Ora 12:28 Kuvendi i Shqipërisë është mbuluar sot me një vello të zezë. Nën tingujt e muzikës funebre e luleve të bardha, të afërm, miq, qytetarë e kolegë, që hera-herës nuk arrijnë ti mbajnë lotët, po i japin lamtumirën e fundit deputetit Sokol Olldashi. Në Kuvend janë parë të hyjnë familjarët edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë, të cilët përpiqeshin të tregoheshin të fortë, në vendin ku babai i tyre ka mbrojtur me vendosmëri kauza të rëndësishme. Homazhet pritet të zgjasin deri në orën 14:00, kur është parashikuar të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së trupit drejt banesës së fundit.
Këshilli i Ministrave e shpalli të enjten ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë, ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.
QINDRA QYTETARË NË PRITJE PËR TË KRYER HOMAZHE
Ora 12:20 - Nën reshjet e dendura të shiut, qindra qytetarë qëndrojnë në radhë për të kryer homazhe në nderim të ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Vijon ekspertiza në vendin ku humbi jetën Sokol Olldashi
Ora 10:40- Prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme një grup ekspertësh kanë shkuar sërisht për të bërë ekspertizën në vendin ku humbi jetën deputeti Olldashi. Sipas Ekspertizës paraprake automjeti ka dalë nga rruga dhe u përmbys 14 metra larg vendit ku ka dalë nga rruga.
Bashkia e Tiranës, flamujt në gjysmë shtizë gjatë homazheve për Olldashin
Ora 10:40 - Bashkia e Tiranës ka vendosur që flamujt në kryeqytet të ulen në gjysmë shtizë gjatë periudhës së homazheve për deputetin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Ora 10:00 – Homazhe në kuvend, në orën 11:00, në nderim të deputetit Olldashi
Ceremonia e homazheve për deputetin Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e se mërkurës në një aksident tragjik në aksin rrugor Tiranë –Elbasan, do të zhvillohet sot në orën 11:00 tek Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së trupit drejt banesës së fundit.
Ora 07:22 – Aksidentet rrugore, ja se çfarë shkruante Sokol Olldashi në FB
Vetëm pak javë më parë, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën dje, është shprehur për aksidentet rrugore nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Ja çfarë shkruante deputeti i ndjerë i PD-së në 28 tetor 2013: “Pashë pak lajmet.
Makina përplas dy fëmijë në Tiranë…; makina del nga rruga në Shkodër, etj., etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak javë prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë.
Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria?!”, shkruante më 28 tetor Olldashi në “Facebook”.
Ora 03:15-Eduart Ndreu: Olldashi telefonoi vetë shoferin e tij pas aksidentit
Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, i cili para aksidentit kishte qenë bashkë me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit, flet mbi aksidentin. ‘Pas aksidentit Olldashi ka qenë i vetëdishëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. “Olldashi kërkoi ndihmë”- deklaroi Ndreu.
Ora 02:15-Deputeti i PD, Igli Cara per “News24″ ka dhene detaje rreth vdekjes se Sokol Olldashit
Deputeti Cara rrefen per “News24 “momentet e fundit me Sokol Olldashin. Ai sqaron se ai dhe shoferi i Olldashit kane qene ne nje lokal se bashku pak caste para aksidentit. “Ishte i vetem ne makine, mos aludoni ndryshe, kjo duhet te qartesohet”, -thekson Cara.
Igli Cara sqaron rrethanat e aksidentit të Olldashit : “Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve . Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thote shoferi qe shefi, Olldashi eshte aksidentuar. Hipem ne makine dhe u nisem, si dhe lajmeruam policine me telefon. Mberritem 30 sekonda para policise. Dyert ishin te kycura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur qe ti jepnim ndihme. Nuk kishte njeri tjeter ne makine, ishte vetem. Nuk mund te aludohet ndryshe”, tha Cara.
Ora 01:40-Humbja e jetës së deputetit Olldashi, shtyhet seanca e kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë njofton se seanca plenare e parashikuar për ditën e enjte shtyhet për javën e ardhshme, për shkak të humbjes së jetës së deputetit Sokol Olldashi, mbrëmjen e 20 nëntorit në aksin rrugor Tiranë- Elbasan.
Ora 00:55-Policia, terreni i rrëshqitshëm dhe shpejtësia e lartë shkaqet e aksidentit që i morën jetën deputetit Olldashi
Shpejtësia e lartë, terreni i rrëshqitshëm dhe shiu i dendur kanë qenë shkaqet kryesore që kanë shkaktuar aksidentin që i mori jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Sipas burimeve policore, mësohet se aksidenti ka ndodhur dje në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë lapidarit të Kërrabës rreth orës 21:20, kur automjeti tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Sipas policisë, automjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë të thellë. Terreni i rëndur prej shiut dhe shpejtësia e madhe mendohet se kanë qenë shkaqet e aksidentit, i cili ka ndodhurpranë xhamisë së fshatit Kërrabë. Sipas Policisë ka qenë vetë Olldashi në timon në çastin e aksidentit. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur nxjerrja e trupit të tij.
Në qendrën operacionale të kontrollit policor, mësohet se telefonatën për aksidentin e ndodhur e ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara.
Ora 00:50-Po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore te trupit e pajete te deputetit Sokol Olldashi.
Ora 00:45-Heshtje dhe lote para morgut ne QSUT, teksa trupi i Olldashit. Familjare, deputete socialiste dhe demokrate, simpatizante vijojne te qendrojne para morgut.
morgu
Ora 00:40-Nena e deputetit Olldashi ka qene e para qe ka mberritur ne morgun e QSUT.
Ora 00:33-Gazetari Spartak Koka konfirmon se policia zyrtarisht pohon se deputeti Sokol Olldashi ka qenë i vetëm në automjet. Nuk behet fjale per person te dyte.
Ora 00:30-Policia: Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë. Mësohet se kamina ka dalë nga një kthesë e forte.
Ora 00:15-Trupi i Sokoll Olldashit mberrin ne morgun e QSUT.
Ora 23:58-Pesoni i dyte i aksidentuar me deputetin Olldashi ende i paidentifikuar.
Ora 23:55-Ambulanca me trupin e z Olldashi niset drejt morgut.
Ora 23:50-Gazetari Spartak Koka nga vendngjarja konfirmon se vendi ku ka ndodhur aksidenti është një kthesë tepër e fort. Dyshohet se dhe shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara dhe në momentin që automjeti ka marrë kthesën, për shkak të reshjeve të shiut automjeti ka rrëshqitur duke dalë nga rruga dhe rënë në greminë.
Ora 23:40-Nuk dihet ende identiteti i personit të dytë të aksidentuar që udhëtonte me z Olldashi.
Ora 23:33-Konfirmohet se deputeti Sokoll Olldashi ka humbur jetën nga një aksident automobilistik teksa automjeti Benz me të cilin udhëtonte ka rënë nga një greminë me lartësi rreth 15 metra.
Makina e olldashit
Ora 23: 32- Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha në vendngjarje.
Ora 23:30-Aksidenti shumë pranë varrezave të Krrabës ku poshtë në greminë ndodhet makina e përmbysur e deputetit të Olldashit, në një terren të thyer malor. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire.
Ora 23:22-Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon për News24 se: Po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit.
Ora 23:20-Bllokohet qarkullimi në Krrabë. Një rradhë e gjatë me makina prej 1 km ka arritur zgjatimi në këtë aks, ndërkohë që vijon dhe moti i keq.
Ora 23:16-Ne Spitalin Ushtarak nuk ka mberritur ende ambulanca me personat e aksidentuar sot ne greminen e Krrabes.
Ora 22:50-Igli Cara ka njoftuar i pari sallën operative në orën 21:18 se një aksident është shënuar në Krrabë. Më pas u konfirmua se një ndër personat e aksidentuar ka qenë deputeti Sokol Olldashi.
Ora 22:30-Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka, deputeti Taulant Balla, Astriit Patozi, Sali Berisha, prefekti i Tiranes. Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje, por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin Spartak Koka që ndodhet në vendgjarje.
Lajmi i humbjes së jetës së deputetit Olldashi u shoqërua me informacione kontradiktore pasi policia doli me informacion zyrtar disa orë pas aksidentit. News24 nga vendngjarja ndoqi në vijimësi ngjarjen e rëndë duke përcjellë minutë pas minutë informacionet më të fundit.
Kush ishte Sokol Olldashi
Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës. Është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare. Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 në Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave.
Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]Në vitin 2007, mer postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. I martuar dhe ka dy fëmijë.
Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)
Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002
Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 Deputet i Qarkut Fier
Ne shume vende flitet per nje vdekje te dyte, dhe theksojne qe ka qene sekretaria e tij ( 20 vjecare ) ARMINDA QYFLAKU. Disa te tjere thone nuk eshte e vertet, disa po.