"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Debatet e PS-te me PS-te

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#46

Post by Adriana » Sat Dec 24, 2011 7:12 pm

Rama: Luftë në PS, pas largimit të Meksit, Seserit dhe Islamit, do largoj edhe Pandeli Majkon

Deklarata e Ramës: Me secilin rrugët ndahen në një segment kohor – është e rëndësishme që pas çdo largimi të ketë mirëkuptim!

Kryesocialisti pohoi mbrëmë se s’sheh rrugë tjetër për të mbajtur nënkontroll PS-në, veç uzurpimit autoritar të saj dhe përjashtimit të disa prej figurave të njohura për impakt të rëndësishëm publik. Kështu, valës së largimeve që vijoi fillimisht me me çrregjistrimin e Ermelinda Meksit nga deputete, dhe emërimin politik të saj, në Këshillin Mbikëqyrës të BSH; ushtrimi i presionit ndaj Rudina Seserit për të dorëzuar mandatin, pasi merrte rrogën e deputetes duke jetuar në SHBA (si shumë ligjvënës të tjerë të PS), pasi në Tiranë opozita ishte dhe vazhdon të jetë pa aktivitet politik; internimi komunist i Kastriot Islamit dhe familjes së tij, për qëndrimet kritike ndaj politikave të gabuara të lidershipit socialist; radha i ka ardhur edhe Pandeli Majkos. Edvini s’tregoi pikë mëshire, kur tha se shumë shpejt Pandeliu do lërë mandatin e deputetit, për postin imagjinar të Zv/Sekretarit të Përgjithshëm të OKB (post për të cilin pritet të jenë në garë më shumë se 20 kandidatë nga vende të ndryshme të botës!!)

Edi Rama e tha hapur se Partinë Socialiste mund ta mbajë nënkontroll vetëm nëpërmjet gjuetisë së shtrigave dhe politikave të internimit enverist. Jashtë çdo segmenti elokuence apo tendence moderuese, për termat me të cilat i përshkruan problemet e rënda në parti, aq sa për mbizotërimin në të, po ushtron mekanizmat e Partisë së Punës, gjyqet politike të Enver Hoxhës, ndërsa vetëm pushkatimin s’e fragmenton dot në axhendën politike kundër rivalëve të Partisë dhe lidershipit politik. Kryesocialisti në detyrë tha se Partia që ai drejton në formë sekti, do mbijetojë pa figurat që kanë kontribuuar ndër vite dhe personalitetet që e reformuan gjatë 20 viteve të pluralizmit. Valës së largimeve të Ermelinda Meksit (ish deputete), Rudina Seserit (ish deputete), Kastriot Islamit (i përjashtuar nga grupi i PS), radha ka mbetur te Pandeli Majko, ish sekretar i përgjithshëm i PS, dhe ish kryeministër gjatë qeverisjes socialiste. “Emërimi i Ermelinda Meksit në bordin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, erdhi natyrshëm. Rudina Seseri ishte një personalitet që i kishte të gjitha atributet për tu kthyer në një figurë të rëndësishme politike të PS, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç dëshironim ne. Pati një seri problemesh në një periudhë kohe që zgjati realisht dhe krejt në mirëkuptim, kur iu bë e asaj e pamundur dhe na u bë ne e pamundur që të bashkëjetonim me qëndrimin jashtë parlamentit, rrugët u ndanë në këtë segment kohe. Kastriot Islami ishte ai që shkeli një vendim të grupit për llogari të tij. Pandeli Majko, do ishte në nder të vendit tonë të kishim një personalitet tonin në postin e zv/sekretarit të OKB. Unë uroj shumë që Pandeliu të shkojë atje dhe të përfaqësojë vendin, denjësisht ashtu siç di ai”- tha Rama. Siç duket me largimin e Pandeliut, kryesocialisti Rama realizon pikësynimet e tij autoritariste për të uzurpuar tërësisht Partinë Socialiste, pavarësisht presionit të bazës socialiste, e cila vazhdon të mos pajtohet me politikat enveriste, që ka instaluar Rama në selinë rozë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”