"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#16

Post by Sally »

Përparim në negociatat për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë

Një ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara theksoi se është shënuar përparim në negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve 18-vjeçare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, që kanë penguar antarësimin e Maqedonisë në Nato.

I dërguari i OKB-së Mathew Nimetz, në komentet në Athinë, nuk dha hollësi për përparimin e arritur. Ai gjithashtu nuk pranoi të bënte komente dje në Shkup.

Por media në të dyja kryeqytetet njofton se ai ka propozuar që, si kompromis, republika ish-jugosllave të pagëzohet me emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Greqia dhe fqinji i saj verior janë mbërthyer në një mosmarrëveshje disa vjeçare lidhur me shtetin që gëzon të drejtën ligjore për emrin Maqedoni, që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Greqia këmbëngul se emri Maqedoni nënkupton ambicje territoriale ndaj territorit të saj verior që mban të njëjtin emër. Qeveria greke bllokoi antarësimin e Maqedonisë në Nato në vitin 2008, si rezultat i kësaj mosmarrëveshjeje.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#17

Post by Sally »

Me duket se erdhi koha e duhur qe Greket ta pesojn prej Sllaveve, se ashtu poltike perdor nuk e di qe Sllavet te hajn buken dhe ta arrojn emrin!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#18

Post by Adriana »

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, hapi që rrëzon përfundimisht ‘Murin e Berlinit’”



Ish-ministri i jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel, ka shprehur së fundi qëndrimet e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me integrimin e Kroacisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të rrëzohet përfundimisht Muri i Berlinit, ka qenë mesazhi Rupel, gjatë një konference në provincën Cividale të Italisë. “20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, prioritet i Bashkimit Evropian duhet të jetë zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe përfshirja e Serbisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejt Rupel.

Ish-ministri i Jashtëm slloven bëri të ditur më tej se, me përfshirjen e Bosnjë Hercegovinës dhe vendeve të tjera, do ët thyhet perdja e hekurt që ndan, myslimanët me botën kristiane, ndaj sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor mund të konsiderohet si përmirësimi i sistemit të vlerave të Bashkimit Evropian.

“Nëse BE përfshin edhe Bosnjën e Hercegovinën, ky do të jetë një hap domethënës dhe pozitiv, sepse pas vetes atëherë do të kemi edhe popullatë myslimane dhe përfundimisht të rrëzojmë ‘murin’ në mes të shteteve anëtare të BE-së dhe popujve në jug të Evropës të cilat nuk janë jashtë saj”, ka thënë Rupel në takimin të mbajtur në provincën italiane Cividale.

Në fund të fjalës së tij Rupel tha se për të arritur këtë më parë Brukseli duhet të kalojë sfidën e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës që i hap rrugën zgjerimit të familjes evropiane.

Ndërkohë Sllovenia bllokoi të premten zyrtarisht kapitullin për Lirinë e Lëvizjes së Punëtorëve në bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, me argumentin se në këtë kapitull “Zagrebi” kishte paraqitur dokumente që paragjykojnë çështjen e kufirit ndërmjet dy vendeve. Ky vendim i palës sllovene e çon në 14 numrin e kapitujve të bllokuar të bisedimeve, bënë të ditur burime diplomatike.

Në takimin e së shtunës të Këshillit të grupit “Task Force” të BE-së për zgjerimin, Sllovenia ishte i vetmi vend anëtar që nuk dha konsensusin e saj për mbylljen e kapitullit të negociatave për Lirinë e Lëvizjes së Punëtorëve.

Një burim i presidencës suedeze të radhës së BE-së deklaroi se pavarësisht bllokimit të këtij kapitulli, Kroacia po vazhdon reformat në kuadër të procesit të anëtarësimit, një fakt që u theksua edhe gjatë mbledhjes së grupit “Task Force”.

Sllovenia ka bllokuar hapjen e nëntë kapitujve dhe mbylljen e pesë të tjerëve, duke vendosur në këtë mënyrë një pengesë serioze në procesin e anëtarësimit në familjen evropiane 27-anëtarësh, për shkak të një mosmarrëveshjeje kufitare ndërmjet dy vendeve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#19

Post by Adriana »

Si do i vej fundi kesaj historie?


Sic kemi qene ne dijeni Anglia ka qene nje nga shtetet qe gjithmon ka mbajtur anen politike(rraciste) te Greqis. Po ne kohet e fundit u zbulua dhe nje perkrahje tjeter per interesat e poltikes Greke, degjoni me vemendje si shprehet e presidentit Frances (Nicolas Sarkozy) ne fjalimin e mbajtur ne parlamentin e Greqis: (Frengjisht,Greqisht,Angisht)

Perkthim te disa fragmenteve, per ata qe nuk kuptojn gjuhen:
0:50 Premton nje mardhenie te fort Franc-Greqi
1:30 Ve ne dijeni lidhjet Greqi-Turqi qe nuk jan te perbashketa.
3:18 Deklaron qe eshte ne dijeni dhe e kupton shume mire sistemin politik Grek, sepse Gjyshi i tij ka qen Grek.
3:40 Premton perseri qe politika Francese do jet ne cdo hap me politiken Greke.
4:10 Ve ne dijeni mardheniet Ballkan -Greqi qe nuk jan ne drejtim te mire, po shtetet Ballkane ne qoftese duan te jen pjestarrese te Be duhet te demostrojn qe jan shtete Demokrate.
5:15 Lidhjet politike France-Greqi kan qene por do jen tani dhe me te forta.
5:54 Ne kete situat qe Greqia po kalon me moskuptime te disa shtete Ballkanike, politika Francese ka zgjedhur te mbaj anen e politkes Greke.



Shkelqimi i humbur i Sarkos

Shkalla e popullaritetit po i bie. Arkat e shtetit jane bosh. Reformat qe nuk po marrin start. Humbja ne zgjedhjet administrative. Stina e hidhur e presidentit

Po tani cfare do beje Sarko? Dite pas dite keshilltaret, miqte, agjentet publicitare, deputetet, keshillojne presidentin, ndonjehere ne menyre bashkepunuese, here te tjera me tone sfiduese. “Eshte zgjedhur per te kryer reforma? Le t’i beje pra”, i bejne te ditur nga partia e tij, UMP (Bashkimi per Levizje Popullore) me seli ne rrugen Boetie: “Pastaj nese i ben dhe ne menyre te oganizuar, akoma me mire”. “Presidenti duket se vuan nga paranoja post-presidenciale”, shprehet nje prej bashkepunetoreve te tij te nesermen e humbjes ne zgjedhjet administrative: “Te gjithe ata qe e keshillojne te jete me diskret, futen ne listen e zeze”. “Do te behet serish popullor. Do te jete e veshtire, do te duhen 2 vjet, por do ja dale mbane”, siguron Loran Vakie, zedhenesi i ri i qeverise, qe fale zgjedhjes se tij si kryetar bashkie, ne turin e pare ne Puy-en-Velay, mund te shpresoje per nje vend ne ekzekutivin e ardhshem kombetar. Por nga ana tjeter, ne UMP konsiderojne se me “hapjen”, pra me emerimin e ministrave te se majtes ne qeveri, “presidenti e ka percare mazhorancen dhe ka shkaktuar pakenaqesi”.

“Pas periudhes se adhurimit eshte kaluar menjehere tek gjendja e emergjences, pa ndaluar tek gjendja e mesme, e cila zakonisht zgjat pak kohe”, analizon Zhan Pol Gurevic, i cili sapo ka firmosur “Profession Demago”. “Por Sarko do te qendroje aty edhe per 4 vite. Ne France nuk funksionon gjykimi dhe presidenti nuk pergjigjet para deputeteve. Per sa kohe eshte ai qe i merr goditjet, qeveria mund te punoje e qete”. “E ndoshta ai do te mund te rekuperoje ndonje pike ne sondazhe”, perfundon me kritike filozofi ish sarkozist, Paskal Brukner.

Pas zgjedhjeve lokale, parashikohet nje rikthim ne politike, nje riorganizim i ekipit te Elizeut, ndonje ndryshim ne qeveri, marrja e presidences se Bashkimit Europian qe e rivendos Francen ne qender te botes, krijimi me pompozitet te madh te nje Bashkimi Mesdhetar konsensual, qe ben te mundur zgjerimin e ndikimit te Europes ne Afriken e veriut dhe ne Balltik. Levizjet e para per te qetesuar polemiken mbi renien e fuqise blerese, do te jene shperndarja e madhe mallrave te shumices per t’i ofruar konsumatorit ulje cmimesh dhe pastaj, duke rritur pensionet minimale prej 200 eurosh ne fund te muajit. Plani i ri i se majtes eshte perjashtuar nga presidenti Nikolas Sarkozi javen e kaluar, edhe pse per 2009 jane te shumte ata qe parashikojne nje rritje te tatimit mbi fitimin.

Disa nga ekonomistet me te spikatur franceze, qe punojne me Elizeun ankohen se nuk degjohen nga presidenti, dhe si rezultat, akuzojne “se ka bere politiken e ofertes dhe jo te kerkeses”. Ne vecanti me paketen fiskale, qe perfshin taksimin per te pasurit dhe ulje te taksave per me pak te pasurit. Si mund te rregullohet kjo gjendje? Presidenti do te transformoje kursimin e pagave, sistem i vendosur nga gjenerali De Gol qe perfshin 8 milion e gjysem punonjes, ne nje bonus vjetor “nje vleresim per rezultatin ekonomik te kompanise, per te gjithe”, sipas deputetit Xherom Shartier, i cili po punon pikerisht per kete reforme me presidentin Sarkozi. Ende po studiohet nje plan per “industrine e ndertesave popullore”, e cila pritet te coje ne nje ulje te cmimit te apartamenteve.

Ne qershor, me ardhjen e presidences franceze te Bashkimit Europian, Sarkozi ka ndermend te tregoje se Franca, ne drejtimin e Europes, mund te perballe si e barabarte e madje me sukses, me te gjithe partneret: Qe nga Afrika e Jugut tek Kina, nga Rusia tek India. Nderkohe, Bashkimi mesdhetar do te lancohet nga Parisi apo nga Nica me 12 korrik, pasi Franca te kete marre viston nga Gjermania nese Bashkimi i ri do te asociohet me te gjitha 27 shtetet e BE-se. Per detaje te tjera duhet pritur fundi i Keshillit europian, por duket tashme qe presidenca franceze do te gjeje dhe nje rast per manifestime te medha, si nje super feste ne Shamps Elize, me shume qirinj dhe nota tekno, nen vetratat e medha te Grand Palese.

Dhe pastaj riorganizimi dhe permbysja: Zedhenesi i Elizeut, David Martinon, i perzene nga posti i kandidatit per kryebashkiak ne Neji pas perplasjes me djalin e presidentit, Zhan Sarkozi, do t’i kthehet shpejt diplomacise: ish gazetarja e “Le Point”, Katerina Pegard rrezikon postin e saj si keshilltare; drejtoresha e kabinetit, Emanuele Minjon “denimin” mbi bisedat kontroverse te Sarkozi mbi fene, te mbajtura ne Rome, Rijad apo perpara krereve te komunitetit hebraik francez, nuk hyn me tek te preferuarit e presidentit. Nuk jane pelqyer disa deklarime te sajat, si intervista e dhene per te perjavshmen “VSD” mbi boten ezoterike te sekteve, qe per te “jane nje problem”. Ne kete pike, Emanuela do te emigronte me shume deshire ne nje ministri. Ne qeveri eshte e veshtire te mendosh qe Sarkozi mund te lirohet shpejt nga kryeministri i tij, gjithnje e me pak i dashur Fransua Fijon, por ne riorganizimin qe ka ndermend te beje mund te fluturoje me shume se nje koke. Ne dyshim jane ministri i Mbrojtjes, ai i qendres Hervin Morin, ai i Ekonomise, Kristin Lagard, ajo e kultures Kristin Albanel. Nderkohe ndonje poltron me te ngrohte mund ta synoje Rama Jade, e lindur ne Senegal, nensekretare tek te Drejtat e Njeriut dhe Rashida Dati (Drejtesi), te mirepozicionuara ne krahet e presidentit.

“Kini kujdes, francezet e adhurojne mbretin, por i presin koken”, thoshte Nikolas Sarkozi qe ne fillim te mandatit te tij. Duke degjuar bashkepunetoret e tij, ai e kishte parashikuar dhe renien ne sondazhe. Nje “rikthim i bastunit” pas nje fushate triumfuese.

“Problemi i tij eshte qe ka dashur gjithmone te jete president, por nuk ka menduar ansjehere se si duhet ta jetoje kete funksion”, pohon Nina Mic, ish zedhenese e ministrise se Ekonomise, sot eshte ne krye te Financial Dynamics, lidere e konsulences ne marredhenie publike dhe finance. Sarkozi e di qe morali i vendit, i nxjerre nga Instituti i Statistikave nuk ka qene kurre kaq pertoke qe nga krijimi i treguesit ne vitin 1987. Popullariteti i presidentit ka rene nga 63 ne 35%. Nje rekord negativ. Madje dhe fama prej “Supermeni” qe ka shoqeruar Sarkozi ne ngritjet e tij, duket se eshte venitur. Dhe duket i larget kujtimi kur kryetari i ri i bashkise se qytetit te pasur te Nejise, hyri ne nje kopesht per te shpetuar femijte e sekuestruar nga Human Bomb.

Ndarja e premtuar e Sarkozise me te shkuaren, nuk po duket. Mbi te gjitha ne nje fushe, ate te ekonomise qe ka qene dhe kali i tij i betejes. Rritja e fuqise blerese per te gjithe akoma nuk po regjistrohet. Rregullat e reja, te aplikuara nga korriku i kaluar, mbi mundesi per te punuar jashte orarit per t’u paguar me shume, ose me sakte domethenia e slloganit “Te punosh me shume, per te fituar me shume”, deri me tani sipas te dhenave me te fundit, te bera publike nga zyrat e punes, ka qene per nje minorance punonjesish.

Ajo qe e ka perkeqesuar me tej situaten, pervec jetes private te presidentit, i cili eshte shfaqur me jaht, avione private, syze Ray-ban, ore Rolex, nje divorc dhe nje martese ne kater muaj, plus pushimet qe kane gezuar paparacet, eshte situata ekonomike boterore qe nuk po ndihmon, arkat e shtetit jane bosh, borxhi publik qe ka marre fluturimin dhe paketa fiskale, masa e pare e ndermarre nga qeveria, e pagezuar menjehere “Dhurata te pasurve”.

Atehere nuk shtyhet me, ka mbaruar ylli i tij? Jo me kaq ngut. Sarkozi thote se “presidenca monarkike i perket se shkuares” dhe qe “Franca e re do nje president menaxher qe te zbrese ne fushe e te perveshe menget”. Do te shfaqet me pak si miqte e tij miliardere dhe Karla Bruni do te jete nje stjuardese e shkelqyer humanitare. Gjate javeve te fundit ka nisur dhe “mbyllja”: Ka pasur vetem disa dalje zyrtare per te takuar Anxhela Merkelin, Nelson Mandelen dhe Shimon Peresin, te cilit i ka premtuar se “Franca do te jete gjithnje ne krah te Izraelit”.

Vendi i forte ne konservatorizmin e tij, eshte i shqetesuar edhe per faktin se po fillon te mendoje se Sarkozi eshte kaq totalisht i “cmendur” (e perjavshmja “Marianne” e ka shkruar disa here dhe per te analizuar politiken e tij, gazetaret keshillohen me psikoanaliste), saqe pasi ka reformuar privilegjet e regjimeve speciale te pensioneve, pasi ka paralizuar opoziten me “hapjen”, ne pritje qe ne vjeshte ne kongresin e Partise Socialiste Franceze te ricelet rindertimi i se majtes; ai mund te guxoje ate qe ne France askush me pare nuk ka mundur: Reformat strukturore qe i rekomandoi ekonomisti Zhak Atali per te rilancuar rritjen dhe per te ndryshuar Francen, ndoshta te lidhur me reformen e pensioneve per te gjithe dhe per ate te 35 kontratave te ndryshme te punes, per t’i bere ne nje te vetme, me elastike, me anglosaksone.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#20

Post by Sally »

Sally wrote:Si do i vej fundi kesaj historie?


Sic kemi qene ne dijeni Anglia ka qene nje nga shtetet qe gjithmon ka mbajtur anen politike(rraciste) te Greqis. Po ne kohet e fundit u zbulua dhe nje perkrahje tjeter per interesat e poltikes Greke, degjoni me vemendje si shprehet e presidentit Frances (Nicolas Sarkozy) ne fjalimin e mbajtur ne parlamentin e Greqis: (Frengjisht,Greqisht,Angisht)

Perkthim te disa fragmenteve, per ata qe nuk kuptojn gjuhen:
0:50 Premton nje mardhenie te fort Franc-Greqi
1:30 Ve ne dijeni lidhjet Greqi-Turqi qe nuk jan te perbashketa.
3:18 Deklaron qe eshte ne dijeni dhe e kupton shume mire sistemin politik Grek, sepse Gjyshi i tij ka qen Grek.
3:40 Premton perseri qe politika Francese do jet ne cdo hap me politiken Greke.
4:10 Ve ne dijeni mardheniet Ballkan -Greqi qe nuk jan ne drejtim te mire, po shtetet Ballkane ne qoftese duan te jen pjestarrese te Be duhet te demostrojn qe jan shtete Demokrate.
5:15 Lidhjet politike France-Greqi kan qene por do jen tani dhe me te forta.
5:54 Ne kete situat qe Greqia po kalon me moskuptime te disa shtete Ballkanike, politika Francese ka zgjedhur te mbaj anen e politkes Greke.





Degjoni debatin qe ben ne nje intervist me temen:"Turkey is not European!"





Sarkozy del nga spitali pas një problemi shëndetësor


Paris - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy doli sot në mëngjes nga spitali ''Val-de-Grace'' ku ishte shtruar pas një problemi shëndetësor që sipas presidencës nuk ka asnjë rrezik kardiak.

"Sarkozy doli nga spitali pas orës 09:00 GMT'', njoftoi një gazetar. Ai doli në këmbë nga ndërtesa, duke buzëqeshur, me kostum të zi në krah të bashkëshortes së tij, Karla Bruni-Sarkozy'', tha ai.

''Nicolas Sarkozy nuk ka asnjë rrezik dhe asnjë pasojë në zemër si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore që kaloi dje ndërkohë që ai po bënte sport në parkun e kështjellës së Versajës, pranë Parisit'', theksoi në një komunikatë presidenca.

"Sipas simptomave gjendja shëndetësore është përkeqësuar si pasojë e motit të nxehtë dhe lodhjes që kishte të bënte me mbingarkesën në punë'', vijon komunikata.

Presidentit nuk i është dhënë asnjë trajtim mjekësor, por i është këshilluar të bëjë disa ditë pushim.

Një udhëtim i planifikuar në Mont Saint-Michel është shtyrë për një datë të mëvonshme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#21

Post by Sally »

Presidentit nuk i është dhënë asnjë trajtim mjekësor, por i është këshilluar të bëjë disa ditë pushim.



Pse keshille pa vlere eshte kjo?

Qe kur eshte ven ne pozite nuk i kan zen kembet vend, dhe sidomos kur filloj kundervenjen me Ballkanin!
Edhe pse nuk na ke xhan po te themi ""Te Shkuara'' ( se ne Shqipetaret ''mishin ta hajm dhe kocken ta ruajm'')
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#22

Post by Adriana »

Athina po ndjek “luftën” mes Shkupit dhe Sofjes


Athinë - Mediat greke kanë komentuar së fundi konfliktin e ringjallur diplomatik midis Shkupit dhe Sofjes.
E përditshmja “Etnos” shkruan se përcaktimi i palës së Shkupit për të krijuar identitet maqedonas nuk është drejtuar vetëm kundër Greqisë, por edhe Bullgarisë. Kjo gazetë në analizën e saj lidhur me këtë situatë shkruan se Athina me interes të madh po ndjek konfrontimet midis Shkupit dhe Athinës.

Por në anën tjetër, Athina zyrtare nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë situatë të krijuar, e cila shkon në favorin e saj, dhe ul pozicionet e Maqedonisë në proceset evrointegruese.

Mediat greke në debatet e fundit kanë përfshirë veprat e botuara të historianit dhe shkrimtarit bullgar, Bozhidar Dimitrov, i cili tani është ministër i diasporës në Qeverinë e Bullgarisë. Pikërisht për temë debati janë marrë dy veprat e këtij autori “Dhjetë gënjeshtrat për maqedonizmin” dhe “Maqedonia-vendi i shenjtë bullgar”.

Ashpërsimi i vijës bullgare kundër Shkupit filloi pas promovimit të librit “Çështja maqedonase dhe Bullgaria-dokumente sekrete nga viti 1950 e deri në 1967” në Athinë, ku ishte e pranishme edhe shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#23

Post by alfeko sukaraku »

Sally wrote:Si do i vej fundi kesaj historie?


Sic kemi qene ne dijeni Anglia ka qene nje nga shtetet qe gjithmon ka mbajtur anen politike(rraciste) te Greqis. Po ne kohet e fundit u zbulua dhe nje perkrahje tjeter per interesat e poltikes Greke, degjoni me vemendje si shprehet e presidentit Frances (Nicolas Sarkozy) ne fjalimin e mbajtur ne parlamentin e Greqis: (Frengjisht,Greqisht,Angisht)

Perkthim te disa fragmenteve, per ata qe nuk kuptojn gjuhen:
0:50 Premton nje mardhenie te fort Franc-Greqi
1:30 Ve ne dijeni lidhjet Greqi-Turqi qe nuk jan te perbashketa.
3:18 Deklaron qe eshte ne dijeni dhe e kupton shume mire sistemin politik Grek, sepse Gjyshi i tij ka qen Grek.
3:40 Premton perseri qe politika Francese do jet ne cdo hap me politiken Greke.
4:10 Ve ne dijeni mardheniet Ballkan -Greqi qe nuk jan ne drejtim te mire, po shtetet Ballkane ne qoftese duan te jen pjestarrese te Be duhet te demostrojn qe jan shtete Demokrate.
5:15 Lidhjet politike France-Greqi kan qene por do jen tani dhe me te forta.
5:54 Ne kete situat qe Greqia po kalon me moskuptime te disa shtete Ballkanike, politika Francese ka zgjedhur te mbaj anen e politkes Greke.





Degjoni debatin qe ben ne nje intervist me temen:"Turkey is not European!"


duhet te shtojm se Franca mbylli nje marveshje te madhe per shitjen e disa avionve te rinj shtetit greke..edhe ne kete marveshje ecen edhe politika kurve e frances.

Ju kujtojm se para nje viti ishte presidenti francez i cili pa mare lejen e natos firmosi per lojra te perbashketa greko-franceze qipriote ..mbi detin egje...kaq ishte.I ngriti turku F16 edhe i deboj me bishte nder shale....ja mbathen te tmerruar edhe te turperuar.Ate dite i biri Aliut ..presidenti greke po shkonte ne qipro ...per tu mburrur...ne ajer i dolen 4 F 16 te turqis edhe e shoqeruan deri ne aeroport duke e injoruar.

Turkey is not europe

por , cifuti i nderuar ,duhet te pyesin ne radhe te pare historianet e vete, te cilet e mbajn prejardhjen e kombit francez nga Troja e perreth...pastaj te bej deklerata qesharake.

Me qe jemi tek ceshtja..ler te kujtojm se keto dite turqia i eshte qepur detit egje edhe e ka bere koshe vrima vrima me aeroplanet e saj...arsyeja : Greket me sal trimin vendosen shitjen e vijes bregdetare shqiptare..ne nje kohe qe turqia ka nje problem madhore me vijen bregdetare me greket...ndaj turqia po i thote botes se greqia punon nen rrogoz me shqiperin,ndersa neve na kujton konventat nderkombetare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#24

Post by Adriana »

Per interesat e tij e perdor dhe Aji shtetin Grek tani, se deri dije e pardije nuk kishin keto lidhje politike qe kan ndertuar tani, eshte thjesht nje pik ku mund te kapen Greqi-Turqi.


Do te te lutesha Alfeko, qe gjat nje postimi/debati ne forum mos te perdoren ''Shprehje'' qe mund te jen te pa pelqyera nga anetaret tane.

Faleminderit per mirkuptimin!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#25

Post by Arta »

alfeko sukaraku wrote: duhet te shtojm se Franca mbylli nje marveshje te madhe per shitjen e disa avionve te rinj shtetit greke..edhe ne kete marveshje ecen edhe politika kurve e frances.

Ju kujtojm se para nje viti ishte presidenti francez i cili pa mare lejen e natos firmosi per lojra te perbashketa greko-franceze qipriote ..mbi detin egje...kaq ishte.I ngriti turku F16 edhe i deboj me bishte nder shale....ja mbathen te tmerruar edhe te turperuar.Ate dite i biri Aliut ..presidenti greke po shkonte ne qipro ...per tu mburrur...ne ajer i dolen 4 F 16 te turqis edhe e shoqeruan deri ne aeroport duke e injoruar.

Turkey is not europe

por , cifuti i nderuar ,duhet te pyesin ne radhe te pare historianet e vete, te cilet e mbajn prejardhjen e kombit francez nga Troja e perreth...pastaj te bej deklerata qesharake.

Me qe jemi tek ceshtja..ler te kujtojm se keto dite turqia i eshte qepur detit egje edhe e ka bere koshe vrima vrima me aeroplanet e saj...arsyeja : Greket me sal trimin vendosen shitjen e vijes bregdetare shqiptare..ne nje kohe qe turqia ka nje problem madhore me vijen bregdetare me greket...ndaj turqia po i thote botes se greqia punon nen rrogoz me shqiperin,ndersa neve na kujton konventat nderkombetare.
Kjo eshte thene nga poetet tane me te medhenj, per Evropen. Politiken e Evropes e kane bere pikerisht keto shtete te cilave u dhe nje epitet qe u shkon per shtat, si Franca, Anglia, etj. Keshtu qe edhe ata e kane perdorur Grekun aty ne Balkan, ashtu si edhe Greku i ka perdorur per te mbatjur me dhune dhe me genjeshtra ""idenititetin"" e tyre, duke ua mohuar te tjereve.


Doja te shkepusja nje varg te At Gjergj Fishtes qe te mesohet edhe nga ata qe nuk e kane lexuar, dhe qe eshte me i respektuar jo vetem nga ne, por ne arene nderkombetare, vjershat e te cilit jane te perkthyera si disa nga me te vlefshmet ne historine e vendit tone.
Uh! Evropë, ti kurva e motit
Qi i rae mohit besës së Zotit
Po á ky a sheji i gjytetnis
Me da token e Shqypnis
Per me mbajt klysht e Rusis?12
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#26

Post by Adriana »

Dimitrov: Maqedonia vuan nga kriza e identitetit


Sofje - Ministri bullgar pa portofol, Bozhidar Dimitrov, në një intervistë për televizionin bullgar “bTV” e përshkroi Maqedoninë si një vend i cili vuan nga kriza e identitetit.
"Ka qenë një ligj unik, i cili të qenit bullgar e përshkruante si vepër penale, dhe ju mund të merrnit 3 deri në 5 vjet burg. Një ligj i tillë më nuk ekziston, por bullgarët vazhdojnë të ndiqen në të gjitha mënyrat e mundshme. Kjo është një përpjekje për të ndaluar procesin e ri-bullgarizimit", deklaroi Dimitrov.

Dimitrov ka komentuar gjithashtu rastin e burgosjes së shtetases bullgare në Maqedoni, Spaska Mitrova. "Me raste të tilla Maqedonia është duke u përpjekur për të kaluar problemet e saja, krizën e identitetit të saj në Bullgari, Greqi, dhe Shqipëri. Natyrisht, ne nuk mund të pajtohemi me këtë", shtoi ai.

Ai deklaroi se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të dërguar mjekë bullgarë për të shqyrtuar gjendjen shëndetësore të Spaska Mitrovës, e cila sipas informacioneve të ditëve të fundit nuk është mirë me shëndetin.

"Ky rast është para së gjithash humanitarë, pastaj juridik. Unë mendoj se pavarësisht nga gjendja e keqe mjekësore e Mitrovës, Maqedonia do të vazhdojë ta mbaj në burg, vetëm për të treguar se si është e vendosur për të mbrojtur interesat e saj kombëtare", tha Dimitrov.

Ministri bullgar ka deklaruar se politikanë bullgarë kanë filluan dobësojnë vendosmërinë e tyre për të ndihmuar pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#27

Post by Sally »

Malazezët formojnë partinë, kërkojnë më shumë të drejta

Partia Popullore Malazeze e Kosovës (NCPK) është emri i organizatës së re politike që është regjistruar në KQZ në Prishtinë.

Kryetari i kësaj partie është Lazar Raduloviq, ndërkaq, partia - siç thuhet në një komunikatë për media - do të angazhohet për të drejtat e refugjatëve dhe popullatës së zhvendosur malazeze dhe të tjerëve, që të kthehen në shtëpitë e tyre, sikurse edhe të sigurojë ndihmën ekonomike për këta persona.


Po ashtu thuhet se, kjo parti do të angazhohet për zgjidhjen e pozitës kushtetuese të popullatës malazeze në Kosovë, sikurse edhe për afirmimin e të drejtave njerëzore e lirive dhe për mbajtjen e lidhjeve ekonomike, arsimore, kulturore dhe të tjera me shtetin amë Malin e Zi, dhe shtetet tjera të rajonit.

"Do të angazhohemi për barazinë e të gjithë qytetarëve dhe popujve, pakicave kombëtare dhe grupeve etnike në Kosovë", thuhet në komunikatën e kësaj partie, të cilën e transmetojnë mediat serbe.

Podgorica zyrtare disa herë ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës të shqyrtojnë tretmanin e malazezve në Republikën e Kosovës, si dhe çështjen e kthimit të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke jetuar në Malin e Zi.

Madje, në mënyrë të tërthortë është thënë se, kjo është arsyeja pse Mali i Zi ende nuk është shprehur i gatshëm për t'i vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, përkundër faktit se ka njohur vendin tonë - si shtet të pavarur dhe sovran
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#28

Post by Sally »

Papulias: Shkupi duhet te heqe dore nga nacionalizmi

Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias sërish ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë për vjedhje të historisë dhe trashëgimisë etnike greke.

“Hiqni dorë nga vizionet tuaja të okupimit, nga vjedhja e historisë dhe trashëgimisë etnike greke”, është mesazhi i presidentit grek drejtuar autoriteteve të Shkupit. Në Kongresin e 10-të të Unioneve Panmaqedonase në Litohoro të Katerinit, afër qytetit të Selanikut, Papulias ngriti zërin, duke rikonfirmuar politikën e palëkundur të qeverisë në këtë drejtim.

“Shkupi duhet të pranojë një zgjidhje të pranueshme për të dy palët në çështjen e emrit, që do të respektojë historinë, të tregojë më në fund vullnetin politik që kërkohet dhe të ulet në tryezën e negociatave me një frymë konstruktive, pa përdorur praktika nacionaliste dhe anakronike për të mirën dhe progresin e qytetarëve”, shtoi Papulias.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#29

Post by Sally »

-waiting- :o Nuk ju vjen mire he, popull komshi?
Po si ta marrim kete presion te ber nga Greku, keshill apo paralajmerim? ;)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet midis Ballkan/Greqi/Turqi

#30

Post by Sally »

Riker me Ahmetin: Mbeshtesim Maqedonine, po kujdes emrin

Rucker: SHBA-të mbështesin Maqedoninë në proceset integruese
SHBA-të mbështesin fuqishëm Maqedoninë në proceset integruese në NATO dhe BE, por një rëndësi të veçantë të ecurisë së tyre ka zgjidhja sa më parë e çështjes së emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Philip Rucker, në një takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
Rucker, siç bën të ditur kabineti i Ahmetit, ka biseduar edhe për ecurinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Lideri i BDI-së Ahmeti siguroi ambasadorin Rucker se ai dhe partia që ai drejton, mbeten të përkushtuara në përmbushjen e detyrave që do të avancojnë vendin në drejtim të integrimeve




Hajde ndihme hajde, "Mbeshtesim Maqedonin, po kujdes emrin''
-pis- Po debatet nga emri filluan, -pis-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”