Page 1 of 1

Zgjedhje ne Shqiperi

Posted: Sun Jun 25, 2017 3:59 pm
by Zeus10
Ne Shqiperi zhvillohen zgjedhje. Disa njerez te percare ne parti e ideologji, e shohin periudhen e zgjedhjeve, si nje mundesi, qe nepermjet votes dhe lidhjeve politike, te rrisin ekonomine dhe financat e tyre, dikush nga zeroja apo edhe minusi dhe dikush ta rrise ate pambarimisht. Por pjesa tjeter mesa duket shumica, jane te zhgenjyer dhe nuk votojne fare. Kjo sepse, ata e kane humbur besimin tek gjithe klasa politike, qe pergjithesisht eshte bere ose nje shtrese oligarkike, e shkeputur nga njerezit, ose perfaqeson interest e saj. Por megjithate, e rendesishme eshte qe pushteti i dale nga vota, te perfaqsoje realisht deshiren e shumices, pavaresisht se cfare ngjyre politike ka. Shpresojme qe kjo te ndodhe.