"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Debatet e PS-te me PS-te

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Debatet e PS-te me PS-te

#1

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 2:54 pm

Image


“Kongresi të mos lejojë rikandidimin e Edi Ramës, të hapë garën për kryetarin e ri”




Në prag të mbledhjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së që do të mbahet më 29 gusht 2009, një grup bashkë-themeluesish të Partisë Socialiste, kryetarë partie, deputetë, kryetarë bashkie dhe komunash, nga mbarë vendi dhe që prej themelimit te saj, ju drejtojnë një apel publik qytetarëve shqiptarë që më 28 qershor 2009 votuan për alternativën e majtë, anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së

Duke ndjekur në vijimësi dhe analizuar me shqetësim:

-Zhvillimet e brendshme politike dhe organizative në Partinë Socialiste pas zgjedhjeve parlamentare;
-Procedurën përmes të cilave PS-ja inicioi dhe realizoi në bashkëpunim me PD-në ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor,
-Dështimin e përsëritur të PS-së në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009,


Vlerësojmë se:

Vazhdimi i drejtimit të PS-së nga ana e Ramës mund të çojë në eksperimente të tjera të dhimbshme për popullin e majtë, në dështime politike të njëpasnjëshme dhe në humbje të reja elektorale;
Kryetari në detyrë i PS-së është pjesë e historisë politike të kësaj partie dhe çfarëdo përfshirje e tij e drejtpërdrejtë në zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale të partisë rrezikon përçarje të reja në gjirin e saj;
Vazhdimi i drejtimit të PS-së nga Rama do të thellonte më tej frymën autoritariste, do të lehtësonte ndërhyrjet e grupeve të interesit në vendim-marrjet më të rëndësishme të kësaj force politike, etj.


Humbja e 28 Qershorit për PS-në dëshmoi jo vetëm mungesën e vizionit strategjik të kryetarit Rama në qeverisjen e PS-së, por edhe mungesën e vizionit politik të tij në ndërtimin e aleancave zgjedhore, duke u vetëshpallur misionar i fitores, i vetëm, pa lidership, pa program dhe pa ekip.


Çfarëdo përpjekje për keqpërdorimin e ndjeshmërisë elektorale të socialistëve me synim largimin e vëmendjes nga çështja kryesore e Kongresit të Jashtëzakonshëm: analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe marrja e përgjegjësive përkatëse; shpërndarja e përgjegjësive tek parti të tjera, tek komisionerët socialistë, etj, thjesht do ta shndërronte forumin më të lartë politik të PS-së në një mburojë fiktive të Ramës, për mbajtjen me çdo kusht të uzurpuar prej tij të postit të Kryetarit të PS-së, do të sillte rrënimin e mëtejshëm të kësaj force politike dhe zhytjen e saj në një krizë ideore, organizative, strukturore me pasoja të rënda dhe afatgjata.

Në këto rrethana dhe në kuadrin e përgatitjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së të datës 29 Gusht 2009, me dëshirën që jeta politike në PS të normalizohet sa më pare dhe Shqipëria të bëhet pjesëtare e denjë e familjes Evropiane edhe me kontributin e PS-së tashmë në opozitë, apelojmë që Kongresi, si forumi më i lartë politik vendim-marrës i PS-së të ushtrojë përgjegjësitë e veta statusore, përfaqësuese dhe politike në interes të së ardhmes së kësaj partie.


Më konkretisht, bëjmë thirrje për:



1. Zbatimin rigoroz dhe pa kushte të statutit të PS-së që parashikon ndërprerjen automatikisht të mandatit të kryetarit në detyrë dhe mosrikandidimin e tij;
2. Hapja e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri sipas përcaktimeve statusore të paraprihet nga analizat përkatëse politike dhe organizative në të gjitha nivelet elektorale të PS-së dhe në forumet drejtuese të saj (në detyrë).





Lista e firmëtarëve të apelit drejtuar socialistëve shqiptarë dhe lidershipit të PS-së

Agron Tato, Deputet i PS-së (1997-2005)
Arber Qilimi, Deputet i PS-së, Rrethi Delvine (1997-2001)
Ardian Myslymi, Deputet i PS-së(1997-2001, 2001-2005)
Astrit Kola, Deputet i PS-së (1997-2001)
Bardhyl Agasi, Deputet i PS-së (1992-1996, 1996-1997, 1997-2001, 2001-2005)
Bukurosh Stafa, Deputet i PS-së (2001-2005)
Durim Hushi, Deputet i PS-së (2001-2005, 2005-2009)
Elida Tepelena, Deputete e PS-së (2001-2005, 2005-2009)
Flamur Hoxha, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Flamur Rogu, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Ilirjana Kërçuku, Deputet i PS-së (1997-2001)
Lekë Cukaj, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Maksut Balla, Deputet i PS-së (1997-2001)
Natasha Paço, Deputete e PS-së (1997-2001)
Nazmi Bilani, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Rajmonda Stefa, Deputete e PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Rrapush Tola, Deputet i PS-së (2005-2009)
Shpëtim Kateshi, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Xhemali Xhixha, Deputet i PS-së (1997-2001)
Zamira Çaka, Deputete e PS-së (1997-2001)
Zihni Beqiri, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)
Viktor Doda, Ministër i Ekonomisë, PS
Agron Duka, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, PS
Zef Preçi, Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Bashkim Habilaj, Prefekt (Qarku Vlorë)
Kolë Malaj, Prefekt (Qarkut Shkodër/Lezhë)
Krenar Suku, Prefekt (Qarkut Berat)
Artur Kurti, Kryetar i Bashkisë Kuçovë (1992- ne vazhdim)
Ismail Demi, Kryetar i Bashkise Kruje (2000-2007)
Nikollaq Mata, Kryetar i Bashkisë Berat (200-2003)
Ramiz Palluqi, Kryetar i Bashkisë (Mat)
Ilir Kokona, Kryetar i PS-së (Njësia Bashkiake Nr. 10, Tirane)
Isuf Baku, Kryetar i PS-së (Fushe-Kruje)
Leonard Goga, Kryetar i PS-së (Rrethi Lushnjë)
Neki Hyska, Kryetar i PS-së (Rrethi Skrapar)
Pandeli Sara, Kryetar i PS-së (Njësia Bashkiake Nr. 7, Tirane)
Shkëlzen Gjoka, Kryetar i PS-së (Rrethi Mat)
Last edited by Sally on Sat Sep 05, 2009 9:21 am, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PS: ''hape garen per kryetarin e ri''

#2

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 2:59 pm

37 ish-zyrtarë të PS kundër rikandidimit të Ramës


Një grup ish-zyrtarësh të lartë të PS i janë drejtuar dje Kongresit të PS me një letër të hapur, ku kërkojnë ndërprerjen e mandatit të z. Rama dhe moslejimin e rikandidimit të tij në këtë post.




37 ish-zyrtarë të kësaj partie, ish-deputetë dhe ish-ministra, i drejtohen Kongresit duke i kërkuar zbatimin rigoroz dhe pa kushte të statutit të PS që parashikon ndërprerjen automatikisht të mandatit të kryetarit në detyrë dhe mos-rikandidimin e tij si dhe hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri, sipas përcaktimeve statutore, e të paraprihen nga analizat përkatëse politike dhe organizative në të gjitha nivelet elektorale të PS dhe në forumet drejtuese të saj.

Në listën e autorëve të kësaj letre janë përfshirë disa ish-ministra si Viktor Doda, Agron Duka e Zef Preçi, si dhe disa ish-deputetë si Bardhyl Agasi, Rajmonda Stefa, Flamur Hoxha, Flamur Rogu etj. Në listë përfshiheshin disa ish-prefektë në kohën e qeverisjes së PS, ish-kryetarë të kësaj partie në komuna e bashki. Ata vlerësojnë se vazhdimi i drejtimit të PS nga ana e Ramës mund të çojë në eksperimente të tjera të dhimbshme për popullin e majtë, në dështime politike të njëpasnjëshme dhe në humbje të reja elektorale.

Në letër theksohet gjithashtu se kryetari në detyrë i PS është pjesë e historisë politike të kësaj partie dhe çfarëdo përfshirje e tij e drejtpërdrejtë në zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale të partisë rrezikon përçarje të reja në gjirin e saj.

“Vazhdimi i drejtimit të PS nga Rama do të thellonte më tej frymën autoritariste, do të lehtësonte ndërhyrjet e grupeve të interesit në vendimmarrjet më të rëndësishme të kësaj force politike etj. Humbja e 28 qershorit për PS dëshmoi jo vetëm mungesën e vizionit strategjik të kryetarit Rama në qeverisjen e PS, por edhe mungesën e vizionit politik të tij në ndërtimin e aleancave zgjedhore, duke u vetëshpallur misionar i fitores, i vetëm, pa lidership, pa program dhe pa ekip”, - thuhet ndër të tjera në letrën e ish-zyrtarëve socialistë drejtuar Kongresit të PS
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PS: ''hape garen per kryetarin e ri''

#3

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 3:00 pm

Kryesia e PS: Jo ndryshimeve; Blushi: nuk kandidoj


Kryesia e Partisë Socialiste ka diskutuar mbrëmë me tone të ashpra për afro 5 orë duke rrëzuar ndryshimet statutore të propozuara nga deputeti Blushi.


Për më shumë se pesë orë dy grupet në Kryesinë e PS kanë zhvilluar një debat mjaft të ashpër mes tyre, deri në atë pikë sa janë dëgjuar në oborrin e selisë së kësaj partie. Edi Rama dhe mbështetësit e tij në Kryesinë e PS kanë kundërshtuar pikë për pikë të gjitha propozimet dhe pretendimet e Blushit, Malajt dhe mbështetësve të tyre në Kryesinë e PS.

Debati është përqendruar te çështja e njohjes ose jo të zgjedhjeve të 28 qershorit. Edi Rama dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit nuk do të njihen nga PS dhe se grupi parlamentar i PS nuk do të hyjë në parlament .

Ndërsa Ben Blushi dhe Arben Malaj bashkë me mbështetësit e tyre në Kryesinë e PS kanë argumentuar të kundërtën duke theksuar se duhen njohur zgjedhjet dhe se mosnjohja e zgjedhjeve nga ana e Ramës ka të bëjë me tendencën e këtij të fundit për t’iu larguar përgjegjësive për humbjen

Pas refuzimit të paketës me propozime për disa ndryshime në statutin e Partisë Socialiste, z. Blushi deklaroi para mediave se nuk do të kandidonte për kreun e PS, pasi “Rama po imponohet me shumicë kartonësh”, duke theksuar gjithashtu se tashmë nuk bëhet më fjalë për një garë, por thjesht për një votëbesim të kryetarit. “Ky është një mandat dyvjeçar. Nuk do të jem kandidat, por një votues i thjeshtë si 60 mijë anëtarët e thjeshtë të PS”, - u shpreh Blushi.



“Ne kishim vendosur që t’i propozonim Kongresit disa ndryshime që e bëjnë partinë më demokratike, më transparente, i japin më shumë fuqi forumeve dhe bazës, e decentralizojnë realisht. Kjo gjë do t’i mohet. Ne i kërkuam që Kongresit t’i lihet autonomi për të vendosur me votë, nëse i do apo jo këto ndryshime statutore. Kongresi, me sa duket, do të zhvishet nga mundësia për të vendosur me votë të lirë, nëse do apo nuk do që statuti i PS të ndryshojë me këtë rast.”

“Besoj që PS përgjithësisht po vonohet, kjo për arsye personale të Edi Ramës, i cili do të krijojë një alibi që i ka fituar zgjedhjet, që në fakt kjo nuk ka ndodhur, ne jemi në opozitë. Alibitë personale po marrin peng PS. Shpresoj që kjo alibi të mos kthehet në një psikozë alibie apo më gjerë se kaq” deklaroi Blushi.



Ndërsa pyetjes nëse do të mbështeste z. Malaj në garën për kreun e PS, deputeti Ben Blushi iu përgjigj indirekt se nuk do të votonte për Ramën. “Është shpejt për të folur. Pa dyshim, unë nuk mund të votoj për atë që i ka humbur këto zgjedhje”,

Mjaft kritik ndaj vendimit te kryesisë ka qenë edhe kandidati për kryetar Arben Malaj, i cili akuzoi kreun Rama se nuk pranon realitetin dhe rezultatin që ka prodhuar modeli i tij i drejtimit dhe se po deformonte garën e brendshme në PS.

Zoti Malaj, është shprehur se gara është ende e hapur, pa përcaktuar nëse ai do të vazhdojë në qëndrimin e tij për të hyrë në garë me kryetarin aktual të PS, Edi Rama, për postin e kryetarit të PS.

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i socialistëve, Malaj ripërsërit kërkesën për moskandidimin e Ramës, pasi kjo, siç shprehet ai, do të kishte një kosto të madhe për vetë socialistët. Ai shpreh shqetësimin për deformimet që po bëhen nga Rama dhe mbështetësit e tij, deformime që do të dëmtojnë rëndë kredibilitetin e PS-së. "Nëse PS nuk arrin të kryejë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ajo do të humbasë shumë në opinionin publik",nënvizoi kandidati për kreun e PS-së.

Malaj thekson se moskandidimi i Ramës nuk është një kërkesë e tij personale, por një detyrim që sanksionon statuti i Partisë Socialiste për kryetarin që çon partinë në humbje.

Kryesia ka vendosur që Kongresi i 29 gushtit do të jetë i hapur për mediet gjatë prezantimit të raportit por gjatë diskutimeve në kongres do të jetë i mbyllur.

Mbledhja e Kryesisë u kërkua dje nga Ben Blushi, Arben Malaj dhe gjashtë anëtarë të tjerë të saj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PS: ''hape garen per kryetarin e ri''

#4

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 3:04 pm

PS: Zgjedhja e kryetarit përmes procedurave transparente


Kryesia e Partisë Socialiste garantoi sot, përmes një deklarate për shtyp, se procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PS-së do të kalojë përmes procedurave transparente dhe korrekte.


Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi për mediat se në mbledhjen e djeshme u ra dakord që "t’i sigurohet publikut transparencë e plotë për të vërtetën e krimit elektoral të 28 qershorit, si dhe transparencë e plotë për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS-së".

"Në kryesi mbizotëroi mendimi për nevojën e një reforme statutore, e cila nuk duhet të jetë e diktuar nga ndërhyrjet pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Kryesia konkludoi se kongresi duhet t’i hapi rrugën një procesi analize dhe debati të gjerë në parti rreth kësaj reforme, proces i cili brenda një afati të arsyeshëm t'i paraqitet kongresit të ardhshëm për miratim", thuhet në deklaratën e zëdhënëses.

Sipas saj, Kryesia shprehu vullnet për të mbështetur procesin e konkurrimit ndërmjet kandidatëve për kryetar të PS-së, konform kodit zgjedhor të partisë, duke iu garantuar atyre akses të plotë përmes përfaqësuesve të tyre që do të merren me organizimin e këtij procesi: votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, përmes rregullave dhe kushteve të njëjta e të barabarta për secilin nga kandidatët.

Një ditë më parë kryesia e PS-së në një mbledhje që zgjati gati pesë orë rrëzoi me shumicë votash paketën e ndryshimeve statutore të propozuara nga deputeti socialist Ben Blushi. Mes të tjerash në këtë paketë kërkohej që nëse kryetari i PS-së humbet zgjedhjet atëherë ai duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë për këtë post. Kryetari aktual i PS-së ka deklaruar rikandidimin e tij për kryetar të PS-së, ndërkohë që një kandidaturë zyrtare për këtë post është dhe anëtari i Kryesisë, Arben Malaj.

Të shtunën PS do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm ku do të miratojë rezolutën për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe paraqitjen e platformave nga kandidatët që do të konkurrojnë për postin e kryetarit të partisë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: PS: ''hape garen per kryetarin e ri''

#5

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 3:16 pm

Në këto rrethana dhe në kuadrin e përgatitjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së të datës 29 Gusht 2009, me dëshirën që jeta politike në PS të normalizohet sa më pare dhe Shqipëria të bëhet pjesëtare e denjë e familjes Evropiane edhe me kontributin e PS-së tashmë në opozitë, apelojmë që Kongresi, si forumi më i lartë politik vendim-marrës i PS-së të ushtrojë përgjegjësitë e veta statusore, përfaqësuese dhe politike në interes të së ardhmes së kësaj partie.



Do te ishte nje vite i shenuar ne politiken tone po te zbatohet vertet ky apelim!
-waiting- Le te shpresojm qe politikanet tane te lene ''pak'' me nje ane urrejtjen politike, dhe te mendojn/punojn per nje Shqiperi te perparuar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#6

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 12:33 pm

Image




Nis Kongresi i PS-së; Ruçi: Zgjedhjet u manipuluan



TiranëKa nisur kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, nga ku është denoncuar rrënimi i procesit zgjedhor.
Gramoz Ruçi, kryetari i Asamblesë Kombëtare ka mbajtur një fjalim para rreth 1500 delegatëve, ku ka radhitur arsyet se pse zgjedhjet janë të manipuluara dhe pse ky proces është i deformuar. Ai theksoi se Shqipëria është vendi i fundit në Rajon, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet ishin jo të lira dhe pa standarde.

“Në zgjedhjet, nuk ishim përballë Partisë Demokratike. Duhet të gjejmë përgjegjësitë për zgjedhjet. Partia Socialiste është e hapur për idetë progresistë”, theksoi ndër të tjerash Ruçi. Sipas tij, zgjedhjet janë të manipuluara dhe qeveria e dalë prej tyre është ilegjitime. Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së është çelur me një material filmik, nga ku pretendohet se janë regjistruar abuzimet gjatë zgjedhjeve.

Sipas materialit në fjalë, disa ditë para se të zhvilloheshin votimet janë liruar shumë të burgosur. Problem për Partinë Socialiste ishin edhe mungesa e listave të zgjedhëse. Ndërkohë, edhe gjatë votimeve janë vënë re një sërë parregjullsishë të tjera. Kongresi po vijon punimet me dyer të mbyllura për mediat
Last edited by Sally on Sat Aug 29, 2009 12:51 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#7

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 12:37 pm

Image


Rama: Kongresi ka arsye për të më votuar


Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka thyer heshtjen, ndërsa ka deklaruar dje se do të vijonte garën për të qenë kryetar i Partisë Socialiste.

“Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen e kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS për 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Rama. Kreu në detyrë i partisë më të madhe në opozitë, ka theksuar se do të jenë anëtarët e Kongresit të PS-së ata që do vendosin për të ardhmen e postit të kryetarit.

“Jam një kandidat për këtë detyrë, sepse besoj që populli shqiptar më 28 qershor nuk ka votuar kundër projektit tonë politik, por për largimin e Sali Berishës dhe deformimi i këtij vullneti bën që anëtarësia e PS të vendosë, nëse ky projekt duhet të vazhdoje dhe nëse PS duhet të pranojë zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftueshmërisht të lira e të ndershme për të pranuar dhe humbjen e njohur legjitimitetin e kësaj qeverie apo PS duhet të rezistojë ndaj kësaj maskarade zgjedhore”, - vijon lideri i PS-së, i cili duket i vendosur për mbajtnen e postit, pavarësisht kritikave të shumta.

Sipas tij, Kongresi do t’i ketë të gjitha arsyet për t’i dhënë mundësi pakicës të shprehet dhe të veprojë, por edhe shumicës të vendosë dhe të mos ndjehet e kërcënuar nga pakica. “Unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë dhe mllefit me mllef, kur ka qenë fjala për kundërshtarët e hapur politikë, të cilët nuk kanë kursyer as të gjallët dhe as të vdekurit e familjes time dhe asnjëherë, as sot, as nesër, nuk do ta bëj këtë gjë, jo e jo me njerëzit brenda partisë”, tha ndër të tjerash Rama. Edhe një herë tjetër, ai ka deklaruar se ishte në garë për të vijuar luftën, sipas tij me politikën e vjetër.

“....dua të ritheksoj se unë jam në këtë garë brenda PS për të vazhduar betejën me Berishën, betejën me politikën e vjetër që duke grabitur Shqipërinë, korrupton zgjedhjet dhe duke korruptuar zgjedhjet rimerr të drejtën për të grabitur Shqipërinë. Një qeveri që nxjerr në pah lidhje të vjetra, interesa të reja të asaj politike të vjetër, që tashme është e bashkuar dhe e mishëruar jo thjesht në binomin Berisha-Meta, por në trinomin Berisha-Meta-Nano. Koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve”, - përfundon Rama.
Last edited by Sally on Sat Aug 29, 2009 12:48 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#8

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 12:41 pm

Image


Malaj: Opozita jonë brenda institucioneve



Tiranë- Kandidat për kreun e Partisë Socialiste, Arben Malaj, deklaroi se ai dhe Rama ndahen për qëndrimet që do të mbajnë në lidhje me njohjen e procesit zgjedhor.
Në një intervistë dhënë mbrëmë për Zërin e Amerikës, z. Malaj pranoi se zgjedhjet ishin me probleme, por jo aq sa të fshehin faktin se PS ndodhet sot në opozitë. “Besoj që pas humbjes për të dytën herë radhazi ne gjendemi në opozitë. Pajtohemi që zgjedhjet ishin një shans i humbur, por nuk e fshehim faktin që jemi në opozitë”, tha Malaj.

Duke deklaruar se opozita e vërtetë kryhet vetëm në rrugë institucionale, Malaj bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme duhen kërkuar në rast se qeveria punon në kurriz të integrimit të vendit. “Ne pajtohemi që zgjedhjet ishin një shans i humbur, por, nga ana tjetër, kemi bërë të qartë që ne duhet ta bëjmë opozitën tonë në institucionet e vendit tonë. Vetëm nëse këto zgjedhje pengojnë integrimin e vendit, duhen kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kemi marrë mbështetje që do e bëjmë opozitën brenda institucioneve”, - tha ai.

Malaj e cilëson si lajm të keq për PS pengimin e shqyrtimit të paketës për ndryshime statutore të Partisë Socialiste dhe e konsideroi si të paargumentueshëm qëndrimin kategorik të kryesisë ndaj këtyre ndryshimeve statutore duke sjellë shembullin se po kjo kryesi ka ndryshuar kushtetutën e vendit brenda disa minutave.

“Është e vërtetë që statuti është Kushtetuta e kësaj force, por krizat janë momenti kur testohet aftësia për të bërë kompromise. Por qëndrimi kategorik kundër i një pjese të Kryesisë është i paargumentueshëm, për shkak se kjo kryesi për pak minuta ndryshoi Kushtetutën e shqiptarëve. Ky nuk është një mesazh i mirë”.

Malaj bëri të ditur se nuk do të angazhohet kurrsesi për çarje brenda PS, por paralajmëroi se situata mund të përkeqësohej dhe se kjo do të dëmtonte kohezionin e brendshëm dhe performancën e PS.

Në fund, Malaj tha se nëse do të deformohej gara për kreun, atëherë pasojat do të ishin shumë të rënda
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#9

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 12:58 pm

Image



Ndryshime në statutin e PS-së, mblidhen 300 firma



Tiranë - Rreth 300 firma janë mbledhur nga kundërshtarët e Edi Ramës në Partinë Socialiste, të cilët kërkojnë ndryshime në statut.
Njëri prej firmëtarëve, Marko Bello deklaroi dje se midis tyre gjendet edhe Rexhep Mejdani. “Në emër të kolegëve, delegatë të kongresit të PS, ju bëj me dije se rreth 300 kolegë kemi firmosur paketën për ndryshime statutore. Janë delegatë nga gjithë Shqipëria. Ka midis tyre personalitete të spikatur të PS, kontribues në vite të forcimit të forcës sonë politike, midis të cilëve do të përmendja me shumë kënaqësi profesor, doktor Rexhep Mejdanin, i cili gjithashtu ra dakort të mbështesë këtë paketë e cila do t’i paraqitet nesër kongresit. Do të kërkojmë që këto ndryshime të vihen nesër në rendin e ditës dhe te votohen përmes një votimi të fshehtë ku jemi shumë të sigurtë se kjo paketë do të mbështetet nga shumica dërrmuese e gjithë anëtarëve të kongresit sepse votimi i fshehtë është një votim demokratik ku secili shprehet pa iu bërë presion, mendimin e vet”, ka deklaruar Bello për mediat.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#10

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 1:42 pm

Image
Kongresi i PS-së hedh poshtë paketën “Blushi”



TiranëKongresi i Jashtëzakonshëm ka hedhur poshtë paketën e ndryshimeve të statusit të propozuara nga një prej eksponentëve kryesor të Partisë Socialiste Ben Blushi, duke mos e futur në rend dite.
Me vetëm 31 mbështetje, paketa është hedhur poshtë nga shumica prej delegatëve të asamblesë. Kjo është goditja e parë, kundër grupimit anti-Rama në Partinë më të madhe në opozitë, e cila me sa duket po “vlon” nga brenda. Gjithashtu, Kongresi ka miratuar rendin e ditës, ndërsa vijon punimet me dyer të mbyllura. Paketa “Blushi” synonte ndryshime në statutin e partisë, ku një ndër pikat ishte edhe largimi i kryetarit nëse humbet zgjedhjet
.



"Partia Socialiste nuk po tregon se ka demokraci të brendshme" , deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, pas rrëzimit të futjes së paketës së tij në rendin e ditës së Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së që po zhvillon punimet nga paraditja e sotme. "Propozova që ndryshimet në statutin e partisë, të hyjnë në rend dite, gjë e cila u rrëzua dhe në një sallë me gati 2 mijë vetë nuk u mor vesh se sa ishin pro", tha për mediat Blushi, për paktën e të cilit siç u deklarua votuan pro vetëm 31 delegatë nga 1500 të pranishëm. Sipas tij, ajo që po kërkohet është t'i jepet Shqipërisë një sinjal ndryshimi në Kongres. "Unë propozova dy gjëra: e para, ndryshimin në statut dhe e dyta, transparencë para publikut",u shpreh Blushi.

Anëtari i Kryesisë së PS-së dhe deputet, Blushi, një ndër kritikët më të ashpër të kryetarit aktual Edi Rama, theksoi se "është hera e parë, nga viti 1991 që ky Kongres bëhet i mbyllur. Ndaj dhe kërkova që kongresi të jetë i hapur për t'u faktuar qytetarëve atë për të cilën jemi mbledhur, se ku dhe si janë vjedhur zgjedhjet".


Lidhur me këtë çështje ai nënvizoi se ka interesa që ndërthuren në parti, e cila sipas tij, akoma nuk po tregon që ka një raport të mirë me lirinë personale. "Kjo është ajo që unë kërkova votimin e ndryshimeve në statut në mënyrë të fshehtë, pasi delegatët nuk kanë arsye të ekspozohen në publik. Sepse kur të kthehen në vendbanimet e tyre ata do të përballen me heqje nga kryetarë".

Kongresi u mbyll, vijoi ai, sepse publikut duhet t'i jepet vetëm një gjuhë, ajo e Edi Ramës, i cili i personalizoi zgjedhjet, duke iu thënë njerëzve votoni Edi Ramën dhe jo Partinë Socialiste. "Sigurisht që një parti, apo koalicion ka më shumë vota se sa një individ", tha ndër të tjera Blushi.

Ndërsa deputeti Marko Bello deklaroi për mediat se paketa synonte shëndoshjen e Partisë Socialiste. "Propozimi ynë ishte ta fusnin në rend të ditës paketën e ndryshimeve statusore. Delegatët nuk u shprehën kundër por thanë se nuk është momenti. Kongresi humbi një shans, paketa nuk është kundër askujt por i shërben demokratizimit të partisë."- deklaroi Bello
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#11

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 1:48 pm

Malaj: Nuk trembemi nga një shumicë abuzive



TiranëNjëri prej eksponetëve kryesor të Partisë Socialiste dhe kandidat për postin e kreut të saj, Arben Malaj deklaroi sot, se "nuk trembet nga shumicat numerike në Kongres pasi ky është një ballafaqim modelesh dhe vlerash, por kjo nuk i jep të drejtën një shumice abuzive që bazuar mbi interesa jo të pastra politike të çojë PS-në drejt një krize të ardhshme".
"Nëse në një rast të caktuar propozimet tona për ndryshime statutore nuk gjetën një shumicë të caktuar, kjo minimalisht nuk i jep të drejtë një shumice abuzive që bazohet mbi interesa jo të pastra politike dhe keqpërdorim të pushtetit partiak apo ekzekutiv. Zakonisht këto shumica nuk mbijetojnë gjatë dhe unë jam i detyruar ta ndihmoj partinë time të kuptojë problematikën e saj dhe të kuptojë që ne po shkojmë drejt një krize të ardhshme", tha zoti Malaj.

Duke komentuar zhvillimet e sotme në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, zoti Malaj u shpreh se "pas një performance të dobët publike elektorale të PS, ne nuk duam që nëse sot konsiderohemi bashkëpërgjegjës për mosfitoren e PS-së, nesër të jemi bashkëfajtorë për humbjen e radhës së kësaj force politike".


"Ne nuk dëshirojmë kurrë që të heshtim duke parë që kjo problematikë e brendshme e Partisë Socialiste rrezikon të sjellë të njëjtin rezultat elektoral", tha zoti Malaj duke shtuar se "për këto çështje do të flasë përballë delegatëve të Kongresit të PS-së". Forumi më i lartë socialist zhvillohet pas humbjes së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, situatë që përvijoi qëndrime të kundërta në gjirin e socialistëve lidhur me shkaqet e kësaj humbje.

Nga njëra anë, Edi Rama, kryetar aktual i PS-së, dhe nga ana tjetër një grup anëtarësh të kryesisë socialiste, përfshirë këtu edhe zotin Malaj, janë pozicionuar ndryshe lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë PS ndaj procesit zgjedhor të 28 qershori
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#12

Post by Sally » Sun Aug 30, 2009 1:05 pm

Edi Rama qeras kongresmenët me "byrekun" Maqo Lakrori, e merr në përdorim si kandidat në garën për kreun e PS-së



Kandidati i emëruar, kundrejt premtimeve për përfitime nga bashkia e Tiranës. Edi Rama ka marrë me qira, apo në përdorim, një kandidat për ta vënë përballë tij në garën për kryetar partie. Duke parashikuar tërheqjen e Arben Malaj dhe për të mos e lënë garën për kryetar partie të binte nën nivelin e seriozitetit, ku si shkaktar i humbjes, dhe nga pozitat e një kryetari të dorëhequr, të kandidonte me veten e tij për këtë post, Edi Rama zgjodhi Maqo Lakrorin, për ta vënë përballë vetes. Ndërsa deri dje, në Kongresin e Jashtëzakonshëm, askujt nuk i binte ndër mend për ekzistencën e Maqo Lakrorit, ky prodhoi lajmin më të madh të ditës, kur asgjë më tepër nuk pritej nga Kongresi i Jashtëzakonshëm, duke shpallur kandidaturën për kryetar të PS-së. Jo vetëm kaq, por ai edhe guxoi të paraqiste para delegatëve edhe platformën e tij për drejtimin e PS-së në katër vitet e ardhshme. Por ajo që u mësua pas shpalljes së kësaj kandidature, kishte të bënte me njeriu që “negocioi”, për marrjen me qira, apo në përdorim, të Maqo Lakrorit për kandidat për kryetar të PS-ës. Zëra pran stafit të Maqo Lakrorit, konfirmuan se ka qenë një nga pesë “fraksionistët” e LSI-së, që pas shërbimit të radhës disa ditë më parë, me daljen publike kundër aleancës qeverisë të Ilir Metës me Sali Berishën, ka bërë shërbimin e radhës, “duke i mbushur mendjen Maqo lakrorit”, të shënojë emrin në listën dyemërore të kandidatëve për kreun e PS-së. Të njëjta burime garantojnë se, sigurisht Maqo lakrori nuk e ka bërë “për hatër” ndaj “fraksionistit’ të LSI-së, këtë “investim” në “politikën e re”, por kundrejt disa shpërblimeve dhe favoreve që pritet në ditë t në vazhdim, pas zyrtarizimit të humbjes së sigurt në garën për kryetar të PS-së, t’ia ofrojë “si paketë”, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#13

Post by Sally » Sun Aug 30, 2009 1:07 pm

Arben Malaj tërhiqet nga gara për kryetar, kërkon ndjesë publikut për fjalimin cinik të Edi Rames
''Edi Rama një diktator, nuk dua të bëhem bashkëfajtor për humbjet e ardhshme të PS-së''
.


Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste Arben Malaj u tërhoq dje nga gara, pas përfundimit të Kongresit të jashtëzakonshëm, ku ai kishte shpallur kandidaturën e tij, si dhe kishte bërë publike edh platformën konkurruese. Sipas deklarimeve të atij vetë, mësohet se kishte vendosur të mos vazhdonte garën për shkak të pamundësisë për tu garantuar një proces transparent.
Malaj pritet që ditën e hënë të deklarojë zyrtarisht tërheqjen nga kandidimi. Aktualisht në garën për kryetarin e ri të PS që do të zhvillohet në datën 26 shtator kanë mbetur dy kandidatë, Maqo Lakrori dhe Edi Rama.

A mund ta konfirmoni faktin që tashmë jeni i tërhequr nga gara për kryetar të PS ose të paktën e keni marrë vendimin për ta bërë publike pak më vonë?

Më lejoni që duke komunikuar me median dua të kërkoj një falje publike, për faktin që një anëtarë i Partisë Socialiste, për atë qëndrim për atë rebelim që u mbaj në partinë tonë. Por aq më tepër të kryetarit i cili e përdori të gjithë fjalinë e tij, për të sulmuar mediat, dhe dua të qartësoj duke pasur dhe obligimin i cili nuk ka ekses për të komunikuar me publikun, që realisht kam theksuar se kisha vullnetin pozitiv, ndjeja detyrim, nuk dëshirojë që nga një bashkëpërgjegjës të mos ktheheshim në një bashkëfajtor për humbjet e ardhshme të Partisë Socialiste. Jo vetëm vullneti për të konkurruar, por edhe plotësimi i kushteve që konkurrimi im do të ishte pjesë e një gare e cila nuk bëhej midis kolegëve ku konkurronte vizioni, konkurronte përgjegjësia. Ajo që për mua ishte shumë shqetësuese, ishte mënyra me të cilën u numëruan votat në kongres qoftë në rastin pro qoftë në rastin kundër. Numërimi në atë kongres i uli sigurimin, aq më tepër kjo që ndodhi, për mua realisht ishte jashtëzakonisht qetësuese falim i kryetarit. Është e pa falshme që del dikush dhe që pjesa më e madhe e fjalimit të Ramës, në justifikimin për humbjen, përveç asaj që u mundua të tregonte për keq përdorimin qeveritar, dhe shumë socialistë kanë të njëjtën vendim. Ai u tregua tërësisht cinik dhe i trajtoi kolegët e tij të cilët kanë pasur mendimet ndryshe, si unë Blushi e të tjerë, duke na bërë armiqësor në PS. Një ambient i tillë politik, krijon idenë që gara do të jetë midis armiqve. Një gjë që është parakusht i të gjithëve unë i kërkuar, nuk do të dëshiroj të bëhem pjesë gare, e cila e deformon nga konkurrim kolegësh potencialisht partnerësh në një konkurrim kundërshtarësh armiqësor. Kurrë nuk kam dëgjuar deri sot, fjalime kaq cinike, e kaq dashakeqe për kolegët, i gjithë ky mund të ndikonte negativisht, ai nuk pranonte një gabim të vogël i cili e kishte në një moment të tij të hapave të tij me pushtet absolut, në humbjen tonë, në maksimizimin e fitores e cila lejon që çdo deformim e Berishës mos ta klasifikonte kundër. Vetë qëndrimi që ai nuk paska bërë asnjë gabim, kur ai humbi ndjeshëm, kjo nuk ishte pjesa e kongresit. Kjo të lë të kuptosh që nuk kemi hapësira që të bësh një garë të plotë.

Ju keni dhënë dorëheqjen nga gara, apo është një vendim që po e mendoni dhe do e diskutoni deri të hënën?

Unë do të respektoj mendimin e mbështetësve të mi dhe të grupit tonë që janë jo të pakët. Qëndrimi im ditën e hënë do të jetë i zyrtarizuar, deri tani shumica e tyre sidomos me pak fjalë zhvillimit të madh që mund liderin e partisë. Mund të majë dy orë fjalim i cili gjatë kësaj fjali e ka ngarkuar partinë e tij negativisht, duke arritur që të kemi një garë armiqësor në PS-te. Për ta kuptuar, jeni tërhiqu dhe do ta bënë publik të hënën vendimin tuaj? E përmenda dhe më lart është mbështetja, të mos behëm pjesë e një gare e cila është kthyer në një konflikt në grindje njerëzish të cilat po i humbin vlerat PS.

A ka pasur ndonjë vendim në kongres që të çuan në dorëheqje, a u bë një garë e pastër reale mes jush dhe Edi Ramës?

Nuk e kam quajtur vetën të tillë, kandidimi im, mirënjohja ime, pranimi politik në Partinë Socialiste. Është që unë të jem gjithmonë në sensin pozitiv. Kam paralajmëruar dhe kam theksuar në fjalën time në kongres, unë do të jem pjesë vetëm në një garë, e cila do të jetë e lirë e ndershme dhe ti japë interferencave negative të pushtetit politik apo administrativ që kanë dhe disa të tjerë në parti. ë momentin që fjala e Ramës nuk kishte asnjë nga këto objektiva nuk pranoi, por bëri një fjalim më keq si ai i vitit 90-të, vetëm në grupe armiqësore, në partinë e tij u rrit dyshimi. Rama kërkon një garë për ta kthyer në një luftë mes kolegëve të tij në Partinë Socialiste. Ju patët një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, çfarë ishte ky takim çfarë diskutuat qoftë i përfaqësuesve të OSBE-së apo qoftë i juaji? Këtë takim e kam bërë vetëm në mbështetje të PS-së. Ata ishin të zhgënjyer nga fjalimi i Ramës, që ishte kaq arrogant dhe cinik
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#14

Post by Sally » Sun Aug 30, 2009 1:39 pm

Image

“Edi Rama, frikën për t’u përballur me Sali Berishën, e quajti ‘politikë e re’”


Megjithëse Partia Socialiste ka arsye dhe detyrim të njohe dhe të respektojë meritat e gjithë secilit pa përjashtim, sot Partia Socialiste nuk ka mundësi t’u japë shqiptarëve atë për të cilën ata e votuan: ndryshimin. Ne nuk i fituam zgjedhjet dhe nuk kemi mundësi ta ndryshojmë Shqipërinë. Kjo është e trishtueshme për secilin prej nesh. Nuk ka sot socialist të lumtur në mes tonë. Shpresa dhe mundi ynë për një Shqipëri më të mire, nuk u kthye dot në një mundësi për të qeverisur Shqipërinë. Ne jemi në opozitë... Dhe pyetja që çdo shqiptar ka drejtuar drejt nesh sot është vetëm një:


Pse nuk fituat?

Ne jemi të detyruar të përgjigjemi. Ky kongres është vendi ku duhet të përgjigjemi, kjo është dita. Në se nuk e bëjmë siç duhet, do na kthejnë krahët, sepse shumica prej tyre e dinë të vërtetën. Ata kane votuar, ne kemi numëruar. Ata kane humbur, ne nuk kemi fituar. Ata kanë shpresuar, por Sali Berisha qeveris... Meqë këto ditë ka pasur nga kolegët shumë pikëpyetje në lidhje me zgjedhjet unë dua tju shtroj disa pyetje miqtë e mi, në radhë të parë për të sqaruar të vërtetën për të cilën kam më shumë nevoje se për gjithçka.

Dikush ka thënë se komisionerët tanë u shiten.....


-Unë ju pyes. Kush prej nesh u shit?

Dikush ka thënë se komisionerët tanë dhe numëruesit ishin të paaftë.

-Unë ju pyes kush prej nesh ishte i paaftë?

-Dikush ka thënë se komisionerët tanë numëruan gabim votat tona?

Unë ju pyes kush numëroi gabim.

-Dikush ka thënë se kutitë u ndryshuan?

-Unë ju pyes cilat kuti dhe kush prej nesh kishte detyrimin ti mbronte ato...?


Nxjerrja e se vërtetës është një detyrim për vendin dhe jo vetëm për ne socialistët. Por në se e ndërtojmë alibinë tone mbi shpifjen për qindra socialistë të pafajshëm atëherë kemi bërë një krim tjetër në të cilin unë nuk mund të marr pjese dhe të cilin e refuzoj.


Të akuzosh të tjerët për të fshehur një problem do të thotë të shtosh edhe një problem të ri. Dhe unë mendoj se ne po i shtojmë Partisë Socialiste një problem të ri.


Duke dashur të mbrojmë një njeri që nuk pranon të vërtetën po hedhim baltë mbi Partine Socialiste. Ne na mungojnë gati 25 mije vota për të ardhur ne pushtet dhe unë nuk mund të bindem se 25 mije vota janë zhdukur nga kutitë tona. Diferenca jone me te djathtën është sot 25 mije vota dhe kjo diference sipas meje ka disa arsye qe nuk lidhen vetëm me cilësinë dhe deformimet e zgjedhjeve. Kjo më bën të mendoj dhe ta kërkoj të vërtetën edhe diku tjetër. Unë besoj se dështimi elektoral nuk lidhet vetëm me deformimin e votës. Besoj se ka edhe arsye te tjera për te cilat nuk mund te heshtim. Nëse heshtim, kemi bërë një gabim që do të na kushtoje shume ne te ardhmen. Unë mendoj se ne nuk fituam edhe për shkaqe qe varen nga ne dhe vetëm nga ne. Besoj se një nga shkaqet ishte dobësia e koalicionit tone dhe për këtë nuk mund t’ua vëmë gishtin as komisionerëve dhe as numëruesve. Nuk janë ata përgjegjës qe koalicioni ynë pati pese parti dhe koalicioni i djathte pati 17 parti te cilat mblodhën ne total me shume vota se ne. Kush i premtoi Partisë Socialiste se do ta bashkonte të majtën në vitin 2005. Ky njeri nuk ishte as komisionerë dhe as numërues por ishte Kryetari i Partisë Socialiste. Njeriu që bëri këtë premtim na dha garanci deri ditën e fundit se ne nuk kishim arsye të kërkonim koalicione me te gjera, sepse votat tona ishin te mjaftueshme. Koha provoi se ai jo vetëm e kishte gabim por se ishte edhe i paaftë për të bërë parashikimin e duhur. Ky njeri rrëzoi për shkaqe të dobëta të gjitha urat që bashkonin të majtën duke ia bërë të pamundur Partisë Socialiste të kapërcente hendekun e votave që e ndante nga e djathta. Sot ka shume njerëz qe ankohen për këtë gjë nën zë, por kjo është pikërisht dita për ta kthyer zërin tonë në kor. Unë mendoj se ne nuk fituam edhe për shkak të paqartësisë se programit tone dhe për cilësinë e tij nuk u zotua asnjë komisioner dhe asnjë numërues. Programin fitues e mori përsipër Kryetari i Partisë Socialiste i cili takoi popullin për dy vjet rresht duke premtuar të hidhte në letër të gjitha mendimet dhe nevojat e tij.



-Unë ju pyes sot ku është ky program?
-A ka ndonjë delegat, qoftë ai anëtar partie, kryetar, sekretar, kandidat apo çfarëdo i cili mund te me tregoje programin e partisë?
-A ka ekzistuar ky program dhe nëse po kush e ka?




Dhe nëse dikush e ka në formën e një letre apo të një broshure me të cilën mund të bënte fushate ne lagjen apo ne fshatin e tij, çfarë thoshte ai program për rrogat, për varfërinë, për pensionet, për energjinë, për ujin, për bujqësinë, për administratën, për ekonominë, për taksat, për rrugët, për ujësjellësat, për të rinjtë, për të moshuarit, për gratë, për të pastrehët, për të papunët, për shtetin e se drejtës, për integrimin, për veriun dhe për jugun, për malësinë dhe bregdetin, për vizat, për reformat dhe në fund të fundit për Shqipërinë. Për të gjithë ata që duan të mbrohen unë ju jap vetëm këtë ngushëllim: ne kishim fjalë por nuk kishim program dhe a e dini pse? Sepse Edi Rama tha: programi quhet Edi Rama. Por me sa duket Shqipëria nuk donte një njeri por një parti. Shqipëria nuk donte vetëm një parti por një koalicion. Shqipëria nuk donte një fjale por një premtim. Me vjen keq ta them por këto ne nuk i kishim. Ne folëm por nuk premtuan. Ne folëm por nuk u zotuam. Ne folëm por nuk bindëm. Ne akuzuam por nuk gjykuam. Ne thamë si prishet por nuk thamë si rregullohet. Ne treguam sëmundjen por nuk gjetëm ilaçin. Ne i thamë Shqipërisë qe nuk do qeverisesh as nga një parti, as nga një program, as nga një ideologji por nga një njeri. Në këto zgjedhje Shqipërisë i mungoi e majta dhe ne kemi detyrimin ti kthejmë vendit atë që i mungon. Një parti e cila nisej nga ky program dhe nga kjo ide do ta kishte shume me te lehte ballafaqimin elektoral. Ne do ishim me te furnizuar me ide, me projekte dhe argumente. Sigurisht edhe kryetari i partisë sonë do ta kishte më të lehtë të dilte në debat me kundërshtarin duke e mundur në duel. Edhe ata që duan ta mbrojnë me çdo kusht Edi Ramën, besoj se nuk ia falin dot, që në emër të Partisë Socialiste, në emër të ndryshimit nuk doli në debat publik me Sali Berishën. Mendoj se kjo është e pafalshme dhe pyetja ime është pse nuk e kërkoi këtë debat. Nëse me pyesni unë mendoj se ai kishte frike. Votuesit e kuptuan se Sali Berisha nuk mund të mundej duke dale çdo dite te dera e partisë, por vetëm ballë për ballë. Edi Rama nuk e bëri këtë dhe friken e tij e quajti politike e re. Bota prodhon për ditë politikane të rinj të cilët kërkojnë dhe arrijnë ti mundin politikanet e vjetër duke i ftuar dhe duke i mundur ne duel. Ne rastin tone kjo nuk ndodhi. Por edhe nëse kishte frike, apo pasiguri, këtë gjë duhet ta konsideronte një detyrim. Një detyrim për ti dhënë kurajë Partisë Socialiste dhe shoqërisë e cila e bën diferencën mes kundërshtarëve kur ata ndeshen dhe jo kur ata rrinë në qoshe të ringut


Kush prej nesh mendon se është normale që kandidatët të dilnin nëpër debate dhe sigurisht mirë bënë dhe kryetari i partisë të mos bënte të njëjtën gjë?

Kjo kurajë e domosdoshme për një lider i mungoi Kryetarit të Partisë sonë. Për të gjithë ata që besonin se Edi Rama e mund Sali Berishën, ky ishte çasti për ta provuar këtë gjë. Në të kundërt ai jo vetëm qe nuk doli në debat publik në emrin tonë, por as nuk kandidoi, dobësi që shumë nga ne besojnë se ka ndikuar në sigurinë e fushatës sonë. Shqiptarët menduan se mungesa e kandidimit ishte një parathënie e humbjes. Kandidimi ishte një detyrim te cilit kryetari i Partisë Socialiste iu shmang dhe kjo nuk i kushtoi vetëm atij por gjithë Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste dha përshtypjen se parlamenti dhe deputetet janë një gjë e panevojshme gjë që në disa raste e ka thënë


Por pse duhet te votonin shqiptarët për deputetet e Partisë Socialiste, kur kryetari i tyre refuzonte me bezdi të ishte njeri ndër ta?

Edi Rama i tha partisë që drejtonte: Ju jeni të majte, por unë nuk jam. Ju jeni politikane, por unë jam qytetar. Ju jeni politike e vjetër, por unë jam politike e re. Ju doni te kandidoni, por unë nuk kandidoj. Ju dilni ne debat, por unë nuk dal. Ju numëroni, unë fitoj. Ndërsa sot po i thotë: ju numëruat keq dhe unë prape fitoj... Fjala e mbajtur nga rivali i Edvinit ne kongresin e djeshem, e cila u censurua nga "gorillat" qe kishte ngarkuar Rama per te intimiduar mediat dhe fjalen e lirë brenda Kongresit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#15

Post by Sally » Sun Aug 30, 2009 1:46 pm

-Unë ju pyes sot ku është ky program?
-A ka ndonjë delegat, qoftë ai anëtar partie, kryetar, sekretar, kandidat apo çfarëdo i cili mund te me tregoje programin e partisë?
-A ka ekzistuar ky program dhe nëse po kush e ka?



Shume nga ne do deshironin te dinin pergjigjen e ketyre pyetjeve!

Se nga dita e votimeve dhe deri me sot vetem debate / kundervenje / akuzime po shikojm, dhe asnje pune ose veprimtari te kryer nga Ps, gje qe e po e shtrojn ne diskutim dhe vet anetaret e PS

Të akuzosh të tjerët për të fshehur një problem do të thotë të shtosh edhe një problem të ri. Dhe unë mendoj se ne po i shtojmë Partisë Socialiste një problem të ri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”