OSBE-ja ka përgatitur një raport sekret për politikanët shqiptarë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza të rënda. Për OSBE-në, kryeministri i tanishëm, Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë eurosh. Më e rëndë është akuza për kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në këtë raport thuhet se “Meta ka porositur 2 vrasje në kohën kur ishte zv/kryeministër”, por nuk jepen vitet se kur. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks. Në dokumentit konfidencial, që OSBE e ka shpërndarë edhe në selitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-së thuhet se janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruar si biznesmenë, anëtarë të të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për ryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjetikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias. Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri dhe e bija, për të bërë biznes në shuma marramendëse . “Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.
Ilir Meta (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sali Berisha (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.
Dokumenti flet edhe për lidhjet disa deputetëve nga të gjitha partitë politike me aktivitete të paligjshme, trafik droge e lidhje me krimin e organizuar. Ky raport me siguri përbën një dokument tepër të rëndësishëm, pasi në fund të tij ai përmend faktin se këto lidhje të politikës me krimin janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky fakt e bën edhe më jetike betejën e fundit që ka nisur me dekriminalizimin. Javës që vjen OBSE do ta bëjë publik qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, në Vjenë .
:LajmiShqip


Një raport për përdorim te brendshëm i OSBE –se ka tronditura themelet e kësaj te fundit me shume se çdo proteste apo lëvizje kundër nga brenda. Gjera qe ne fakt ishin përfolur e përgjithësisht diheshin nga shumica e shqiptarëve po qe me sa duket nuk i kane shpëtuar as te huajve e veçanërisht OSBE-së organizues ndërkombëtare më me ndikim e me pushtet ne Shqipëri . Qe nga viti 1991 e këtej te gjithë pushtet ne Shqipëri janë certifikuar ose jo pikërisht nga raportet e vendimet e kësaj organizate. OSBE është e vetmja organizate Evropiane anëtarë dhe financues te se cilës janë edhe SHBA gje qe e bën rendësin e saje te madhe e te veçante pasi vendimet e saje përfaqësojnë automatikisht vendimin e pothuaj gjithë vendeve perëndimore euroatlantike e me gjere. Nga ana tjetër mundësitë e saje për te hetuar e mbledhur informacion janë shume te mëdha ne se kemi parasysh aftësitë dhe mundësitë e shteteve anëtare e drejtuese të saje. Ne se ka raport e vendim qe politik shqiptare deri tani nuk e ka kundërshtuar dot janë ato te OSBE .Organizata ka qenë kredibile në Shqipëri prandaj edhe ky raport i brendshëm i sajë që ka rrjedhur ne media perceptohet shume serioz nga publiku dhe ka tronditur e futur ethet politikës shqiptare sidomos asaj pjese qe i është përmendur emri ne këtë raport . Informacioni i botuar është tronditës për opinionin publik për shkak te seriozitetit te institucionit prej te cilit ai del. Besueshmëria behet edhe me e madhe po te kemi parasysh qe OSBE ka përgatitur një raport për përdorimi të brendshëm pra për veten e vet te cilën nuk ka asnjë arsye ta gënjejë , përkundrazi . Ne kemi besuar dhe kemi pranuar edhe raportet publike te saje te kushtëzuara nga gjuha diplomatike dhe interesa te tjera dhe nuk kemi asnjë arsye perse te mos e besojmë dhe pranojmë edhe këtë.