"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ku është Shpëtim Idrizi?!... “shpresa” e Çamërisë

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ku është Shpëtim Idrizi?!... “shpresa” e Çamërisë

#1

Post by Adriana » Mon Oct 26, 2015 1:12 pm

Ku është Shpëtim Idrizi?! Kryetari i PDIU, “shpresa” e Çamërisë dhe gjithë çështjes kombëtare shqiptare! Ka humbur, nuk duket gjëkundi! “Nacionalisti” i madh i politikes shqiptare humbet sa herë shpërthejnë skandale qe kane te bëjnë me çështjen kombëtare ne përgjithësi dhe atë çame në veçanti. Kam pritur gjithë këto dite te skandalit te thirrjes ushtar nga Greqia të shefit të kabinetit të ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati, një reagim a një shenje te Shpëtim Idrizit te PDIU-se, por me kot. Asgjë, heshtje dhe fshehje totale te politikanit dhe politikes qe pretendon se është votuar te zgjidhe pjesën me te rëndësishme të çështjes kombëtare, çështjen çame. Nëse ka çështje qe kërcënohet e rrezikohet nga qenia e një ushtari grek ne krye te kabinetit te ministrit të jashtëm ajo është çështja çame. Shpëtimi e ka justifikuar kalimin e tij ne qeveri pikërisht me përpjekjet e zgjidhjes se kësaj çështjeje, pasi ministria e jashtme i ka mundësitë politike dhe te tjera te avancimit te zgjidhjes se sajë, te paktën ne teori. Por nuk duket kështu në praktikë, Une nuk di te ketë ndonjë çam ne nivele te tilla politike ne këtë ministri, por gjithsesi qenia e një ushtari grek ne krye te zyrës ku shkojnë te gjitha informacionet ne lidhje ,me këtë çështje e ku përgatiten te gjitha letrat, dokumentet, strategjitë dhe politikat e zgjidhjes se çështjes çame, nëse ka të tilla, ato janë te dekonspiruara dhe sabotuara automatikisht. A mund ta mbroje një ushtar grek çështjen çame?! Ne këto kushte, une dhe ndoshta edhe shume shqiptare te tjerë veçanërisht ata te komunitetit çam, njëherazi edhe votues te Idrizit dhe PDIU-se, kemi pritur me te drejte një reagim nga Idrizi, por me sa duket me kot. Idrizi ka humbur apo me mire është fshehur.
Humbja dhe fshehja e tij nuk janë vetëm politike por edhe fizike. Ku është Shpëtimi, po deputetet e përfaqësuesit e tjerë te PDIU, te shoqatës Çamëria, ku janë intelektualet çame. Moment me te mire e me të fortë për të folur nuk besoj se ka pasur deri tani. Me këtë ushtarin grek ne krye te diplomacisë shqiptare do ta zgjidhin çështjen Çame Idrizi dhe aleati i tij Edi Rama?! Kjo nuk është shaka e as tallje? Ky është realiteti i pare ne sy! Kjo heshtje, kjo fshehje, kjo humbje e zhdukje me shume se politike e Idrizit tregon mungesën e seriozitetit, spekulimin dhe abuzimin e tij te partisë se tij me ndjenjen e mijëra çamëve dhe shqiptarëve te tjerë, te cilët duan me te vërtete zgjidhjen e çështjes çame. Por tallja dhe hipokrizia me e madhe është me martiret e Çamërisë, burra, gra, pleq e fëmijë te masakruar e përdhunuar nga ushtaret greke, te së njëjtës ushtri ku thirret nën armë ky ushtari grek, shef i kabinetit të ministrisë sonë te jashtme, ne qeverinë ku bën pjese edhe Idrizi. Kot shkon e vendos lule çdo vit ne Kllogjer! Ushtria greke te ka mbërritur në Tirane në Zyrën e Ministrit te Jashtëm. Kot bën sherr me Dulen ne Kuvend, ushtari grek është ne zyrat e shtetit qe drejton! Merr shembull nga “armiku” yt Vangjel Dule. La qeverinë vetëm se Rama te mori ty çamin ne koalicion. Ty ta kane prure ushtarin ne ministri te jashtme e nuk reagon, fshihesh si burracak, si frikacak! Kësaj i thonë ne Çamëri, “pa din e pa iman”.

Ku është Shpëtim Idrizi?! Pyes për këtë Dashamir Tahirin dhe gjithë grupin parlamentar te PDIU-se, strukturat politike te sajë dhe te gjithe çamët. Pres një përgjigje, jo për mua por për ta, për çështjen dhe amanetin e te parëve te masakruar, pronat, trojet dhe varret ne Çamëri. Kjo situate me kujton një deklarate te deputetit çam Dashamir Tahiri kohe me pare ne një situate te ngjashme për Shpëtim Idrizin: Ka humbur, kam lajmëruar emisionin “Njerëz të humbur” të Aida Shtinos për të“. Sot i them Dashit te beje serish te njëjtën gjë, te gjeje Shpëtim Idrizin. Ndoshta sot nuk ka nevojë te beje thirrje ne TV, mjafton te kërkoje, te hedhe një sy mbas karriges se nënkryetarit te Kuvendit te Shqipërisë me te cilin i zuri gojën Edi Rama. Me siguri aty do të jete! E ku dreqin tjetër?!

Nga : Nebil ÇIKA LajmiShqip


Jepni mendimin tuaj...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ku është Shpëtim Idrizi?!... “shpresa” e Çamërisë

#2

Post by rrëqebull » Tue Oct 27, 2015 4:28 pm

Adriana wrote:Jepni mendimin tuaj...
Nuk do t'i hiqja asnjë presje shkrimit të zotit Çika mirëpo për mendimin tim këto janë gjëra që diheshin që prej fillimit sepse partitë si ajo në fjalë janë thjesht mënyra për të «futur në vath» një numër sa më të madh njerëzish të një kategorie të caktuar të cilët të përdoren mandej si 'valutë e gjallë' për të blerë poste [dhe se çfarë veprimtarie kryejnë ata "me poste", nuk është ndonjë mbështjellë e madhe (enigmë) për askënd].
Emri i partive të tilla apo "programi" i tyre është thjesht një «eshkë» e gatuar sipas shijeve të presë që synohet të kapet prej tyre.

Dhe kësaj duhet ti shtohet edhe diçka tjetër: sado të mira qofshin synimet fillestare të dikujt, sapo ai të fusë këmbën në një sistem kundrashqiptarokratik si ai që sundon prej më se 70 vjetësh tek ne, do të gjendet përballë trysnish pafund të cilat do ta pengojnë në çdo mënyrë që ai mos të punojë për të sendërtuar programin e tij. Dhe në rastin në fjalë, 'regjim kundrashqiptarokratik' do të thotë posaçërisht 'regjim grekokratik' (ku bëjnë pjesë Janullatollahouini, shefi i kabinetit të MPJ-së sonë që u thirr nga ushtria greke para pak ditësh, PBDNJ-ja dhe një krimbërí degësh e nëndegësh të tjera, të sipërfaqshme a të nëndheshme, që veprojnë për të pamundësuar çdo zhvillim të mundshëm në të Mirën e Kombit Tonë [pra edhe kundra zgjidhjes së Çështjes Shqiptare për sa i përket Shqipërisë Jugore (Çamërisë)].

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”