Page 1 of 1

Qeveria “Rama 2”

Posted: Fri Sep 29, 2017 6:17 pm
by Adriana
Albin Kurti në faqen e tij në Facebook:

“E kemi mirëpritur qeverinë e re nga Partia Socialiste dhe z. Edi Rama, sepse kemi shpresuar që kjo qeveri do të angazhohet që mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të krijohet një treg i përbashkët i mallrave dhe shërbimeve, një treg i unifikuar energjitik, një politikë e jashtme e bashkërenduar dhe e njësuar, një bashkëpunim edhe më i afërt në sektorin e sigurisë, si dhe një thellim i gjithanshëm i bashkëpunimit nga arsimi te shëndetësia dhe nga kultura te sporti.

Por, ndërkohë që përparimet në këtë aspekt janë tepër të ngadalta, e më shpesh ceremoniale se sa përmbajtësore, ne dëgjuam se z. Rama po i kërkon z. Haradinaj, kryeministrit aktual të Kosovës, që të ndërrojë qëndrim për demarkacionin me Malin e Zi. Z. Rama pra po kërkon që, kundër asaj që dëshmohet në harta, në dokumente zyrtare, nga profesionistët ekspertë, në mbamendje institucionale, në kujtesë popullore dhe me peticionin masiv qytetar, të përkrahet një marrëveshje e padrejtë që ia heq Kosovës 8.200 ha. të territorit’. /MAPO/ Albin Kurti kundër Edi Ramës