Page 1 of 1

Rama: Greqia, partner strategjik,'zero probleme me fqinjët'

Posted: Tue Sep 24, 2013 2:42 pm
by Sally
Se bashku me Edi Ramen per nje rilindje greke, me falni se gabova shqiptare desha me thene:


Rama: Greqia, partner strategjik. Politika jonë, 'zero probleme me fqinjët'




Rama: Greqia, partner strategjik. Politika jonë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar Greqinë një “partner strategjik”, që mund të luajë rolin e përshpejtuesit në "udhëtimin" e Shqipërisë drejt BE.

Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA, kryeministri Rama thekson se shqiptarët janë një popull proevropian, me destinacion të fundit, Bashkimin Evropian.

Ai deklaroi se në dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe më pas do të vazhdojë të hedhë hapat për anëtarësimin e plotë. “Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE në janar 2014, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e "udhëtimit" të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar, në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri.

Rama nënvizoi bindjen e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë një bashkëpunim të ngushtë në interes të secilit prej tyre. “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, tha kryeministri shqiptar duke ripërsëritur se politika e jashtme e qeverisë së tij mbështetet në parimin “zero probleme me fqinjët ".

Zoti Rama duket i vendosur gjithashtu të lerë pas retorikën nacionaliste të atyre partive, që sipas tij, kërkonin ta përdornin dhe të përfitonin nga problemet e përditshme të shqiptarëve. “Aleanca Evropiane për Shqipërinë ka një program politik proevropian dhe jo nacionalist. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE”, ka siguruar kreu i qeverisë shqiptare.

I pyetur për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, Rama është shprehur se ajo ka hapur një epokë të re për rajonin tonë. Ai ka dhënë sigurinë se Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit dhe Evropës Lindore.

Rama në intervistë e karakterizon gazsjellësin TAP, si një "mundësi të mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjitha vendet fqinje”.

Sa i përket faktit se për herë të parë që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, minoriteti grek nuk është i përfaqësuar në qeveri, kryeministri i Shqipërisë siguron se partia BPDNJ mbetet një prej partnerëve strategjikë të PS dhe shpreh besimin se “kreu i saj Vangjel Dule me pjekurinë dhe përvojën e tij do të kontribuojë në menaxhimin e punës së Parlamentit, në postin e zëvendëskryetari të Kuvendit shqiptar”.

Lidhur me prioritetet e politikës së brendshme, Rama tha se ato lidhen "vizionin e integrimit evropian”. “Në axhendën tonë ambicioze për të nxitur ekonominë produktive dhe për sigurimin e 300 000 vendeve të reja të punës, një prioritet i rëndësishëm është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të rivendosim sigurinë për çdo familje shqiptare dhe do të ofrojmë një sistem universal të kujdesit shëndetësor falas për të gjithë shqiptarët, qofshin të punësuar apo jo. Qeveria jonë do të shpëtojë fshatin nga kolapsi, do të sigurojë një sistem arsimor cilësor dhe në bashkëpunim me Kosovën, do të ofrojmë një paketë të plotë pushimesh në të katër stinët”, është shprehur Rama për agjencinë greke të lajmeve

Re: Rama: Greqia, partner strategjik,'zero probleme me fqinj

Posted: Tue Sep 24, 2013 2:55 pm
by Sally
[quoteemZERO PROBLEME ME FQINJET TANE!?]I nderuar zoti Kryeminister!

Nuk e di se si e keni menduar ju kete "zero probleme me greket" dhe se si do ta realizoni.

Keshilla ime do ishte qe te mos e deklarosh kaq lehte nje gje te tille ne se nuk i njehe mire greket e politiken e tyre.

"Zero probleme me greket " ,me thote se ju do iu plotsoni tekat e do beni c iu thone..............ndryeshe Ditmiri i shkrete do behet shume shpejte "Natmire" e do dali ne pension te parakoheshem.

"Zero probleme me greket "do te thote te hapni sa shkolla greke t iu kerkojne, te quani minoritar greke cdo ortodoks shqiptare, te heshtni per camerin,te heshtni per arvanitet, te mos taksoni bizneset greke ne shqiperi, te riformosni kufinjet aty ku i firmosi Saliu

Une besoi se Ditmiri eshte teper i vogel per te qene minister i jashtem pasi ai nuk iu bindi ju per tre ligjet e jo me te bindi e te njohi se si lozet dipllomacia .

Mesazhi qe iu dhane ne Bruksel,ty edhe Ditmirit, ishte qe "shihni c do beni ju dhe mos prisni nga qielli"

Ky mesazh duhet lexuar drejte zoti kryeminister...dhe qe te lexohet drejte duhet te ndertojme mardhenie te pastra reciprociteti me fqinjet tane....dhe jo te bejme deklerata qe nuk kane pike lidhje me diplomacin.

nga: Altin Kocaqi[/quoteem]

Re: Rama: Greqia, partner strategjik,'zero probleme me fqinj

Posted: Tue Sep 24, 2013 10:02 pm
by CERMENIKASI
Edi Rama e ka cilësuar Greqinë një “partner strategjik”, që mund të luajë rolin e përshpejtuesit në "udhëtimin" e Shqipërisë drejt BE.
U kënaqëm tu qesh me këto rrena në midis të ditës -lol-

Re: Rama: Greqia, partner strategjik,'zero probleme me fqinj

Posted: Wed Oct 09, 2013 9:07 pm
by Mallakastrioti
Shpresojme mos te kthehet Pralamenti shqiptar "laik" si ai i Greqise!

Diçka e tille (qe prifterinjte shkojne e fusin hundet per "bekime" ne Parlament) ndodh vetem ne Greqi ...si dhe ne Iran ku Ajatollahet pak a shume praktikojne te njejtat menyra "bekimi"!

----
(Greece an "laik state"!
Is this an reality or fiction of "Republic of Tzatziki and Feta cheese?
So, like Iran that has an ministry of "Faith and religion", is the same with Greece that exist an Ministry of state with the name "The Ministry of Faith and Religion"! )
---
(Foto ilustruese: Ajatollahet "grek" duke bekuar Parlamentin)
Image

(Se mos mendoni se genjej
"The Ministry of Education and Religious Affairs, Culture and Sports (Greek: Υπουργείο Παιδείας και Θρησκευμάτων, Πολιτισμού και Αθλητισμού), formerly the Ministry for Education, Lifelong Learning and Religious Affairs (Υπουργείο Παιδείας, Διά Βίου Μάθησης και Θρησκευμάτων), is a government department of Greece. One of the oldest ministries, established in 1833, it is responsible for running the country's education system and for supervising the religions in Greece."
Cilat religjione apo besime te tjera merr ne konsiderate kjo ministri, kur Greqia trumpeton se 99% ne Greqi jane ortodoks?...mahh..."enigme" do shtoja ;)

Re: Rama: Greqia, partner strategjik,'zero probleme me fqinj

Posted: Thu Oct 10, 2013 11:22 am
by Sally
Nje fjale e urte Indiane thote: Mos e shmang problemin, por ballafaqohu me te, perndryshe agonia do te zgjatet.

Keshtu fillon artikulli 'Marredheniet me Greqine, mes velenit dhe miqesise' nga Reis Çiço:



[quoteemMarrëdhëniet me Greqinë, mes velenit dhe miqësisë]Një fjalë e urtë indiane thotë: Mos e shmang problemin, por ballafaqohu me të, përndryshe agonia do të zgjatet.reis

Pas vendosjes së demokracisë në vendin tonë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë sjellë kurdoherë midis normales dhe anormales, rruga e këtyre marrëdhënieve ka qenë e vështirë dhe është shoqëruar me turbulenca konstante.

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e ekzistencës së disa problemeve midis palëve, që jo vetëm nuk janë zgjidhur, por kohë pas kohe, ato mahisen duke traumatizuar marrëdhëniet dypalëshe.

Tashmë është njoftuar se më datë 14 Tetor, Tiranën do ta vizitojë ministri i Jashtëm grek, Venizellos. Axhenda e ministrit është bërë publike, dhe ajo përmban bisedime për çështjen e kufirit detar, do të diskutohet për gazsjellësin TAP, dhe ndoshta Venizellos do të vendosë piketat e vizitës së ardhshme të presidentit Papulias, diku nga muaji nëntor në Tiranë.

Udhëtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi është shoqëruar me incidente të vogla e të mëdha, një pjesë e mirë e të cilave ose nuk është zgjidhur, ose është gjetur një zgjidhje përcjellëse.

Në nëntor të vitit 2005, u shënua një nga incidentet më të rënda diplomatike. Në atë kohë, Presidenti i Greqisë, Papulias po zhvillonte një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të mbyllej me një takim në qytetin e Sarandës, me presidentin e asaj kohe, Alfred Moisiu. Dhjetëra apo qindra njerëz në qytetin bregdetar nisën një protestë, e cila bëri që Presidenti grek të anulonte takimin me homologun e tij shqiptar, dhe të largohej drejt Greqisë, pa dhënë asnjë shpjegim.

Mos vallë z. Papulias nuk e dinte se protestat janë pjesë vitale e demokracisë? Mos vallë ai harroi se kur Athinën e vizitoi presidenti Klinton gjysma e kryeqytetit grek u dogj nga protestuesit? Natyrisht ai i di të gjitha, por me Shqipërinë gjërat ndryshojnë, ndaj dhe presidenti grek ndërmori një hap arrogant dhe prepotent, sepse e dinte që reperkusionet diplomatike e më gjerë do të ishin zero, dhe ashtu ndodhi. Asnjë reagim nga presidenca, qeveria, madje dhe media reagoi vakët. Një heshtje e çuditshme!

Rastet e përsëritura të incidenteve kanë evidentuar qartë dy qëndrime diametralisht të kundërta. Nga njëra anë prepotenca e Athinës zyrtare, dhe nga ana tjetër përulësia e Tiranës zyrtare.

Në vazhdën e incidenteve, vlen të evidentohet se deputetë të ndryshëm grekë, qoftë dhe të “Agimit të Artë”, me raste të përsëritura skandalesh në vendin tonë, jo vetëm nuk kanë problem për të hyrë në Shqipëri, por dhe kur vijnë, në raste zgjedhjesh, apo ceremoni përkujtimore, shpërthejnë në histerizma antishqiptare dhe largohen të qetë për t’u rikthyer përsëri. Ndërkohë që qeveria greke shpall person non grata një gazetar shqiptar pse xhiroi disa sekuenca në fshatrat e Çamërisë, e kështu lista mund të zgjatet pafund.

Parë në një rend kronologjik, Athina zyrtare ka qenë dhe është këmbëngulëse në realizimin e objektivave dhe kërkesave të saj, sepse ajo i ka dominuar kurdoherë marrëdhëniet me Shqipërinë, për arsye shumë komplekse, që meritojnë një shtjellim të veçantë.

Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është në krye të axhendës, dhe konfirmon se këmbëngulja greke për zgjidhjen e saj ka qenë dhe mbetet një konstante e pandryshuar. Është ky problem që realisht po bie në Tiranë ministrin e Jashtëm grek.

Në këtë sfond, me dritëhije të marrëdhënieve shqiptaro-greke, vizita e ministrit të Jashtëm Venizellos merr një rëndësi të veçantë dhe është interesante në disa aspekte.

1. Shqipëria udhëhiqet nga qeveria e re e majtë që doli nga zgjedhjet e 23 Qershorit.

2. Ministri grek do të diskutojë vetëm për kufirin detar, apo do ta zgjerojë gamën e bisedimeve, duke prekur çështje të tjera delikate që rrinë pezull në marrëdhëniet tona?

3. A do të jetë Venizellos, dialogues, sugjerues, apo imponues?

4. Nga ana tjetër, kjo vizitë është një test për qeverinë e re. Çfarë qëndrimi do të mbajë lidhur me kufirin detar, që Gjykata Kushtetuese e ka bllokuar?

5. Po çështjen Çame e të tjera, do t’i hedhin përfaqësuesit tanë në tryezën e bisedimeve?

Sigurisht, të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje kur vizita e z. Venizellos të përfundojë.

Çështje të trashëguara dhe çështje të reja që kanë lindur në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Qeveria jonë nuk duhet t’i shmangë, përkundrazi t’i shtrojë ato për zgjidhje, duke u mbështetur mbi një dimension tjetër mendimi e veprimi, ku në themel të jenë Reciprociteti dhe Dinjiteti.

Nëse do të ketë vullnet nga palët, zgjidhjet aty janë, në të kundërt do të vazhdojmë të ecim mes velenit dhe miqësisë.[/quoteem]