Page 1 of 1

C''fare kerkon Fatos Nano?

Posted: Thu Jun 14, 2012 10:37 am
by Adriana
1- [quoteemFatos Nano do të formojë parti politike]Tiranë, 12 qershor - Fatos Nano ka shpallur publikisht lëvizjen për krijimin e një partie në përfundim “të ëndrrës presidenciale” dhe në 21-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Ish-kryeministri i vendit pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në postin e kreut të shtetit, ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të Berishës dhe Ramës. Krijimi i kësaj partie mund të rezultoi një tjetër fraksion brenda PS-së pasi thuhet se ajo do të krijohet “bashkë me një grup përfaqësuesish të Partisë Socialiste”.

“Qëllimi i Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve është pë bashkimi i të gjithë popullit të majtë, i të gjithë popullit opozitar, për të fituar së bashku zgjedhjet në vitin 2013. Njëkohësisht kjo Lëvizje do të mbështesë të gjithë sensibilitetin e socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për ti dalë për zot fateve të Partisë Socialiste duke larguar Edi Ramën nga pozicioni që ai ka uzurpuar si Kryetar i pamerituar dhe humbës i palodhur. Ta largojmë humbësin përsëritës dhe kronik Edi Rama që të fitojmë kundër Sali Berishës në vitin 2013”, thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga Arian Galdini, koordinator i kësaj lëvizjeje.

Që pas largimit nga drejtimi i PS-së në vitin 2005, Nano vazhdimisht ka kritikuar kreun e saj, Edi Ramën. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Nano ndërmori lëvizjen të ashtuquajtur “për bashkimin e të majtës”, duke zhvilluar takime me kreun e LSI-së dhe disa parti të tjera periferike të së majtës.Ajo që vihet re në këtë komunikatë, është se Nano nuk zotohet vetëm për hakmarrje nga Ramës por edhe ndaj Berishës, të cilët nuk e mbështetën për president.

“Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve synon të bashkojë çdo socialist, çdo të majtë, por edhe të gjithë opozitarët me këtë Qeverisje dështake e të padrejtë, në mënyrë që së bashku të fitojmë zgjedhjet e vitit 2013. Bashkë e mundim Sali Berishën. Bashkë i fitojmë zgjedhjet në vitin 2013”.
[/quoteem]
----



2- [quoteemNano: Të marrim në dorë fatet e PS-së]Tiranë, 12 qershor - Lideri historik i së majtës lëshoi akuza të forta në dejtim të kryetarit të Socliastëve Edi Rama, duke u bërë thirrje socialistëve të marrin në dorë fatet e PS-së. Siaps Nanos, Rama e ka zhytur PS-në dhe Shqipërinë në krizën e padijes dhe papaftësisë së tij.

“Të dashur miq socialistë! U bënë vite tashmë që Edi Rama nuk përfaqëson më socialistët apo interesat e tyre. U bënë vite tashmë që Edi Rama përfaqëson vetëm një klan uzurpator e pervers humbarakësh e frikacakësh që u ka shkaktuar socialistëve vetëm humbje, dhembje e nëpërkëmbje, sikurse e ka zhytur Shqipërinë në kriza të njëpasnjëshme.

Edi Rama është mbjellësi i krizave, urrejtjes dhe humbjes. Edi Rama nuk e ka më mundësinë që të jetë Përfaqësuesi, Zëri e aq më pak Lideri i Socialistëve.”0 shprehet Nano.

Në ditën e 21-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, Fatos Nano kërkon mbështetje për të marrë sërish drejtimin e PS-së, në mënyrë që siç shprehet ai, socialistët të shembin sistemin humbës që ka instaluar kryetari aktual Edi Rama.

“Unë tashmë u vetëofrohem të gjithë socialistëve dhe popullit opozitar që së bashku të marrim fatet e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë në duart tona e të mos lejojmë më që humbjet e parreshtura të socialistëve të kthehen në humbje për Shqipërinë, nëpërkëmbja e socialistëve të kthehet në nëpërkëmbje për Shqipërinë, kriza e Edi Ramës të qëndrojë si kërcënim e ndëshkim krizash për Shqipërinë.

Unë shpreh e ritheksoj edhe njëherë mirëbesimin tim, e i bëj thirrje Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Kuvendor të PS Gramoz Ruçi, dhe drejtpërdrejtë të gjithë deputetëve të PS që në këto momente kaq të rëndësishme për fatet e Shqipërisë të bëhen dalëzotsa, të rigjejnë dinjitetin, të marrin vendime të drejta në tejkalimin e këtij ngërçi politik të stërzgjatur.

Ngrihuni përtej limbos së Kryetarit aktual Edi Rama, dhe bëjeni Partinë Socialiste dhe Shqipërinë fituese me Fatos Nanon. Të bëhemi bashkë që të fitojmë bashkë!”, nënvizon Nano.
[/quoteem]

----



3- [quoteemNano: Hiqeni Ramën, me mua i fitoni zgjedhjet]Tiranë, 13 qershor - Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve njoftoi sot se së shpejti do të nisë nismën statutuore me anëtaret e PS për të kërkuar largimin e Ramës nga kryetar partie dhe marrjen e drejtimit të forcës së majtë nga ish-drejtuesi Fatos Nano me qëllim nxjerrjen e PS fituese në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

"Nisma, për të kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik Edi Rama, si edhe për të sjellë në Krye të PS, Kryetarin Historik dhe Fitues Fatos Nano", regoi Levizja pro tij, nje dite pasi kryesocialisti Rama u shpreh se PS nuk do e kandidonte Nanon si president per shume arsye te caktuara.

Pas deklarates se Rames, Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve hidhet ne veprim duke u bërë thirrje sot të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit të majtë, popullit opozitar që t'i bashkohen kësaj levizjeje duke rregjistruar emrat e tyre pranë zyrave përkatese të kordinimit.

“Shumë shpejt do t'ju bëjmë të njohur emrat e të gjithë kordinatorëve kudo në çdo cep të Shqipërisë si edhe detajet e kontakteve ku mund të drejtoheni". Madje Lëvizja ka përgatitur dhe një moto.

“Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve është një projekt pëbashkues i socialistëve, popullit të majtë, popullit opozitar, e si i tillë është një projekt fitues. Ne jemi dalëzotsa dhe motoja jonë është: Unë jam, Unë mundem. Ne jemi, Ne mundemi. Bashkë e bëjmë Shqipërinë fituese. Bashkë e bëjmë Shqipërinë Europiane” Duke pasqyruara fitoret dhe humbjet e Nanos, Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë të zgjedhurve lokalë e qendrorë të PS që t'i bashkohen nismës për çlirimin e PS.


“Ta clirojmë nga ankthi dhe sëmundja e humbësve dhe humbjeve, si edhe për ndërtimin e një bashkëudhëtimi të ri prej dalëzotsash si fitues së bashku me Fatos Nanon”. Ky qëllim sipas kësaj Lëvizje nuk synon konflikte, por synon fitore.

“Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve nuk synon e as inkurajon konflikte të reja, por me konstruktivitet synon të bëjë fituese PS, që populli i majtë, populli opozitar të kthehet në krye të detyrave qeverisëse për vendin, në mënyrë që të përshpejtojmë se bashku realizimin e reformave të domosdoshme, si edhe arritjen e objektivave për përparimin e merituar të axhendës së integrimit europian. Fatos Nano di ta munde Sali Berishën. Fatos Nano mundet ta munde Sali Berishën.”
[/quoteem]