Bajram BUoshmi.
Pas këtyre ekzekutimeve, 60 burrat e lidhur u vunë në rresht dhe i ekzekutuan, duke i hedhur në një gropë të madhe, të hapur nga partizanët.
Kështu Dunica e largët, në prehër të maleve të Korçës, u kthye në një simbol pabesie dhe masakre të përgjakur.

G. A., Antologjia e Krimit Komunist, Tiranë, 2006.
https://8mvsk.wordpress.com/2015/07/04/ ... -ne-korce/

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#22

Post by Adriana » Mon Sep 14, 2015 10:05 am

Si u organizua kryengritja antikomuniste e Postribës




Shtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore.

Në malet e veriut, ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj., në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës. Në malet e Dukagjinit vepronin forcat e Nik Sokolit, Ndue Palit etj., po kështu në Shllak etj. Në Postribë situata ishte në shpërthim. Filluan të zhvilloheshin mbledhjet e para, me qëllim pjesëmarrjen sa më të gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morën pjesë Osman Haxhia, Abas Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raci, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946. Më datën 07.09.1946 një autoritet tjetër, qytetar shkodran, organizon mbledhjen në kullën e Man Hotit, për të njoftuar shokët për mbledhjen e Postribës.


Organizimi i kryengritjes


Në pritje të datës së caktuar, njerëz të sigurimit komunist kishin depërtuar në radhët e kryengritësve. Më datën 09.09.1946 filloi kryengritja. Asaj i parapriu aksioni i prerjes së telave të ndërlidhjes Shkodër-Tiranë, nga Hamza Trieshti me shokë. Ishte vendosur që grumbullimi i kryengritësve të bëhet në orën 2 të 9 shtatorit në Stom Golem, ku do të bëhet organizimi dhe përgatitja për fillimin e sulmit, sapo të fillonte të zbardhte drita. Kryengritësit synonin që me veprime të shpejta, të koordinuara me forcat e zonave të tjera të Gurit të Zi, të fshatit Oblik, të ndihmuar nga forcat brenda qytetit të krijonin një situatë të pasigurtë për forcat qeveritare. Kryengritës nga Oblika e Anës së Malit dhe Guri i Zi, nuk arritën të kalonin urat. Qyteti nuk ndihmoi kryengritësit, përveç ndonjë përjashtimi, sepse qytetarët nuk arritën të merrnin armët që ishin premtuar deri në orën 24 të natës, mungonte informacioni dhe organizimi. Sulmi u përqendrua në tri drejtime: kundër kazermave të ushtrisë në Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte Degën e Punëve të Brendshme që të paralizonte veprimet e këtij organi. Sulmi filloi, sipas dëshmive të Abdullah Sahitit, dënuar me burgim të përjetshëm në orët e para të mëngjesit. Me tri të shtëna pushke, nisi sulmin mbi kazermat e ushtrisë në Rus. Luftimet në këto kazerma u zhvilluan të ashpra deri në ndeshje trup me trup, sepse një pjesë e kryengritësve nuk kishte armë. Luftimet zgjatën rreth një orë e gjysmë. Nëpër lagjet e qytetit, patriotë si Qazim Rroji, u përpoqën të ngrinin popullin në kryengritje, por organizimi jo i mirë bëri që përkrahja e tij të ishte e vaktë. Deri në atë moment ishin vrarë rreth 12 kryengritës dhe plagosur me dhjetëra të tjerë, por një pjesë e kryengritësve, kishin arritur të depërtonin deri në lagjen “Rus”, te Doganët e rinj. Nga terrori komunist, 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq . Forcat qeveritare, duke pasur epërsi numerike dhe armatimi, në mbështetje edhe nga forcat e reja të ardhura nga Tirana arritën që nga pozicioni mbrojtës të kalojnë në sulm. Udhëheqësit e kryengritjes Osman Haxhia, Idriz Tahiri, Jakub Dani, etj., qenë shembuj burrërie. Kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin. Tërheqja qe e organizuar dhe e thellë. Gjatë tërheqjes mbeti i vrarë Elez Bazi, Nuz Salja. Osman Hyseni plagoset rëndë, lidhet pas një makine dhe tërhiqet zvarrë deri te Ura e Mesit. Në fshatin Krebaj, të bregut të Bunës, bie heroikisht me armë në dorë Rasim Gjyrezi. Filloi terrori i egër komunist. 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq. Çdo ditë para popullit vriteshin e torturoheshin me dhjetëra kryengritës. Repartet ndëshkimore komuniste, kalonin nga fshati në fshat dhe pushkatimet, burgosjet, internimet, djegiet, plaçkitjet, torturat s’kishin të mbaruar. Nga viti në vit, për të thyer rezistencën, shpirtin antikomunist e demokrat të postribasve organizoheshin presione të vazhdueshme. Por asgjë nuk i mposhtte postriborët. Ato qëndruan si gjithmonë krenarë e të pamposhtur. Nga viti në vit burgoseshin e internoheshin me dhjetëra postriborë. Uria dhe varfëria bënin kurdinë. Por sa mposhtej mali apo përkulej, aq mposhtej dhe përkulej postribori. Ai priste një ditë që të shpërthente përsëri, më fuqishëm se kurrë shpirti liridashës, demokrat, antikomunist i postriborëve. Në lëvizjet e para demokratike të vitit 1990-1991, ato janë në rreshtat e para të protestuesve. Me qindra e qindra bëhen anëtarë të PD, marrin pjesë në epopenë e 2 prillit 1991, me qindra e mijëra i japin votën PD dhe fitorja erdhi më 1992.

Lajmi Shqip
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#23

Post by Adriana » Tue Sep 15, 2015 2:42 pm

Kushtuar Musine Kokalarit,politikanes largpamese dhe shkrimtares se pare shqiptare,me fame europiane ,te cilen rregjimi i kaluar,e denoi me 37 vite burg dhe internim,derisa vdiq e semure dhe e vetmuar ,e internuar ne nje barake, ne Rreshen. plot 31 vite me pare,me 14 Gusht 1983….
PSE MË VRATË MUSINENË
Nga : Meti FIDANI



Eh, diktator, me 200 shokë
që vret mendje,që pret kokë
o shpirtkazëm,o Enver
Musinenë,mos ma merr

ju diktatë,ju rezilë
ju bre bisha,xhebrailë
ju ministra,ju bllokmenë
mos prangosni Musinenë

vratë mendjen,aq të zgjuar
ata sy,aq të kulluar
ata sy që,diku treten
vrat’ shkrimtaren ,vrat’ poeten

pse ma kalbët në tortura
se tha;- Poshtë diktatura
pse ma lidhët me zinxhira
pse mor, pse,ju vraft’ e mira

o diktatë,o syleshë
mos e mbytni,një mbretneshë
lidhur syt’ ,e lidhur gojën
pse mor’..,mos ju pafsha bojën

ju pyklesha,ju gdhënj në drasë
ju prokurorë,me 4 klasë
pse ma lidhët këmb’ e duar
pse mor pse,mor të uruar

pse Enver, ja nxive jetën
në sy, ta tha të vërtetën
pse s’e le,të shkoj’ përpara
pse, Enver,të humbtë fara

të humbtë, fara që mbolle
pse e mbylle, n’at’ kasolle
aman ,mos kujtoj se plasa
at’ barakën me dërrasa
ja,aty, ku mbaron Rrësheni
pse e mbylle,o qen, bir qeni
atë zonjëzë,nga Kokalarët
soj i pari,ndër të parët

Të pëlcas, të qaj,të thrres
po çfar’ bëtë,mor’ derëzes
pse më vratë Musinenë
ptuu… u çmëndshi….e marçi dhenë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#24

Post by rrëqebull » Thu Oct 29, 2015 9:00 pm

Me rastin e skandalit të gushtit të 2014-ës në Sarandë, u botua një shkrim i shkurtër ku ndër të tjerash thuhej:
Ndër etnomazokistët më qesharakë janë edhe ata që përballë turpeve pafund të politikanëve që kanë zaptuar Vendin dhe Kuvendin, bëjnë thirrje "Enver ku je", duke harruar se që të gjitha ato që po ndodhin pas enverizmit — (kronologjikisht por jo edhe ideologjikisht [sepse ideologjikisht, siç mund të shihet përditë, regjimi kundrashqiptarokratik ruan ende dhe po ripërtërin shumë tipare të pafytyrësisë kundrashqiptare enveriste]) — janë veçse plasje e «ujërave të zeza» të bolshevizmit enverist të përziera me zgaqurinat e liberal-bolshevizmit perëndimor (që është veçse neobolshevizëm – të paktën për tani – jo totalitar.., me shumë përjashtime, Suedia ndër të parat!)

Nuk ka pasur njerëz më të ulët dhe më të degjeneruar se sa 'nomenklatura' enveriste (me gjithë përjashtimet e duhura) nëpër zyrat e të cilëve zhvilloheshin kurvëritë dhe zvetënimet më të padëgjuara dhe më jo-shqiptare.
Një dëshmi e gjallë e vërtetësisë së këtij pohimi janë edhe fjalët e rrëfimit më të fundit të zonjës Alida Hisku, të cilat nuk mbëhisin asnjë koment të mëtejshëm. Ja se çfarë është bolshevizmi; ja se çfarë picire kanë përjetuar Gratë Shqiptare dhe gjithë Kombi Ynë gjatë atij «dimri të përhershëm me borë të përgjakur» të historisë sonë, nga i cili ende nuk kemi dalë.

Image

°°°

Të gjithë ata që edhe sot e kësaj dite papagallojnë me qëllimkeqësí apo syleshësí propagandën jugosllavo-enveriste sipas së cilës pllakosja e zezonës bolshevike na paska renditur "në anën e duhur të historisë", duhet t'i përgjigjen brenda ndërgjegjes së vet – nëse ende e kanë një të tillë – kësaj pyetjeje: si është e mundur atëherë që Kombi Shqiptar dhe sidomos Gratë Shqiptare në këtë rast, edhe pse "të renditur në anën e duhur", pësuan për dekada me radhë të njëjtat vraçi, të njëjtat përdhunime dhe të njëjtin trajtim çnjerëzues që pësoi edhe kombi gjerman dhe posaçërisht gratë gjermane [që sipas kësaj "llogjike" na paskëshin qenë në "krahun e gabuar të historisë"] për dorë të "aleatëve të duhur historik" të Ushtrisë së Kuqe sovjetike? [Hellstorm: The Rape and Mass Murder of German Women after WWII; An 'Unknown Holocaust' and the Hijacking of History]

Nëse këta "aleatë" — të cilët edhe për vet gazetën `Tajms` kanë qenë shkaktarë të vendosjes së «paqes më të llahtarshme të historisë» — kanë qenë dhe mbahen si "krahu i duhur i historisë" sipas bolshevikëve apo sipas liberalëve dhe të paditurve të trushpëlarë prej këtyre, atëherë kurrsesi nuk mund të jenë të tillë për një Shqiptar me vetëdije dhe ndërgjegje të kulluar kombëtare dhe me sadopak dashuri për të vërtetën. Nuk mund kurrsesi të quhet "krahu i mbarë i historisë" ai krah që ka shkrepur armën kundra Shqiptarisë dhe që ka mbajtur në dorë lopatën me të cilën ka gërmuar gropën ku ka dashur që ta fusë të gjallë Kombin Tonë.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Diktatura komuniste në Shqipëri

#25

Post by Sally » Tue Jan 12, 2016 1:11 pm

PO VDES NANË, SOT PO VDES... kushtuar vajzes mirditore,mesueses, Marie Tuçi, (1928-1950,),të cilën rregjimi Enverian,e torturoi,ne menyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me nje mace te egër..Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar,por njekohesisht ajo goditej me mjete te forta nga hetuesat e gardianët e burgut, ne prani te grave te tjera të burgosura..Pse?.. Sepse mendonte ndryshe..Vdiq e masakruar nga shqipfolesit, e nje ideali pa ideal...Mallkuar qofshin,persekutorët e saj!
Image

PO VDES NANË, SOT PO VDES

Nan' e dashtun,sot po vdes
më kan futur,në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll ,në thes linace

N'burg të Shkodrës,po m'del shpirti
po ma merr nan',shef Seiti
jashtë thesit ,shqip po flasin
më shqelmojn',e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark,shqelm në fytyrë

Po vdes nanë,sot po vdes
një lëmsh gjaku,brenda n' thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel,shpirtzinj si nata
më kan ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver' një dorë

Mbaju nan',mbaju burneshë
më sill teshat ,e m'vish murgeshë
mos qaj nan,jam bij Mirdite
s'na kan mposht,tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues ,as komunista

Po vdes nanë,moj un' e zeza
shko më sill,një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du' nan', me m'qa kurkush
as n' Orrosh ,e as Ndërfush
as në bjeshkë,atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n'Kurbnesh ,e as n' Selitë
as kurkund ,nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat' mëshirë
më ka dërgu,të vdes e lirë
më sill ndresat,po të pres
po vdes nanë,sot po vdes...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”