"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kosovë: Opozita ultimatum qeverisë...

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Kosovë: Opozita ultimatum qeverisë...

#1

Post by Adriana » Thu Feb 18, 2016 7:40 am

Partitë politike opozitare i dhanë "ultimatum" qeverisë së Kosovës deri më 27 shkurt që të dorëhiqet dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme:


Disa dhjetra mijëra qytetarë të ardhur nga shumë rajone të Kosovës protestuan në Prishtinë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa. Opozita i dha ultimatum qeverisë që deri më datën 27 shkurt të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, në të kundërtën do të përballen me protesta të vazhdueshme. Kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq, tha se ai do të vazhdojë mandatin e tij deri në vitin 2018.

Protesta e thirrur nga tri partitë politike opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, u mbajt në shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë. Protesta kaloi e qetë, në dallim nga protestat e kaluara të opozitës, të cilat u manifestuan me përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve. Organizimet institucionale në shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë u mbjatën në paradite me parakalimet në sheshin qendror të Prishtinës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Ceremonia zyrtare për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë dhe parakalimet e organeve të rendit zgjatën jo më shumë së dy orë, për t'u zbrazur sheshi kryesor dhe për t'u lënë i lirë sheshi, "jo me ndonjë marrëveshje", për protestën e opozitës.



Në fjalimin e tij drejtuar protestuesve, njëri nga liderët e opozitës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se "populli po e merr fatin e lirisë dhe Republikës në duart e veta".
"Qeveria e ka thelluar kapjen e shtetit, korrupsionin, klientelizmin. Kjo qeveri e ka sulmuar territorin e Kosovës me marrëveshjen për demarkacionin. E ka sulmuar sovranitetin dhe rendin kushtetues me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, (Zajednices), tha Ramush Haradinaj, duke i bërë thirrje qeverisë që ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të japë dorëheqjen.
Në të njejtën linjë u shpreh edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke akuzuar qeverinë që përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po tenton "ta ndajë Kosovën".

"Sot këtu kemi dalë që të bëjmë tejkalimin, dhe Republikën e Kosovës ta bëjmë me institucione, por nga to t'i heqim Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin. Duhet t'ua bëjmë me dije se Kosova është një dhe e pandashme. I bëjmë thirrje qeverisë që deri më 27 shkurt t'i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në të kundërtën, protestat nuk do të ndalen", tha Visar Ymeri.
Forca të mëdha të mëdha policore ishin shpërndarë në të gjitha anët e Prishtinës, në oborret e institucioneve qendrore, të përgatitur, siç tha policia "të përballen me çfarëdo situate të mundshme". E kësaj radhe protesta e opozitës kaloi e qetë pa asnjë incident.
Menjëherë sapo përfundoi protesta, kryeministri Isa Mustafa, doli në një konferencë për media së bashku me partnerin e tij të koalicionit, zëvëndëskryeministrin dhe kryetarin e PDK-s Hashim Thaçi.

Të dy duke ju përgjigjur ultimatumit të opozitës thanë se ata nuk e kanë ndërmend të japin dorëheqje deri në fund të mandatit të kësaj qeverie në qershor të vitit 2018. Edhe kryeministri Mustafa edhe zëvëndësi i tij Hashim Thaçi ftuan opozitën që të kthehet në kuvend dhe ta ragumentoi "pozicionin e saj në kuvendin e Kosovës". Sipas tyre "qeveria është e palëkundur në mandatin e saj".
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në fjalimin e saj, tha se në tetë vjetorin e pavarësisë "qytetarët përkujtojmë idealet që i bënë bashkë, përkushtimin për lirinë dhe për zhvillimin e vendit, për demokracinë që ndërtohet çdo ditë dhe njëkohësisht edhe për paqen".
"Kosova është një realitet i pakthyeshëm, një paqe e fituar pas një lufte të gjatë e të rëndë. Një liri për të cilën është sakrifikuar. Një miqësi e përjetshme me SHBA-në që ka qëndruar kaq pranë nesh në secilin kapitull të shtetndërtimit tonë. Kosova është vlera e shtuar e stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajon, një forcë e pazëvendësueshme e fqinjësisë, garantuese e paqes për të gjithë, që hap rrugën e integrimeve", tha presidentja Atifete Jahjaga.

Sidoqoftë, protestat e partive politike opozitare me synim rrëzimin e qeverisë me gjasë nuk do të ndalen. Ata paralajmëruan se nuk do të lejojnë as mbajtjen e seancave të rregullta të parlamentit përfshirë edhe atë të zgjedhjes së presidentit të vendit. Kandidati i koalicionit qeverisës për president të Kosovës është zëvëndëskryeministri Hashim Thaçi. Data e mbajtjes së seancës së zgjedhjes së presidentit akoma nuk është caktuar, mirëpo, sipas, vet Thaçit, zgjedhja e tij president do të bëhet në afatin ligjor dhe kushtetues. Mandati i presidentes aktuale Atifete Jahjaga përfundon me shtatë prill, ndërsa, presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet një muaj para skadimit të mandatit të pesidentit aktual.

Kriza politike në Kosovë dhe protestat e opozitës nisën që nga nënshkrimi më 25 gusht të vitit të shkuar i marrëveshjes Kosovë-Serbi për Asociaciononin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Të dy këto marrëveshje u kundërshtuan nga opozita, ndërsa, mbrohen nga qeveria e Kosovës.

Data 17.02.2016
Autor Bekim Shehu
Buron nga:
DW
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kosovë: Opozita ultimatum qeverisë...

#2

Post by Adriana » Sat Feb 20, 2016 11:31 am

Image

23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca e 19 shkurtit në parlamentin e Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës e pengimit të mbajtjes së seancës. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit:
Gaz lotsjellës në kuvendin e Kosovës, deputetë të përjashtuar e të arrestuar


Në kuvendin e Kosovës opozita riktheu të premten (19.02) metodat e hedhjes së gazit lotsjellës në nisje të sesionit pranveror parlamentar për të penguar mbajtjen e seancave. Bilanci: 23 deputetë të opozitës të përjashtuar nga seanca, nëntë nga ata të arrestuar dhe nëpër stacione policore, disa të alivanosur nga gazi dhe gjatë përleshjes në kuvend. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. Këto zhvillime përshkruan një ditë të gjatë me 19 shkurt në parlamentin e Kosovës.
Partitë politike opozitare që në nisje të seancës hodhën gazin lotsjellës, duke mos lejuar mbajtjen e seancës, e cila duhet të niste sesionin pranverorë me 25 pika të rendit të ditës, në të cilat përfshiheshin edhe disa kritere për liberalizimin e vizave. Opozita kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa, partitë në pushtet e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide të opozitës. Duke qenë e pamundur të zhvillohet seancë normale, kryetari i kuvendit të Kosovës vendosi që të përjashtojë nga seanca si u tha, në mënyrë individuale, 23 deputetë të opozitës. Shumica e tyre refuzuan ta lëshojnë sallën, ndërsa, sigurimi i kuvendit i nxorri me forcë nga salla e kuvendit të Kosovës.

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen
Tre udhëheqësit e tri partive politike në opozitë, Visar Ymeri nga lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj, nga AAK dhe Fatmir Limaj, nga Nisma, vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës e cilësuan arbitrar, ndërsa, thanë se ata vendimin nuk e kanë marrë me shkrim. Ramush Haradinaj, menjëherë pas përjashtimit nga seanca, në një deklaratë për media, bëri publik vendimin e tij për ta lënë postin e deputetit. “Duke parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan në letërdorëheqjen Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj, tha se ai do të vazhdojë të jetë përkrah opozitës, si lider i AAK-së.



-Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, para se në kuvend të hidhej gazi lotsjellës, foli shkurt në foltoren e kuvendit duke akuzuar qeverinë e Kosovës dhe duke e cilësuar atë si një qeveri antikushtetuese, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, atë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionn me Malin e Zi. “Kjo qeveri nuk ka qenë kurrë, ka filluar si regjim dhe po përfundon si regjim. Po mundohet dhunshëm ta mbajë shtetin të kapur. Po mundohet dhunshëm të mbajnë seanca për ta vazhduar kapjen e shtetit, deri në majën e tij, deri në Presidencë. Deputetët po i kidnapojnë, arrestojnë e mbajnë burgjeve. Aktivistët po i përndjekin e mbajnë burgjeve, po i rrahin nëpër maune e stacione policore”, tha Visar Ymeri, duke njoftuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës.

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur para mediave tha se Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës, përderisa shumica e deputetëve sipas tij ka vullnet të vazhdojë punën. Ai e ftoi opozitën për dialog.
“Ftoj opozitën për dialog brenda institucioneve, dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhje të mosmarrëveshjes. Ritheksojë se çdo veprim si sot, që synon të pengojë funksionimin, është veprim i dëmshëm, i papranueshëm dhe shkatërrues. Kuvendi do të vazhdojë punën”, tha kreu i kuvendit Kadri Veseli.

-Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kandidati i vetëm për president të vendit, shprehu një mal akuzash drejt opozitës, duke i cilësuar si penguesit e proceseve në Kosovë. “Kjo që po ndodh është fytyra e vërtetë e eprorëve opozitarë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Asnjë fuqi çfarëdo të jetë, nuk do të mund ta ndalë punën e institucioneve. Partnerët e koalicionit janë të angazhuar që kjo gjendje të tejkalohet, pavarësisht reagimeve”, tha Hashim Thaçi, duke i ftuar edhe njëherë opozitën për dialog./Bekim Shehu/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kosovë: Opozita ultimatum qeverisë...

#3

Post by Adriana » Wed Feb 24, 2016 7:29 am

Image

23/02/2016 Pas paralajmërimit të partive opozitare, se nga e dita e martë do të protestojnë ditë e natë, para ndërtesës së Qeverisë, në mënyrë që të pamundësojnë e zgjedhjen e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, president, analistë të ndryshëm në vend thonë, se e vetmja mundësi që vendi mos të shkojë drejt një konflikti është tërheqja e Thaçit nga kandidatura për të parin e shtetit.

Ata thonë, se lideri i PDK-së, Thaçi nëse vetëm pak ia dëshiron të mirën vendit, nuk do të duhej të garonte për këtë pozitë, pasi që sipas tyre, zgjedhja e tij, President, vetëm sa do të përshkallëzonte situatën e rëndë të krijuar mes pozitës dhe opozitës. /BS/



Po ju si e mendoni?...jepni mendimin tuaj
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”