"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

#1

Post by Sally » Tue May 02, 2017 7:02 pm

Gazeta e njohur greke, Kathimerini, shkruan se Athina po vëzhgon me kujdes zhvillimet e fundit në rajon. Sipas gazetës, Greqia ndjehet më e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës si president.

“Lidhur me Shqipërinë dhe pretendimet e komunitetit çam ndaj Gerqisë, shqetësimet e Athinës janë lehtësuar disi nga qëndrimi i moderuar i presidentit të ri shqiptar, Ilir Meta, i cili ka ndihmuar në krijimin e kanaleve të komunikimit me qeverinë greke pas qëndrimit më armiqësor të kryeministrit Edi Rama”, shkruan gazeta.


Por ndërsa Meta duket se do jetë një president i mirë për situatën në rajon, pikëpyetjet janë se çfarë do të ndodhë me partinë e tij.

Lapsi.al shkruan se skenarët për LSI-në janë të zymtë.

“Së pari, LSI ka marë një goditje të madhe në publik sepse edhe njëherë më shumë u detyrua të lëpijë atë që kishte pështyrë. Pasi propagandoi për javë me radhë se në Shqipëri pluralizmi kishte ardhur prej 27 vitesh , se nuk mund të shkohej në zgjedhje pa opozitën, se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje farsë (madje Meta mblodhi edhe kryesinë për të marrë vendim për këtë), ajo i harroi të gjitha. Thirrja e pushtetit qe ku e ku më e fortë sesa fisnikëria e parimit”.

“Ajo që po e godet më shumë LSI është fakti se tashmë pas 8 viteve në pushtet pak kush beson se historia do të përsëritet. Mungesa e opozitës do të bëjë që Rama t’i ketë vetë votat. Logjika e thjeshtë t’a do (ndryshe gjithçka do bëhej qesharake) që LSI të jetë në opozitë. Por pa 25% e pushtetit, ministrat, drejtorët, zyrat, punësimet, partia- ndërrmarrje vështirë se mund t’ia dalë. Ajo ka ngritur një skemë që i kacavirret pushtetit dhe ushqehet prej tij. Pikërisht për këtë, për të mos pasur një braktisje nga klientela e saj që para zgjedhjeve, LSI po propagandon se do të dalë forcë e parë dhe se do të bëjë Vasilin kryeministër”.

“Elementi i tretë është largimi i Metës që ka qenë në krye të partisë që prej themelimit të saj. Shumëkush sot është i bindur se mungesa e rolit të tij aktiv, ajo e energjisë së tij të pakontrolluar, do t’a dëmtojë punën në terren. Duke shkuar drejt presidencës, një posti honorifik, por të zhveshur nga çdo kompetencë, Meta mund t’i mungojë LSI-së”.
/MAPO/
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

#2

Post by Adriana » Fri May 12, 2017 6:51 am

Meta: Duhet të shpëtojmë zgjedhjet, jam gati edhe të dorëhiqem


Përtej marketingut politik, dilemat për LSI-në lidhen jo vetëm me vendin e parë, por me mbijetesën e saj pa udhëheqësin historik, shkakun dhe pasojën e ekzistencës së saj në skenën bipolare politike prej vitit 2003. A e zgjidhi apo e forcoi dilemën e jetës së Metës zgjedhja e tij si President? A mbaroi misioni i tij në politikë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? LSI, Shqipëria apo Edi Rama?



Ilir Meta tha se, paketa e propozuar nga numri dy i PPE, David McCallister ishte një ofertë e mirë që do të garantonte disa kërkesa të PD-së për të hyrë në zgjedhje. Meta thotë se me atë paketë opozita merrte Presidentin dhe hynte në qeveri me prezencën e saj.

Meta thotë se nuk e di përse PD e refuzoi këtë ofertë, por sipas tij Basha e personalizoi krizën duke ashpërsuar gjuhën e debatit. “Rama mbajti një qëndrim të pranueshëm gjatë negociatave. Kishte zëra të tjerë nga PS më radikalë, por besoj se Rama ishte i gatshëm për dialog. Ai kishte vetëm një kusht atë që lidhet me Vetingun.

“Pavarësisht debateve që kisha me Ramën nuk mund të mos them se ai i bëri përpjekjet për arritjen e marrëveshjes. Ai pranoi një shtyrje të pranueshme të zgjedhjeve. Paketa McCallister ishte një ofertë shumë e mirë. Edhe sot jam gati të jap dorëheqjen si president nëse kjo do t’i jepte mundësi zgjidhjes” – tha Meta. /MAPO/



Intervista: Ilir Meta në “Top Story”:
Sokol Balla: Duhet thënë që disa e kanë krahasuar tuaj zgjedhjen tuaj atë ditë, me atë të zgjedhur në ’97. Edhe ju vetë nuk u dukët i lumtur?

Ilir Meta: Nuk ka asnjë lidhje me rizgjedhjen e Berishës në ’97-n, sepse ajo ndodhi në një Parlament të kontestuar, ndërsa kjo zgjedhje u zhvillua në një Parlament tërësisht legjitim dhe me një mazhorancë tepër solide, pavarësisht se për fat të keq opozita nuk ndodhej aty, për shkak të axhendës së saj të caktuar politike. Situata në vend nuk bën asnjë politikan të përgjegjshëm të lumtur dhe ne shohim përditë përshkallëzimin e një retorike, që nuk na ndihmon për të organizuar zgjedhje model, siç e meritojnë shqiptarët. Kjo është arsyeja që nuk kam qenë dhe nuk mund të jem i lumtur, sepse nuk ka asnjë arsye për të qenë i lumtur, jo vetëm për mua, por për çdo politikan tjetër.

Sokol Balla: Keni rezistuar deri në minutë të fundit?

Ilir Meta: Nuk kam patur asnjë qëllim që të bëhem president apo të rezistoj të mos bëhem president. Mazhoranca vendosi për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe demostrimi të një uniteti kombëtar. Kam këmbëngulur që presidenti të propozohej nga PD, që të thyenim ngërçin politik dhe për këtë arsye u dogjën 3 raunde.

Sokol Balla: Ishte Presidenti në ofertën McAllister?

Ilir Meta: Ishte oferta e McAllister, e mbështetur nga raportuesi Fleckenstein dhe unë kam qenë mbështetës i fortë i atyre propozimeve. Më ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme përgjegjshmëria dhe neutraliteti i McAllister, si dhe dëshira për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe për të zhbllokuar këtë proces, që është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë dhe për vendet e rajonit.

Sokol Balla: Sa i lartë është rreziku i trazirave?

Ilir Meta: Këtë nuk mund ta them. Ju e mbani mend vitin 1996. Presidenti i atëhershëm, zoti Berisha ndryshoi Kodin, përjashtoi shumë figura të njohura të opozitës, Nano ishte në burg dhe ne pavarësisht kësaj hymë në zgjedhje dhe u tërhoqëm në fund. Dhe ju e dini se çfarë kolapsi ndodhi me procesin zgjedhor. Është një qasje tërësisht e papranueshme e opozitës, sepse në demokraci ke të drejtë që të kërkosh të drejtat e tua, por edhe duhet t’i fitosh ato. Rruga e mosvotimit është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm për klasën politike.

Sokol Balla: Kemi letrën e Johannes Hahn dhe gishti i përgjejgësive u drejtua nga PD. U pa paralajmërimi serioz për përgjegjësi nëse situata përshkallëzohet. Keni koment për këtë letër?

Ilir Meta: PD mban një përgjegjësi serioze, sepse ka patur mundësi të bëhej pjesë e një zgjidhjeje dhe të merrte disa garanci, që deri më sot asnjë opozitë nuk i ka arritur në Shqipëri në mënyrë të vullnetshme nga ana e mazhorancës. Paketa McAllister ishte një mundësi e mirë për opozitën, të merrte postin e Presidentit, të shtyheshin zgjedhjet deri më 16 korrik dhe për t’u dhënë kohë ndryshimeve në qeveri, propozohej kryetari i KQZ për opozitën, t’i jepej edhe Avokati i Popullit dhe shumë elemente të tjera sigurie dhe garancie, që ishin disa masa që nuk kishin ndodhur më parë.

Sokol Balla: Pse nuk e pranoi PD, sipas jush? Rama thotë që është “Vettingu”, procesi i “Vettingut”.

Ilir Meta: Unë e kam të vështirë t’i jap një përcaktim të qartë, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për zhvillimet para reformës. Më kanë krijuar një ndjesi se ka interesa jo vetëm për reformat, për zgjedhjet apo për t’i dështuar ato, por duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje dhe konfrontim të panevojshëm në Shqipëri. A vjen nga paaftësia e politikanëve shqiptarë për të kuptuar interesin e shqiptarëve? A vjen nga interesa të tjera të jashtme? Unë nuk mund ta them dot. Unë e kam si ndjesi, por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne, jo vetëm e udhëheqësisë së PD-së, që duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces i paparashikueshëm, që do t’i krijojë dëme afatgjata vendit.

Vazhdon… / Top Channel /
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”