Page 1 of 1

APD: Partia e re në Shqipëri

Posted: Mon Jan 30, 2017 9:55 am
by Sally
Spektrit të djathtë në Shqipëri i është shtuar forca më e re politike, “Aleanca Popullore për Drejtësi”.

Image

Partia e re zhvilloi dje aktivitetin e saj të parë në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë tremijë pjesëmarrës dhe përfaqësues të tre komuniteteve në të gjithë Shqipërinë, dhe të Diasporës: Të përndjekurit politikë; Pronarët, Diaspora Shqiptare dhe përfaqësues Rajonal të Biznesit në Shqipëri.

Kryetari “Aleancës Popullore për Drejtësi” u zgjodh dr. Bilal KOLA.

Ai tha se rreth APD-së janë bashkuar disa grupime ish të përndjekurisht të diktaturës komuniste. Kreu i të përndjekurve theksoi gjithashtu se anëtarët e Partisë Komuniste nuk mund të jenë anëtar.

“Aleanca Popullore për Drejtësi, është bashkim i disa grupimeve. Qëllimi i grupimit është rehabilitimi dhe integrimi i të përndjekurve. Të djathtët duhet të na bashkohen, sot janë pa përfaqësim. Duam të krijojmë shtëpinë tonë”, u shpreh Kola.





Partia më e re e së djathtës deklaroi se përgjatë muajve në vazhdim do të zhvillojë Konferencat e Degëve, në të gjitha bashkitë e Shqipërisë./MAPO/KOHAJONE/