"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rama-Meta ndryshojnë qeverinë?

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Rama-Meta ndryshojnë qeverinë?

#1

Post by Adriana » Sun Oct 04, 2015 12:34 pm

Gazeta e Kokëdhimës njofton ndryshimet në qeveri

Image


Ky “weekend” nuk do të jetë i qetë për ministrat e Edi Ramës.

Por pyetja që ngre sot (04/10/2015) gazeta e “Shekulli” e Koço Kokëdhimës, hedh dritë mbi një marrëveshje të re, për krijimin e qeverisë Rama-Meta 2.

“Rama-Meta ndryshojnë qeverinë?”,- është titulli i madh i të përditshmes “Shekulli”, gazeta që është në pronësi dhe ka si themelues Koço Kokëdhimën.

Pyetja është retorike.

Koço Kokëdhima konsiderohet, jo pa të drejtë, kumbari i marrëveshjes PS-LSI.

Për të bërë më të besueshëm informacionin, gazeta shkruan se dy aleatët kishin menduar të darkonin më bashkëshortet e tyre këtë të dielë.

Darka është anuluar për t’i lënë vend takimit në zyrën e Ilir Metës.

Titulli i madh që “Shekulli” i ka vënë gazetës, më shumë se një pyetje, i ngjan një verdikti.

Në 100 minutat e takimit, Edi Rama dhe Ilir Meta duket se gjetën fajtorin e krisjes së aleancës. Madje gjetën disa fajtorë. Vetë ministrat.

Fabula e një fillimi të ri sapo ka nisur për Edi Ramën.

Mapo.Al
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rama-Meta ndryshojnë qeverinë?

#2

Post by Adriana » Tue Oct 06, 2015 1:02 pm

  Përplasja vazhdon: Ja ndryshimet që kërkon Meta

Kryetari i Kuvendit ka folur dje për nevojën e impulseve të reja në qeveri, duke lënë të kuptohet se janë të nevojshme ndryshimet. Kryeministri Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi që qeveria të ndryshojë

Dy aleatët kryesorë të koalicionit të majtë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kanë shprehur qëndrime krejt të kundërta sa i përket nevojës për ndryshime në qeveri, çka forcon edhe më shumë dallimet dhe marrëdhëniet e tyre aspak të mira të muajve të fundit. Kështu, të dy ata dje kanë mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket reformimit të kabinetit qeveritar. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur si në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit ashtu edhe për gazetarët, bindjen e tij të plotë se ndryshime në qeveri nuk do të ketë, aleati i tij vetëm pak orë më pas do të shprehte mendimin se qeverisja ka nevojë për impulse të reja.

Rama

Kreu i socialistëve ka zhvilluar dje dy mbledhje me strukturat e tij partiake. Fillimisht ka zhvilluar një takim me koordinatorët e tij për zgjedhjet në parti dhe më vonë, rreth mesditës ka zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar. Burime nga mbledhja e grupit kanë bërë të ditur se në të është hapur debati për ndryshime në qeveri, ndërsa vetë Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të tij që të përcillnin në media mesazhin se ndryshime në kabinetin e tij qeveritar nuk do të ketë. “Të gjitha aludimet për ndryshime në qeveri janë produkte të atyre që nuk ia duan të mirën koalicionit tonë qeverisës dhe që na duan të keqen”, – citohet të ketë deklaruar Rama. Burimet nga mbledhja e grupit socialist bënë të ditur se Edi Rama ka bërë të qartë që e gjithë thashethemnaja mediatike për ndryshime në qeveri nuk ka asnjë lloj baze. “Qeveria nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë me vendosmëri punën për ndryshimin e Shqipërisë”, – citohet të ketë deklaruar Kryeministri. Ai ka ritheksuar se qeveria e tij është një skuadër dhe funksionon sipas parashikimeve të bëra qysh në krijimin e saj. “Ata që kërkojnë ndryshime qeverie sot, nuk janë ata që na kanë votuar, por ata që ose janë kundërshtarët tanë, ose hanë bukë nëpër gazeta e media duke sajuar ngjarje, përhapur thashetheme apo nxitur diversione”, – ka përfunduar Rama.

Këtë gjë ai e ka konfirmuar më pas edhe vetë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ku u shpreh se çdo debat mbi këtë e kanë sajuar vetë mediat. “Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni se ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”, – tha Rama për gazetarët. Por ky duket se ishte më shumë një mesazh për aleatin e tij, Ilir Meta, për t’i prerë rrugë çdo debati në lidhje me nevojën për ndryshime në qeveri.

Meta

Por vetëm pak orë më pas do të vinte përgjigjja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili po ashtu duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë së forcës që ai drejton, ka qenë i qartë në nevojën për ndryshime në qeverisje. Sipas tij, qeveria ka nevojë për një ritëm të ri. “Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Për sa u takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë Kryeministrit, kur ai e gjykon të arsyeshme”. Ndërkohë që pyetjes nëse i ka këto impulse qeveria deri më tani apo duhen rinovuar, kreu i LSI-së do t’i përgjigjej “Në qoftë se ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë nuk do të isha shumë i lumtur për vlerësimin tuaj. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse përherë e më të gjalla dhe më të fuqishme”. Këmbënguljes së gazetarëve nëse do ketë ndryshime në qeveri, Meta do t’u thoshte edhe një herë se përgjigjja e kësaj pyetjeje i takonte kryeministrit Edi Rama, duke lënë të kuptohet qartë se pavarësisht nevojës për këto ndryshime, ai që duhet të vendoste për to ishte Kryeministri. Zëra për ndryshime në qeveri u forcuan më shumë ditët e fundit, pas takimit që kryeministri zhvilloi me kryetarin e Parlamentit menjëherë pasi u kthye nga SHBA. Mediat aluduan se Meta i kishte kërkuar Ramës të ndryshonte qeverinë, çka në fakt e vërteton edhe qëndrimi i ndjeshëm i kreut të LSI-së.

Ja ministrat që kërkon të ndryshojë Meta në qeveri

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e mohoi që të ketë një debat mbi ndryshimet në qeveri, mediat kanë raportuar dje se aleati i tij, Ilir Meta i ka vënë përpara dhe një listë të ministrave që duhet të lëvizin, qoftë duke u larguar fare nga qeveria, por edhe duke bërë rokadë mes tyre. Kështu, gazeta “Java” në versionin online ka raportuar dje se listën e Metës e kryeson dyshja Gjiknuri-Ahmetaj. Dhe kjo për shkak të përgjegjësisë që kanë në daljen e informacionit për çështjen e CEZ-it, pa harruar këtu performancën e tyre në drejtimin e dikastereve përkatëse. Listën e ndryshimeve në qeveri, sipas “Javës” e vijon ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kjo me arsyen e vetme, performanca e dobët sidomos në mbledhjen e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Një dyshe tjetër sipas “Javës”, të cilën Meta do të donte ta zbriste nga froni ministror, është edhe ajo Tahiri-Beqaj. Të dy ministrat, njerëz të afërt të Edi Ramës, janë shigjetuar në më shumë se një rast në këto dy vjet. Madje në rastin e Tahirit, para se policia të hynte në Lazarat, në mes të vitit 2014, LSI-ja kishte shprehur pakënaqësi të hapura publike. Natyrisht, lista mbyllet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kjo kërkesë lidhet me dëshirën e Metës për të pasur akses në politikën e jashtme, sidomos në marrëdhëniet me të huajt. Nga ana tjetër raportohet se Meta për të ligjëruar kërkesat e tij, është gati që të pranojë dhe një lëvizje të përfaqësuesit të LSI-së, Nasip Naço, si ministër i Drejtësisë.

Mapo.Al  


Plot DY VJET po te njejtat debate, nuk ka mbetur me njeri pa u ulur ne kolltuqet e dyshes Rama-Meta, hiq njerin vendos tjetrin... e keshtu me radhe. Si mund te luftohet korrupsioni kur te korruptuarit e udheheqin ate!?

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rama-Meta ndryshojnë qeverinë?

#3

Post by Adriana » Mon Nov 09, 2015 9:28 pm

Në Shqipëri ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dhënë sot pasdite dorëheqjen.

Rreth vendimit të tij të papritur, nuk ka një njoftim zyrtar, ndërkohë që mësohet se ai ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka biseduar me pas dhe me kryetarin e parlamentit Ilir Meta.

Zoti Meta është kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim, dhe zoti Naco ishte një ndër 5 ministrat e kësaj force politike, aleatja kryesore e socialistëve të zotit Rama.

Javët e fundit zoti Meta kishte folur disa herë për nevojën e “impulseve të reja në qeverisje” duke mohuar publikisht se dicka e tillë lidhej domosdoshmërisht me ndryshime të kabinetit të zotit Rama.

Ky i fundit nga ana tjetër ka hedhur poshtë, po në mënyrë të përsëritur, çdo hipotezë mbi lëvizje të mundshme në përbërjen e ekipit të tij qeverisës.

Lëvizja e sotme e zotit Naço mund të interpretohet dhe si një “diversion” i LSI-së për të nxitur pikërisht ndryshime në qeveri. /mapo.al/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”