Page 1 of 1

Presidenti Nishani shtrohet në spital

Posted: Fri Jun 21, 2013 8:56 pm
by CERMENIKASI
Image
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përfunduar në spital. Mësohet se ai është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me konsultat mjekësore.

Re: Presidenti Nishani shtrohet në spital

Posted: Fri Jun 21, 2013 9:34 pm
by CERMENIKASI
Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar të premten vonë në mbrëmje me anë të një konference në media lajmin se ka qenë i sëmurë. Burime të papërgjegjshme, sipas tij kanë dezinformuar mediat.

Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së sotme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.

“Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, tha Nishani.

“Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të sukseshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për t’u bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore”.

I pyetur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 23 Qershor, Nishani tha se ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën do drejtojë një mesazh si kryetar shteti.
“Pas zgjedhjeve do keni qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi këtë proces zgjedhor, por nesër do i drejtohem popullit dhe klasës politike me një mesazh si Presidentit i Republikës”.

Re: Presidenti Nishani shtrohet në spital

Posted: Fri Jun 21, 2013 11:02 pm
by Adriana
CERMENIKASI wrote:Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar të premten vonë në mbrëmje me anë të një konference në media lajmin se ka qenë i sëmurë. Burime të papërgjegjshme, sipas tij kanë dezinformuar mediat.

Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së sotme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.

“Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, tha Nishani.

“Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të sukseshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për t’u bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore”.

I pyetur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 23 Qershor, Nishani tha se ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën do drejtojë një mesazh si kryetar shteti.
“Pas zgjedhjeve do keni qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi këtë proces zgjedhor, por nesër do i drejtohem popullit dhe klasës politike me një mesazh si Presidentit i Republikës”.


Per keto mediat vet shteti duhet te marr masat e duhura, se po kalojne cdo limit, nuk ka popull ne bote te ket media te tilla, nuk eshte as rasti i pare as nuk do jet i fundit ( per fatkeq ) , nese shteti nuk merr masat e duhura, se nuk po dijme ku te lexojme lajmet.

le te denoj disa rreptesisht, dhe me pas te tjeret largohen vet...