Page 1 of 1

Mungese elite

Posted: Sat Jan 26, 2013 2:35 am
by Orakulli
Mungese elite


Iliazi Fatmir


Shëmbulli i Shqiptarëve dhe i tokave të tyre është shëmbulli më i mirë se se nji komb nuk është lënë nga elitat e kohës të ketë atë që ka qënë gjithmonë e tyre.

Nuk u lejuan vetëm sespe ishte dhe është kundër vullnetit te elitës Europiane-Ballkanike. Gjithmonë është bëre ç’farë elita e te mëdhenjve Europiane ka dash. Ka qënë dhe është zbatuar vetëm vullneti i tyre gjithmonë keqadashës, i ulët, dhe poshtërues për shqiptarët.

Toka te tëra the mijëra shqiptare janë ende nën sundimin e të huajit.

Mirëpo, Shqiptarët megjithëse nuk i kanë pyet reth fatit te trye, ata kanë qënë gjithmonë në gjumë dhe janë ende në gjumë. Janë mpirë nga propaganda e gjatë e elitës greko-serbe-bullgare, shtet-kishë-të pasurit, aq shumë sa jo vetëm nuk dinë të kërkojnë atë që është e tyre, por madje të kuptojnë çfarë është e tyre. Nuk po e kuptojnë dhe kërkojne atë për vite të tëra. Rrinë atje në gjumë thellë ndërkohë që toka dhe gjaku i tyre po prishet.

Nga ana tjetër, Shqiptarët ende nuk ka një elite të mirëfillte ekonomike në tre vendodhjet kryesore në Shqipëri , Kosovë, Greqi veriore dhe Maqedoni. Vetem një elite ekonomike shqiptare mund të kuptojë thelbësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të atdheut dhe bashkimit te shqiptarëve dhe tokave të tyre në një shtet të vetëm.

Fqinjët tanë kane qënë të bindur të elitave të tyre të vogla, kishe-shtet-te pasur, dhe njëkohësisht nga ana tjetër elitat e tyre te vogla i kanë shërbyer më së miri elitave me të medha që mbizotëruan Europën deri me 1990.

Tani që është momenti më i favorshem historik për shqiptarët, ku peshorja globale anon në anën e ndihmuesve historikë të tyre, e vetmja "elite" shqiptare që ekziston është elita politike. Janë përfaqësuesit e zgjedhur politike, politikanët kryesore shqiptare , por te cilët fatëkeqësisht janë po në gjumë.

Po nuk kërkove atë që është e jotja, pavarësisht sesi quhet sot, por ta kanë marrë elitat e te tjereve me dhunë, në nivelin e sotëm të organizimit politik dhe shtetëror te shoqëtisë njerezore, ata, fqinjët do të kerkojnë të marrin në të ardhmen dhe atë që quhet dhe njihet ligjërisht si e jotja sot.

Elita është njësoj si koka në trupin e njeriut. Mungesa e elites, ose edhe përçarja e saj i ka lënë gjithmonë fushë te lirë veprimi elitave serbe-greke-bullgare dhe interesave te elitave të mëdha Europiane, pronare të tyre, në në poshtërimin, asimilim, dhe vrasjen shqiptareve kudo dhe kurdoherë ato kanë dashur.

Për rastin e shqiptarëve nuk bëhët fjalë per fe, ose zgjerim territoresh ose interesash ekonomike, por vetëm për mbijetesë, kushtin me minimal ekzistencial njerëzor.