ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Wed Apr 23, 2014 10:18 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 39 posts ]  Go to page 1, 2, 3  Next
Author Message
 Post subject: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#1  PostPosted: Fri Aug 24, 2012 9:38 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2697
Location: Tirana
Gender: Female
Kaluan ditet, javet, muajt edhe vitet, ju ku u rikthyem perseri ne ''hapni kutite'' :(

Shpresoj qe 2013-ta mos te sjelli pengesa te tilla, dhe me e rendesishme eshte te mos te na sjelli trazira.

Kush duhet te na kryesoj?
C'fare ndryshimi ka pasur ne keto kater vitet e shkuara?
Etj,etj,etj...

...le te grumbullojme ne kete teme gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013, gjithashtu ndihmoni duke dhene mendimin tuaj.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#2  PostPosted: Fri Aug 24, 2012 10:06 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2697
Location: Tirana
Gender: Female
Mbas deklarates se AKZ para disa ditesh e cila shprehu shume qarte qe per te larguar PD ( ose me mire qysh e shprehen vet ata S.Berishen ) jane te gatshem te bashkupunojne me cilen do parti qe ka te njejten qellim, deklarata titullohej ''edhe me djallin do bashkpunojme per te larguar Berishen".



Por kjo nuk mbaron ketu, se sot gjithahstu Ps deklaron nje gje te ngjashme....


Veliaj: PS e hapur për koalicion me Topin e Spahiun

Për Partinë Socialiste kryeministri Berisha gënjen emigrantët shqiptarë, kur deklaron se do vendosë që ata të votojnë. Qëndrimi ka ardhur nga sekretari për emigracionin Erjon Veliaj në një intervistë për News 24. Veliaj thotë se kryeministri nuk lejon votën e emigrantëve shqiptarë, pasi i trembet votës së lirë. Dhe më qartë qëndrimin e tij e tregon refuzimi i 2 propozimeve të selisë rozë për të bërë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Për Veliajn në 8 vite qeverisje Berisha, nuk ka bërë asgjë për emigrantët, duke mos ndërtuar asnjë shkollë apo qendër kulturore jashtë vendit. Kemi të bëjmë me një njeri që si në partinë e tij, si në jetën e tij personale dhe si në shtetin që menaxhon nuk ka pikë afeksioni për emigrantët, se as i kupton, as nuk i ndjen dhe as nuk i do. Ky është thelbi i kësaj historie, besoj se nuk ka emigrantë sot, që e ha këtë premtim dhe këtë gënjeshtër gushti për votën e emigrantëve, tha Veliaj. Përsa i përket aleancave të mundshme para ose post zgjedhore, Veliaj argumenton se socialistët janë të hapur për të krijuar çdo lloj aleance, kundër regjimit të Berishës, pa përjashtuar as partinë e ish-presidentit Bamir Topi dhe Aleancën Kuq e Zi.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#3  PostPosted: Thu Jan 31, 2013 5:35 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2697
Location: Tirana
Gender: Female
  Më 30 mars do të “shkallmojmë” ambasadat shqiptare nëpër botë

Presidenti i shoqatës “ILIRIA – LIDHJA E EMIGRANTËVE SHQIPTARË” me qendër në Romë, Vladimir Kosturi, i është drejtuar emigrantëve shqiptarë, duke i ftuar që më 30 mars të bashkohen për të shpërthyerambasadat, nëse Shqipëria nuk miraton lejimin e votimit për emigrantët shqiptarë.

“Kudo ku jemi në gjithë botën, të shpërthejmë në mënyrë simbolike kangjellat e ambasadave dhe konsullatave shqiptare për të demonstruar faktin se ato ndërtesa janë bërë prej djersës, sakrificave dhe mundit tonë. Pikërisht, këtë ditë do të dorëzojmë publikisht edhe peticionin drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Nishani, presidentëve të shteteve të të gjitha vendeve, ku ka raprezentanca diplomatike shqiptare dhe organizmave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Po çfarë kërkohet në këtë peticion? Shoqata “Iliria – Lidhja e emigrantëve shqiptarë” thekson se kërkojnë: a) të drejtën e votës për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo ku ato ndodhen dhe b) pavarësisht nga pjesëmarrja reale e emigrantëve në votime, pjesëmarrjen e të paktëve 40 deputetëve në parlamentin e ardhshëm shqiptar, të cilët do të përfaqësojnë diasporën shqiptare dhe kësisoj do të jenë zëri i emigrantëve shqiptarë nëpër botë dhe interesave të tyre.  


Nuk jam aspak dakort me shprehjet ''shkallmojmë'', ''shpërthyer'' ambasadat dhe konsullatat shqiptare.
LIDHJA E EMIGRANTËVE SHQIPTARE duhet te gjej nje menyre tjeter per te kerkuar keto te drejta per emigrantet shqiptar, dhe jo ti ftoj ata per te ''shkallmuar'' , ''shperthyer'' shtepine e tyre, se cdo amabasad shqiptare eshte shtepia jone, atdheu yne!!
Shume mire e bukur mund te protestojne ne menyre shume me ndryshe se sa ....

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#4  PostPosted: Thu May 16, 2013 12:19 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
"Topi: Mund të rishohim mundësinë për koalicion, por me kushtet tona" wrote:
Tiranë, 16 maj - Partia Fryma e Re Demokratike nuk e mohon mundësinë e koalicioneve paszgjedhore.

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet të kësaj partie në komunën e Xhafzotajt, në Qarkun e Durrësit, theksoi se FRD ka patur shumë oferta për bashkëpunim, madje i janë ofruar edhe karrige në parlament, por Fryma e Re nuk ka pranuar, pasi aleanca e saj është vetëm me qytetarin. Ne , u shpreh ai, "nuk e mohojmë mundësinë për koalicione, por ato do të zhvillohen sipas kushteve tona, pasi do të arrijmë numrat e nevojshëm për ta bërë një gjë të tillë".

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i bëri thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë këtë qeveri.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, që është edhe prijësi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Durrësit, u shpreh se çështja e koalicioneve ka qenë e paravendosur në FRD, pasi qysh një vit më parë, kjo forcë politike pati deklaruar se aleanca e saj e vetme do të ishte ajo me qytetarët.


le te rikujtojme:
Në vitin 2007, gjatë negociatave për zgjedhjen e presidentit me konsensus midis pozitës dhe opozitës, Bamir Topi nuk pranoi që emri i tij të diskutohej në këto negociata. Ai tha se nuk do të pranote qe koka e tij të vihej nën gijotinën e xhelatit politik Edi Rama. Më 20 Korrik 2007 pas katër raundesh votimi Bamir Topi u zgjodh President i Shqipërisë.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#5  PostPosted: Sat Jun 01, 2013 9:34 am 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Eksploziv pallatit të kryetarit të PD-së në Vlorë

Vlorë, 1 qershor - Një sasi tritoli ka shpërthyer në një pallat në Lagjen 28 Nëntori në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht dhe kandidatë në listat e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas një njoftimi paraprak për shtyp të policisë së Vlorës thuhet se në këtë orë u mor njoftim në sallën operative se një sasi eksplozivi kishte shpërthyer në katin e 10 të një pallati 12 katësh ku kati i fundit i përkiste kandidatit aktual në listat e PD-së, Ardian Kollozi, shkruan Shekulli.

Një kat më poshtë banon i pari në listën për kandidat në radhët e LSI-së, Shkelqim Selami. Eksplozivi i cili mendohet të jetë nga 200 gram deri në 500 gram është vënë në shkallet e pallatit në katin e 10 dhe vala e shpërthimit ka qenë e aq fuqishme sa ka dëmtuar dyert, ka shkaktuar thyerje xhamash dhe vatra e shpërthimit ka lënë një gjurmë me diametër 20 me 10 cm në dysheme.

Nuk janë shënuar dëme në njerëz, gjithsesi autoambulancat dhe mjeket rojë kanë qenë prezent për mjekime të vogla të personave të cilët janë tronditur nga vala e shpërthimit. Policia po heton që prej orës tre të mëngjesit me mjaft ekspert të saj por të mbërritur edhe nga Tirana në mënyrë të menjëhershme.

...hetimi për ngjarjen po vijojnë.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#6  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 10:48 am 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Arrestohet në flagrancë militanti i LSI-së, blinte vota

Korçë, 23 qershor -Ditën e sotme rreth orës 03.00 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pajtim Myrtollari, 51 vjeç, banues në Korçë, raporton Panorama.

Arrestimi ndodhi pasi ditën e djeshme, rreth orës 23.10 në vendin e quajtur Ura e Fajancës, në automjetin e tij tip benz KO 8013 janë gjetur 11 zarfa letre, me nga 5000 lekë të reja, të cilat dyshoheshin se u ndaheshin personave të ndryshëm në këmbim të votës në favor të LSI-së , ku i ndakuari ishte koordinator.

Po për këtë ngjarje filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, për shtetasit Th.Sh 27 vjeç, lindur në Durrës banuese në Korçë si dhe R.T 48 vjeç lindur dhe banues në Korçë. Si provë materiale janë sekuestruar 11 zarfet me shumën total 55000 lekë si dhe automjeti.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#7  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 10:49 am 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Grushta mbi kandidatin e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës

Incidentet elektorale për fat të keq janë duke u shtuar edhe në Korçë.

Kandidati i PS për deputet. Ilir Pendavinji. është dhunuar fizikisht.

Mësohet se Pendavinji është dhunuar gjatë inspektimit të një qendre votimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.10 në qytetin e Korçës. Një përfaqësues i PD-së. sipas vetë të dëmtuarit. e ka sulmuar atë fizikisht jashtë qendrës së votimit, ndërsa nuk ka pasur ndërhyrje nga ana e Policisë së Shtetit, megjithëse kjo e fundit ka qenë prezent në vendin e ngjarjes.

Në një prononcim për gazetën Antena News, kandidati i PS Pendavinji ka bërë të ditur se “presioni dhe terrori nga ana e përfaqësuesve të PD nuk mund t’i trembë qytetarët e Korçës që do votojnë sipas tij për ndryshimin”.

Ngjarja, thekson Pendavinji, është e rëndë, teksa ai do bëjë dhe një kallzim penal për të.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#8  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 10:50 am 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Incident në Laç, vritet komesioneri i LSI-së, plagoset kandidati i PD-së

Tiranë, 23 qershor - Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë, raporton “Top Channel”.

Policia e Lezhës njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi", 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratik, dhe një i afërm i tij, ka mbetur i plagosur.

Policia e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e autorëve.

Image

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#9  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 12:06 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Hoxha, drejtor i Policisë Ndërtimore të Tiranës, ka kërcënuar komisionerët e majtë në qendrën 1694 në Tiranë, duke sjellë edhe bllokimin e procesit zgjedhor.

Komisionerët e majtë janë ankuar për Florenc Hoxhën, që nuk dihet se me çfarë statusi paraqitet në një qendër votimi dhe bën presion.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se ka ndaluar dhjetë persona, që i përkasin bandës së Emiliano Shullazit.

Policia thotë se ata janë ndaluar për armëmbajtje pa leje.

Shullazi u lirua vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që pati spekulime në media se ai do përdoret për fushatë nga koalicioni i djathtë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara.


Image

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#10  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 12:44 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
PD reagon mbas ngjarjes tragjike te Lacit

Deklarata e plote e PD-se

Politikanet e nekro politikes vrapuan te nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike te Lacit, nje akt I paster terrorist ndaj kandidatit te Partise Demokratike, Mhill Fufi.

Politikanet e nekro politikes harruan te shprehin ngushellime publike per familjen e viktimes dhe te permendin plagosjen e kandidatit te PD dhe te afermit te tij nga persona, mbeshtetes dhe perkrahes te PS dhe aleateve te saj, disa prej te cileve shkuan nga Tirana per motive te paqarta.

Keta persona, thirrjes te kandidatit tone, largohuni dhe mos ndani leke ketu i jane pergjigjur me arme, duke plagosur kandidatin e PD dhe te afermin e tij, Kastriot fufi.

Partia Demokratike denon cdo akt dhune, fton qytetaret te votojne te qete, te marrin pjese te gjithe ne keto votime qe jane te nje rendesie jetike per zhvillimin dhe integrimin e shqiperise ne BE.

Partia Demokratike i shpreh ngushellimet familjes se viktimes dhe i uron sherim te shpejt kandidatit per deputet Mehill Fufit dhe te afermit te tij, Kastriot Fufi.

Partia Demokratike denon me ashpersi cinizmin, papergjegjeshmerine dhe thirrjen per dhune te çiftit Rama –Meta, qe te etur per pushtet shpallin se jane te gatshem me cdo mjet te permbysin qeverine demokratike.

Partia Demokratike ju kujton ketyre aventuriereve politike se vota e lire e shqiptareve do te respektohet me cdo cmim dhe se cdo mjet tjeter, perveç votes se lire, per te marre pushtetin, ka vetem nje pergjigje ligjore: deshtimin e plote dhe total te aventures dhe aventuriereve te saj.

Duke perfunduar, Partia Demokratike falenderon perzemersisht te gjithe zgjedhesit shqiptare per pjesmarrjen e larte ne keto votime dhe fton cdo qytetar te permbushe detyrimin e tij politik dhe atdhetar, te vojne sot, te mos i mungojne shqiperise kete dite percaktuese per 4 vitet qe vijne.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#11  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 1:31 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Policia e Shtetit: Ja ngjarjet në rrethet kryesore:

Policia e Shtetit ne nje njoftim te fundit per mediat, duke perseritur se eshte ne krye te detyres per sigurimin e rendit e qetesise ka numeruar incidentet e regjistruar ne rang vendi.


“Gjatë këtij harku kohor janë evidentuar disa vepra penale për të cilat strukturat e policisë kanë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale, duke marrë dhe masa të menjëhershme për identifikimin e kapjen e autorëve të tyre”- ka thene zedhenesi Sulejmani.
Në Qarkun e Elbasanit
Rreth orës 11.00’ është marrë informacioni se në një qendër Votimi në qytetin e Peqinit është goditur me mjete të forta nga tre shtetas anëtari i Komisionit i kësaj qendre votimit, si dhe i kanë marrë kartën e identitetit bashkëshortes së tij. Menjëherë nga ana e policisë u shkua në vendin e ngjarjes, ku u bë i mundur identifikimi i personave, si dhe sekuestrimi në cilësinë provës materiale i mjetit me targa TR 5515 K, me të cilin këta shtetas qarkullonin në qytetin e Peqinit. Tre personat e identifikuar janë:
Gazmend Sinani, drejtuesi i mjetit tip Mitsubishi
- Astrit Kashi
- Aleksander Bajo, që të tre banues në Elbasan.
Këta shtetas janë shoqëruar dhe aktualisht për rastin në fjalë po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar mjetit u gjeten dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 2 arme zjarri tip automatike, 1 shotgan, si dhe një sasi municionesh.

Në Qarkun Korçë
1. Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pajtim Selman Myrtollari, vjeç 51 nga Korça. Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 23.10’ në vendin e quajtur Ura e Fajancës është kapur në flagrancë me automjetin tip benz KO 8013, me 11 zarfa me nga 5000 lekë të reja, të cilat dyshohet se do u ndaheshin personave të ndryshëm për të votur për Subjektin Politik LSI , ku ky i fundit ishte dhe Koordinator i këtij subjekti. Po lidhur me këtë rast filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal për 2 shtetas të tjerë. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” të parashikuar nga neni 328 i K.Penal.
2. Ndërkohë po në Korçë filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasve Shkëlqim Belul Topa, punonjës i Komunës Libonik dhe Naveljan Shkëlqim Topa, përkatësisht 45 dhe 20 vjeç, pasi akuzohen se rreth orës 22.00’ të ditës së djeshme, në Libonik, për shkak të bindjeve partiake kanë goditur me sende të forta shtetasit Armando Pëllumb Cenolli e Maksi Njazi Cenolli, edhe këto banues në fshatin Libonik. Ndaj tyre u kryen veprimet procedurale e materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.
3. Rreth orës 10.30’, në qytetin e Korçës, në lagjen nr.4, përballë shkollës 9- vjecare “Nuci Naci”, ka patur një grindje mes shtetasve Edmond Poreci dhe shtetasit Leonard Mitre për motive ende të pasqaruara. Për ndërprerjen e këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë kandidati për deputet i partisë socialiste shtetasi Ilirjan Pendavinji, i cili në momentin që po ulte konfliktin është goditur në fytyrë me grushta nga shtetasi Edmond Poreci. Nga ana jonë janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe hetimore dhe po punohet për kapjen e autorit. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Korçe për veprime të mëtejshme për veprën penale dëmtime të tjera me dashje të parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.


Në qarkun Tiranë

1. Mbrëmë rreth orës 23.30’ në ambientet e një lokali në në rrugën “Pandi Dardha”, është plagosur me armë zjarri shtetasi Ardi Rrahman Kacnija, 38 vjec, me banim në Tiranë, si dhe janë goditur me mjete të forta 2 shtetas. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale, ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin, kapjen e autorëve të këtij konflikti, si dhe dokumentimin ligjor të saj.
2. Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tafil Hysen Daci, vjeç 35, banues në Kamzë, pasi rreth orës 01.45’, në Zall Mner nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë AA 738 BH, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip TT, të cilën e mbante pa leje.
3. Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Kavajë filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit Emiljano Vullnet Leka, vjeç 29, banues në Kavajë, pasi rreth orës 22.00’, në qytet, gjatë kontrollit të mjetit tip “Skoda” me targë AA 312 GM, të cilin ky shtetas e braktisi për t’i shpëtuar kapjes nga forcat e policisë, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik si dhe një sasi prej rreth 300 fishekësh, të cilat i mbante pa leje, po ashtu iu gjet dhe sekuestrua një tabelë e Policisë Bashkiake.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#12  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 2:24 pm 
Offline
Junior Member
Junior Member

Joined: Tue Jun 11, 2013 6:37 pm
Posts: 6
Gender: Male
Quote:
Lajm i fundit - Pas ngjarjes se Lacit, ku mbeti i vdekur nje person dhe u plagosen dy te tjere, policia ka shpallur 7 persona ne kerkim dhe ka prere dy flete-arreste. Njeri prej te kerkuarve eshte Kastriot Fufi, i aferm i kandidatit te PD-se, Mehill Fufi, te dy keta persona qe mbeten te lenduar ne perplasjen e mengjesit. Ne kerkim eshte shpallur edhe Enver Curri, kunati i Gjon Gjonit, mbeshtetesit te LSI-se, i cili mbeti viktime e perplasjes.



Quote:
Përfaqësuesi Karamelo denoncon parregullsi në zonat minoritare

“Bashkim PD-PS kundër PBDNJ”-së
www.top-channel.tv
Përfaqësues i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo, denoncoi atë që ai e quajti si një “aleancë të fshehtë” midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, për të dëmtuar votat e PBDNJ-së në zonat ku ajo pretendon të marrë më shumë vota.


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#13  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 2:30 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Ngjarja sipas policise

Rreth orës 08.45’, të ditës së sotme, në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “AT Shtjefën Gjeçovi”, të qytetit të Laçit, ka patur një shkëmbim zjarri, ku për pasojë:
- ka gjetur vdekjen shtetasi Gjon Gjoni, vjeç 49, banues në Laç,
- po ashtu janë plagosur, shtetasi Mhill Fufi, rreth 49 vjeç, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, për Qarkun e Lezhës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, si dhe shtetasi Kastriot Fufi, vjeç 39, banues në Mamurras, i cili është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Strukturat e Policisë po punojnë intensivisht për zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.
Për hetimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili kryesohet nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Kurbin. Në përbërje të këtij grupi të posaçëm hetimor bëjnë pjesë dhe specialistët më të mirë të kësaj fushe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Ngjarja
Te shtenat me arme prane nje qendre votimi ne Kurbin, me pasoje te vdekur e te plagosur shenuan keshtu edhe te parin incident te rende ne kete nisje votimi per parlamentin e ardhshem.

Pas nje konfrontimi, qe mesohet se ka nisur fillimisht fizikisht, e me pas me perdorimin e armes ka mbetur i vdekur shtetasi Gjon Pjeter Gjoni, qe mesohet te kete qene simpatizant i LSI-se.

Policia e Lezhes ne nje konference per mediat, ka deklaruar se nga te shtenat ka mbetur i plagosur kandidati i PD-se, Mhill Fufi i cili ka qene edhe objekt i sulmit, si dhe ka mbetur i plagosur edhe nje tjeter person, identifikuar si Kastriot Fufi. Drejt vendit te ngjarjes jane drejtuar forcat Renea, nderkohe qe po hetohet per zbardhjen e saj.

Ne vendin e ngjarjes jane gjetur gezhoja te kalibrave te ndryshem, nderkohe qe nuk jepet asnje e dhene lidhur me autoresine e ngjarjes.


Image

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#14  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 2:38 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2020
Gender: Female
Votimet, problemet në QV në rrethe:

KRUJE- Në orën 16.20 minuta është zhbllokuar procesi i votimit në qendrat 1268 dhe 1269 në Krujë. Bllokimi ka ndodhur rreth orës 15.30 kur komisioneri i Partisë Socialiste ka kërkuar ndalimin e votimit, për shkak të tensionit të krijuar rreth qendrës së votimit. Sipas tij, pranë qendrës po bëhen përpjekje për blerjen e votës me anë të parave, ndërkohë që është grumbulluar edhe një numër i madh njerëzish. Tanimë procesi ka nisur normalisht.

BERAT- Rreth orës 16.00 në qendrën e votimit 3237 në Berat është kapur një votues duke fotografuar fletën e votimit. Komisioni e ka konsideruar votën e fotografuar, të pavlefshme.

GRAMSH- Rreth orës 15.00 është ndërprerë procesi i votimit në fshatin Skënderbeg në Gramsh. Vëzhguesi i Partisë Demokratike Bajram Kllogjri ka kërkuar pezullimin e procesit pa shkak ligjor.

KRUJE- Në orën 15.30 është ndërprerë procesi i votimit në qendrat 1268 dhe 1269. Ka qenë komisioneri i Partisë Socialiste ai që ka kërkuar ndalimin e votimit, për shkak të tensionit të krijuar rreth qendrës së votimit. Sipas tij, pranë qendrës po bëhen përpjekje për blerjen e votës me anë të parave, ndërkohë që është grumbulluar edhe një numër i madh njerëzish.

DIBER- Rreth orës 10.20 në Bashkinë e Klosit është ndërprerë energjia elektrike. Nuk dihen ende shkaqet.
BULQIZE- Qendra e votimit numer 10480 e bllokuar prej 4 orësh, qe nga nisja zyrtare e votimit.

GJIROKASTER- Rreth orës 08.55 është shënuar një incident pa pasoja të rënda në qendrën e votimit 4242 në Gjirokastër.
Bëhet fjalë për një shtyrje mes një simpatizanti të Partisë Socialiste dhe një qytetari tjetër. Mësohet se ky i fundit i përkiste komunitetit rom. Grindja është shuar shpejt dhe pa asnjë pasojë.

DURRES- Vetëm pak minuta pas hapjes së qendrave të votimit, është ndërprerë procesi në lagjen Nr.5, qendra 1493/1 në Durrës.
Arsyeja ka qenë ngatërrimi i kapakëve të kutive të votimit.
Sipas komisionerëve, pritet që procesi të rifillojë pas disa orësh, pas zëvendësimit të materialeve, të nxjerra tashmë të pavlefshme.

Ora 07.20

KRUJE- Në qendrën e votimit 1315 nuk ka nisur ende procesi i votimit. Mësohet se shkak është bërë vonesa në furnizimin e qendrës me materialet zgjedhore.
Ndërkohë ka pasur një përplasje të lehtë mes simpatizantëve dhe anëtarëve të komisionit, por gjithçka është mbyllur shpejt dhe pa pasoja.
Sipas komisionerëve pritet që shumë shpejt në qendër të mbërrijnë materialet përkatëse dhe të zhbllokohet procesi.

KRUJE- Nuk ka nisur ende procesi i votimit në qendrën e votimit 1285 në komunën Tapizë. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes komisionerëve për materialet e votimit.

TIRANE
Nuk nis votimi ne qendren e votimit numer 1976, ne njesine 9 ne kryeqytet. Mesohet se ka probleme me vulen, pasi mungon boja.

TIRANE / ora10.30 Ne qendren 1702 ka mbaruar boja e vules, njerezit presin ne radhe.

PUKE
Puke, komuna Breg nuk ka nisur votimi ne orarin e caktuar. Shkak nderrimi i kapakut te kutise se votimit. KZAZ nr 8 po merr masa per nderrimin e kurise

LIBRAZHD- Ne komunen Stebleve ne nisje te orarit te votimit ka pasur probleme, mungojne komisioneret e PD dhe te PR.
Ne Librazhd ne te gjitha Qendrat e Votimit mungojne komisioneret e PR

Ne fshatin Bershi te Bashkise Klos votimi nis me vonese, komisioni ngaterron kapaket e kutive te votimit.

Gramsh nuk ka nisur ne kohe votimi ne qendren 2595. Shkak vendosja mbrapsht e kapakut te kutise se votimit.
Ne Drize te Gramshit mungon procesverbali i nderrimit te komisionereve.

KAVAJA/ Zevendesohen komisioneret e PR, probleme ne disa qendra votimi.

FIER/ Ne qendren e votimit 3011 ne kete qytet nuk lejohen vezhguesit e PS-se te kontrollojne listat e zgjedhesve, te cilet pretendojne se KQZ e lejon nje gje te tille. Votimi pavaresisht kesaj vijon normalisht.

DURRES- Deri ne oren 09.00 nuk ka nisur ende procesi i votimit në qendrën 1499, në lagjen Nr.8 në qytetin e Durrësit. Shkak është bërë mungesa e bojës timbruese. Pritet zhbllokimi i procesit.

DIBER- Rreth orës 09.20 është bllokuar procesi i votimit në qendrën e votimit në fshatin Cerenec të komunës Gjoricë. Shkak është bërë një person, i cili kërkon të votojë për gjithë fisin.

GJIROKASTER- Ka filluar me vonesë procesi i votimit në fshatrat Turan dhe Veliqiot të Gjirokastrës. Shkak është bërë mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike. Është kërkuar zëvendësimi i tyre dhe më në fund ka nisur procesi zgjedhor rreth orës 10.00. Ndërkohë një numër i madh njerëzish prisnin për të votuar në ambientet e jashtme të qendrës së votimit.

TEPELENE- Deri në orën 10.00 në Tepelenë ëhstë votuar në masën 15%. Procesi zgjedhor po ecën normalisht.

TEPELENE- Rreth orës 10.00 është ndërprerë procesi i votimit në fshatin Beçisht të Tepelenës. Shkak është bërë dëmtimi i vulave të komisionerëve. Në pritje të zëvendësimit të tyre, është shtuar edhe numri i njerëzve që kërkojnë të votojnë.

FIER- Ka nisur me rreth 3 orë vonesë procesi i votimit në fshatin Darzezë të Fiert. Arsyeja ka qenë dëmtimi i vulës.
LUSHNJE- Deri në orën 11.30 nuk ka filluar procesi i votimit në qendrën e votimit 2981 në Divjakë. Mësohet se arsyeja është humbja e vulës.

VLORE- Ka filluar me vonesë procesi i votimit në qendrën e votimit 4503 në Vlorë. Ka rezultuar se komisioneri i partisë Demokratike ka qenë i caktuar në dy qendra votimi. Kjo bëri që të mungonte përreth 2 orë komisioneri i PD-së. Megjithatë me konsensus gjithçka ëhstë zgjidhur dhe nuk është ndërprerë procesi votues.


buron nga: http://www.panorama.com.al/2013/06/23/n ... ne-rrethe/

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Gjithcka mbi votimet ne shqiperi 2013
Post Number:#15  PostPosted: Sun Jun 23, 2013 3:06 pm 
Offline
Junior Member
Junior Member

Joined: Tue Jun 11, 2013 6:37 pm
Posts: 6
Gender: Male
Pjesëmarrja ne votime
Pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 (duke u perditesuar)
live rezultatet ; http://www.panorama.com.al/pjesemarrja-ne-votime/


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 39 posts ]  Go to page 1, 2, 3  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: MSNbot Media and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL