Page 1 of 1

PD: Vetëm Edvini mendon se bëhet politikë nga bahçja

Posted: Tue Sep 01, 2009 2:14 pm
by RapsoD
Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklarës së Edi Ramës i cili për të disatën herë brenda këtyre ditëve është shprehur publikisht se nuk do të njohë institucionet që janë produkt i zgjedhjeve të datës 28 qershor.

Në deklaratën e saj Partia Demokratike shprehet se sërish shoku Rama doli në baçe, i shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve."Pasi akuzoi me dhjetra e dhjetra herë komisionerët socialist të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rrjesht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike" thuhet në deklaratë. Më tej duke i shpjeguar Ramës problemin që ai ngre në lidhje me të burgosur, thuhet se ata janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në cdo vend të lirë.
"z.Rama pati shansin sot të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor por nuk e bëri. E përsërisim që i vetmi rast i evidentuar ështe ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shëndrua në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Nëse z.Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik por të sulmojë qytetarët e këtij vendi vetëm se ata janë të burgosur e tu atribuojë akuza pa faktuar shkelje ligji dëshmon vetëm se nga frika, tmerri dhe pikëllimi nuk di se cfarë flet" përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
...

Re: PD: Vetëm Edvini mendon se bëhet politikë nga bahçja

Posted: Tue Sep 01, 2009 2:15 pm
by RapsoD
I perdorin per vete per bodygard dhe akuzojne pd me paturpsi.

Re: PD: Vetëm Edvini mendon se bëhet politikë nga bahçja

Posted: Tue Sep 01, 2009 4:11 pm
by Aulona
RapsoD wrote:I perdorin per vete per bodygard dhe akuzojne pd me paturpsi.

Apo po vetem kjo PD'ja aka Partia Blu Komuniste jote qenka e kulluar nga qielli, na e paska derguar Krishti vete. Pse ke ke pare ti te kete turp ne politike, sa vjec je ti, adoleshent. Nqs ti nuk ke kuptuar kete, ca futesh edhe gjoja ben komente mbi politken. Nuk i pe videot qe vura une aty qe jane flagrant, duke lene te burgosurit me leje duke pagauar. Nuk e pe qe Alibeaj u zu edhe me Drejtorin e Burgjeve qe vendosi te njetein drejtor duke shkelur rregullat qe u kap flagrant!

Nuk e ke vene re qe ne Shqiperi po fillon perseri krimi si ne vitet 90'te, ku vritej kushdo dhe nuk kishte as autor krimi asnjegje, asnje nuk vete perpara pergjegjesise, pervec atyre qe tashme qeveria nuk do me ti perdori si puna e Daljtit.