"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#1

Post by ALBPelasgian » Thu Jul 07, 2016 10:14 pm

Njerez te mire te forumit,

S'do te ishte keq t'u japim nje krah ketyre te rinjeve qe kane sipermarre dicka te fisme, por me risk jo te vogel. Provokimet e shtetit turk nuk kane te ndalur. Mungesa e kundervenies, nenshtrimit te elitave politike e injorances se pergjithshme, i ka hapur portat depertimit politik, ekonomik dhe kulturor turk. Prandaj nuk eshte e cuditshme pse dalin njerez si ai historiani provokator turk qe mu ne Memorialin e Skenderbeut ne Lezhe, zbraz nje diare verbale ndaj kryeheroit kombetar. Ne kushtet kur politika kendej e andej kufirit, dy qeveri, dhjetera ministri, dy sherbime inteligjente, dy ushtri e polici ulin kryet perballe neo-otomanizmit, ajo cka mbetet ne duart tona eshte aktivizmi qytetar per bojkotimin e prodhimeve turke (me barkodin #869).
  Kush jemi ne?

Fushata ‘Bojkoto Prodhimet Turke’ është nismuar nga të rinj vullnet-mirë, me sens qytetar dhe kombëtar, që shqetësohen për fatin e vendit. Kjo fushatë bën thirrje për bojkotimin e prodhimeve dhe mallrave turke që po bëjnë kërdinë brenda tregut të Kosovës. Bartës të fushatës bojkotuese ndaj prodhimeve turke mund të jetë secili nga ne. Aktivizmi qytetar i ndërtuar mbi synimin për t’i dhënë impuls Prodhimit VENDOR dhe tregut të njësuar shqiptar, fokusohet në vetëdijësimin e shqiptarëve nga konsekuencat negative që sjell importi i mallrave nga Turqia.

Pse duhet të bojkotohen prodhimet turke?

Dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë buzë kolapsit të plotë ekonomik. Importet masive, prania e kudondodhur e prodhimeve të huaja rezultojnë të jenë katastrofike për perspektiven e prodhimit vendor. Në kushtet e politikave të pafavorshme fiskale dhe mos-interesimit shtetëror, prodhimet serbe dhe turke sikur kanë krijuar një duopol në tregun e Kosovës. Serbia dhe Turqia, nga loja e madhe gjeopolitike, i kanë zhvendosur projektet e tyre në Kosovë me qëllim të ri-shtrirjes së kontrollit në sfera të interesit. Imperializmi politik, kulturor dhe ekonomik i Turqisë neo-otomane është reflektuar si askund tjetër në Kosovë. Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përkatësisht në vitin 2009, sipas Zyrës së Statistikave të Turqisë, eksporti i saj në Kosovë ka kapur vlerën prej 190 milionë eurosh. Brenda pak vitesh, eksporti turk drejt Kosovës është rritur me progresion gjeometrik, duke arritur në 210 milionë. Duke përfituar nga turbo-privatizimi, Turqia ka krijuar të tillë hegjemoni në Kosovë sa kontrollon astetet më të rëndësishme në vend (Aeroporti, KEDS-i, ndërtimi i autostradës etj).

Arsyet politike

Politika e jashtme turke vërtitet rreth projektit neo-otomanist, përpjekje për një rikonfigurim të ri gjeopolitik që do të vinte në pah superioritetin e Turqisë si lojtar me pretendime globale. Vizioni i imperializmit turk, i quajtur shpesh edhe neo-otomanizëm, është skicuar nga Ahmet Davotugllu. Ashtu siç e zbulon në librin e tij ‘Thellësia Strategjike”, Turqia nuk i fsheh ambiciet e saj për një rikthim në Ballkan, veçmas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Megjithë deklarimet retorike të zyrtarëve turq për marrëdhënie të barabarta, Turqia ka krijuar rrjete të tëra agjenturore që e kamuflojnë penetrimin e saj në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Në këto rivendikime, Turqia ka gjetur një aleat të besueshëm: Serbinë. Ankaraja ka nisur t’i trashë lidhjet me Serbinë qysh prej kohës sa ishte kryeministër, Vojsllav Koshtunica, kur u ri-vendosën lidhjet diplomatike. Në tetor të vitit 2009, kryetari i atëbotshëm turk, Abdullah Gyl vizitoi Beogradin ku u takua me homologun e tij serb, Boris Tadiq. Kreu i shtetit turk kishte deklaruar se ‘Serbia është çelës për stabilitetin në Ballkan’. Ky afrim i hapi rrugën nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në janar të vitit 2010. Si Turqia ashtu edhe Serbia tumirin politikën e ndarjes së Kosovës në sfera të interesit: Beogradi në njërën anë bllokon Trepçën, Brezovicën dhe pasuritë minerare, duke kontestuar pronësinë e tyre; Ankaraja në anën tjetër ka dorën e lirë që të mbizotërojë tregun në Kosovë.

Arsye ekonomike:


Prodhimet turke njihen për cilësinë e tyre të dyshimtë. Dyshimet bëhen më të prekshme kur kihet parasysh se plot nga kompanitë turke që eksportojnë në Kosovë, kanë linja të veçanta prodhimi. Prej vitesh, Dogana e Kosovës ka pikasur humbje milionëshe si pasojë e makinacioneve nga pala turke meqë ka një mospërputhje mes asaj që autoritetet turke thonë se eksportojnë në Kosovë dhe statistikave të Doganave tona me atë se çka është importuar nga Turqia. E ashtuquajtura Marrëveshje për Tregti të Lirë, e nënshkruar në vitin 2013, e dëmton Kosovën për 20 milionë euro në vit. Duke qenë se vlera e importit nga Turqia është 200 milionë euro në vit dhe ajo e eksportit në Turqi vetëm 8 milion, kjo Marrëveshje shënon kapitullimin e plotë të Kosovës dhe shkatërrimin e perspektivës së saj ekonomike meqë prodhimi vendor është asfiksuar si pasojë e konkurrencës së pabarabartë dhe mungesës së masave anti-dumping.

Arsye kulturore:

Turqia, kushtetutshmërisht, nuk njeh pakicë shqiptare brenda territorit të saj, pavarësisht se vlerësimet edhe nga vetë pala turke, flasin për një pakicë shqiptare disa milionëshe. Ajo është subjekt i asimilimit sistematik dhe sistemik si pasojë e mungesës së shkollimit në gjuhën shqipe. Krejt ndryshe ndodhë në Kosovë ku njihet kushtetutshmërisht një pakicë turke, madje turqishtja është gjuhë zyrtare në dy komuna në Kosovë (Prizren dhe Mamushë). Si pasojë e fondeve milionëshe që derdhen nga TICA, në Kosovë e Maqedoni vijon të rritet numri i atyre që deklarohen si turq. Që nga viti 2009, Ambasada turke në Prishtinë ka shumëfishuar kërkesat për rishikimin e teksteve të historisë në emër të pajtimit mes dy popujve. Rekomandimet e Ankarasë janë inkorporuar në tesktet mësimore të historisë në Kosovë gjatë kohës sa ministër i Arsimit ishte Ramë Buja. Këto zhvillime sikur determinojnë të ardhmen e afërt të Kosovës që pozicionohet si e nën-renditur brenda një Turqie ekspansioniste. TICA përmes projekteve në rrafshin kulturor po e krijon ngadalë por sigurt infrastrukturën ideologjike të rikthimit të ndikimit turk në Kosovë. Ky proces ka marrë tipare klasike të akulturimit të shqiptarëve: ashtu si Serbia që e keqpërdor historinë mesjetare për qëllime politike, të njëjtën po e bën edhe Turqia (kujto shënimet e përvitshme në tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit; karnevalet turke në Prizren e maskarada të ngjashme). Për fat të keq, brezi i ri po mëkohet me një identitet të ri që varion nga turqizmi e deri te islamizimi. Ekziston një korelacion midis shërbimeve të inteligjencës turke dhe disa imamëve me ndikim në Kosovë. Vetë kreu i BIK-ut, Naim Ternava shprehet në superlativ për ‘lidhjet e gjakut’ mes shqiptarëve dhe turqve (sic!), përderisa imamë si Enes Goga, Irfan Salihu dhe Fatmir Latifi avokojnë hapur e pa teklif interpretimin turk të historisë.

Image

Ky proces transformimi po merr hove shqetësuese sepse po krijon divizione të panevojshme brenda shoqërisë shqiptare. Kësaj po i kontribuojnë jo pak vetë zyrtarët turq, siç ngjau së fundmi me deklaratat shpifarake të historianit të Erdoganit, Talha Ugurluel që goditi mbi themelet identitare të kombit shqiptar. Mediume të propagandës pro-turke në Kosovë po bëhen Bashkësia Islame e Kosovës (ku njerëzit kyç mbajnë lidhje me shtetin turk), imamët e lart-cekur, organizatat jo-qeveritare që mbajnë siglën e TICA-s si dhe organizime (para)politike si Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) e Fuad Ramiqit, Forumi Rinor Mysliman (degëzim i LISBA) i drejtuar nga Nol Zhita si dhe Partia ‘Fjala’ me orientim turko-islamik, e drejtuar nga Gëzim Kelmendi. Në Maqedoni, mediumet kryesore të propagandës pro-turke janë Lëvizja ‘Besa’, asociacione të ndryshme e organizata ‘bamirëse’ si dhe kryetar të caktuar komunash (shumë prej të cilëve njerëz të BDI-së). Në Shqipëri ky proces e ka kapur për hunde vetë Qeverinë përmes kryeministrit, Edi Rama, ndërkohë që në terren agjitojnë shoqëri e qerthuj që sponzorizohen nga shteti turk (PDIU e Shpetim Idrizit, Lëvizja ‘Shqipëria e Re’ e Edmond Vlashaj si dhe individë të përveçëm nga publicistika, institucionet arsimore etj). Kanali zyrtar i propagandës turkomane në botën shqipfolëse është ‘TheOsmanlit’ që promovon një version të historisë sipas optikës turke.

Bojkoto Turqinë!


Konsumimi i prodhimeve turke është mundësi për imperializmin turk në botën shqiptare. Konsumimi i prodhimeve turke manifestohet me deficit tregtar, prodhim vendor të shkatërruar, mungesë mirëqenie e vendesh pune. Bojkotimi i prodhimeve turke është një mundësi për bujkun, pemëtarin, vreshtarin, blegtorin dhe prodhuesin shqiptar. Bojkotimi i prodhimeve turke është investim për të tashmen dhe të ardhmen: një ekonomi e fuqishme shqiptare është bazamenti kyç i faktorizimit të shqiptarëve
Të blesh prodhime turke do të thotë se paguan vullnetarisht:

-propagandën turke
-racizmin anti-shqiptar në Turqi;
-krijon vende të reja në Turqi;
-forcon pozicionin e saj në trevat shqiptare
-forcon rrymat ekstremiste fetare.

Bojkotoni prodhimet turke me barkodin 869!
Për një Shqipëri të bashkuar!
Për një jetë më të mirë!

#BojkotoniProdhimetTurke
#BojkotoniNeoOtomanizmin
#BojkotoniPolitikatAsimiluese
#MbrojeShqiptaren

Faqja zyrtare e Fushates Bojkotuese https://www.facebook.com/permalink.php? ... 7497681457  
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#2

Post by ALBPelasgian » Thu Jul 07, 2016 10:18 pm

Image

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#3

Post by Adriana » Fri Jul 08, 2016 9:01 pm

ALBPelasgian wrote:Njerez te mire te forumit,

S'do te ishte keq t'u japim nje krah ketyre te rinjeve qe kane sipermarre dicka te fisme, por me risk jo te vogel. Provokimet e shtetit turk nuk kane te ndalur. Mungesa e kundervenies, nenshtrimit te elitave politike e injorances se pergjithshme, i ka hapur portat depertimit politik, ekonomik dhe kulturor turk. Prandaj nuk eshte e cuditshme pse dalin njerez si ai historiani provokator turk qe mu ne Memorialin e Skenderbeut ne Lezhe, zbraz nje diare verbale ndaj kryeheroit kombetar. Ne kushtet kur politika kendej e andej kufirit, dy qeveri, dhjetera ministri, dy sherbime inteligjente, dy ushtri e polici ulin kryet perballe neo-otomanizmit, ajo cka mbetet ne duart tona eshte aktivizmi qytetar per bojkotimin e prodhimeve turke (me barkodin #869).


Mire shume e ke cilesuar ''me risk jo te vogel'' !
Shume te faleminderit per kete tem ALBPelasgian, edhe pse ne nga emigrimi nuk mund tu japim nje ndihm te madhe kesaj nismeje, persa i perket produkteve , por te paktemen te mblidhemi ne Faqen zyrtare te Fushates Bojkotuese per tu qen sa me prane.

:( Mbrem vone u vura ne dijeni per kete ngjarje duke lexuar lajme te ndryshme nga shqiperia. Kjo ngjarje eshte shkruar dhe komentuar nga shume Opinionist, Historian, Politikan, etj, etj.... me posht po ngjis njeren prej tyre:


[quoteemNga Blendi Fevziu. Postuar më: 05 Korrik 2016]Gjergj Kastrioti Skënderbeu është kthyer në qendër të sulmeve politike, në një mënyrë befasuese dhe shokuese për shumë vetë në Shqipëri. Një video e transmetuar pothuaj në gjithë mediat on line dhe në shumë rrjete sociale, tregon “historianin” turk Talha Uğurluel që sulmon heroin kombëtar të Shqipërisë, gjatë një turi në vendvarrmin e tij në Lezhë. Përkthimi në shqip i fjalëve të tij është ky nëse i referohesh shtypit:

“Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK. Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë, si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”.

Padyshim që sulmet janë skandaloze. Deklarata më shumë se sa me historinë, kanë të bëjnë me një platformë politike. Dhe më shumë se sa një studim, ajo që ka thënë guida turke është një fjalim politik. Madje një fjalim i mirëfilltë politik.

Që historia dhe historianët të kenë qëndrime të ndryshme për një personazh, kohë apo fenomen, kjo edhe ndodh. Dhe ka ndodhur gjithnjë. Edhe vetë Skënderbeu është parë në tjetër vështrim nga historisnët shqiptarë e tjetër nga ata turq. Historianë të tjerë të huajë po ashtu kanë pasur qëndrime kontradiktore ndaj heroit kombëtar të shqiptarëve. Ka pasur nga ata që kanë tentuar ta c’mitizojnë duke e kthyer në një personazh historik me të mirat dhe të këqiat e tij. Kjo është krejtësisht normale. Skënderbeu si hero kombëtar, si figurë e mitizuar është njëra gjë dhe personazhi historik padyshim që ka një trajtim tjetër. Por ajo që ka deklaruar personazhi turk nuk ka asnjë lidhje me historinë. Madje është një deformim i mirëfilltë i saj.

E para, nuk njoh ndonjë historian që të mbajë fjalime politike dhe nuk njoh asnjë historian që të anatemojë një personazh mbi varrin e tij.

E dyta, historiani shprehet me vepër dhe punime. Personi në fjalë nuk ka qenë aty në rolin e një historiani. Një kërkim i thjeshtë në internet, tregon se për të nuk ka asnjë informacion në anglisht dhe asnjë punim të cituar në këtë gjuhë. Pra, me gjasë, është një historian vullnetar, nga ata që historinë ja nënshtrojnë filozofisë politike të kohes dhe indoktrinimit të tyre.

E treta, një historian nuk mund të bëjë gabime foshnjore si ai në fjalën e tij. Personazhi në fjalë, ngatërron Skënderbeun me Mehmet Akif Ersoyn. Të dy personazhe fare të ndryshëm dhe me formime diametralisht të kundërta. Skënderbeu lindi dhe u edukua në Krujë. Ai qëndroi në Stamboll në një lloj pengmarrje dhe u rikthye sërish mbrapsht në principatën e tij kur ju dha mundësia. Ai ishte prdukt i një formimi tipik të krishterë. Dallimi fetar ishte i qartë tek ai dhe i tillë mbeti gjithë jetën.

Mehmet Akifi ka lindur në Stamboll nga një baba pejan dhe një nënë që kishte prindër Uzbekë dhe Turq. Ai mori formim otoman, nuk foli asnjëherë shqip. Akif ishte produkt tipik i kulturës osmane dhe më pas, u rendit si një nacionalist turk. Madje autori i himnit të Turqisë post otomane. Kjo është krejtësisht normale, sepse njeriu është produkt i kulturës dhe jo i racës. Këtë personazhi duhet ta dinte. Akif nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë dhe as ka qenë kurrë këtu.

E katërta, Urs Altermat shprehet se historianët e vendeve totalitare, ku faktet dhe historia trukohet, dallojnë nga ata të shoqërive të lira, pikërisht nga përdorimi i fjalës tradhëtar! Kjo fjalë ka ngarkesë emocionale, por në asnjë rast shkencore. Përdorimi i kësaj fjale, dëshmon se personazhi më jalë ka qenë një misionar politik, por në asnjë rast një historian.

E pesta, dallohet fare qartë se ky është një fjalim politik. Një fjalim që reflekton një filozofi dhe strategji të qartë të rishikimit të historisë në funksion të politikës së ditës. Ai ngjan më shumë si një leksion i neootomanizmit dhe një mendësi politike nga ajo që Erdogan po tenton të fusë në shumë vende të Ballkanit përfshi Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Një filozofi që është dukshëm e dëmshme për ne. Rishikimi i historisë së këtyre vendeve gjatë Perandorisë Osmane është tjetër gjë dhe glorifikimi i saj është një gjë tjetër. Dhe e papranueshme.

Dhe e fundit, ajo që ka ndodhur në Lezhë, është e tejet e papranueshme nga ana humane dhe njerëzore. Të flasësh kundër një personazhi historik mbi varrin e tij, nuk besoj se ka ndodhur në një shoqëri normale. Varri është i shenjtë, në të gjitha kulturat, besimet dhe filozofitë. Ai lloj fjalimi mbi varr është një përdhosje e mirëfilltë e tij dhe si i tillë së paku moralisht meriton një ndëshkim shembullor./Opinion.al/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#4

Post by rrëqebull » Mon Jul 11, 2016 9:31 pm

Image

Më pak se një javë pas fillimit të kësaj fushate shqiptarët e ndërgjegjshëm po vazhdojnë të na bashkohen dhe të na shprehin mbështetjen e tyre. Por ndër komentet dhe mesazhet që kemi marrë këto ditë shquhen për fjalor dhe përmbajtje veçanërisht të ulët ato të pakicës së shqiptarofobëve turkomanë etnomazokistë (ose turkmenë etnocentristë) përçues, propagandues e mbështetës të nacional-perandorizmit turkoarab (dhe verbërazi të atij serbo-grek!) dhe përkrahës të luftës së tyre të bashkërenduar kundër Shqiptarisë.
E kuptojmë që kjo pakicë jashtë mase aktive kundrashqiptarësh ndihet e detyruar që të lehë më shumë për të balancuar pakësinë dhe mungesën e vet të argumentave, sikurse një çiuaua që leh si i marrosur për t'u dukur "i madh" në mjedisin e deltarëve ilirë, megjithatë po u japim këtu një përgjigje të cilën ta kenë për referencë sa herë që do t'u shkojë ndërmend të humbasin kohën e tyre duke na shkruar në faqe sharje, mallkime dhe dërdëllitje të tjera që nuk na bëjnë as përshtypjen më të vogël ose, për besnikëri ndaj metaforës së mëparëshme, që na bëjnë përshtypje aq sa i bëjnë përshtypje deltarit ilir hakërrimet e një çiuaue histerike.

Do të ishim çuditur po mos të kishin lëshuar edhe sot në faqe isterizmat e tyre turkocentrike duke ditur që sot e kanë ditë feste të veçantë sepse mu në këtë datë kanë dy përvjetorë të rëndësishëm të bashkëpunimit të tyre të ngushtë dhe të zellshëm me kundrashqiptarët jugosllavë e grekë për zhdukjen e Shqiptarëve:

■ 11 korrik 1938: Nënshkruhet në Stamboll konventa për shpërnguljen e shqiptarëve midis Jugosllavisë dhe Turqisë - Të dy palët bien dakord që brenda gjashtë vitesh, nga rajonet shqiptare nën Jugosllavi të shpërngulen rreth 40 000 familje shqiptare drejt zonave të shkreta e të pabanuara të Anatolisë

■ 11 korrik 1914: Forcat proturke të Haxhi Qamilit nënshkruajnë me forcat progreke duke njohur Gjinokastrën dhe Korçën si territore të qeverisë autonome të Epirit të Veriut

Këto fakte që nxjerrin sheshit aleancën e ngushtë kundrashqiptare turko-serbo-greke 'flasin' vetë, megjithatë, për t'iu ardhur në ndihmë atyre që nuk kanë 'vesh' për to, e kemi edhe një përgjigje të drejtpërdrejtë për të adresuar broçkullitjet e tyre të lodhta me të cilat po duan më kot që të na etiketojnë si "kryqali" e "shkije":

E vërteta është se ju turkoarabofilët jeni kryqi më i madh e më i helmuar serb e grek i ngulur mu në palcë të Shqiptarisë.
Ju kontingjenti i nacional-perandorizmit turkoarab jeni shërbëtorët më të mëdhenj dhe të verbër të nacional-perandorizmit serbo-grek në luftën e tyre të përbashkët për t'i zhdukur Shqiptarët dhe për ta pushtuar e përvetësuar Shqipninë. Dhe, në sajë të fakteve historike, kjo nuk është aspak çudi se fundja sulltanët që ju kanë paraqitur si idhuj për t'u adhuruar (së fundmi edhe nëpërmjet telenovelave osmano-mitomane të ndërtuara mbi të pavërteta kundrahistorike, qesharake dhe patetike) e kanë patur traditën dhe veçorinë e tyre kryesore sllavofilinë e grekofilinë (duke qenë ata vet të martuar e të lindur nga sulltanesha serbe e greke) dhe në oborret e tyre sllavishtja e greqishtja kanë qenë gjuhët kryesore të komunikimit pas osmanishtes e arabishtes.

Krimet dhe qëllimet e kundrashqiptarëve, pavarësisht ngjyrimeve dhe detajeve, në thelb nuk dallojnë nga njëri tjetri.
Cilido qoftë ngjyrimi i kundrashqiptarizmit me të cilin ju kanë trushpëlarë e kurdisur duke ju shndërruar në etnomazokistë, kjo nuk e ndryshon faktin që ju keni përzgjedhur t'i nënshtroheni mendërisht e politikisht kundrashqiptarëve duke u bërë palë me ta. Dhe do të mbeteni skllevër të tyre dhe bashkëfajtorë për krimet që ata kanë kryer, po kryejnë e po planifikojnë që të kryejnë kundra Kombit Tonë NËSE nuk do t'i thërrisni mendjes dhe të (ri)mësoni të mendoni, silleni e veproni si Shqiptarë (nëse vërtet jeni të tillë).

Ne po u drejtohemi Bashkëkombasve Tanë për të cilët kemi dashuri; nuk po u kërkojmë turqve që të bojkotojnë produktet e veta e megjithatë fakti që ju etnomazokistët reagoni sikur të jeni turq tregon se sa turpërisht i jeni nënshtruar dhe se sa verbërisht i shërbeni etnocentrizmit të një populli të huaj dhe për më tepër pushtues e shqiptarofob!
Sa më i rënduar etnomazokizmi juaj, aq më i madh, i frymëzuar dhe energjitik është vullneti ynë për t'ju ftuar e dëftuar se si të (ri)filloni të mendoni, silleni e veproni Shqiptarisht!

Të bojkotosh prodhimet e kundrashqiptarëve do të thotë pikërisht të veprosh Shqip!
Bojkotoni Prodhimet Turke

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#5

Post by Sally » Tue Jul 12, 2016 9:18 pm

Peticion kundër historianit turk: Të shpallet “Non grata”

Lëvizja “ShqipON”, nëpërmjet një peticioni “online” në faqen “Change.org” kliko këtu kërkon të mbledhë sa më shumë firma të qytetarëve, që turku Ugurluel të shpallet person “Non grata”, apo “i padëshirueshëm”.

Image



Nga: www.levizjashqipon.org
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#6

Post by rrëqebull » Fri Aug 05, 2016 12:31 pm

Armenët bojkotojnë Turqinë për shkak të gjenocidit!
Kurdët bojkotojnë Turqinë për shkak të represionit!
SHQIPTARËT DUHET T'I PËRGJIGJEN ME MONEDHË TË BARABARTË IMPERIALIZMIT PAN-TURK. Bojkoto ata që kryen masakra, represalje, shkulturim dhe etnocid! ‪#‎BojkotoniProdhimetTurke
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#7

Post by rrëqebull » Sat Sep 03, 2016 4:08 pm

Blerja e një prodhimi turk me arsyetimin se ka çmim të lirë është logjikë idioti. Konsumatori shqiptar financon propagandën anti-shqiptare që zhvillohet pa ndërprerje nga TIKA. Bojkoto çdo prodhim me barkodin #869. #BojkotoniProdhimetTurke. Shprëndaje mesazhin!

Image
Nuk ka kuptim të indinjohesh nga propaganda turqizuese, nga ndikimi i kudondodhur i Turqisë, nga turqizimi i hapësirës sonë e në anën tjetër të konsumosh prodhime turke. Zvogëloje ndikimin turk në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni duke bojkotuar çdo prodhim me barkodin #869. #DuajeTËNDËN, pra #BojkotoniProdhimetTurke. Shprëndaje mesazhin në të katër anët!

Image
Prodhimet helmuese (serbe/greke)/TURKE janë troç ARMË KIMIKE me të cilat kundrashqiptarët po e godasin Kombin Tonë dhe po i përmbytin tregjet tona duke shfrytëzuar:
- çepojat e rrezikshme kufitare e doganore të shkaktuara nga ultraetnomazokistët ithtarë të pagdhendur të mitologjisë marroqe të "tregut të lirë" që kanë zaptuar Institucionet Tona Shtetërore dhe sidomos
- burrecërínë e tyre të pështirë prej zvarranikësh serbo-greko-turkofilë dhe
- paaftësinë e tyre kriminale prej prostitutësh pa ndërgjegje dhe pa shtyllë kurrizore të gjunjëzuar përballë të huajve dhe parasë!

◉ KUNDËRSHTO HELMIMIN BOTËKUPTIMOR ETNOMAZOKIST!

[KUPTOJE DHE POHOJE ZËSHËM SE NUK DUHET TË KETË "TREG TË LIRË" PËR ASNJË PRODUKT TË SHQIPTAROFOBËVE E LERE MË PËR HELMET PSEUDOˑUSHQIMORE TË PRODHUARA PREJ TYRE!]

◉ MOSPRANO ARMËT KIMIKE SERBOˑGREKOˑTURKE!

◉ BOJKOTO KUNDRASHQIPTARËT!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#8

Post by rrëqebull » Wed Oct 26, 2016 10:34 pm

Sipas kryetarit të OEK, Safet Gërxhaliut janë pesë fjalë që karakterizojnë bashkëpunimin ekonomik të Shqipërisë Veriore me Turqinë: “E para është fjala dallaver, e dyta - ryshfet, e treta - xhymryk, e katërta - allashverish dhe e pesta - dallaver. Nëse një bashkëpunim ekonomik bazohet në këto pesë fjalë që kanë “rrënjën” turke, atëherë ai thotë se definitivisht rruga që derivon nga ky bashkëpunim është dështimi.
/Bojkotoni prodhimet turke

Fabrika të mbetura si skelete apokaliptike, ndërmarrje që s'prodhojnë gjë veç importojnë nga jashtë, toka të mbetura djerrina të frikshme të mbushura me shkurrnaja, ky është epilogu fatal i konsumimit të prodhimeve turke, serbe dhe greke. Mos u bë konsumator i verbër që me paratë e tij financon makinën propagandistike neo-otomane TIKA, kjo fabrikë e përpunimit, trushpërlarjes dhe modifikimit të shqiptarëve në turq të vegjël.

#BojkotoPropagandënNeoOsmane
#MosBlejMallraTurke
#BojkotoProdhimetMeBarkodin869
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#9

Post by Arbëri » Mon Sep 18, 2017 2:51 am

Eshte vone , pasi te ne ne MK ne lagje shqiptare ske edhe cka blen nese e bojkoton turqin :(
Tani te ne e kane edhe me lehte , pasi qe kane edhe policine e vet ne MK = Levizja Be(th)sa , pastaj , politikanet e Drenices ne Kosove jau lane ne dore gjithe ekonomine e Kosoves Turqise , qe nga KEK-u (Rryma) , Aeroporti , Autostrada , tregu , e mos gabofsha edhe Posta (?) etj , mu aty ku eshte pasuria e nje shteti !!!
Vetem une cka i di dhe qe jam 100% i sigurte , levizja me bethe i ka 2 TV ne Maqedoni , Tv Shenja , dhe TV Era dhe mbi 10 gazeta online me faqe te mdha si Almakos ne FB , Kumanova1 , Gostivarilajm , click.mk , Tetova1 , e shume tjera ,, Organizata "humanitare" qe direkt e asimilon te varferin ka shum . Tani jemi te rrethuar ne ketu , prandaj mos u habisni nese fillojme te flasim gabelisht ne shqiptaret e MK ne te ardhmen , sidomos politika e Shqiperise qe kurre nuk u zgjua nga gjumi por per kundrazi , e quajn shtet mik dhe partner strateg Erdomutin derisa aleatet tane te sinqerte dita -dites po jau kthen shpinen ketij shteti gabel ..
Ky ne foto i pari nga majtas eshte Turkofili qe ben kerdi ne troje shqiptare per asimilin e shqiptareve dhe eshte i padukshem ,emri tij nuk figuron askund zyrtarisht = Adnan Ismaili , dikur Ismailovski :
https://www.gazetaexpress.com/public/up ... 225845.jpg

-Nese keni faqe te mdha ne internet ju ose shoket tuaj , reklamoni kunder ksaj partie "Levizje Besa" pa nderrpre derisa sa seshte bere teper vone :
1.http://www.gazetaexpress.com/lajme/eksk ... ?archive=1
2.http://ina-online.net/kush-jane-shqipta ... -maqedoni/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#10

Post by Arbëri » Wed Sep 20, 2017 2:08 am

Kush është partia Lëvizja “Besa” ?

Partia e re “Shqiptare” në Maqedoni e quajtur Lëvizja “Besa” është në të vërtetë një parti me qëllime turqizimi , qëllime për të sjellur kulturën turko-mongole në trojet Shqiptare .

Lëvizja “Besa” përdor emrin e Betimit Arbëror , Besa Besë , për të manipuluar Shqiptarët për të fituar besimin e tyre , kjo lëvizje turko-mongole gjithashtu pas ngjarjes së Beogradit si moto ka vënë tre fjalë , të cilat janë :
“AUTOKTON , AUTONOM dhe AUTENTIK” .

Para ngjarjes në Beograd këto fjalë nuk janë përdorur fare , por kur ndodhi ngjarja në Beograd , dhe kjo lëvizje e pa se populli ishte i gëzuar jashtë mase dhe se fjala që u përdor në flamurin që u ngrit mbi stadiumin e Beogradit , AUTOCHTHONOUS (AUTOKTON) Lëvizja “Besa” e pa të arsyeshme se nëse vihet ky emër si moto e kësaj lëvizje populli do i besonte edhe më shumë , por që të mos dallohej se pse u përdor ajo fjalë , shtuan dhe dy fjalë të tjera , AUTONOM dhe AUTENTIK që të mos talleshin nga populli .

Lëvizja “Besa” financohet direkt nga TIKA e Turqisë , nga qeveria turke , nga biznismenë turk , ku shpërndajnë të holla për çdo gjë që marin si urdhër nga shërbimet turko-mongole !

Lëvizja “Besa” financon dhe mirë mban TV Era (TV Erën) , si dhe TV kanalin e ri , TV Shenja (TV Shenjën) .
Përndryshe , në TV Era nuk shikoni asgjë pos disa këngëve turke dhe të përziera me Shqipe që të mos dallohen fort , kurse tek TV Shenja do shikoni reklama turke , do shikoni filma serial turk (njëra nga ato është një film serial turk , që bëhet fjalë për Perandorinë Otomane kundër Kryqëzatave që sado pak sjellin një manipulim tek truri Shqiptar që të urrehet Gjergj Kastrioti duke e shpifur se ai ka qenë një i tillë (edhe pse nuk ka qenë)) .

Lëvizja “Besa” gjithashtu përdor edhe fenë Islame për të manipuluar popullin Shqiptar të Besimit Islam , duke i ligjeruar ato për fe dhe njëkohësisht tërthorazi duke u vënë në tru kulturën turko-mongole dhe për të votuar Lëvizjen “Besa” në rast votimesh .

Përndryshe , Lëvizja “Besa” nuk ka lidhje me fenë Islame , por prejardhja e financuesve të kësaj lëvizje janë të një sekti që shumë nga ju i njohin si Dërvishë , të tillë që ai sekt ndahet në disa sekte të tjera ku ato martohen edhe me familjarët e tyre si me vajzën e xhaxhait , e tezës , e hallës , e dajës , e tjerë .

Lëvizja “Besa” para pak muajsh bëri dhe një udhëtim në Turqi (paramendoni , në vend se të bëjnë një udhëtim nëpër trojet Shqiptar pët tu treguar Historinë e vërtetë , i dërgojnë tek vendi i financuesve të tyre) ku shkuan dhe në Çanakale (duke i trushpërlarë njerëzit) , por , çfar ndodhi ?
Udhëtuesit , të rinjtë që ishin 3 – 4 autobusë , u dërguan në një teatër në Turqi , dhe shikuan kulturën e financuesve të tyre , të tillët që dalin dhe rrotullohen në vend , një kulturë tërësisht jo Shqiptare dhe aspak e ngjashme me Shqiptarët , dhe në dalje nga teatri (pas qëndrimit të gjatë) u dhuruan të gjithëve nga një majtëse për çels , dhe ajo ishte një Dërvish duke u rrotulluar me veshjet e tyre të kulturës së tyre turko-mongole (ishte metal) .
Pra në vend se të udhëtonin në trojet Shqiptare meqë janë kaq patriotë dhe të marin dhurata të Historisë sonë , shkojnë udhëtojnë në një vend me një kulturë tërësisht tjetër , natyrisht tek FINANCUESIT e tyre !

Lëvizja “Besa” gjithashtu financon dhe mirëmban disa organizata jo qeveritare dhe shoqata , si Vizioni M , Klubi Elita , Logos A , Qendra për Demokraci dhe Zhvillim (CDD) , portalin Almakos , Shenja , faqen Koha Islame në Facebook , faqe turke , ndihmojnë dhe TheOsmanlit (një faqe në Youtube që shpif Historinë Shqiptare në gjuhën Shqipe) , Historia Shqipëtare (që manipulon popullin duke sjellur Histori otomane , duke otomanizuar Historinë në emër të Historisë Shqiptare) (mbani mend , Historia Shqipëtare , me Ë , kurse Historia Shqiptare është një faqe e pastërt Kombëtare me qëllim të pastërt) , dhe shumë të tjera që do të përmenden përsëri së shpejti me foto dhe video .

Ligjeratat fetare dhe turko-mongole gjithashtu mbahen në zyrën e Vizion M .

Kim Mehmeti është një nga ato që gjithashtu ndihmon këtë lëvizje , bashkë me me Muhamed Zekirin , ish kryeredaktorin e Alsat M , sot redaktor i lajmeve të gjuhës sllavo-Maqedone në TV Shenja dhe shumë të tjerë që do të përmenden së shpejti me foto dhe video siç e përmendëm pak më parë .

Duam që ta përkujtojmë dhe një fjalim nga Lëvizja “Besa” në Tetovë , kur thanë se NUK NA DUHET SHKUPI KUR SHOHIM KAQE NJERËZ KËTU DHE NË KUMANOVË , kur njëkohërisht kohë më parë bënë një manipulim me një protestë që keqpërdorën Shqiptarët dhe kombin Shqiptar , kur përmendnin Shkupin .

Lëvizja “Besa” gjithashtu keqpërdor dhe luftëtarët e UÇK-së , luftën e 1999 – 2000 – 20001 , si dhe vetë UÇK-në , kur nuk ka fare lidhje UÇK dhe luftërat me këtë lëvizje kundër Shqiptare !

Kjo lëvizje , duhet përmendur se është ide e Davutogllut dhe Erdoganit , dhe financuesit e tyre , qeveria e tyre , financojnë pikërisht këtë lëvizje shkatërruese të kulturës Iliro Shqiptare !

Si fund të këtij shkrimi , duam të shtojmë se kjo është shumë pak , nga ajo që do ju tregojmë së shpejti pas këtij viti , me foto dhe video , me dëshmi të fuqishme që ti tregojmë popullit Shqiptar që të ket kujdes , sepse kjo parti , kjo lëvizje kundër Shqiptare , Lëvizja “Besa” nuk është as kombëtare Shqiptare por as fetare Islame .



Sektori Informativ i Organizatës Ylliria .
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#11

Post by Adriana » Wed Sep 20, 2017 8:30 pm

Shume thelle jane perhapur keta te pa udhe... :( , dhe nuk jane vetem ne MK dhe KS Arberi, ne Shqiperi po ndodh e njejta gje.

Une dita dites jam me e bindur qe epiqendra e ketyre ndodhet ne TIRANE!... jo me kot gjithmon kane qendruar te heshtur ( nese ndonjehere kan reaguar, e kan bere sa per sy e faqe per te zhvatur ndonje vote), dhe po vazhdoj te mbaj kete qendrim Politika e Tiranes prit kur te zhvendoset stambolli ne Adriatik!!

Jam gjithashtu e bindur qe kjo situat ka ndikuar dhe ne pezullimin 5-vjecar te procesit per Integrimin e Shqiperise ne BE, madje tani po kerkojne qe afati i pezullimit te shtyhet ne 10-vite.

Qofsha une gabim, dhe dalt e kunderta....
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Fillon fushata 'BOJKOTO PRODHIMET TURKE'

#12

Post by Arbëri » Sun Sep 24, 2017 1:04 am

Adriana wrote:
Wed Sep 20, 2017 8:30 pm
Shume thelle jane perhapur keta te pa udhe... :( , dhe nuk jane vetem ne MK dhe KS Arberi, ne Shqiperi po ndodh e njejta gje.

Une dita dites jam me e bindur qe epiqendra e ketyre ndodhet ne TIRANE!... jo me kot gjithmon kane qendruar te heshtur ( nese ndonjehere kan reaguar, e kan bere sa per sy e faqe per te zhvatur ndonje vote), dhe po vazhdoj te mbaj kete qendrim Politika e Tiranes prit kur te zhvendoset stambolli ne Adriatik!!

Jam gjithashtu e bindur qe kjo situat ka ndikuar dhe ne pezullimin 5-vjecar te procesit per Integrimin e Shqiperise ne BE, madje tani po kerkojne qe afati i pezullimit te shtyhet ne 10-vite.

Qofsha une gabim, dhe dalt e kunderta....
Nese keni faqe shqiptar te medhaja apo edhe grupe , postoni kunder ksaj partie Ana . Po edhe nese ka ndonje mik i juaj mund ti ja percjellni ?
Perdhendetje edhe per Aleksin .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”