Page 1 of 1

Rama ne beograd

Posted: Tue Nov 11, 2014 9:35 am
by Adriana
  Vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd deri më tani është fokusuar në deklaratën e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun serb, Aleksandar Vucic, kur tha se “Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian.”



Deklaratat për Kosovën:

Rama: Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe sic e kam theksuar në samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë është në rradhë të parë një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve, në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë se sa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epokë të re paqeje dhe vetëdije europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentat ligjorë dhe organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është vlerë nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim një i prej atyre veprave me rëndësi historike, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë”.

Vuçiç: Nuk kam pritur një provokim nga zoti Rama që do të flisnim për Kosovën dhe Metohinë dhe nuk e di çfarë lidhje ka më ketë.Unë nuk do t’ia lejoj askujt që ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast që të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord se do të flasim. Serbinë nuk duhet ta ulë askush.

Rama: Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe një i pandryshueshëm, pavarësisht percektimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Ne nuk mund të na pengojë që me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të Integrimit Europian. Sa më seriozë të jemi ne, aq më seriozisht do të na marrë Europa dhe kjo është një sfidë e përbashkët mes nesh.

Vuçiç: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është i pandryshueshëm, që Kosova është pjesë e Serbisë. Por është e bukur që të flasim, në ato që t’i themi njëri-tjetrit, sy më sy se çfarë mendojmë.

Rama: Aleksandër, ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndjehemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndjehemi thjesht të keqardhur. Sepse, është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohim, aq më shpejt mund të lëvizim përpara, në të gjitha drejtimet dhe kuptimet.

E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim për një temë apo një temë tjetër.

Dhe thënë këto, unë dua ta përsëris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbisë të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme vitin e ardhshëm. Duke besuar që nuk do të presim 68-të vjet të tjera për takimin tjetër dhe duke qenë i bindur se nuk duhet ta presim Konferencën e ardhshme për Ballkanin, që do të zhvillohet si vijim i asaj të Berlinit, në Austri, për të përsëritur të njëjtat gjera dhe për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Por për të shkuar me një bilanc punësh të përbashkëta, disa prej të cilave u përmendën edhe këtu, sot dhe për të këmbëngulur me seriozitetin që ne mund dhe duhet t’i japim këtij bashkëpunimi në vërtetësinë e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon së shkuarës dhe se gjenerata e re që qeveris Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë sheh nga e ardhmja.

 




Entuziazem i madhe per ate qe tha Rama, se Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme....
Qe Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme e kan thene plot shtete te tjera, plot politikan, plot deklarata, ku qendron motivi per ''entuziazem'' apo ''heroizem'' ne kete thenje?!
Kjo deklarat nuk e perfaqeson Edi Ramen si politikan shqiptar, por si vegel (mesazh i kopjuar) nga europa, per interesat e tyre...
Me gjeni nje moment qe Kryeminstri yne E.Rama te ket kerkuar njohjen e Kosoves si kryeminister i shqiperise...

Re: Rama ne beograd

Posted: Tue Nov 11, 2014 10:27 pm
by rrëqebull
Image
Retorika "Kosova është e pavarur" është propagandë e ndërkombëtarëve kundra-nacionalistë që po e mbajnë Shqipërinë Veriore nën thundrën e vet. Sa herë që përsëritet kjo pavërtetësi, bëhet për të mbajtur të fshehtë faktin që — siç edhe u shpreh evrodeptueti austriak Melcer në fillim të këtij viti — «Kosova është një protektorat i përhershëm i BE-së» (http:/koha.net/?page=1%2C15%2C172087).

Në qoftë se Shqipëria Veriore (“Kosova”) dhe madje edhe ajo Perëndimore do të kishin qenë vërtet të pavarura, tani do të kishim një qeveri të vetme, dhe jo dy gjysma.
Në të vërtetë, retorika “Kosova është e pavarur” nxjerr në shesh faktin që as Shqipëria Perëndimore nuk është e pavarur.
Nuk mund të quhen të pavarura ato pjesë të Shqipërisë që nuk janë të lira të punojnë në drejtimin natyror të zhvillimit kombëtar që është bashkimi ynë në një Shtet.

Pra, ai që flet për “pavarësinë e Kosovës” njëkohësisht duke mos përmendur domosdoshmërinë e Bashkimit Tonë në një Shtet, është duke u kryer, në kurriz të Kombit, një shërbim të madh ndërkombëtarëve, sepse në këtë mënyrë fsheh gjurmët e pushtimit të tyre dhe bashkëpunon në luftën kundra nacionalizmit që ata po kryejnë duke krijuar artificialisht dhe neo-bolshevikisht njolla multi-etnike nëpër Evropë.

Pikërisht Shqipëria Veriore (Dardania) është laboratori kryesor ndërkombëtar për të studiuar mekanizma sundimi politiko-kulturore kundra nacionalizmit:
duke zhdukur Flamurin Kombëtar, duke caktuar himn të ri e duke nxitur krijimin e një identiteti artifiqor “kosovar” multikulti e multi-etnik, ndërkombëtarët po studiojnë mënyra “të reja” (që janë të njëjta me ato të çdo perandorie të shkuar veç të ripërshtatura për kohën), për të krijuar identitetin “evropian” në një Evropë post-shtetkombëshe ku mos të ketë më përkatësi kombëtare, nacionalizma e as shtetkombe që të mund t'i kundërvihen shtrirjes së sundimit të BE-së [e pastaj atij të “Bashkimit Evro-Atlantik” e kështu me radhë deri tek BB-ja (Bashkimi Botëror, qeveria globale)].

Në këtë mënyrë, E. Rama veproi në serbi në shërbim të BE-së si zëdhënës i evrokratëve kundra-nacionalistë, për të shkrifur e gërryer nacionalizmin serb dhe aspak për të mbrojtur Interesin Tonë Kombëtar. Një Kryeministër i Shqipërisë që nuk guxon të thotë se Shqipëria Veriore është Shqipëri, por që veçse përsërit gënjeshtrën e “Kosovës së pavarur”, nuk është duke përfaqësuar Interesin Tonë Kombëtar (Bashkimi në një Shtet), por është duke lozur lojën e ndërkombëtarëve me rregullat e caktuara prej tyre.
Të vizitosh Singidunin ("beogradin") pa patur paraprakisht as edhe një kërkim faljeje për ato që serbët kanë kryer, nuk mund të quhet assesi veprim prej Kryeministri shqiptar, por veçse një veprim prej i dërguari special i ndërkombëtarëve.

Edhe Lugina e Preshevës, larg prej të qenit autentikisht (shqiptarisht) në vëmendjen e politikës së Kryeministrit të Shqipërisë Perëndimore, po përdoret nga ndërkombëtarët, nëpërmjet tij, veçse si një «hudhër» politike për të dobësuar «dhampirin», që nga këndvështrimi i atyre të cilëve po u shërben E. Rama, është nacionalizmi serb. Në vetvete, Lugina po shfrytëzohet nga ndërkombëtarët kundra nacionalizmit serb, fije-për-pe siç enkalvat serbe dhe “pakicat greke, cigane, maqedone” a çkado qofshin, përdoren po prej të njëjtëve ndërkombëtarë kundra nesh.

E gjithë pleksja pikërisht këtu qëndron: nacionalucët i gëzohen “sulmit” që po i bëhet nacionalizmit serb nga dordoleci i radhës i ndërkombëtarëve, dhe e shpallin dordolecin hero, pa kuptuar që ai po drejtohet nga dora e po atyre që janë kundra nacionalizmit serb po aq saç janë kundra nacionalizmit shqiptar (dhe çdo nacionalizmi tjetër).
Është taktika e zakonshme bolshevike: ajo e përdorimit të pakicave si pykë për të dobësuar, përçarë e shpërbërë shoqërinë, kombet e shtetet, për ta pasur sa më të thjeshtë marrjen në dorë të kontrollit të tyre.

Nuk është aspak rastësore që në fjalimin e tij në Preshevë, Kryeministri përdori pikërisht këto fjalë:
«Sot në Shqipëri ka një minoritet grek i cili nuk ndjen për asnjë çast dallim e jo më diskriminim në raport me qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare. Sot në Shqipëri ka një minoritet të vogël në numër maqedonas, i cili jo vetëm nuk ndjen asnjë diskriminim në raport me popullsinë shqiptare, por pas ndarjes së re territoriale do të ketë edhe bashkinë e vet, pavarësisht se numri është i vogël.»
Duken si të shkëputura nga një fjalim më i gjatë, i “frymëzuar” nga e njëjta ideologji globaliste që ka frymëzuar edhe këto dy fjalime të tjera:
«Nuk duhet të harrojmë cili është burimi i problemeve. S'ka vend në Evropën moderne për shtete të pastra etnikisht. Kjo është një ide e shekullit të XIX ndërsa ne po mundohemi për një tranzicion për në shekullin e XXI, dhe kemi për ta bërë këtë me shtete[lexo: çorba] multi-etnike.»
Uizli Klark, Gjenerali i NATO-s, 1999

dhe Bill Klintoni i mbështeti fjalët e Gjeneralit Uizli kur tregoi qëllimin më parësor të Amerikës në luftën kundra Serbisë: «Besoj se është e domosdoshme për ne që në të ardhmen të përqendrohemi përgjithmonë në Ballkan për të nxitur atje demokracira multi-etnike.»
Bill Klinton, "Die Welt, 17 Prill 1999, f.7)
Disa rreshta më poshtë, Kryeministri shtoi se:
«[...] për sa i takon gjithë shqiptarëve të Luginës, përfaqësimi në administratën publike duhet të jetë i plotë, mundësia për të qenë pjesë e jetës institucionale të këtij shteti duhet të jetë e plotë dhe rrugët që përmes përfaqësimit dhe jetës institucionale, projektet të bëhen realitet, duhet të jenë të gjitha të hapura.»
Këto fjalë tregojnë qartë sa më s'ka që shqiptarët e Luginës, sipas pronarëve ndërkombëtarë të Kryeministrit, duhet të braktisin çdo synim për t'iu përkushtuar Bashkimit Kombëtar, dhe duhet të inkuadrohen në institucionet serbe duke punuar për të shkallmuar shtetin serb, në të njëjtën mënyrë siç pakica greke e PBDNj-ës, duke marrë poste të larta në Kuvendin Tonë, po punon për të pamundësuar forcimin e Shtetit Tonë.
Dobësimi i Shteteve evropiane dhe shpërbërja e tyre, është interesi kryesor i ndërkombëtarëve të BE-së dhe më gjerë, prandaj një dozë e kontrolluar nacionalizmi, nxitet prej tyre tek pakicat, në funksion të shembjes së shteteve që duhen "integruar" në neo-perandorinë që fshihet pas eufemizmit 'BE'.

Me këto hapa pseudo-nacionaliste që u kryhen këto ditë, euforia (dhe madje numri) i nacionalucëve është rritur shumë.
Por me gafat e njëpasnjëshme që po bën BE-ja, me çmaskimin e EULEX-it e me gjithnduer «lakrash» që po u dalin ndërkombëtarëve kundra-nacionalistë kudo nëpër botë, metamorfoza e nacionalucëve në nacionalistë me vetëdije të plotë dhe perëndimi i idhujve-dordolecë, janë të pashmangshëm.