"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ministri grek: Marrëdhëniet me Shqipërinë, një çmenduri

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3180
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ministri grek: Marrëdhëniet me Shqipërinë, një çmenduri

#1

Post by Adriana » Mon Jun 12, 2017 8:04 pm

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks. Sipas tij, nga njera anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik.


Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozani:.

Kotzias: Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë. Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona. Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë.

Kotzias: Është çmenduri. Nga njera anë e adhurojnë Greqine, mos e harroni kurrë këtë: na adhurojnë- dhe nga ana tjetër ka një mosbesim, një nacionalizëm dinamik

Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.

Kotzias: E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë çame –çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë. Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës –megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë. Të zgjidhim çështjet konsullore. Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj.

Në referimin e tij ndaj Shqipërisë, dhe aspiratës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri i jashtëm grek tha se është e mirëpritur. Por Kotzias ka kritikuar qeveritë e mëparshme greke të cilat, sipas tij u treguan shumë dorëlëshuar me vendin fqinj: pa i vënë asnjë kusht miratuan futjen e Shqipërisë në NATo dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Tani, tha ministri i Jashtëm grek, perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.


Kotzias: Ne u vumë pesë kushte, që u përfshinë të gjitha dhe këtë nuk e prisnin as shqiptarët as miqtë e tyre në Komisionin Europian. Përmend: -Mbrojtjen e pronës, veçanërisht pronat e minoriteteve, -mbrojtjen e minoritetit autentik grek në Shqipëri,
-luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Ministri i Jashtëm grek iu referua edhe marrëdhënieve me Maqedoninë duke thënë se Athina mbështet anëtarësimin në NATO dhe BE të vendit fqinj.

Por ai përsëriti se, që të ndodhë kjo, duhet që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet rivendikuese ndaj Greqisë dhe të pranojë një kompromis për zgjidhjen e çështjes së emrit./ora news/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”