Page 1 of 1

Zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri

Posted: Tue May 09, 2017 5:43 pm
by Adriana
:? Dy raste unike te dy partive qe kandidojne per zgjedhjet e 18 qershorit ne Shqiperi:

Image

Njera eshte rasti i partise se minoritetit grek ne Shqiperi, MEGA dhe tjetra e nje partie liberale PAD me seli nr Tirane.

Re: Zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri

Posted: Thu May 18, 2017 5:54 pm
by Sally
Marrëveshja shtyn datën e zgjedhjeve nga 18 qershori më 25 qershor


Bisedimet për më se tre orë midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Bashën natën midis 17 dhe 18 majit, kanë përfunduar me një marrëveshje të gjerë midis tyre, detajet e të cilës u kontretizuan sot.
Marrëveshja shtyn datën e zgjedhjeve nga 18 qershori më 25 qershor, ndërsa i jep opozitës edhe postin e zv/kryeministrit si dhe postet e 6 ministrave të konsideruar teknikë. Marrëveshja prej rreth 4 faqesh iu dërgua medias nga Partia Demokratike.

Qeveria teknike- Sipas marrëveshjes së arritur, Partia Demokratike do të ketë postin e zv/kryeministrit si dhe 6 ministra teknikë.
QEVERIA:
-Zv/kryeministër, teknik
-Ministri i Brendshëm, teknik
-Ministri i Arsimit, teknik
-Ministri i Shëndetësisë, teknik
-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
-Ministri i Financave, teknik
-Ministri i Drejtësisë, teknik
-Drejtori i OSHEE
-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Gjithashtu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit do të propozohen nga opozita.

Zgjedhjet më 25 qershor – Pas marrëveshjes së arritur, Presidenti i Republikës do të duhet të dekretojë zgjedhjet më 25 qershor, ndërsa brenda datës 26 maj, do të bëhet regjistrimi në KQZ i partive politike të opozitës si dhe listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Ndërkohë, në pikën 6 të marrëveshjes që ka të bëjë me zgjedhjet, thuhet se zgjedhjet lokale për bashkinë e Kavajës do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.

Reforma në drejtësi- Krahas ndryshimeve në qeveri, Parlamenti do të miratojë organet e Vettingut, votimin e dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, ndryshime në Kodin Penal për forcimin e politikës penale për shitblerjen e votës dhe kthimin e saj në vepër korrupsioni.
Gjithashtu Kuvendi do të miratojë edhe kufizimin e shpenzimeve zgjedhore, Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
“Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit”, thuhet në pikën e fundit për këtë çëshjtje.

Teknologjia në zgjedhje – Për sa i përket kërkesës më të përsëritur nga Partia Demokratike, ajo për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje, miratimi i saj i lihet legjislaturës së re të Parlamentit.
-Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
-Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
-Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
-Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

Në marrëveshjen midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për reforma është përfshirë edhe një pikë jo fort e diskutuar në debatin politik të muajve të fundit, ajo e referomini tërësor të sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

Gjithashtu marrëveshja parashikon edhe zbatimin më të fortë të ligjit të dekriminalizimit ku “partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake”.

Marrjen e e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel si dhe forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve./oranews/