"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Disa platforma-politke shqiptare ...qesharake

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Disa platforma-politke shqiptare ...qesharake

#1

Post by Adriana »

Kjo mund te quhet cdo levizje por jo per nje Shqiperi te Re...
Duke filluar nga ''muzika'' (osman-arabe), e deri ne disa pike komplet qesharake ( edhe pse eshte per te qare jo per te qeshur ).




Kjo video permban vetem piken 5-te platformes, une e kam lexuar platformen e plote, eshte te vesh duart ne koke ne shume pika, nuk kisha lexuar kurre nje platforme te tille....
Platforma Politike e Lëvizjes Shqipëria e Re

1.Fuqizimi i Shtetit dhe kombit Shqiptar kundër korrupsionit.

2.Fuqizimi i institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale.

3.Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare.

4.Fuqizimi i shtetit Shqiptar.

5.Fuqizimi i familjes Shqiptare.

6.Fuqizimi i Kombit Shqiptar.

7.Fuqizimi i Politikës së Jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

1.Fuqizimi i Shtetit dhe kombit Shqiptar kundër korrupsionit.

a.Ngritja e institucionit të Referendumit semestral në çdo komunë dhe bashki, si dhe në nivel kombëtar, në të cilin të kalohet në test qeverisja tremujore, si dhe të pyetet populli për vendimet e rëndësishme të tre mujorit të ardhshëm.

b.Ngritja e institucionit të Agjensisë së Supervizimit të Administratës publike. Agjensi e cila të varet direkt nga populli dhe të zgjidhet me votim të drejtëpërdrejtë. Kjo agjensi duhet të ketë detyrën e dërgimit në gjyq të çdo zyrtari apo nëpunësi të administratës që shkel ligjet e shtetit Shqiptar.

c.Ngritja e një sistemi ligjor i cili dënon pikësëpari finaciarisht e më tej edhe penalisht çdo shkelje ligjore apo administrative prej kujtdo që punon në administratën e shtetit shqiptar.

d.Ngritja e Agjensisë së Investigimit Operativ pranë Kryeministrit për të investiguar çdo shkelje dhe shkelës dhe për ta dërguar atë para ligjit.

e.Vendosja e Kamerave me audio dhe video në çdo zyrë dhe ambjent pune të administratës publike.

f.Përqëndrimi i sa më shumë institucioneve të mundshme në një Zonë apo hapësirë administrative të çdo qyteti. Pra, Zona administrative do të bënte të mundur kursimin maksimal të shpenzimeve në energji, siguri, shpenzime operative, etj. Do të kishte më shumë kontroll, verifikueshmëri, më shumë transparencë dhe më shumë efiçencë.

g.Investmi nga Qeveria e Shqipërisë e një shume prej 50 000 000 ( pesëdhjetë milionë euro) në vit, për fuqizimin e 50 mediave apo organizatave të cilat do të organizonin një emision televiziv apo radiofonik, apo në rrjetet sociale, emision i cili të bënte të mundur investigimin, faktimin dhe denoncimin publik të korrupsionit. Këto media do të ishin armë të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe të furnizonin me fakte dhe ngjarje reale të dy institucionet e krijuara, Agjensinë

e Supervizimit publik të zgjedhur drejtëpërdrejtë prej publikut, si dhe Agjensinë e Investigimit Operativ, pranë Kryeministrit.

h.Investimi i një programi 8 vjeçar edukativ i cili të bëjë të mundur edukimin e brezit të ri kundër korrupsionit në shkollat e çdo niveli.

i.Krijimi i Shkollës Kombëtare kundër korrupsionit e cila të krijojë evente, forume, konferenca, studime të përmuajshme për nivelin e korrupsionit.

j.Fuqizimi i Institucioneve fetare, si dhe i gjithë institucioneve të tjera të cilat predikojnë për jetën e ndershme dhe pa korrupsion.

2.Fuqizimi i institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale.

a.Shërbimi publik në shkollat publike, spitale dhe qendrat e përkujdesjes sociale në menaxhim publik do të ofrohet falas për të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim. Sistemi i sigurimit shëndetësor duhet të jetë rentabël dhe shume efikas, në mënyrë që të garantojë një shërbim cilësor për përfituesit e këtyre shërbimeve si dhe një sistem adekuat të motivimit dhe shpërblimit të punonjësve që i ofrojnë këto shërbime.

b.Për tetë vitet e ardhshme ne besojmë se zgjidhja më e mirë do të ishte përjashtimi nga taksat dhe tatimet i çdo investimi të mundshëm në Arsim, në Shëndetësi dhe në Institucionet private të Përkujdesjes dhe Shërbimeve Sociale. Në këtë mënyrë do të rritej cilësia dhe intensiteti i ofertës konkurruese edhe për sektorin publik të këtyre shërbimeve dhe si rrjedhojë do të kishim tarifa shumë më të lira për këto shërbime, sepse do të kishim edh uljen e kostove.

c.Përzgjedhja me votim të drejtëpërdrejtë nga komuniteti lokal, i gjithë drejtuesve kryesorë apo liderëve të këtyre institucioneve. Për jo më shumë se tre mandate 4-vjeçare, të njëpasnjëshme.

d.Heqja nga sistemi i vlerësimit në shkolla të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që vetë po ai mësues u ka dhënë mësim. Perjashtimi i këtij atributi të bëhet si eleminimi i konfliktit më të hapur dhe më të madh të interesit në shkolla. Mësuesi është një ofrues shërbimi, në këtë rast shpërndarjes së informacionit, por kurrsesi nuk ka përse të jetë një pushtetar i vogël që cakton varësisht prej rrethanash se kush do të jetë “katranjosi” apo “dhjetanjosi”. Për këtë punë shumë mirë mund të adaptohet modeli i vlerësimit kombëtar elektronik të nxënësve në çdo semester (me pyetësor, në kompjutera të lidhur online me qendrën kombëtare të vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, kështu do të zgjidhnim totalisht përfshirjen e mësuesve dhe pedagogëve në korrupsionin e ushtrimit të pushtetit të notës, si dhe do të korrigjonim në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë dhe më të shpejtë devijimin e sistemit sa i përket mungesës së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, etj).

e.Realizimi i një feedback semestral, pra çdo tre muaj për personelin e çdo njësie në tre drejtimet e sipërpërmendura, feedback i cili do të na ndihmonte për të evidentuar problematikat dhe arritjet, do të na ndihmonte për të bërë vlerësimet e nevojshme apo korrigjimet e domosdoshme.

3.Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare.

a.Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare do të jetë real vetëm nëse ka një sistem të thjeshtë tatimesh dhe taksash. Nëse eleminohet presioni korruptiv i inspektorëve tatimorë që fusin hundët dhe kontrollojnë edhe letrat e banjos aty ku duan dhe aty ku nuk duan as nuk hyjnë fare për kontroll, aty ku duan e nxjerrin tre vite me humbje një kompani dhe aty ku nuk duan e nxjerrin një kompani me evazion fiskal, me bollek fiskal dhe me gjoba qindra milionëshe. Ndërkohë, kemi lekë që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por lekë që u shkojnë nën dorë rrjetit të gjobëvënësve tatimorë. Çfarë mund të kemi si zgjidhje?

Futja e Konceptit të qerasë tatimore për të gjitha llojet e bizneseve në Shqipëri të cilat duhet të ndahen në 7 kategori sipas xhiros vjetore. Këto biznese do të paguajnë qeranë tatimore sipas një sistemi transparent të shpallur dhe të ditur botërisht.

Qeraja tatimore do të jetë në formën e pagesës 50% në krye të çdo viti si dhe 50% të shpërndara në çdo muaj.

Verifikimi i xhiros vjetore do të bëhet nëpërmjet kasave fiskale. Policia tatimore në këtë rast duhet të jetë e fuqizuar edhe nëpërmjet një ligji i cili i jep të drejtë policit të posedimit të 50% të pasurisë së çdo sipërmarrësi kur verifikohet dhe faktohet nga ky polic se sipërmarrësi ka kryer një veprim pa faturë tatimore. Kjo gjë garanton korrektësi në maksimum.

Kalimi nga njëra kategori në tjetrën do të bëhet çdo fillim viti pasardhës. Në rastet e mbylljes së Bizneseve, pikësëpari do të bëhet likujdimi i llogarisë së qerasë financiare me shtetin.

Sipërmarrësit do të jenë shumë më të lehtësuar në marrëdhënien me Drejtorinë e tatimeve sepse e kanë të qartë se do të paguajnë një shumë fikse vjetore dhe mujore të caktuar sipas kategorisë në të cilën e vendos xhiro vjetore e deklaruar në mënyrë të përditshme në sistem online dhe jo sipas shumave të caktuara nga orekset e inspektorëve tatimorë.

Pra, do të kishim një sistem më transparent, më të thjeshtë dhe më praktik si për shtetin ashtu edhe për sipërmarrësit.

Motivimi i sipërmarrësve në përdorimin dhe eksportimin e burimeve tona të brendshme, si dhe në orientimin e investimeve të tyre drejt prodhimit vendas.

4.Fuqizimi i shtetit Shqiptar.

a.Republika e Shqipërisë duhet të jetë Republikë Presidenciale, sipas modelit Amerikan.

b.Votimi i Presidentit duhet të bëhet me votim të drejtëpërdrejtë prej popullit.

c.Votimi i drejtuesve të të gjitha institucioneve të pavarura duhet të bëhet me votim të drejtëpërdrejtë prej popullit.

d.Qeveria duhet të përbëhet prej jo më shumë se 10 ministri. Qeverisje e vogël efikase dhe shumë efiçente.

e.Kufizimi në vetëm dy mandate i çdo drejtuesi të çdo institucioni në Republikën e Shqipërisë.

f.Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë, Heqja e Imunitetit, Përqendrimi i gjithë institucioneve që merren me dhënien e drejtësisë në vend, në një godinë të veçantë të sigurtë, që përmbush të gjithë parametrat e sigurisë dhe të hapësirave të përshtatshme që duhen për të kompletuar me profesionalizëm gjithë proceset e dhënies së drejtësisë në vend. Pra, duhet më shumë shpejtësi të ndërtohen Pallatet e drejtësisë, ku të gjendet në po të njëjtin vend, Prokuroria, Gjykatat, etj.

g.Ngritja e Agjensisë së supervizimit mbi organet e drejtësisë.

h.Ngritja e jurive popullore pranë çdo gjykate. Përshtatja e sistemit amerikan të Drejtësisë me sistemin tonë të drejtësisë. Një Model i mirë dhe i saktë është edhe modeli austriak gjerman.

i.Fuqizimi i Policisë së Shtetit

Ndarja e policisë në dy struktura:

D.1 në Policinë lokale, të ndara sipas komisiariateve dhe drejtorive

D.2 në Xhandarmërinë (ose FBI) e cila të ngrihet në nivel shtetëror kombëtar.

Edhe në këtë rast kërkohet përqendrimi i të gjitha policive të mundshme në ktëo dy struktura sipas funksioneve që kanë. Pra, policia pyjore, policia kundër zjarrit, apo ndonjë polici tjetër duhet të futen nën komandën e Drejtorit të policisë së Qarkut dhe duhet të funksionojnë si seksione brenda këtyre strukturave të policisë lokale.

Punonjësit e forcave të sigurisë sipas funksioneve përkatëse duhet të jenë punonjësit më të paguar të shtetit. Punonjësit e Policisë si dhe të Xhandarmërisë, duhet të pajisen me një paketë privilegjesh të ligjshme dhe të pranuara prej të gjithëve si një paketë motivimi për të qendruar besnikë dhe konsistentë në ofrimin e kontributit të tyre për fuqizmin e shtetit shqiptar si dhe fuqizimin e sigurisë publike. Kjo paketë do të përfshijë shkollat dhe shërbimet publike falas për ata dhe familjarët e tyre, ushqimin dhe rrobat falas, shtëpitë me kredi pa interes, si dhe ofrimi i këtyre shtëpive në lagje të ndërtuara enkas për ata, pra shumë të sigurta e të rehatshme.

j.Ndarje e re territoriale: Njësi territoriale më të mëdha se 50 000 banorë = një komunë, Zgjerimi i perimetrit dhe zonës së verdhë të qyteteve. Përfshirja e komunave periferike që janë bashkuar me ndërtime me qytetet në një njësi të vetme administrative, siç janë bashkitë. Kjo do të ulte kostot e ofrimit të shërbimeve për publikun, si dhe do ta bënte më efikas dhe me efiçcent këtë shërbim.

k.Fuqizimi i Ushtrisë, Ushtria shqiptare duhet të jetë model, si në burimet njerëzore ashtu edhe në teknikën dhe armët luftarake. Ushtria Shqiptare duhet të ketë bazën e saj ekonomike, si dhe fabrikat dhe uzinat e prodhimit të armëve në mënyrë që të jetë e pavarur finaciarisht nga buxheti i shtetit dhe e qëndrueshme për t'i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja.

l.Krijimi i Ministrisë së Diasporës. Ministria e Diasporës duhet të jetë ura lidhëse mes shqiptarëve të kudogjendur në botë dhe shtetit të tyre amë.

m.Fuqizimi i Ministrisë së Punës dhe shndërrimi i kësaj ministrie si promotori i zhvillimit tonë ekonomik social dhe kulturor. Ngritja e kësaj ministrie në nivelin më të lartë financiar dhe organizativ të qeverisë do të ndikonte pa asnjë dyshim në arritjen e objektivave mbi zhvillimin tonë shtetëror dhe kombëtar. Krijimi i projekteve për punë sociale. Eleminimi i ndihmës sociale për njerëzit që janë shëndosh e mirë dhe zëvëndësimi i kësaj ndihme me një vend pune sociale, çka do të ishte më e denjë dhe më e volitshme për njerëzit që tashmë përfitojnë ndihmë sociale.

n.Krijimi i Zonave të lira për investitorët prodhues, të cilët paguajnë Qeranë tatimore, por kanë në dispozicion një ambjent shtetëror, apo terrene shtetërore ose publike pa qera për të paktën 8 vitet e para të investimit. Si dhe mund të kenë një seri lehtësimesh të tjera. Këtu mund të përfshihen edhe industria minerare dhe energjetike, si dhe industri të tjera.

o.Fuqizimi financiar i shtetit Shqiptar, krijimi i një rezerve finaciare prej të paktën 100 miliardë dollarë për tetë vitet e ardhshme.

p.Fuqizimi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kjo ministri sëbashku me Ministrinë e Punës do të ishin dy ministritë që do të sillnin në Shqipëri një bollëk të ardhurash të shpejta dhe të menjëhershme, si dhe do të zgjidhte problemet tona ekonomike dhe sociale në mënyrë shumë të shpejtë. Përfshirja e Rinisë si një forcë vitale dhe dinamike në adminsitratën publike, në forcat e sigurisë si dhe në sipërmarrjen private do të jepte frytet e veta brenda një kohe të shkurtër.

q.Fuqizimi i administratës publike, motivimi i punonjësve të kësaj administrate në bazë të rezultateve personale si dhe të institucionit.

r.Përcaktimi me ligj i moshës kufi të punës së punonjësve të administratës publike nga mosha 18 vjeç deri në moshën 45 vjeç.

s.Çdo person mbi moshën 45 vjeç mund të dalë në pension të pjesshëm të parakohshëm, si dhe gjithë eksperiencën dhe energjitë e akumuluara në administratën e shtetit mund t'i vendosë në shfrytëzim në sektorin privat si i vetëpunësuar apo si pjesëtar i administratës së sipërmarrjeve private.

5.Fuqizimi i familjes Shqiptare.

a.Ndalimi me Ligj i Abortit dhe krijimi i gjithë infrastrukturës së nevojshme për përkujdesjen ndaj nënave dhe fëmijëve të porsalindur deri në moshën e pjekurisë.

b.Ndalimi me ligj i promovimit të imoralitetit në media, në tv, apo në vende, rrethana a forma të tjera. Ndalimi me ligj i promovimit të homoseksualitetit ndër meshkuaj apo ndër femra (çdokush është i lirë të jetojë jetën e tij private, por nëse sjelljet e tij përbëjnë turp dhe bëhen në publik atëherë këto sjellje të turpshme duhet të ndëshkohen me ligj).

c.Ndalimi me Ligj i Bixhozit dhe Fajdes.

d.Ndalimi me ligj i lypjes në rrugë. (Trajtimi i lypsarëve në shtëpitë sociale të komunave dhe bashkive dhe futja e menjëhershme e të rriturve në punët sociale, ndërsa fëmijët minorene, të futen menjëherë në shkolla, apo qendra sociale trajnimi dhe kualifikimi profesional, sipas moshës dhe sipas rastit).

e.Mbrojtja me ligj të veçantë e femres dhe e fëmijëve. Nje femër nuk duhet të paragjykohet, të diskriminohet apo të ndëshkohet prej sjelljes së saj, sjellje e cila mund të bjerë ndesh me atë çka mendon burri i saj, apo shoqëria. Femra dhe fëmijët janë të shenjtë për Kombin Shqiptar dhe mbrohen me ligj. Një femër shqiptare shtatëzënë, është një hyjni për çdo shqiptar. Kushdo që dhunon një femër apo një fëmijë duhet të dënohet me dënimin maksimal të ligjit të shtetit Shqiptar.

f.Ofrimi i shtëpive të banimit me kredi lehtësuese shtetërore për çdo çift të ri i cili e ka moshën e martesës deri në 25 vjeç.

g.Ndryshimi i kodit të familjes, pranimi i poligamisë (martesat një burrë me deri në 4 gra, me kushtin që secilës prej grave t'i krijohen kushte dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë) si zgjidhje e mundshme për t'u bërë ballë shumë ndryshimeve demografike të ndodhura në këto 22 vitet fundit (emigracioni masiv kryesisht i meshkujve shqiptarë dhe boshatisja demografike nga meshkujt në Shqipëri, martesat e grave shqiptare në vendet fqinje në kombe të cilat historikisht kanë qenë të interesuar për asimilimin dhe eleminimin e Kombit tonë).

h.Krijimi i të gjithë hapësirave edukative dhe sensibilizuese, po ashtu krijimi i një seri institucionesh konkrete që do të merreshin me promovimin e një familjeje të madhe shqiptare si një bërthamë e një kombi të madh dhe të fuqishëm shqiptar.

i.Motivimi i familjeve me mbi 7 fëmijë duke iu garantuar shteti Shqiptar një shtëpi falas.

j.Burimet njerëzore janë pasuria më e madhe e këtij kombi. Pra, thënë më shkoqur sa më shumë shqiptarë në botë, aq më shumë begati dhe fuqi ka kombi shqiptar.

k.Çdo individ apo familje shqiptare që do të fillojë një aktivitet ekonomik do të ndihmohet maksimalisht nga shteti shqiptar.

l.Në 8 vitet në vazhdim këto sipërmarrës të rinj të cilët do të marrin statusin e të vetëpunësuarit do t'i paguajnë shtetit shqiptar vetëm një qera financiare vjetore prej vetëm 30 euro në muaj.

m.Orientimi i familjeve shqiptare në përfshirjen e tyre drejt prodhimit të energjisë së rinovueshme, nëpërmjet paneleve diellore, biomasës, etj, si dhe kursimit të energjisë. Kjo përfshirje do të jetë një mënyrë e mirë përfitimi dhe punësimi për shqiptarët.

n.Garantimi i jetës dhe pronës së çdo shtetasi nga shteti Shqiptar. Për çdo pronë të vjedhur, të grabitur apo të vjedhur, për çdo rast kur ka cënim të personit, apo të familjes, shteti shqiptar duhet të zhdëmtojë të dëmtuarin me të paktën 10-fish të vlerës së përcaktuar të dëmit real. (Kjo vlerë paguhet ose nga dëmtuesi dhe familja e dëmtuesit kur gjindet nga policia, ose nga gjithë administrata e forcave të sigurisë të atij qarku ku është bërë dëmi, nëse akoma nuk e kanë gjetur dëmtuesin dhe akoma nuk e kanë vënë para drejtësisë).







6.Fuqizimi i Kombit Shqiptar.

a.Krijimi i institucioneve mbarë kombëtare duke filluar me ansamblenë mbarëkombëtare që mblidhet minimalisht një herë në vit dhe të ketë nga 21 përfaqësues nga të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, apo ku jetojnë shqiptarë. Ansambleja kombëtare do të marrë vendime në interes të zhvillimit dhe fuqizimit tonë kombëtar.

b.Krijimi i fondit të zhvillimit mbarë kombëtar. Çdo shqiptar duhet të japë kontributin e tij me 1 euro në muaj për kombin e tij.

c.Krijimi i bankës së të dhënave me çdo shqiptar apo familje shqiptare kudo që ndodhet në gjitha vendet e botës, shqiptar të hershëm, emigrant të ri, diasporë, etj. Kjo do të bëhej nëpërmjet ofrimit të pasaportës shqiptare, bashkë me një seri privilegjesh në investime, në ofrimin e një trualli për shtëpinë dhe biznesin e tij, sidomos në zonat malore në të cilat kemi akoma toka shtetërore. Vetëm nga Pasaporta që do t'i jepej çdo shqiptari, do të kishim minimlisht rreth 1 miliardë euro të ardhura ne buxhetin e shtetit. Dhe vetëm nga ratifikimi apo konfirmimi i kësaj pasaporte vit për vit, do të kishim mundësnë e përmbushjes së vizionit për Fondin e Zhvillimit mbarëkombëtar.

d.Nxitja e Martesave dhe krushqive ndër shqiptarë. Motivimi i këtyre martesave si një domosdoshmëri e bashkimit tonë kombëtar. Për këtë qëllim mund të dërgohen me studime në Kosovë 5000 të rinj çdo vit nga Shqipëria, si dhe të sillen në Shqipëri me studime 5000 të rinj n ëvit nga Kosova. Po ashtu edhe nga trevat e tjera shqiptare si dhe nga diaspora Shqiptare.

e.Ndalimi me ligj i martesave të Shqiptarëve me shtetas të kombeve të tjera përveçse me Shqiptarë.

f.Shndërrimi i akseve kombëtare si: Rruga e Kombit, Rruga e Arbërit, rruga Shkodër -Han i Hotit rruga Korçë –Kapshticë, rruga Gjirokastër -Kakavijë, si Zona të lira Ekonomike.

g.Krijimi i Akademisë së Shkencave Mbarëkombëtare, Akademi e cila do të ishte shumë prodhimtare dhe dinamike për nxjerrjen në dritë të të vërtetave mbi kombin shqiptar dhe shndërrimin e këtyre të vërtetave në pika të forta në favor të zhvillimit tonë ekonomik social dhe politik, si dhe ngritjen e prestigjit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Promovimi i vlerave tona kombëtare, edukimi i shqiptarëve me faktin se kombi shqiptar është një prej kombeve më të ndritura në gjithë historinë e njerëzimit. Shndërrimi i çdo pëllembe toke në trojet shqiptare

në itinerare turistike që përmbajnë në vetëvete historinë e kombit tonë, copëza domëthënëse të jetës së shqiptarëve, heronjë që kur i lind nëna, në djep e deri sa të vdesin.

h.Krijimi i Instituteve të shkencave të cilat do të kishin si mision të shndërronin çdo pëllëmbë tokë shqiptare në tokë të begatë dhe të mbrojtur, po ashtu do të kishin si synim që të forconin pozita ekonomike të çdo shqiptari në botë.

i.Krijimi i Akademisë së Sigurisë sonë Kombëtare, akademi e cila do të merrej me shkollimin e kuadrove tona shqiptare, kuadro që do të drejtonin me sukses forcat tona të sigurisë, policinë, xhandarmërinë, shërbimet informative si dhe ushtrinë.

j.Shkollimi çdo vit i të paktën 1 mijë shqiptarëve në shkollat më të mira të botës nëpërmjet bursave me kontratë me Fondin e Zhvillimit MbarëKombëtar i cili bën të mundur rikthimin e kontributit për të paktën 10 vite në Trevat Shqiptare në Ballkan, si dhe dhënien e kontributit për Kombin Shqiptar kudo që të ndodhen për pjesën tjetër të jetës.

k.Dënimi me vdekje i cdo vrasësi për gjakmarrje, si dhe i cdo vrasësi tjetër që vret një shqiptar.

7. Fuqizimi i Politikës së Jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë

dhe Shqiptarëve.

a.Shteti Shqiptar duhet të bëjë të gjithë përpjekjet për krijimin e Konfederatës Shqiptare në Ballkan me Shtete anëtare të kësaj Konfederate, shtetet fqinje të Shqipërisë që kanë edhe praninë më të madhe të Shqiptarëve përreth nesh. Krijimi i kësaj Konfederate me pjesëtarë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe me kryeqendër Tiranën, do të ishte një zgjidhje e mirë politike, ekonomike, gjeostrategjike dhe në të gjitha rrafshet e tjera.

b.Një lidhje më e fortë dhe më e gjithanshme me Turqinë në Rajon, do të ishte në favorin tonë si në aspektin human-kombëtar, ashtu edhe në atë politik, ekonomik, ushtarak, në fushën e sigurisë, në rrafshin gjeostrategjik, etj.

c.Marrëdhënie reciproke bashkëpunimi dhe përfitimi në nivel Europian, në të gjitha aspektet Shqipëria duhet të ketë edhe me shtetet trekëndësh Austri-Zvicër-Gjermani.

d.Aleanca Strategjike në nivelin global me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i ngritur marrëdhëniet në nivelin më të lartë të besnikërisë dhe mirënjohjes sonë kombëtare ndaj Shpëtimtarit tonë kombëtar, SH.B.A. do të ishte detyrë e çdo shqiptari kudo ku gjendet dhe pa asnjë mëdyshje e çdo shteti ku ka prani shqiptare dhe pa asnjë diskutim edhe e Republikës së Shqipërisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”