"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 21 qershor 2015

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 21 qershor 2015

#1

Post by Adriana » Mon May 04, 2015 9:19 pm

Gjithmon me ka pelqyer kjo kenge, por LSI nuk meriton per mendimin tim, as me tekst as ne muzik, LSI deri me tani nuk ka qen gje tjeter vecse nje 'levizje' qe ka plotesuar boshlliqet e te tjereve.... Ka nje historik mjafte te varfer dhe matrapaz per te perdorur kete melodi kaq domethenese!




Në konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim të zhvilluar sot në ambientet e Pallatiti të Sportit “Asllan Rusi” është prezantuar edhe kënga e re që do të shoqërojë LSI në fushatënn zgjedhore.


Teksti i plotë i kësaj kënge:

Kemi një komb
Jemi të rinj
krenarë nga historia

Me dashuri
Paqe në shpirt
Me sytë nga ardhmëria

Çdo ditë që nis
Do jetë më mirë
Shpresojmë tek mirësia

Në rrugën tonë
Pa ndalur shkojmë
Me paqen dashuruar

Jemi këtu
dhe jemi shumë
Eja me ne bashkuar

Zemrën dëgjon
fatin ndryshon
me shpirtin e ndriçuar

Në forcën tonë
Kaq shumë besojmë
Dhe hapi ynë nuk ndalet

Ref: Në rrugën tonë
Pa ndalur shkojmë
Me paqen dashuruar…
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 21 qershor 2015

#2

Post by Adriana » Tue May 26, 2015 5:09 pm

[quoteemNga Indrit Hamiti]Çfarë duhet të përmbante programi i një Partie çame?
(ose Partia çame nuk është një apendiks elektoral)

Çështja çame edhe pse është çështje kombëtare, nuk po shihet nga asnjë prej partive shqiptare si prioritet, por si apendiks elektoral. Arsyeja kryesore për këtë është si qasja ndaj kësaj çështjeje, ashtu dhe koherenca ndaj saj. Në dritën e zhvillimeve të sotshme gjeopolitike kur Shqipëria është e përcaktuar qartë drejt BE-së, dhe shoqëria shqiptare po pëson një transformim gradual me model Perëndimin, edhe çështja çame nuk mund të shihet veçse si një çështje e tillë, çështje e një rajoni të Europës me një histori tragjike e probleme ende të pazgjidhura. A mund të jenë zgjedhjet vendore dhe administrimi lokal ndihmesë në procesin e zgjidhjes së çështjes çame? Unë them që po, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Programi politik i zgjedhjeve vendore përshkohet nga elemente që janë brenda spektrit të veprimtarisë të njësive vendore. Futja në program e elementëve që i përkasin pushtetit qendror mund të jetë pjesë plotësuese e programit, por nuk mund të jetë programi vetë. Cilët mund të jenë elementë të lidhur me çështjen çame, që kandidatët vendorë mund t’i integronin në programet e tyre?



-Në funksion të ngritjes së një platforme komunikimi e dialogu mes bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të rajoneve të Greqisë së Veriut (Çamërisë), programi duhet të promovojë:

-Marrëdhëniet dypalëshe në trajtën e binjakëzimeve dhe marrëveshjeve të tjera mes bashkive të Shqipërisë dhe ato të zonës së Çamërisë.

-Stimulimin e forumeve të të zgjedhurve lokalë të rajonit, si në nivel kryetarë bashkish, kryetarë këshillash, kryetarë rajonesh, grupe këshilltarësh etj.

-Përcaktimin e një kalendari vizitash zyrtare me axhende të përcaktuar në zonën e Çamërisë të të zgjedhurve lokalë për secilën bashki të Shqipërisë.



Nga pikëpamja ekonomike

Si një projekt afatmesëm të lançohet Ideja e një Eurorajoni transkufitar të Çamërisë ose Thesprotisë, rajon i cili do të integronte një zonë që historikisht ka qenë pjesë e një identiteti të përbashkët.

Stimulimin e aplikimeve për fondet europiane për projekte transborder IPA mes bashkive shqiptare, atyre të Çamërisë dhe organizmave joqeveritare, instituteve kërkimore etj; Stimulimin në nivel tarifash vendore e ndërmarrjeve me karakter të përbashkët dhe partnere nga zona e Çamërisë dhe qytetet shqiptare;

Krijimi i Fondit për Çamërinë, në të cilin donatorët mund të kontribuojnë nëpërmjet projekteve konkrete.



Kultura, trashëgimia kulturore e turizmi

Drejtoritë e kulturës në bashki, sidomos ato kufitare, kanë mundësi reale për krijimin e televizioneve dixhitale, të cilat mund të ndikojnë si në informimin dhe edukimin e publikut me prioritetet lokale, ashtu dhe mund të promovojnë seksione të veçanta në gjuhën arvanite (shqipen e vjetër që ruhet sot e kësaj dite në Greqi ), vllehe etj. Promovimi i kërkimit nga ana e grupeve të ndryshme në fushën e etnografisë, arkitekturës tradicionale, arkeologjisë në zonën e Çamërisë. Këto iniciativa mund të lançohen nga këshillat lokalë të kulturës në bashkëpunim me institucione shkencore, universitetet etj. Organizimi i eventeve kulturore e artistike në nivel rajonal me karakter lëvizës që mund të zhvillohen sipas një kalendari të përcaktuar si në bashkitë e Shqipërisë dhe në ato të Çamërisë.

Krijimi një itinerari detar që lidh periodikisht Durrësin me Gumenicën, Pargën e Prevezën. Ky mund të jetë në trajtën e regatave, anijeve të linjës, itinerareve periodike turistike etj.



Pikat në program mund të shtohen pambarimisht dhe secila prej tyre do të kërkonte specifikime, strategji, plane veprimi etj. Programi nuk është teknikë elektorale i ngjashëm me monitorët, flamurët, grupet e numërimit, por është kontratë sociale e manual përdorimi për të zgjedhurit vendorë. Sa më i qartë e realist të jetë ai, aq më të mëdha janë pritshmëritë për realizimin e tij. Uroj që të gjithë të zgjedhurit nga radhët e komunitetit çam dhe dashamirësit e çështjes çame të jenë koshientë për këtë.

http://www.pakufije.com/2015/05/26/cfar ... rtie-came/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 21 qershor 2015

#3

Post by Zeus10 » Mon Jun 08, 2015 3:04 pm

Ne vitin 1994 ne posten kufitare shqiptare te Peshkepise, nje grup komandosh greke:

Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke; Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke; Mario Kutullas, 25 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor; Fredi Beleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar banues në Athinë, hidraulik; Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar banues në Athinë; Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar banues në Athinë, punëtor ngarkim shkarkimi dhe Jorgo Papa, 30 vjeç teknik frigoriferash, shtetas shqiptar

vrane ne pabesi, pa qene te provokuar, disa ushtarake shqiptare. Sic shihet, pjese e ketij grupi ishte dhe Fredi Beleri, i cili paradoksalisht eshte kandidat per kryetar bashkie ne Himare, nen siglen e te paprekshmeve te MEGA+PBDNJ, duke nxjerre bile dhe postera elektorale ne gjuhen greke. Deri ketu, nuk ka asnje gje per tu cuditur, sepse Shqiperia eshte vendi i cudirave, i nje shteti ku terroriste qe kane vrare ushtaraket e tu ne akte terrori, jane kandidate per pushtet, nga parti te huaja, duke punuar per interesa te huaja. "Cudia" eshte qe dhe kandidati i partise ne pushtet, e cila po i meshon shume retorikes nacionaliste, ka nxjerre postera elektorale, ne gjuhen greke ne Himare.

Image

Ky eshte kandidati, i asaj partie, qe mbrapa ne kohe, e fitoi kete bashki, pikerisht duke luajtur 'karten' e shqiptarise se kandidatit te tyre, perkundër "grekut" Vasil Bollano.

Por dhe kjo nuk eshte aspak cudi, kur vete kreu i partise se tij, i çertifikon grekofonet e Himares, si minoritet grek:

Për çështjen e Himarës është debatuar disa herë në Kuvendin e Shqipërisë. Mes këtyre debateve, spikat një reagim i kryeministrit Edi Rama disa muaj më parë, gjatë një replike me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. “Për mua dhe për ne Himara është njësoj si Tropoja, si Shkodra, si Dibra, si Kavaja dhe si të gjitha bashkitë e tjera që u krijuan bazuar mbi kriterin e zonës funksionale. Nuk ka asnjë specifikë tjetër! Dhe, fakti që në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek nuk nënkupton asgjë tjetër, përveçse detyrimin për të respektuar liri dhe të drejta individuale dhe kaq!”, u shpreh Rama.

Per hir te se vertetes dhe vete Fredi Beleri(s), nuk e ka posterin 100 % ne greqisht.

Image

Ai e ka ate dhe ne shqip, pavaresisht se e vendos ate te dyten, pas Gjuhes se Kishes, nje gje qe "shqiptari" Jorgo Goro, nuk e ka bere.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 21 qershor 2015

#4

Post by Adriana » Fri Jun 19, 2015 2:58 pm

Nga qe koha nuk po me premton per te postuar ketu disa nga artikujt qe bejne fjale per zgjedhjet lokale ne shqiperi, po ju sjell nje link ku pak a shume jane mbledhur disa prej ketyre artikujve:

Gjithçka mbi zgjedhjet lokale në Shqipëri më 21 Qershor 2015. Per të lexuar artikujt e plotë, thjesht klikoni linkun e titullit këtu
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”