Page 1 of 1

Arton Musliu: Albin Kurti është diktatorë

Posted: Sun Sep 23, 2012 9:26 pm
by Adriana
Nje nga problemet me kryesore qe kemi ne shqiptaret, qe kerkojme te gjithe te jemi ne krye...
Ky mund te ket edhe te drejtat e tij, po nuk besoj se i duhesh 7-vjet per te kuptuar dike qe qenka ''diktator'', pra une mendoj qe ka pritur momentin e duhur ne kohen e duhur...






[quoteemArton Musliu:Albin Kurti është diktatorë]Arton Musliu, Sekretar Organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti dhe Ish Kandidat për deputet nga kjo Lëvizje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ndër arsyet e këtij vendimi ai përmend “diktaturën e Albin Kurtit brenda Vetëvendosjes"


Më poshtë mund të lexoni letrën e tij të plotë.


“1-Duke pas parasysh diktaturën e Albin Kurtit përbrenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!
2-Duke pas parasysh se diktatura përbrenda VETËVENDOSJE!-s prodhon jolegjitimitet dhe dhunim të demokracisë
3-Duke pas parasysh mungesën e demokracisë dhe transparencës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
4-Duke pas parasyh emërimin e anëtarëve të FER-it nëpër pozita drejtuese pa rrespektuar dispozitat bazë të funksionimit të subjektit
5-Duke pas parasysh relativizimin e konceptit të VETËVENDOSJE!-s
6-Duke pas parasysh se në zgjedhjet e brendshme të vitit të kaluar nuk ka pas zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike, por emërime dhe diktat nga lart.
7-Duke pas parasysh përçmimin dhe margjinalizimin që Albin Kurti, bashkë me ekzekutuesin e tij servil, Dardan Molliqaj, i bëjn aktivistëve të devotshëm të Lëvizjes gjithkah nëpër Kosovë
8-Duke pas parasysh përçmimin që pseudofigurat e FER-it, me mbështetjën e Albin Kurtit, i bëjn aktivistëve të devotshëm dhe të palodhshëm, duke i quajtur edhe si njerëz që vetëm dinë të gjuajnë dhe rrotullojnë
9-Duke pas parasysh se në asnjë Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka pasur zgjedhje të brendshme por emërime në baza klanore e shoqërore nga Albin Kurti e Dardan Molliqaj
10-Duke pas parasysh që në asnjë Qendër nuk ka pasur dy kundërkandidat për pozitën e Kryetarit të Qendrës
11-Duke pas parasysh luftën speciale dhe tejet të ulët të Salih Salihut kundër meje dhe heshtjen e udhëheqjes qëndrore
12-Duke pas parasysh mosgadishmërinë dhe frikën e Salih Salihut për shpërfaqjën e veprimeve kundërligjore të Komunës së Vitisë
13-Duke pas parasyh se ky njeri nuk ka bërë asgjë, që nga emërimi tij në pozitën e Kryetarit të Qendrës, sepse më shumë kalon kohë me familjen e tij në Austri
14-Duke qenë se Salih Salihu nuk ka sens për politikë.
15-Duke pas parasyh se Salih Salihu, i emëruar në pozitën e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk pati shpreh dëshirë dhe vullnet për tu bashkuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke dalur si kandidat për deputet nga radhët e FER-it, me ç’rast i morri afërsisht 400 vota, në fshatin e tij 23 sosh.
16-Duke pas parasysh se ky njeri ka ambicje ekskluzivisht personale dhe nuk mbron konceptin e VETËVENDOSJE!- s, gjë që pranohet nga të gjithë aktivistët
17-Duke pas parasysh se ky njeri ka shpreh gadishmërinë që në zgjedhjet e ardhshme ti blej votat
18-Duke pas parsysh se ky njeri është anti UÇK dhe nuk ka dhënë kurfar kontributi në kauzën kombëtare
19-Duke pas parasyh përpjekjen e vazhdueshme dhe averzive të Salih Salihut për diskreditimin e personalitetit tim dhe mënyrën e tij të poshtër për përvetësimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s duke iu dhënë edhe të holla
20-Duke pas parasysh se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka përpjekje të përbashkët por ineteresa personale dhe joprofesionalizëm
21-Duke pas parasysh se në aspektin e funksionimit të subjektit politik Albin Kurti nuk dallon aspak nga Hashim Thaqi
22-Duke qenë se një aktivist I VETËVENDOSJE!-s mund të kontribuoj me tërë potencialin e tij fizik, intelektual e ekonomik për përmirësimin e gjendjës së shoqërisë për një periudhë 7 vjeqare dhe në fund të margjinalizohet nga ky subjekt
23-Duke i falemderuar të gjitha votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare ...

Unë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në Lëvizjen VETËVENDOSJE! “
[/quoteem]