Statistikat: 300 ditë "rilindje"
Posted: Thu Jul 17, 2014 2:57 pm
Statistikat shtetërore në 300 ditë: 51 atentate me tritol, 34 mijë shkarkime e pezullime vende pune
Shpërthimi me tritol i një tjetër makine në Tiranë ku mbetën të plagosur 3 persona shënoi edhe atentatin e 51 të regjistruar në 300 ditët e qeverisjes “Rama”. Në 300 ditët qeverisje të vendit të kryeministri Rama në territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar plot 51 vendosje tritoli dhe goditje me antitank, dhe qindra grabitje me maska nga persona të armatosura, ndërsa policia nuk ka arritur të kapë as tritolvënësit dhe as grabitësit e shumtë. I vetmi i arrestuar për atentatet është Julian Sinanaj, i arrestuar falë një pendimi të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Në rendje kohore duhet thënë se ka pasur 4 atentate në shtator, 1 atentate në tetor, 1 atentate në nëntor, 4 atentate në dhjetor, 8 atentate në janar, 7 atentate në shkurt, 13 atentate në mars, 7 atentate në prill, 4 në maj, 1 në qershori dhe 1 korrik. Kultura e tritolit e instaluar prej qeverisë së re lulëzoi në një seri atentatesh dhe shpërthimesh të frikshme pa autor, të kapur ose hetuar. 50 shpërthimet e tritolit dhe qindra grabitjet me maska, tonelata droge të kaluar përtej kufijve në 300 ditë janë shumë për Shqipërinë, pasi ne nuk jemi në luftën e mafias kundër shtetit si në Palermo të viteve ’70-’80-të. Dhjetëra biznesmenë janë vrarë nga dorë të mafias të lidhur me politikën që me ardhjen e PS ka marrë revansh. Policia e Shtetit e drejtuar prej një militanti politik, Artan Didi i shkarkuar në 2004, nga ministri i Brendshëm socialist Igli Toska për paaftësi, po merr në qafë qytetarët dhe po frikëson investitorët e huaj, pasi nuk është kapur as gjysmën e këtyre atentatorëve. Gjithashtu paligjshmëria s’njeh kompromis në fronte të tjera, ndërsa vazhdon turravrapin e aksioneve antiligjore dhe antikushtetuese, duke vënë në rrezik parlamentarizmin dhe demokracinë në vend. Edi Rama mbushi plot 300 ditë në qeverisje, pa asnjë bilanc për tu shënuar, anëtarët e kabinetit qeveritar, ministrat kanë zënë ndryshk në “karriget e pushtetit” dhe të zhytur në injorancë dhe paaftësi për t’i bërë ballë punëve të shtetit. Mjaftuan 300 ditë qeverisje të socialistëve, që shqiptarët të kuptonin se kishin të bënin me një formacion qeverisës klientelist, oligarkësh, trafikantësh dhe vrasësish që s’bënë gjë tjetër këtë gjysmë viti, veçse çuan në stratosferë numrin e vrasjeve kriminale, instaluan fenomenin e tritolit dhe rikthyen rrugët e vjetra të trafikut të drogës në ujërat e Adriatikut. Ditë pas ditë autoritetet italiane dhe ato greke, raportojnë për qindra tonelatë droge të kapur në portet e tyre, ndërsa ekzistojnë të gjitha informacionet se këtë trafik e drejton Policia e Shtetit, të quajtur ndryshe si “çunat” e Sajmir Tahiri. Kjo qeveri hyri në historinë e vendit, si kabineti më i dështuar që shqiptarët kanë parë ndonjëherë dhe jo në 1, 2 apo 4 vjet, por në vetëm 300 ditë s’ka asnjë shenjë “Rilindje”, por veç mjerim, varfëri dhe vdekje.
51 atentate me tritol në 300 ditë
1. 14 korrik, tritol makinës ne Tiranes
2. 26 qershor, tritol makinës ne Gjirokastër
3. 10 maj, tritol makines ne afersi te aeroporit Rinas
4. 8 maj, tritol makines ne autostrade
5. 5 maj, tritol nje banese ne Fushkruje
6. 29 prill, tritol makines ne Bulqize
7. 22 prill, tritol furgonit Fushe-Kruje
8. 21 prill, tritol ne komisariatin e Fush-Krujes
9. 20 prill, lende plasese biznemenit tek Teknologjikja
10. 18 prill, tritol pronarit te Aragostes, Durres
11. 11 prill, tritol makines pronarit te kazinos, Tirane
12. 4 prill, tritol makines ne Berat
13. 30 mars, tritol eskavatorit në Milot
14. 26 mars, tritol makines se policit
15. 25 mars, sulmohet me antitank banesa e kryekomunarit
16. 25 mars, tritol makine ne kompleksin Skender Halili
17. 24 mars, tritol shtepise ne Librazhd
18. 22 mars, tritol biznesmenit ne Tirane
19. 17 mars, Tritol Bashkise Fushe-Kruje
20. 14 mars: shpërthim tritoli në Fushë Krujë, në erë makina
21. 10 mars: tritol baneses ne Tirane
22. 9 mars: tritol makines ne Fushekruje (kapet i dyshuari)
23. 9 mars” tritol shtepise biznesmenit Fushekruje (kapet i dyshuari)
24. 3 mars: tritol ne komisariatin e Fushekrujes
25. 3 mars: tritol banenes se nje biznesmeni ne Tirane
26. 28 shkurt: tritol eksploziv automjetit të një punonjësi të SHISH
27. 28 shkurt: tritol makines ne Fushekruje
28. 27 shkurt: tritol biznementi ne Vore, 1 vdekur
29. 26 shkurt: tritol policit te burgjeve,kapet i dyshuari
30. 26 shkurt: tritol lokalit ne Tirane, 3 ne gjendje te rende
31. 17 shkurt: tritol makines tek Liqeni Artificial
32. 09 shkurt: tritol shtepise se Mehillajve ne Vlore
33. 29 janar: tritol biznesmenit italian ne Tirane
34. 28 janar: tritol biznesmenit ne Shkoder ( autori I kapur)
35. 25 janar 2014: Lezhë, tritoli në furgon, çaktivizohet
36. 23 janar 2014: tritol biznesmenit ne Durres
37. 20 janar 2014: tritol Postes se Policisë ne Fushe-Kruje
38. 20 janar 2014: Tritol kreut te komunës, Vlore ( autori i kapur)
39. 7 janar 2014: tritol kreut te PD ne Pogradec Luan Lipo
40. 2 janar 2014: Tritol shtyllave te energjisë ne Kallmet te Lezhes
41. 28 dhjetor 2013: tritol makinës se kreut te ujësjellësit ne Erseke
42. 18 dhjetor 2013, tritol lokalit pas plagosjes së pronarit
43. 13 dhjetor 2013: tritol prefektit te Vlorës, Besnik Dervishi (autori i Kapur)
44. 3 dhjetor 2013: Shpërthen makina ne Vaqarr
45. 23 nëntor 2013, atentat shefit të Klubit Elbasani
46. 11 nëntor 2013: tritol makinës kreut te FRESH ne Elbasan
47. 26 tetor 2013: Një polic i vendos tritol kolegut ne Kamzë
48. 24 shtator 2013: tritol makinës kreut te komunës se Golemit
49. 24 shtator 2013: tritol makinës se biznesmenit ne Tirane
50. 16 shtator 2013, eksploziv efektivit të policisë në Lezhës
51. 12 shtator 2013, atentat edhe shefit të Komisariatit nr. 1
Në 300 ditë shkatërrohen 34 mijë vende pune
Megjithë propagandën për 350 mijë vende të reja pune, statistikat shtetërore flasin për daljen papunë të 34 mijë shqiptarëve, gjatë 300 ditëve që vendin e ka drejtuar punëkeqi Rama. Ish-kryeministri Berisha denoncoi dje greminën ekonomike që po ngre kryeministri në detyrë, duke afruar gjithmonë e më tepër, jo vetëm kolapsin shtetëror, por edhe rrezikun e një vale të frikshme të braktisjes së vendit
Në raportin e treqind ditëve të para kryeministri Edi Rama deklaroi se, “janë 43 879 më shumë vende pune që figurojnë në librin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore të Republikës së Shqipërisë, pas 300 ditësh”. E vërteta është krejt e kundërta. Për të nxjerrë në dritë deklaratën e Ramës duhet të shohim si ishin 300 ditët e fundit të ish-kryeministrit Berisha. Sipas databazes zyrtare të ISSH në 30 qershor 2013 shënohen në librin e pagave 702 086 kontribuues të punësuar. Në 30 qershor 2012 kjo vlerë ishte 651 614. Pra 300 ditët e fundit të Berishës siguruan 50 471 më shumë vende punë brenda harkut kohore. 300 ditët e Berishës shënuan 6 591 vende pune më shumë se 300 ditët e para të Ramës. Në përqindja rezultati i kryeministrit Rama është 13% më pak se rritja në vitin e fundit të qeverisë Berisha. Ky i fundit përmes një konference për shtyp se, Afërsisht 34 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës, mirëpo, Kryeministrit shqiptar, më falni për shprehjen, i pjell mushka. Po. Ka ndodhur gjatë diktaturës, na thonë nga Llakatundi, se drejtori çon një dispaç në Ministri të Bujqësisë të njoftojë se këtu kanë filluar të na pjellin mushkat. Dhe ajo mori një eko në atë hapësirë të vdekur mbarëshqiptare. Kryeministri njoftoi dje se në bordero janë 47 mijë 355.5 rrogëtarë më shumë – e ndau përgjysmë një forcë pune – një mashtrim i paskrupullt. Pastaj duhet të pranojmë se rritja e papunësisë në statistika, që bazohen në anketën e forcave të punës, duhet të besojmë se rritja e papunësisë shtohet me rritjen e punësimit, pra, një mashtrim, se njeriu që nuk ka asnjë koncept, mund t’ia lejojë vetes këto. Me keqardhje duhet të them se Shqipëria u zhyt në recension. Ju kërkoj të merrni statistikën e Gjergjit të Edvinit. Gjergji i Edvinit ka bërë një skandal të paimagjinueshëm. Rritjen nominale tregues për tregues, tremujor për tremujor, janë negative, ç’ka do të thotë se rritja nominale është negative”, deklaroi Berisha. Sipas tij, rritja nominale mbart çmimin siç është pa inflacionin, nuk është realja është fiktive. “Rritja nominale tremujor për tremujor u del negative nuk kanë mundur të mashtrojnë. Tani duan rritje pozitive, kanë nxjerrë rritjen reale 1.7, që mund të ndodhë vetëm në rast se këtu do të ishte bërë deti naftë, por kjo s’ka ndodhur. Nafta është bërë Koço për të bërë naftë, por tjetër gjë nuk kemi. Ky është një megamashtrim. Po në historikun e INSTAT keni se rritja reale në një tremujor zbriti në 0.2%, rritja nominale 2.2%, por kjo s’ka vlerë sepse ka brenda çmimin e rritur nga inflacioni. Është e dhimbshme, fshehin një nga zhvillimet më dramatike për kurrizin e shqiptarëve. Këta thonë se kanë përmirësuar të ardhurat. Kam çdoganimet e mallrave të forta, në 6 mujorin e parë kanë ç’doganuar 400 ton kafe më pak, karburante të importuara 7500 ton më shumë, prodhim vendi 16 000 ton më pak se në 2013. I pin Koçoja, është bajlozi i naftës. Në total janë më pak. Pije energjetike 60% më pak se në 2013”, theksoi ai.
Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: në 300 ditë qeverisje të vendit kryeministri Edi Rama është me një bilanc krejt negativ, pa realizimin e asnjë prej objektivave të premtuar. Në refrenin e 300 ditëve papunësia, rënia ekonomike, rritja e borxhit publik, rritja e kriminalitetit dhe paligjshmëria shtetërore e kanë kthyer Shqipërinë shumë vite pas. Paaftësia për të mbajtur premtimet, respektuar shtetin ligjor dhe kushtetutën e vendit, e detyrojnë aleancën e krimit t’i vërsulet institucioneve të pavarura për t’i uzurpuar dhe shtirë në dorë ato, duke u shndërruar në një rrezik permanent për demokracinë dhe rendin kushtetues. Edi Ramën s’e shpëton asgjë. S’e shpëtojnë as kërcënimet ndaj opozitës dhe sistemit të drejtësisë.
http://www.pakufije.com/2014/07/17/stat ... ende-pune/