"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Debatet e PS-te me PS-te

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#16

Post by Sally » Sun Aug 30, 2009 2:03 pm

Image

Kongresi i zi i Edvinit


Rama mbrojti dje imazhin e tij si hajni më i madh i politikës, duke grabitur postin e kryetarit të PS-së dhe duke paralajmëruar se do të shpallë së afërmi grupin armiqësor të Ben Blushit e Arben Malajt. Me tone radikale, ai riktheu metodat enveriste dhe zgjodhi si “byrekun e kongresmenëve” Maqo Lakrorin, në një ditë që s’mund të pranonte kurrfarë vendimi demokratik. Partia e Edvinit shpalli mosnjohjen e zgjedhjeve dhe klasifikimin e Ramës si një vlerë të përjetshme të cilën s’do të ketë humbje që do ta trondisë, sa kohë me të do të jenë Gramozi, Namiku dhe ikonat e tjera të Sigurimit të Shtetit



Me një shfaqje të koordinuar të stilit fashist me atë stalinist, është mbyllur kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Në përfundim, pothuajse është e sigurt shpallja e grupit armiqësor, që drejtohet nga Ben Blushi, e që në brendësi të tij janë Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami, Bashkim Fino e mjaft deputetë të tjerë. Në përfundim është shfaqur edhe Namik Dokleja i Ramiz Alisë. Këtë herë ka qenë radha e Maqo Lakrorit, i cili po kërkon që të përçajë edhe më tej antiedvinistët, duke tentuar që fitoren e kryetarit mandatprerë ta bëjë edhe më spikatës. “Kongresi i Vazhdimësisë”, i thirrur si i Jashtëzakonshëm dje nga Partia Socialiste, thelloi edhe më shumë dasitë që ekzistojnë mes mbështetësve të Edi Ramës dhe kundërshtarëve të tij, që kërkojnë nga ai të marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit.

Pas këtij Kongresi, sikurse u shpreh edhe Ben Blushi, PS-ja rrezikon të dalë edhe më e dobët, ndërsa Edi Rama po i grabit kësaj partie, kryetarin e vet. Përmes forcës së kartonit, “kongresmenët” e PS-së, nëpërmjet një votimi të hapur, rrëzuan paketën e ndryshimeve në Statutin e PS-së të propozuar nga Ben Blushi. Megjithë apelin e Ben Blushit para votimit të kërkesës për diskutimin e ndryshimeve në Statut, për transparencë ndaj publikut, thirrja e përsëritur nuk i ndryshoi rregullat e imponuara përmes forcës së kartonit, nga “kongresmenët” mbështetës të Edi Ramës. Në kongres, u tha se nuk mund të hidhej nën shqyrtim paketa e ndryshimeve statusore pasi nuk ishte objekt i këtij kongresi të jashtëzakonshëm që ka për qëllim vetëm të zgjedhë kryetarin e ri. Marko Bello, një ndër kritikët e Ramës, deklaroi pak pas votimit të “paketës Blushi”, se mund të ketë një kongres tjetër të kësaj partie që do të mblidhet posaçërisht për diskutimin dhe hedhjen në votë të paketës me ndryshime në statusin e PS.

Në përfundim të këtij procesi votimi, Ben Blushi iu rikthye kritikave të tij ndaj Edi Ramës. Duke folur edhe për procesin e votimit të hapur të platformës së tij për ndryshime në Statut, Blushi bëri të ditur se, votimi i hapur i frenoi delegatët të shpreheshin lirshëm. “Për fat të keq PS rrezikon të dalë më e dobët pas këtij kongresi, sepse nuk është me hapin e shoqërisë. Shoqëria kërkon një parti të hapur, demokratike, funksionale, e cila të thotë të vërtetën siç ka ndodhur apo e cila ballafaqon të vërtetat brenda saj. Kjo gjë po mohohet dhe natyrisht që PS-ja sot është më e dobët se dje. Për fat të keq Edi Rama duke thyer Statutin, të cilin e ka propozuar vetë dhe sipas të cilit mandati i kryetari që humbet zgjedhjet ndërpritet, nuk ka arsye të riciklohet duke pretenduar se do të zgjidhet për 4 vjet. Pra, duke lexuar Statutin sipas interesit të vet po grabit kryetarin e PS. Edi Rama po i grabit PS, kryetarin e vet. Këto janë shkelje të rënda me të cilat unë nuk mund të pajtohem dhe vazhdoj të flas.

Një parti politike rrezikon imazhin e vet, dhe jo vetëm kaq, por dhe kohezionin e brendshëm në rast se bashkohet rreth një njeriu, i cili shkel kontratën me të tjerët. Është njësoj sikur shoqëria të bashkohet rreth një njeriu i cili shkel ligjin. Në qoftë se PS amniston shkeljen e statutit vë në pikëpyetje ekzistencën e vet”, u shpreh dje shprehet Blushi. Ndërkohë Ben Blushi, përveç pakënaqësive për mënyrën e votimit dhe të rrëzimit të platformës së tij, nuk kurseu kritikat e përsëritura ndaj Edi Ramës. “Rama hyri me frikë në zgjedhje. Nuk kandidoi për deputet dhe nuk debatoi me Berishën”, dhe të gjitha këto sipas Blushit sollën humbjen PS-se. Blushi tha se Rama nuk ka aftësi të negociojë dhe për këtë PS humbi në zgjedhjet presidenciale dhe për shkak se Rama nuk ka aftësi të bëjë kompromis, nje grup socialistësh u larguan nga PS për të krijuar PSV ‘91. “Rama në këtë kongres nuk po merr një mandat të ri, por po zgjat mandatin e vjetër” është shprehur Ben Blushi midis të tjerave në fjalimin e mbajtur në kongres. Përtej akuzave, Edvini u shfaq gjithë ditën si njeriu që ka fatin e vet personal shqetësimin më kryesor dhe që është krejt i pashpirt kur janë në diskutim solidariteti i PS-së, mbetja e saj e bashkuar, kohezioni brenda fraksioneve opozitare, por së pari dhe më e rëndësishmja, sjellja e trupës ligjvënëse të PS-së në parlament.

Rama konfirmoi se veç fati personal e shqetësonte dhe se për të ishte gati të sakrifikonte një pjesë të rëndësishme të strukturave, por edhe të bënte gjëra të pabëra, më shumë se të turpshme. Dje ai doli krejt lakuriq (në kuptimin politik të fjalës), dhe u tregua ai që të gjithë e pandehin: hajni që vjedh gjithçka për interes të vet. Blushi deklaroi dje se Rama po vidhte postin e kryetarit të partisë, ndërkohë që për të fashitur zhurmën, Edvini i “qerasi” kongresmenët me Maqo Lakrorin, si byrek i ditës. Maqua ishte paracaktuar si Namik Dokleja i 2009-s. Kongresi pati fund e krye stilin e Ramiz Alisë dhe në fakt nxori të njëjtin produkt.

Vazhdimësia ishte një pozicion meskin që i konvenonte shumë Edvinit dhe të shihje elozhet aposteriori të Gramozit, Artës, Valentinës, Namikut, Pandit, Erionit e të tjerëve (siç i thërriste me familjaritet Rama), kuptohej qartë se qëllimi ishte arritur, kongresi kishte përmbushur zezonën e parashikuar dhe se tashmë rruga drejt kalcifikimit në opozitën e marrë peng nga mafia ishte edhe më e garantuar. Sa për kronikë, mund të themi se Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së i vijoi dje diskutimet për procesin zgjedhor të 28 qershorit me një përballje të fortë qendrimesh. Mbështetësit e deputetit Ben Blushi dhe të kandidatit për kryetar Arben Malaj, diktuan për faktin se zgjedhjet duhen pranuar dhe se e vërteta duhet pare në sy. “PS ka humbur dhe duhet thënë e vërteta. Rama nuk duhet të kandidojë”, shpreheshin në diskutimet e tyre, delegatët kundërshtarë të Edi Ramës.

Në të kundërt të rrëzimit të platformës së Ben Blushit, Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së miratoi dje rezolutën për mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 28 Qershor të këtij viti. Rezoluta e Asamblesë së PS mori shumicën e votave pro, vetëm 4 vota kundër dhe një abstenim. Sikurse pritej, Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së, i zhvilloi punimet e tij në prani të kamerave, vetëm kur foli Gramoz Ruçi dhe Edi Rama. Gramoz Ruçi ishte zgjedhur për të denoncuar “vjedhjen e votave” sipas alibisë së PS-së, ndërsa Edi Rama, i cili në prezantimin e platformës ë tij konkurruese për kryetar partie, bërtiste më shumë vetë, se sa duartrokitjet e mundshme, të tipit “sa për ti bërë qejfin kryetarit”.

Në fjalën e tij, Edi Rama, dukje se ishte në një takim elektoral, ku vetëm anëtarësisë së PS-së, nuk i drejtohej për shkaqet e humbjes dhe përgjegjësinë e tij në këtë humbje zgjedhjesh. Kongresi i mbylli punimet pasditen e djeshme, duke marrë edhe vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar partie, sipas parimit “një anëtar një votë”, në 26 shtator të këtij viti. Në garë, pas dorëheqjes ë Arben Malajt, kanë mbetur vetëm Edi Rama dhe “byreku i kongresmenëve”, Maqo Lakrori




Kastriot Islami: “Frika për të ngritur dorën, tregues për tendenca përjashtues në PS”

Deputeti i PS-së Kastriot Islami u shpreh se ka një tendencë në PS për përjashtime dhe për të goditur kundërshtaret. Sipas tij Partia Socialiste është tronditur thellë dhe se ekziston frika që procesi për zgjedhjen e kryetarit të jetë jo legjitim. “PS-ja dallonte nga partitë e tjera për shkak të frymës demokratike dhe është hera e parë që të gjitha gjërat janë bërë me forcën e njëshit”, theksoi Islami. Ai gjithashtu shtoi se shumica e delegatëve nuk janë dakord me atë çfarë po ndodh në PS duke paraqitur edhe disa nga defektet që sipas tij janë vendimi i kryetarit për të shkelur statutin dhe për të kandiduar, mosmbledhja e kryesisë për mospranimin që kongresi të bëhej i hapur për mediat. “Ne kemi mbi 300 firma dhe 200 të tjerë janë të gatshëm për ta firmosur por kanë frikë të shënojnë emrin, fakti që njerëzit kanë frikë për ta ngritur dorën tregojnë që gjërat nuk po shkojnë mire”, theksoi Islami


Eva Allushi: “PS-ja duhet të analizojë shkaqet e humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit”

Kongresi i Partisë Socialiste duhet të analizojë shkaqet e humbjes së saj në zgjedhjet e qershorit. Kështu është shprehur dje, anëtarja e kryesisë së PS-së Eva Allushi. Sipas saj, “duhet të bëhet një analizë e thellë për shkaqet që e çuan PS-në në humbje në zgjedhjet e qershorit”. Allushi gjithashtu u shpreh edhe për punimet në Kongresin e Jashtëzakonshëm duke denoncuar faktin se paketa e ndryshimeve statusore të propozuara nga deputeti Ben Blushi u rrëzua nga delegatët e Kongresit gjatë një votimi hapur.



Artan Lame: “Edi Rama i humbi zgjedhjet dhe me mosdorëheqjen e tij, po përçan PS-në”

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, Artan Lame ka deklaruar se Partia Socialiste ndodhet në prag të një përçarje të thellë. Në një prononcim të tijin, Lame ka theksuar se shkak i kësaj përçarje është Edi Rama, i cili nuk dha dorëheqjen nga posti i kryetarit pasi humbi zgjedhjet. “Jemi në pragun e një krisje të brendshme në parti. Dynjaja që e ka shpikur rregullin që kryetari që humb zgjedhjet ikën, ka bërë gjënë më të mirë pasi shmanget përçarja. Arsyeja kryesore që kryetari detyrohet automatikisht të tërhiqet është që të mos ketë përçarje në parti. Rregullat bëhen më përpara për arsyen që njerëzit të mos ndahen”, ka pohuar Lame



Ylli Manjani: “Me mosdorëheqjen, Edi Rama po merr strehim në sqetullën e ‘politikës së vjetër’”

Juristi i PS-së, Ylli Manjani ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 28 qershorit Partia Socialiste është bashkuar me politikën e vjetër, pasi kryetari i saj Edi Rama nuk ka dhënë dorëheqjen siç e parashikon statuti. “Rama, krejt pa pritur, sot është futur në sqetullën e politikes së vjetër. Nëse në fushatë thuhej se politikani që humb zgjedhjet duhet të largohet, sot po thuhet që ky politikan të rikandidojë”, ka pohuar Manjani. Manjani ka theksuar se do apo nuk do, PS i ka humbur zgjedhjet e 28 qershorit dhe kjo është diçka që duhet të pranohet. “Jemi përpara një fakti të padëshiruar që ne i kemi humbur zgjedhjet. Kjo është një fakt, pavarësisht arsyet. Një pjesë thotë se zgjedhjet janë humbur ngaqë i vodhi Berisha, ndërsa të tjerë thonë se janë humbur për shkaqe të tjera. Por ne sot jemi këtu për të insistuar që gjithçka të pranohet ashtu siç është”, ka deklaruar Manjani. Sipas tij, edhe zgjedhjet për kryetarin e partisë janë të kota, pasi nëse kandidon Rama ka shume mundësi që ai t’i fitoje ato. “Nuk ka kuptim që të ketë zgjedhje për kryetarin. Do të kandidoje Edi Rama dhe do të fitojë. Nuk ka alternativë tjetër”, ka shtuar Manjani
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#17

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 2:16 pm

Malaj: Ja arsyet pse u tërhoqa nga gara për kreun e PS



TiranëDeputeti Arben Malaj ka shpjeguar sot arsyet pse u tërhoq nga gara për të kandiduar për kreun e Partisë Socialiste. Malaj ka bërë para pak momentesh publikisht vendimin për tërheqjen nga kjo garë.

Sipas Malajt gara do të krijonte më tej përçarje në PS, ndërsa ka shtuar se kandidimi i Ramës ka cenuar kredibilitetin. “Nuk u ofrua bashkëpunim brenda Partisë Socialiste”, theksoi Malaj para gazetarëve. Sipas tij, brenda partisë disa persona po përdoren nga kryetari në detyrë Edi Rama.



“Të zgjasësh mandatin kur ke humbur, është një mentalitet diktatorial. Detyra jonë është të paralajmërojmë, që gjithnjë e më tepër shqiptarët të jenë të qartë që ky lloj lidershipi është një rrezik për të ardhmen e Partisë Socialiste”,tha më tej deputeti Arben Malaj.

Duke folur për idenë e bojkotit të Parlamentit e hedhur nga Edi Rama në konferencën për shtyp të së dielës, Malaj tha se kjo nuk është rruga e duhur dhe se bojkoti nuk duhet të ketë një objektiv. “Është e qartë se ideja e bojkotit, është ideja e kryetarit dhe e një grupimi përkrah tij. Për zgjedhjet kemi të gjithë ide të njëjtë, që ato ishin të cunguara. Opozita e vërtetë bëhet vetëm në Parlament dhe brenda institucioneve. Cili është objektivi i bojkotit? Sa do të zgjasë?”, tha më tej ai.

Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Ben Blushi, i cili deklaroi se Kongresi i Jashtëzakonshëm, i cili zhvilloi punimet të shtunën, nuk ishte transparent. Edhe Blushi ka kundërshtuar idenë e bojkotit të Parlamentit.

Blushi ka kundërshtuar ashpër rikandidimin e Ramës, duke e vlerësuar si një shaka, që e beson vetëm ai, ndërsa ka sqaruar se me rizgjedhjen e Ramës, ai do të ketë një mandat 6-vjeçar ndryshe nga sa ndodh zakonisht.

“Kryetari i Partisë Socialiste në detyrë është zgjedhur nga një anëtar një votë. Ky mandat është ndërprerë, pasi statuti thekson se mandati ndërpritet kur kryetari i partisë humbet zgjedhjet. Kjo është kontradita e Edi Ramës. Statusi i PS-së, po shkelet në mënyrë sistematike. Ky njeri nuk ka aftësi për të menaxhuar këtë parti politike. Ne nuk kemi fituar sepse Shqipëria nuk ka pasur mundësi të votojë një parti të majtë. PS është një parti e majtë dhe të gjithë ata që janë atje janë të majtë përveç Ramës, i cili nuk është as i majtë dhe as i djathtë”, tha Blushi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#18

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 2:36 pm

Rama: Berisha do të përgjigjet për zgjedhjet



Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sërish ashpër kryeministrin Sali Berisha për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 28 qershorit.
Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, Rama tha se nuk mund të pretendohet të shkohet në Evropë me zgjedhje të manipuluara.“Lufta ndaj korrupsionin e krimit të organizuar është një prioritet për çdo vend në Bashkimin Evropian dhe kandidat për anëtarësim. Nuk mundet që në BE të aplikohet me një qeveri të dalë nga votat e vjedhura dhe një aleancë me kriminelë të damkosur”,theksoi kryetari në detyrë i PS-së. Ai ka paralajmëruar se Berisha nuk do të mundet t’i shpëtojë dot transparencës së zgjedhjeve.


Rama rideklaroi edhe një herë se objetivi kryesor janë zgjedhjet e parakohshme.''Kongresi ka qenë i qartë dhe i vendosur në konsideratën e legjitimitetit të cunguar të zgjedhjeve''. Zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për t’i dhënë sovranitet parlamentit. Ky parlament nuk mund të jetë teatri i një farse demokratike dhe me këtë parlament PD do ketë raporte të kushtezuara deri në fund. Është fare e qartë edhe autoriteti që kongresi i ka lënë grupit parlamentar të PS-së për të ushtruar sovranitetin e vet”, tha gjithashtu Rama.Konferenca e sotme e Ramës, shmangu çështjen e konfiktit brenda Partisë Socialiste
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#19

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 2:54 pm

Braktisja e Parlamentit, Solis: Rama po fsheh humbjen


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Leondard Solis, e ka cilësuar paralajmërimin e Edi Ramës për të braktisur Parlamentin, si përpjekje për të fshehur humbjen e zgjedhjeve.
“Përpara se Rama të bërtasë për vjedhje nga koalicioni tjetër fitues i zgjedhjeve, duhet të sqarohen partitë brenda koalicionit me PS-në për vjedhjen e votave të tyre, siç është dhe PBDNJ. Dy standarde nuk mund të ketë, kur e grabisin bërtet dhe kur grabit hesht. Siç i ndoqëm dhe zhvillimet e pjesshme të Kongresit me dyer të mbylluara, Rama vetëm për humbës nuk foli, por si gjithnjë gjatë këtyre dy muajve bërtiti për grabitje të votave", tha Solis për mediat.

Duke folur për tërheqjen e Arben Malajt nga gara për kreun e PS-së, Solis tha se “Malaj mbart vlera të mëdha në PS dhe ka kontribuar për të, por në momentin që aty nuk ka më demokraci, dorëheqja e njeriu si ai është më se e drejtë”.Dy ditë më parë Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së vendosi që më 26 shtator të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të partisë. Në garë konkurojnë dy kandidatë, Maqo Lakrori ish-ministër në kabinetet qeveritare socialiste dhe kryetari aktual Edi Rama.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#20

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 2:59 pm

Image

Hajdaraga: Tërheqja e Malajt, Rama theu rregullat



Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme i Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga e ka komentuar dorëheqjen e Arben Malaj nga gara për kreun e ri të kësaj partie si një veprim të drejtë, pasi argumetoi ai: që në fillim, gara është kompromentuar nga kryetari në detyrë, Edi Rama, duke mos lënë hapësira dhe rregulla të qarta loje
.
“Por, në momentin kur Rama mbajti fjalimin e tij në Kongres, nuk pati asnjë shenjë që ai kishte reflektuar për çka kishte ndodhur, pse PS kishte humbur zgjedhjet. Thjesht mbajti një fjalim të përgjithshëm ku thoshte se ne kemi fituar, por zgjedhjet na u grabitën”, tha ai. Sipas Hajdaragës, Arben Malaj, një nga eksponentët kryesor të Partisë Socialiste dhe mjaft i suksesshëm edhe kur PS ka qenë në pushtet, në një moment të caktuar mori përgjegjësinë për të kandiduar përballë Edi Ramës, për t’i dhënë kësaj partie një frymë të re, ndryshe nga ajo që mbizotëron tani.

“Mendoj se Malaj është bindur se nuk mund të kishte rregulla të qarta dhe të pastra loje, pasi uni i Ramës reflektohej në një pjesë të madhe të delegatëve të Kongresit”, vijoi ai. "Në PS, gara për kryetar ka qenë gjithnjë e hapur dhe transparente, ku mekanizmat e saj viheshin në funksion të të gjithë kandidatëve. Tashmë Rama i ka ngushtuar këto hapësira, duke vënë gjithçka në funksion të tij, ndaj dorëheqja e Malaj është mëse e drejtë”, shtoi zyrtari socialist, ish-ministër i Mbrotjes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#21

Post by RapsoD » Tue Sep 01, 2009 2:12 pm

Edvini shpërndan zarfet e pagesave për zgjedhjet e 26 shtatorit
Teza kryesore e fushatës së shtatorit është “zarfa të rëndësishëm për ata që janë hapur kundër meje, pagesa të vogla për të dyshimtët dhe dru për të verbrit-stakanovistë”. Pagesat janë një përdorim i ri i mekanizmit të lejeve të ndërtimit, por ai pritet ta përçajë edhe më shumë anëtarësinë socialiste, të topitur nga përplajet e kongresit të 29 gushtit
Me përfundimin “me suksess” të punimeve të kongresit të 29 gushtit, për Edvinin ka nisur faza e dytë, ajo e darovitjeve për procesin zgjedhor të 26 shtatorit. Sado të duket një proces i sigurtë e pa enigma, meqenëse Maqo Lakrori u paraqit edhe zyrtarisht si “byreku” i kongresmenëve, qerasja duket se s’ka mjaftuar. Sekserët e Edvinit, si gjithmonë të informuar e të kudondodhur kanë përpiluar edhe pikat e dobëta të strukturës partiake, atje ku Edi Rama nuk merr dot 90 % të mbështetjes së anëtarësisë dhe kanë nisur procesin e dërgimit të zarfeve. Sekserëve duhet të mos ua hamë hakun. Ata janë thellësisht të informuar edhe për nevojën e pagesave, prandaj edhe s’kanë ndërmend të harxhojnë zarfe me para atje ku s’duhet. Kështu për shumicën, ata që kanë rrëfyer besnikëri të fortë dhe që e rikonfirmuan edhe në kongresin e 29 gushtit, do të vlejë formula e stakanovistëve; pra e atyre që janë të parët në sakrifica dhe të fundit në pretendime. Pra, besnikët e Edvinit do të mbeten thatë ditën e 26 shtatorit, për shkak se vota e tyre afërmendsh nuk do të jetë vendimtare, por edhe se sekserët janë disi hollë për momentin, dhe po të heqim përqindjen e tyre (që s’preket kurrë) do të mbeten veç qindarka për anëtarësinë e uritur.
Përkundrazi! Me një porosi të posaçme të Edvinit, zarfat do të përcaktohen sipas një formule laksiste veçanërisht për degët e veriut, atje ku me të vërtetë Edvini është fort jopopullor e ku 26 shtatori mund të shfrytëzohet për një rast të fortë propagande. Edhe Vlora nuk paraqitet keq, megjithë propagandën negative të Arben Malajt (ekuilibrohet nga puna e fortë e Shpëtim Gjikës), prandaj edhe një porosi e veçantë është dhënë për degën socialiste të Korçës. Atje Ben Blushi duhet të turpërohet keqazi, prandaj gjatë shtatorit është një rast shumë i mirë që shumë korçarë të jenë (si të munden) anëtarë të PS-së.
Tezat e zarfave janë e vetmja mënyrë elektorale që njeh Edvini, por këtë herë, mostra e lejeve të ndërtimit është holluar disi dhe parimi bazë për 26 shtatorin është: “zarfa të rëndësishëm për ata që janë hapur kundër meje, pagesa të vogla për të dyshimtët dhe dru për stakanovistët”. Parimet në fakt nuk janë fort të reja, por të zbatuara në vitin 2009 nuk janë fort të sigurta, por paraprakisht mediat janë të gatshme të vënë bast se tezat e zarfave do ta përçajnë edhe më tej anëtarësinë socialiste, edhe kështu fort të çatrafilluar nga lidershipi sektar.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#22

Post by alfeko sukaraku » Tue Sep 01, 2009 8:13 pm

Gramozat e Namiket silli ketu,ben blush karabushin qe mundohet te ule figuren kombetare shqiptare edhe qe mbjell percarje nder fetare ne shqiperi,vetem ne serbi edhe ne greqi e deshirojn per kryeminister te ardhshem.

gabimet e edushit u bene ne kohen e tosit te nanes.figura e tij u shfaq si figura e nje gjakatari qe me sopat ne dore pret shtyllat elektrike duke i lene foshnjet ne djep pa drite e pangrohje

perbuzja ndaj katundarve edhe sulmi mbi shtepit e ndertuara pa leje ,nuk i jepnin asnje shance te behej kryeminister...megjithse sala e kishte te marre mandatin qe nga largimi i tosit te nanes.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#23

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 11:40 am

Sally wrote:Rama: Berisha do të përgjigjet për zgjedhjet



Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sërish ashpër kryeministrin Sali Berisha për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 28 qershorit.
Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, Rama tha se nuk mund të pretendohet të shkohet në Evropë me zgjedhje të manipuluara.“Lufta ndaj korrupsionin e krimit të organizuar është një prioritet për çdo vend në Bashkimin Evropian dhe kandidat për anëtarësim. Nuk mundet që në BE të aplikohet me një qeveri të dalë nga votat e vjedhura dhe një aleancë me kriminelë të damkosur”,theksoi kryetari në detyrë i PS-së. Ai ka paralajmëruar se Berisha nuk do të mundet t’i shpëtojë dot transparencës së zgjedhjeve.


Rama rideklaroi edhe një herë se objetivi kryesor janë zgjedhjet e parakohshme.''Kongresi ka qenë i qartë dhe i vendosur në konsideratën e legjitimitetit të cunguar të zgjedhjeve''. Zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për t’i dhënë sovranitet parlamentit. Ky parlament nuk mund të jetë teatri i një farse demokratike dhe me këtë parlament PD do ketë raporte të kushtezuara deri në fund. Është fare e qartë edhe autoriteti që kongresi i ka lënë grupit parlamentar të PS-së për të ushtruar sovranitetin e vet”, tha gjithashtu Rama.Konferenca e sotme e Ramës, shmangu çështjen e konfiktit brenda Partisë Socialiste


Drejtoria e Burgjeve hedh poshtë alibitë e turpshme të Ramës

Një javë para zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk janë dhënë leje për të dënuarit

TIRANE – Akuzat e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për lejet e të dënuarve që janë dhënë për fushatën zgjedhore si dhe gjatë ditëve të votimit kanë marrë përgjigje edhe nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra. Por duket se këtij zërit i shtohet edhe një tjetër. Burime të sigurta nga burgjet bëjnë të ditur se javën e fundit para ditës së votimit drejtoria e burgjeve i ka pezulluar të gjitha lejet për të dënuarit. Pikërisht arsyeja e pezullimit të këtyre lejeve sipas burimeve është që këta të dënuar mos të ndikonin në votim. Kështu akuzave që drejtoria e burgjeve u ka dhënë leje të dënuarve për fushatë dhe këta të dënuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve duket se po bien poshtë nga fakte dhe informacione të reja që po dalin çdo ditë.
Ndërkohë që në një intervistë ekskluzive për “Ora Neës”, drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra ka shpjeguar se çdo i dënuar ka marrë leje konform të gjitha rregullave si dhe ligjeve që janë në fuqi. Ku dosja e çdo të dënuari ka kaluar në komision dhe ai ka vendosur nëse duhet të lërë disa ditë të lirë këta të burgosur apo jo
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kongresi i jashtzakonshem i PS

#24

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 9:18 am

Edhe Kandidati për kreun e PS-së, Maqo Lakrori, sfidon kryetarin në ikje, Edi Rama




Kandidati për kreun e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori ka sfiduar dje kryetarin në ikje, Edi Rama, duke e ftuar këtë të fundit të pranojë një debat të përbashkët televiziv. Lakrori, e ka bër djeë këtë ftesë publike, pas shpalljes zyrtare të kandidaturës së tij, për kreun e selisë rozë. Ai u shpreh se ka gati platformën, me të cilën synon të sfidojë Ramën dhe të çlirojë PS-në nga sindromi populist dhe avangardë që kryetari nmë ikje ka instaluar aty. “Kam hartuar një platformë me të cilën konkurroj dhe që është botuar në formën e një broshure dhe do të shpërndahet në të gjitha strukturat e partisë.

Ftoj edhe konkurrentin tim zotin Rama që të botojë edhe ai platformën e vet.

Gjithashtu shpreh gatishmërinë time që krahas takimeve të pavarura të secilit, të paraqitemi së bashku në 12 qarqet e vendit në takime të përbashkëta me përfaqësues socialistë, në çdo bashki e komunë që të parashtrojmë secili platformat dhe argumentet e veta dhe tu përgjigjemi pyetjes së pjesëmarrësve. Jam i gatshëm gjithashtu që unë dhe konkurrenti im të zhvillojmë një debat përfundimtar publik “live” në televizion një ose dy ditë para votimit të 26 shtatorit”, deklaroi Lakrori.
Ai ftoi të gjithë socialistët dhe opinion publik që të marrin pjesë në këtë proces dhe të japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e tij. “Ky nuk është procesi i dy individëve që konkurrojnë për një vend pune por është proces i Partisë Socialiste po njëkohësisht edhe i gjithë shoqërisë Shqiptare. Është i gjitha shoqërisë shqiptare jo falë kandidatëve por për shkak të peshës që ka në jetën e vendit gjithçka që ndodhet në Partinë Socialiste.
Do të ftojë cilindo të interesuar që fillimisht të analizojë dhe krahasojë platformat e konkurrentëve dhe veprimtarinë e tyre deri në ditët e sotme në jetën politike të Shqipërisë, seriozitetin e garës e dikton rëndësia që ka për gjithë vendin dhe jo për të ardhmen e dy individëve, zgjedhja që përcakton vota e anëtarëve të partisë socialiste në datën 26 shtator”, tha më tej kandidati për kreun e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#25

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 9:40 am

Image




Brenda PS në Shqipëri janë qartësuar dy qëndrime, ai i përfaqësuar nga kryetari i saj Edi Rama, që kërkon bojkot të Kuvendit, dhe ai i përfaqësuar nga anëtari i kryesisë, Ben Blushi që i bën thirrje deputetëve të PS të shmangin bojkotin



Ilir Kadia i BBC bisedoi me zotin Ben Blushi dhe fillimisht e pyeti se pse nuk duhet që socialistët të bojkotojnë Kuvendin?



PS nuk duhet t’i kthehet traditës së bojkoteve në Shqipëri, të cilat ajo i ka dënuar në të shkuarën kur PD e kishte kthyer këtë në një cikël kronik. E dyta PS nuk ka arsye të mjaftueshme për të mos shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. PS është futur në zgjedhje për të marrë pjesë në parlament, pavarësisht sesi do ishte rezultati i zgjedhjeve. Ne nuk shkojmë në parlament vetëm kur fitojmë dhe nuk duhet të mos shkojmë atëhere kur humbim. Arsyeja e fundit është që PS do hyjë në një cikël krizash permanente në rast se nuk hyn në parlament duke mos përmbushur misionin për të cilën është votuar. Arsyet nuk janë të mjaftueshme, nuk janë arsye të PS, janë arsye personale të Edi Ramës




Ju sot mblidhni kryesinë e PS, ndërsa OSBE/ODHIR nxjerr raportin për zgjedhjet. Nëse raporti i OSBE – ODHIR, thotë ‘ok” për zgjedhjet me gjithë problemet që mundet të raportojë dhe kryesia juaj vendos për bojkot, ju si Ben Blushi, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, a do të veproni sipas vendimit të forumit të partisë tuaj, apo vetes tuaj?



Unë jam i detyruar ta dëgjojë raportin e OSBE – ODHIR-it dhe sigurisht që me intereson mendimi i një arbitri relativisht të besueshëm të cilit ne gjithmonë i jemi referuar, por unë jam deputet i PS dhe pavarësisht se do jem kundër bojkotit në rast se kjo gjë vendoset, e kam thënë dhe do e përsëris që do e respektoj vendimin e shumicës brenda PS-së.

Vazhdoj të them që ky vendim nuk është bindës, është i ekzagjeruar, nuk është shumë i justifikueshëm dhe nuk është një vendim i cili premton të mira për opozitën e PS në parlament. Unë besoj që pushteti nuk merret dot në rrugë, por mund të merret në institucione dhe në institucionet e parlamentit të Shqipërisë ne kemi mundësi të bëjmë diferencën me qeverinë, kemi mundësi të themi atë që besojmë se kjo qeveri nuk mund t’a nxjerri Shqipërinë nga kriza, nuk mund të avancojë reformat dhe po ashtu kemi mundësi për shkak të krizave të pritshme të kësaj qeveria që mund dhe të mos varen nga kjo qeveri, shumë shpejt në parlament mund të ketë ndryshime numrash të cilat ne në rast se ne nuk jemi, nuk mund t’i shfrytëzojmë




Për t’u kthyer në pushtet sa më shpejt të jetë e mundur që do të thotë edhe me zgjedhje të parakohshme, a është politikani i së majtës Ben Blushi, partizan i kësaj formule?


Nuk ka opozitarë që nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme përfshirë dhe mua. Çështja është që ne sot ndahemi për mënyrën sesi mund të arrihen zgjedhjet e parakohshme. Unë nuk besoj se mund të arrijmë zgjedhje të parakohshme duke mos shkuar në parlament. Besoj se ka të tjera mundësi për të arritur në zgjedhje të parakohshme.
PS duhet të njohë atë që ka ndodh në 28 qershor, të kuptoj se pse nuk ishte partia apo koalicioni i saj fitues dhe nëse PS ndryshon mendoj se ka rrugës shumë më shumë hapësirë për të zgjeruar aleancat e veta qoftë edhe në këtë parlament. Kjo do të ishte një rrugë besoj më e llogjikshme për të cilën ja vlen t’i besohet për të arritur herët apo vonë në zgjedhje të parakohshme, megjithëse po them atë që besoj është e vështirë të ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, përpara zgjedhjeve lokale




Sot, kryetari i partisë tuaj z. Rama, i ka kërkuar asaj pjese të LSI-së që është kundra Ilir Metës, atyre të pestve dhe të tjerëve, të bashkohen me PS kundër kësaj qeverie, kundër kësaj marrëveshje. Si e vlerësoni këtë apel të kryetarit tuaj?



Deri në njëfarë mase kur kjo thirrje nuk priret nga inati ditës është një thirrje relativisht e llogjikshme. Këtë gjë PS e ka bërë në 4 vitet e shkuara. Kini parasysh që në vitin 2005 LSI doli me gati 120 mijë vota, në vitin 2009 përfundoi me gati 80 mijë vota, që do të thotë 1/3 e numrave të saj i ka marrë PS, pasi të dyja këto parti ndajnë pak a shumë të njëjtin fashë zgjedhësish.

Kjo do të thotë që ndoshta ka shumë anëtarë, njërëz që kanë botuar për LSI-në që kanë arsye të jenë të zhgënjyer sepse votat e tyre shkuan për një qeveri me Sali Berishën, ata njerëz padyshim duhet të kenë një derë hapur në PS. Kjo është normale kur PS ka vetëm një rrugë për t’u kthyer në pushtet të zgjerojë elektoratin e saj majtas, gjë që jo në çdo rast e ka bërë.




Pse pasi dhatë përshtypjen se do të kandidonit për kryetar të PS, themi befas u tërhoqët?



Nuk e di si është perceptuar kjo gjë. Ka shumë njerëz që kanë besuar që unë do kandidoja për kryetar të PS. Unë hyjë tek ata njerëz që jam mësuar ta kontrolloj ambicien time, sidomos në raster kur konstatoj se nuk ka shumë terren për të investuar në këtë gjë.

PS, pas 28 qershorit u fut në një krizë që ende vazhdon dhe duket se do jetë pak e gjatë, u fut në këtë krizë për shkak të ambicies së shfrenuar të Edi Ramës për të mbajtur pozicionin në krye të PS-së, me çdo çmim, me çdo kusht duke shkelur jo vetëm normat e statutit të PS-së, duke rrëzuar preçedentët që kishim krijuar brenda PS sipas të cilit ai që nuk fiton largohet, por për më shumë se kaq e ka futur PS-në në një cikël të vështirë ku baza apo një numër i madh antarësh të PS-së po përdoren si mish për top kundër atyre që mendojnë ndryshe përfshirë dhe mua.

Kjo ka ndodhur gati në 2 muajt e fundit dhe kam frikë se do vazhdoj kjo situatë. E theksoj frenoj ambicien time sidomos kur shikoj që kjo mund t’i japi kosto grupit politik ku unë bëj pjesë. Kjo është dhe një nga arsyet parimore që nuk mora pjesë në këtë garë që ka nisur keq dhe mesa duket do mbyllet keq





Ju thatë dhe mendimin tuaj për garën që mësa duket do të vazhdojë megjithë tërheqjen tuaj apo të z. Malaj, midis z. Rama dhe z. Lakrori. Cili është mendimi juaj për këtë?



Kjo është një garë formale ku konkurojnë dy opsione të rëndësishme brenda PS. Është një formalitet, ne të gjithë e dimë rezultatin që Edi Rama do rizgjidhet në krye të PS-së, për të vazhduar atë që ka nisur duke e bërë më hermetike PS-në, duke ngushtuar bazën elektorale të saj, duke refuzuar të korrektojë ato ç‘ka ishin bërë keq në 28 qershor dhe duke refuzuar të korrektojë platformën e vet jo ideollogjike “Përtej të majtës dhe përtej të djathtës”, duke krijuar një rreth dhe një klientelë mbështetësish në të gjithë forumet e PS-së, gjë e cila dyshoj se do na çoj larg në ciklet pozitive brenda PS-së
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#26

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 10:12 am

Ilir Kadia i BBC bisedoi me zotin Ben Blushi dhe fillimisht e pyeti se pse nuk duhet që socialistët të bojkotojnë Kuvendin?



PS nuk duhet t’i kthehet traditës së bojkoteve në Shqipëri, të cilat ajo i ka dënuar në të shkuarën kur PD e kishte kthyer këtë në një cikël kronik. E dyta PS nuk ka arsye të mjaftueshme për të mos shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. PS është futur në zgjedhje për të marrë pjesë në parlament, pavarësisht sesi do ishte rezultati i zgjedhjeve. Ne nuk shkojmë në parlament vetëm kur fitojmë dhe nuk duhet të mos shkojmë atëhere kur humbim. Arsyeja e fundit është që PS do hyjë në një cikël krizash permanente në rast se nuk hyn në parlament duke mos përmbushur misionin për të cilën është votuar. Arsyet nuk janë të mjaftueshme, nuk janë arsye të PS, janë arsye personale të Edi Ramës


Po me len nje pershtypje jasht mase te vecant pergjigjet e zotit B.Blushi, jan shume pergjigje te kthjella dhe te nje politikani te vertet qe dhe ne nje humbje nuk perdor vetem ankesa po kerkon te eci drejt rruges te qellimit te Partis se Tij.
Nuk e di nese i perdor keto pergjigje nga fakti 1-qe eshte ne kundershtim me zotin E.Ramen, apo 2-jane me te vertet mendimet opinionet e Tij?!
Po te jet qe jan mendimet opinionet e Tij, dua te them qe mes nesh kemi nje politikan me cilesi te larta!
Te jesh nje politikan i fort nuk eshte e then te veprosh vetem kur fiton, perkundrazi kur ndodhesh ne nje betej te humbur dhe mundohesh te punosh akoma me shume. ( dhe jo sic ben zoti E.Rama, qe jemi ne muajin e tret mbas zgjedhjeve dhe perdor po te njeta deklarata ne media shtyp)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#27

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 10:29 am

Edvini vendos për bojkot sa të pastrojë PS-në nga armiqtë



I biri i Kristaqit vendosi mbrëmë bojkotimin e të gjitha institucioneve shtetërore sa të pastrojë Partinë Socialiste nga armiqtë që e rrezikojnë nga rikonfirmimi i pushtetit, kur të humbë bashkinë në 2011 dhe zgjedhjet e përgjithshme në 2013. Blushi dhe të tjerët s’e ndalën dot ofensivën diktatoriale të Ramës, por bojkotimi rrezikon të prodhojë një luftë civile që do ta lërë vendin pa opozitë për vite me radhë

Partia Socialiste shënon një tjetër njollë turpi në historinë politike, teksa mbrëmë ka vendosur të bojkotojë pa afat dhe me kushte antiperëndimore punimet e kuvendit të ri, që starton të hënën. Kryetari mandatprerë Edi Rama, detyroi me dhunë kryesinë e selisë ylberiste që të miratojë më shumicë votash bojkotimin e parlamentit dhe veprimtarisë politike të deputetëve opozitarë, deri në zgjidhjen e problemeve të brendshme të partisë, ku edhe bien në sy ambiciet e rëndomta të Edvinit, për të qëndruar me çdo kusht, madje edhe abuzivisht në krye të PS-së. Një akt jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe me prirje fodullëku, kryetari në ikje, nuk është i shqetësuar se po shkel një standard demokratik, për një vend të lirë dhe kandidat potencial për integrimin në strukturat evropiane. Emblema e tij, pas të cilës ai fshihet, për këtë bojkot, është papranueshmëria e rezultati të zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat sipas tij nuk na paskan arritur standardet, qëndrim ky në disproporcion me atë të ndërkombëtarëve dhe të vëzhguesve të ndryshëm që ndoqën nga afër në tërësi procesin.
Edi Rama nuk ngurron të lexojë deklaratën e Komisionerit për zgjerim Olli Rehn, se zgjedhjet në Shqipëri ishin më të mirat në histori. Ai nuk lexon drejt, asnjë nga raportet e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të vëzhguesve të institucioneve të huaja dhe vendore, të përfaqësuesve politik të opozitës në përgjithësi dhe PS-së në veçanti. Qëllimi i tij i vetëm është përdhosja e çdo ideali demokratik në vend dhe kthimin e Shqipërisë nën palën e kaskierës së vjetruar, të gjinushëve dhe ruçëve, që më vështirësi dhe me ndihmën e “komardares” Rama, po përpiqen të mbijetojnë politikisht.
Pasi eliminoi me frymë diktatoriale zërat ndryshe në parti, zërat kritikë që ngrinin tezat e reformimit të Partisë Socialiste, duke filluar nga kryetari i saj dhe deri në nivelet më të ulëta vendimmarrëse dhe kthimin e saj në një forcë politike konstruktive, Edvini ndërmerr një tjetër hap, për hir të interesave të tij të ngushta dhe personale.
Kërcënoi kryesinë që të vendosë bojkotimin e parlamentit, pa asnjë lloj arsyetimi politik. Ndonëse arsyeja e vetme mund të jetë ajo jo politike. Për realizmin e interesave të tij, siç është qëndrimi në krye të PS-së, në shkelje të hapur jo vetëm të statutit, por edhe të çdo lloj standardi moral, Edvini vendos të mos hyjë në parlament.
Në këtë drejtim, gjithkush në Partinë Socialiste, deri tek anëtari më i thjeshtë i saj, e kanë kuptuar se Rama jo vetëm po tallet me ta, por edhe po i dhunon kohë pas kohe, sipas tekave dhe qëllimeve të tij, përderisa PS, është kthyer tashmë thjesht në një shtojnë të rëndomtë, deri në një rrënim të përafërt, atëherë kur edhe Rama të mos ketë më se çfarë të tentojnë...
Kësisoj, Partia Socialiste shënon një tjetër njollë turpi në historinë politike të saj. Mungesa e debatit konstruktiv, e alternativave politike, por vetëm lojë fjalësh dhe mashtrime në përballjen me opinionin publik, e kanë kthyer PS-në jo vetëm në një forcë fiktive, por njëherazi edhe drejt një degradimi të plotë, përpara skarcitetit politik.
PS po orientohet gjithmonë e më tepër drejt një vetëviktimizimi politik dhe dekompozimit të pashmangshëm, përsa kohë figura me prirje dhe frymë antidemokratike, po tentojnë kalbjen e saj, nëpërmjet shtrydhjes sipas interesave nga ato më personalet, deri tek ato klanore, të ramëve, gjinushëve dhe ruçëve.
Ndaj edhe bojkoti, nuk është politik, pasi, si Rama ashtu edhe çdo kush tjetër, është i vetëdijshëm se PS i humbi zgjedhjet dhe jo se u mohua vota. Partia Socialiste dështoi që në fillim të fushatës, pas mashtrimit të turpshëm që Edvini propagandoi në media, se ka një program me 1001 faqe, ndërkohë që e gjitha ishte pjesë e spekullimeve dhe filozofisë dështake të tij
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#28

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 12:17 pm

Fyerje mes deputetëve në mbledhje




Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka degjeneruar në batuta dhe fyerje personale. Teksa deputetët ishin mbledhur për të diskutuar mbi bojkotimin apo jo të punimeve të Kuvendit situata ka dalë jashtë kontrolli. Burimet konfidenciale thanë shumica e deputetëve kanë marrë fjalën duke dhënë mendimin e tyre në raport me faktin nëse është apo jo e duhur idea e bojkotit të Kuvendit. Teksa pozicionimet ishin të dukshme në kahe të kundërta situata është tensionuar ndjeshëm kur ka marrë fjalën deputetja e re e Durrësit Rudina Seseri. Ajo mësohet të ketë thënë se mbështet fuqimisht bojkotin e punimeve të Kuvendit teksa ka nënvizuar se “ndonjë këtu si Beni merret me vitin kur kam ardhur unë në Partinë Socialiste”. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti Ben Blushi i cili i ka kërkuar Seserit të tregojë se për cilin Ben e kishte fjalën. Seseri e sqaron se personi të cilit po i drejtohej për këtë çështje ishte Ben Blushi. Kaq ka mjaftuar që situata të ndërlikohet dhe sipas burimeve Blushi ka paralajmëruar Seserin të mos guxojë të merret me emrin e tij. Në debat e sipër Blushi i është drejtuar deputetes së Durrësit duke e cilësuar “budallaqe” madje duke ju drejtuar Ramës ka shtuar se “nuk e ke fajin t’i por ky që e ka mbushur grupin me budallenj si puna jote”. Më pas mësohet të ketë ndërhyrë Edi Rama i cili ka paralajmëruar Blushin se nuk mund të guxojë të fyejë asnjë deputet të Partisë Socialiste në mbledhje. Blushi i është drejtuar Ramës duke shtruar pyetjen “po t’i kush je që flet”. Situata pas shumë batutash dhe fyerjesh personale ka dalë jashtë kontrolli dhe shpëtimi është gjetur nga ish-kryeministri Pandeli Majko. Ky i fundit mësohet të ketë kërkuar pesë minuta pushim për të qetësuar gjakrat e deputetëve. Pasi ka rifilluar mbledhja është vendosur që punimet e Kuvendit duhet të bojkotohen dhe se duhet ngritur një grup pune që do të perpilojë modalitetet e rikthimit të mundshëm të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#29

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 5:04 pm

Deputeti socialist, Andis Harasani akuzon kryetarin në ikje se po përdor PS-në, për interesat e tij



Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka reaguar ashpër dje ndaj vendimit për të bojkotuar parlamentin, duke deklaruar se ky vendim i përngjet interesave të Ramës. Duke iu referuar mospjesëmarrjes në seancën e parë të parlamentit, Harasani deklaroi se Partia Socialiste duhet t’i drejtohet derës së Kuvendit, nëse kërkon vërtetë drejtësinë. “Ne duhet të hyjmë në parlament dhe të luftojmë për të arritur atë drejtësi që kërkojmë. Nëse dalim nga parlamenti nuk do të lejojmë të arrihen standardet që kërkohen”, u shpreh ai.
Deputeti dhe njëherazi anëtari i kryesisë socialiste, Andis Harasani, argumentoi kryetari në ikje ka bërë në mbledhjen e grupit kuvendor disa propozime të çuditshme ndërsa nuk ka mbajtur as fjalim, por në mënyrë mos përfillëse ka shpërndarë disa trakte. “Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, nuk mbajti fjalim në grupin kuvendor të PS-së, por na paraqiti një dosje, ku u bënë me dije kushtet e selisë rozë për të mos hyrë në parlament. U vendos në mënyrë të çuditshme që të mos shkohet në parlament”, tha ai.
Harasani shtoi më tej kanë qenë dy skema veprimi, njëra luftë brenda parlamentit dhe tjetra jashtë parlamentit, të cilën dhunshëm e ligjëroi Edi Rama, kryetari në ikje. Deputeti i PS-së tha se u kërkua bërja e një opozite konstruktive në parlamentin e ri dhe jo orientimi drejt bojkoteve. “Bojkotet nuk sjellin asnjë zhvillim të mirë për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Socialiste. Me këtë dua të theksoj se mënyra më e mirë për të demonstruar fuqinë tonë politike dhe paraqitur kushtet tona është përballja në kuvend. Ndërsa, skema e bojkotit është e rënë për PS-në”, tha Harasni.
Sipas tij, grupi kuvendor, nën diktatin e Ramës, ra dakord që zgjedhjet parlamentare ishin me legjitimitet të cunguar, por ajo çka i diferencoi ato, ishte bojkoti ose jo i parlamentit duke ritheksuar edhe njëherë idenë, se është nuk është normale që PS-ja të mos marrë pjesë në të.
Në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor morën pjesë 65 deputetë të PS-së, të cilët fituan mandatin në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që një pjesë e tyre, si Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani etj, që janë dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie, kundërshtojnë vijën e kryetarit në detyre, Edi Rama, për bojkot apo marrëdhënie të kushtëzuara të PS me parlamentin e ri të dalë nga këto zgjedhje
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debatet e PS-te me PS-te

#30

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 5:12 pm

Image



Reagojnë Ben Blushi dhe Arben Malaj pas mbledhjes së grupit kuvendor socialist



Dy nga zërat kritikë të kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Arben Malaj, reaguan dje ndaj vendimit për bojkotimin e punimeve të kuvendit.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Blushi dhe Malaj denoncuan farsën e radhës të Edi Ramës, duke e konsideruar bojkotin si të dëmshëm politikisht për partinë opozitare. “PS mund të maksimalizonte eficencën e saj brenda parlamentit, me të gjithë mënyrat demokratike të mundshme. Bojkotin nuk e shoh si mënyrën më të mirë, ne mund të kushtëzojmë brenda institucioneve dhe kushti kryesor të ishte integrimi i vendit, në momentin që ngec integrimi atëherë mund të kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Malaj.
Ai pranoi edhe njëherë se për socialistët zgjedhjet e 2009-ës janë një mundësi e humbur për të arritur standarde europiane. “Në Partinë Socialiste pas mbetjes në opozitë në mënyrë të përsëritur, ka mendime ndryshe për veprimet politike që duhen ndërmarrë pas zgjedhjeve 2009. Ajo që duhet pranuar është se zgjedhjet ishin një shans i humbur për ne”, tha deputeti socialist.
Deputeti dhe njëherazi anëtari i kryesisë socialiste Arben Malaj tha se “Partia Socialiste në misionin e saj edhe në opozite duhet të jetë aktive dhe efektive për të nxitur reformat që e përshpejtojnë procesin dhe rrisin cilësinë e integrimit të vendit, por për të kontribuar në këtë drejtim, duhet të jetë e pranishme në kuvend. “Partia Socialiste është forca më e madhe opozitare në vend dhe në misionin e saj parlamentar është edhe integrimi i vendit në BE. Ndaj edhe mendimi i një pjese të anëtarëve është që të mos braktisim institucionet”, nënvizoi më tej Malaj.
Në të njëjtin qëndrim u shpreh edhe deputeti dhe anëtari i kryesisë Ben Blushi, i cili u shpreh se bojkoti do të dëmtojë PS-në
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”