Page 1 of 1

Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 5:56 pm
by arberor
Pas rikonstruksionit që ju bë sallës së konferencave në godinën e kryeministrisë, e cila u inaugurua ditën e djeshme nga vetë kryeministri Rama, në sy të bie vetëm një gjë!

Rama është i vendosur të kthej identitetin dhe origjinën e lashtë që ka ky vend, duke punuar në heshtje dhe me fakte. Hapi i parë, citon alb-observer.com, ishte harta e mesjetës që përfshinte dhe Albaninë me gjithë hapësirat territoriale të saj të para vitit 1912, e vendosur në zyrën ovale të Këshillit të Ministrave. Ndërsa surpriza vjen në sallën e konferencave të kryeministrisë, ku mbi mur, pas foltores është vendosur një hartë pa kufij, që mbanë emrin Albania. Duket qartë se kjo hartë është goxha e vjetër dhe siç duket edhe nga fotografia përfshinë të gjitha territoret e gjymtuara të truallit të Arbërisë, të trashëguar nga Ilirët dhe Pellazgët
http://www.alb-observer.com/aktualitet/ ... ncave.html

Image
Image
Image
Image

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 6:19 pm
by Sally
Bukur shume, i pashe edhe ne live kur beri hapjen ne sallen e kryeministrise qe e quajten salla e hartave, ...ne te gjitha hartat mungon pjesa e jugut apo me duken mua?


Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 6:35 pm
by arberor
Sally wrote:Bukur shume, i pashe edhe ne live kur beri hapjen ne sallen e kryeministrise qe e quajten salla e hartave, ...ne te gjitha hartat mungon pjesa e jugut apo me duken mua?

???
Image

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 6:58 pm
by arberor
harta e Giovanni Giacomo de Rossi ne vitin 1689
Image

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 7:45 pm
by Zeus10
arberor wrote:harta e Giovanni Giacomo de Rossi ne vitin 1689
Image
Po pra sipas asaj harte, i bie qe Shqiperia te mbaroje ne Kanine, egzaktesisht ajo qe kerkojne greket.

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 7:59 pm
by Strokulli
Zeus10 wrote:
arberor wrote:harta e Giovanni Giacomo de Rossi ne vitin 1689
Image
Po pra sipas asaj harte, i bie qe Shqiperia te mbaroje ne Kanine, egzaktesisht ajo qe kerkojne greket.
Perane kesaj harte te Arbanit 'Albania' duhet te jete edhe nje e jater harte per Arberin e Poshtem (Shqiperia e Poshtme) se viset poshte Kanines kah fundi i hartes i u thone 'Bassa Albania o Epiro'.. Perane 'Albania' ose 'Alta Albania' duhet te vihet edhe harta e gjymses se jater 'Bassa Albania', ndryshe nuk glet!

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 8:06 pm
by bardus
Kjo eshte me e plote e te njejtit autor.


Image

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Fri Oct 04, 2013 8:12 pm
by arberor

Re: Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë së Madhe

Posted: Sat Oct 05, 2013 10:51 am
by Mallakastrioti
Ketu problemet nuk jane tek hartat ne Kryeministri, pasi hartat zakonisht vendosen neper auditoriume Universitetesh apo aula Universitetesh, apo neper salla muzeumesh, problemi eshte mesazhi qe kerkon te percjell Kryeministri yne?
Ne gjithe fytyrat e ambasadoreve shihet njefare habie kur hyne ne kete salle, pasi asnje nuk kuptonte asgje ne kete salle te kuqe me harta varur neper mure.
Piktori Kryeminister do bente figure me te mire ne se do vendoste punimet e veta apo tablote e veta ne kete salle, se sa disa harta te diskutueshme te cilat me teper se objekte studimore, sot kane lidhje me teper vetem me historine e hartografise.
Pra, personalisht nuk shoh ndonje mesazh te qarte qe keto harta te qendrojne ne nje institucion shteteror, pasi kane vendin me teper ne ndonje muze apo ne ndonje salle Universiteti, pikerisht aty ku mesojne studentet!

Image
-Titre : Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Occidentale / descritta, con Disegni fatti sul Luogo da Giacomo Cantelli da Vignola, Suddito e Geografo del Sereniss. Sig. duca di Modena, ...
Auteur : Cantelli, Giacomo (1643-1695). Cartographe
Auteur : Donia, Francesco (16..-16..?). Graveur
Éditeur : Gio[vanni] Giacomo Rossi (Roma)
Date d'édition : 1689
Sujet : Géographie historique
Sujet : Albanie
Sujet : Ottoman, Empire
Sujet : Macédoine -- Ouest
Sujet : Monténégro
Type : document cartographique,carte,image fixe
Langue : Italien
Format : 1 carte gravée ; 53,4 x 42,7 cm
Format : image/jpeg
Droits : domaine public
Identifiant : ark:/12148/btv1b59622471
Source : Bibliothèque nationale de France, CPL GE DD-2987 (6009)
Relation : Notice de recueil : http://catalogue.bnf.fr/ark:/12148/cb40577015h
Relation : Appartient à : Collection d'Anville ; 06009
Relation : http://catalogue.bnf.fr/ark:/12148/cb40614689x
Couverture : Albanie
Provenance : bnf.fr
Date de mise en ligne : 17/10/2007