"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimit Evropian

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#61

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 1:04 pm

Image


Feith raporton për Kosovën në BE




Bruksel - Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith do të raportojë të martën para përbërjes së re të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian për gjendjen në Kosovë.
Feith do t’i njoftojë ligjvënësit evropianë për refuzimin që i ka bërë Prishtina nënshkrimit të mundshëm të një protokolli bashkëpunimi ndërmjet policisë së misionit evropian në Kosovë dhe asaj të Serbisë. Të gjetur përpara kundërshtimit të prerë të udhëheqësve kosovarë, zyrtarët e BE-së në Prishtinë po presin përgjigjen përfundimtare të Brukselit se si të veprohet më tutje me protokollin EULEX-Beograd.

Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim me policinë në Kosovë është i domosdoshëm për Serbinë, para se ajo të hyjë në zonën e bardhë të Shëngenit. Mediat serbe citojnë burimet e tyre në Bruksel t’u kenë thënë se “Bashkimi Evropian pajtohet që misioni i vet në Kosovë, EULEX dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit policor, meqë këtë EULEX-it ia mundëson edhe vet Kushtetuta e Kosovës”.

Prishtina nuk është përfshirë fare në bisedimet për protokollin dhe ia ka tërhequr vërejtjen misionit evropian se nuk mund të bëjë marrëveshje në emër të Kosovës. Por EULEX-i thotë se marrëveshjen me Serbinë do ta bënte në emër të tij dhe hedh poshtë pohimet se me nënshkrim të protokollit, misioni evropian po tejkalon autorizimet që ka në Kosovë. Protokolli i debatueshëm EULEX-Serbi ka nxitur ditë më parë reagimin e disa të rinjve kosovarë, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë demoluar rreth 30 makina të këtij misioni.
Agjencia amerikane për hulumtime strategjike Stratford ka vlerësuar se “fërkimet e fundit ndërmjet Perëndimit dhe Kosovës rreth pranisë së misionit të EULEX-it, do të mund të përshkallëzohen në një sfidë serioze sigurie”.

Kjo agjenci thotë se qeveria e Kosovës deri tani është treguar e vakët në siç e ka quajtur “armiqësinë” ndaj EULEX dhe se tani duket se vetëm është çështje kohe kur ajo do të filloj të veproj fuqishëm.

Por kryeministri Hashim Thaçi ka mohuar tensionimin e raporteve me misionin e BE-së. Ai ka deklaruar se Kosova është përcaktuar për bashkëpunim të mirë me praninë e BE-së dhe se vizioni i shtetit të ri është integrimi në strukturat euro-atlantike.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Bashkimit Evropian

#62

Post by Adriana » Wed Sep 02, 2009 3:25 pm

Turqia: Me BE-në vetëm negociata të hapura



Vjenë - Turqia është plotësisht e gatshme të pranojë diskutimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por me kushtin që ato të jenë të hapura.
Qëndrimi i Turqisë vjen nëpërmjet ministrit të saj për Çështjet Evropiane, Egemen Bagis, i cili deklaron se rezultati i procesit negociues nuk duhet të paragjykohet, dhe se vendit të tij nuk duhet t’i ofrohet vetëm partneritet i privilegjuar, siç kërkon Gjermania dhe Franca.

“Për momentin është e rëndësishme të nxisim procesin e ndryshimeve në Turqi, reformat dhe hapjen e kapitujve të ndarë në bisedimet me BE-në. Në fund do të kemi tri mundësi: 1- do të bëhemi anëtarë me të drejta të plota si Malta, Çekia apo Bullgaria, 2- vendet anëtare do të vendosin veto kundër nesh, siç bëri Franca kundër Britanisë së Madhe në vitet '60, ose 3- ekziston mundësia që sikur Norvegjia t'i thotë Turqisë se dëshiron marrëdhënie të ngushta, por jo edhe anëtarësim", deklaroi Bagis për gazetën austriake “Die Standard”.

Ministri turk theksoi se gjatë bisedimeve me BE-në duhet të jetë e qartë se çfarë i është premtuar Turqisë. ''Kemi nevojë për qartësi, besim dhe respektim të ndjeshmërisë së palës tjetër", tha Bagis, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të ecin përpara.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#63

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 10:14 am

Image

Rehn: Zgjedhjet në Shqipëri, më të mirat


Bruksel – Olli Rehn, komisioner për Zgjerimin në Komisionin Evropian theksoi në Bruksel se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri, ishin më të mirat të bëra ndonjëherë në këtë vend.
“Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin më të mira se ato të viteve të kaluara, megjithëse pati sërish parregullësi”, tha Rehn para komisionit të jashtëm në Parlamentin Evropian.

Rehn tha gjithashtu, se procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën do të nisë brenda vitit 2010. Rehn tha se nëse këto dy vende do të ndërmarrin reforma, atëherë vizat për qytetarët e këtyre dy vendeve do të hiqen brenda vitit të ardhshëm.

“Ne kemi si qëllim, që Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina të ndjekin rrugën e fqinjëve të tyre sa i përket liberalizimit të vizave. Nëse ata vazhdojnë reformat dhe plotësojnë kushtet, Komisioni Evropian mund të bëjë një propozim në mes të 2010-ës dhe kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e banorëve të këtyre vendeve”, tha Rehn për gazetarët në Bruksel.

Komisioneri Rehn tha gjithashtu se kusht kryesor për qytetarët e këtyre dy vendeve janë pasaportat biometrike. Për sa i përket aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, komisioneri tha se Komisioni Evropian është i gatshëm të nisë përgatitjen e opinionit, sapo Këshilli Evropian ta kërkojë një gjë të tillë, pasi të ketë marrë për shqyrtim kërkesën e Shqipërisë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#64

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 10:45 am

Image


Oli Ren: Tre kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, për heqjen e vizave me BE




Bruksel, 3 Shtator NOA - Komisioneri për Zgjerimin Oli Ren zhvilloi një takim në Parlamentin Evropian me anëtarët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë (AFET) mbi zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasi vlerësoi bashkëpunimin me Parlamentin Europian në zgjerimin e BE-së si një histori suksesi, Komisioneri Rehn vuri theksin mbi liberalizimin e vizave si një proces të pakthyeshëm që do të çojë në europianizimin e shoqërisë civile në rajon dhe nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, me kusht që qeveritë e tyre përkatëse të kenë përmbushur kriteret e nevojshme.

“Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do t’i ndjekin vendet fqinje shpejt në këtë proces”, - theksoi Rehn.

Më tej, Ren njoftoi për propozimin e Komisionit Europian të datës 15 korrik 2009, drejtuar Këshillit të BE-së, për heqjen e regjimit të vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Por ai theksoi se propozimi është bërë me kusht që këto dy vende të përmbushin me sukses edhe kërkesat e fundit teknike të nevojshme.

Komisioneri Ren nënvizoi se, nëse Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të vazhdojnë reformat me ritmin e tanishëm, atëherë Komisioni Europian do të jetë në gjendje të bëjë propozimin për heqjen e vizave edhe për këto dy vende deri në mesin e vitit 2010. Sidoqoftë, vazhdoi ai, çdo gjë varet nga shpejtësia e reformave të Shqipërisë dhe Bosnje – Hercegovinës.




Kushtet që mbeten për t’u plotësuar për Shqipërinë janë:

▪ Standarde të larta të sigurisë së dokumenteve dhe shpërndarja e pasaportave biometrike. Këtu, z.Ren theksoi se Serbia ka shpërndarë tashmë më shumë se 700 mijë pasaporta biometrike, Maqedonia 400 000 dhe Mali i Zi 100 000 pasaporta biometrike

▪ forcimi i strukturave ne luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

▪ Forcimi i kontrollit dhe menaxhimit të kufijve.


Në vazhdim, Komisioneri Ren vlerësoi zgjedhjet parlamentare si më të mira në krahasim me ato të mëparshme, duke vënë në dukje se, megjithatë u konstatuan mangësi. Ai njoftoi anëtarët e AFET-it se Komisioni Europian është në pritje të raportit të OSBE-së për të dhënë vlerësimin përfundimtar ne lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.

Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë opinionin mbi kërkesën e Shqipërisë për aderim në BE, nëse Këshilli i BE-së do të na japë mandat për këtë, u shpreh z. Ren.

Përsa i përket Kosovës, Komisioneri Ren theksoi se Komisioni Europian po punon në përpilimin e studimit të fizibilitetit, i cili do të publikohet së bashku me raportet e progresit në tetor, duke hapur kështu rrugën e bashkëpunimit në vazhdim mes BE-së dhe Kosovës
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#65

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 11:01 am

Image

Barrot: Vendet e BE-së duhet t’u hapin dyert refugjatëve



Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot po u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të hapin dyert për më shumë refugjatë nga vendet në zhvillim, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale.
Barrot, njëkohësisht përgjegjës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh.

Shumë njerëz nga vendet në zhvillim në Azi e Afrikë ikin për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftërave. Barrot thotë se për shumë prej tyre, kthimi në atdhe nuk është alternativë. Ai tha se rivendosja e tyre në vende të treta është e vetmja zgjidhje.

Një projekt plan i Bashkimit Evropian për rivendosjen e refugjatëve do të shtonte bashkëpunimin mes 27 vendeve anëtare të BE-së për caktimin e numrit të refugjatëve që do të pranoheshin çdo vit dhe nga cilët vende.

Deri tani, vetëm 10 vende anëtare të BE-së kanë plane për risistemimin e refugjatëve
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#66

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 10:40 am

PD, Mëhilli: Rama tenton të bllokojë vizat




Partia Demokratike e ka vlerësuar si përpjekje për mbijetesë politike të Edi Ramës, vendimin për të bojkotuar Parlamentin.
“Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim të tij informon shqiptarët, se me këtë vendim tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, Edi Rama ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëmtuar në këtë mënyrë qindra e mijra të rinj shqiptarë që presin me padurim të lëvizin të lirë në Evropë dhe duke ndëshkuar qindra e mijra familjarë që po me aq padurim presin të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion”, theksoi dje zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Ajo shtoi se “Partia Demokratike duke mbetur e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën u deklaron shqiptarëve se qëndrimet dhe vendimet e Edi Ramës nuk do të mund të pengojnë procesin e heqjes së vizave”. Në fund të deklaratës për shtyp, Partia Demokratike nënvizon se shpreson që Bashkimi Evropian, “këtyre qëndrimeve primitive do tu përgjigjet me të njëjtin qëndrim sic iu përgjigj bilbilave dhe borive që rama futi në Parlament për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#67

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 11:06 am

Image


Bildt: Etapë të re për integrimin e Ballkanit në BE



Stokholm - Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të vazhdojë, ndërsa Suedia, si kryesuese e radhës, do të përpiqet, që i gjithë Ballkani Perëndimor, të futet në një fazë të re të afrimit me BE-në, kanë thënë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Suedisë.
“Dëshiroj që Suedia të jetë në gjendje, që gjatë kryesisë së BE-së, gjatë disa muajve të ardhshëm, gjithë Ballkanin Perëndimor ta sjellë në një etapë të re të procesit për anëtarësim në BE”, tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, të shtunën në Stokholm, pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së.

Image

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha se takimi i sotëm i ministrave të jashtëm të BE-së, me vendet kandidate, Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë ishte “shumë i frytshëm”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#68

Post by Sally » Mon Sep 07, 2009 1:09 pm

Image
Denoncohet ngadalësimi i negociatave BE-Turqi




Bruksel - Një komision i pavarur denoncoi sot ngadalësimin e negociatave të pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Komisioni kryesohet nga ish-presidenti finlandez, fitues i çmimit Nobel për Paqen, Marti Ahtisari, dhe në përbërje ka emra të tillë si ish-kryeministri francez Mishel Rokard dhe ish-komisionerja evropiane Ema Bonino. "Reagimet negative nga Evropa i kanë dhënë Turqisë përshtypjen se nuk është e mirëpritur", shpreh keqardhjen në një raport të botuar në Bruksel ky komision.

Turqia ka trokitur në dyert e Evropës që prej 50 vjetësh dhe në 2005-n filloi negociatat me qëllim një pranim të mundshëm në BE, ndërkohë që bisedimet vazhdojnë të çalojnë. Disa vende evropiane, të tilla si Franca, Gjermania dhe Austria refuzojnë pranimin e Turqisë në BE dhe shprehen pro një "partneriteti të privilegjuar".

"Pamjaftueshmëria e reformave nga pala turke ka forcuar kundërshtimin e evropianëve për pranimin e Turqisë, ndërsa ndjenja e përjashtimit, që ka ardhur si rrjedhojë e kësaj në Ankara vetëm sa i ka dekurajuar më shumë reformatorët turq", vlerëson komisioni i pavarur mbi Turqinë.

Komisioni bën thirrje që të thyhet ky rreth vicioz, që sipas tij minon sot përparimet e shumta të regjistruara në dhjetë vitet e fundit nga një Turqi që aspiron për një konvergjencë me BE-në.

"Askush nuk mund ta parathotë përfundimin e procesit të pranimit dhe as nëse qëllimi i caktuar është arritur. Dhënia e një shansi Turqisë është çështje kredibiliteti i BE-së, interesi të pastër dhe barazisë së duhur ndaj çdo vendi kandidat për pranim", përfundon teksti.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#69

Post by Sally » Mon Sep 07, 2009 2:53 pm

Presidenca suedeze konfirmon miratimin e shpejtë të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit-kandidat për në BE





Presidenca suedeze ka konfirmuar dje vendosmërinë e lidershipit evropian për ta kaluar procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në një stad të ri dhe të pakthyeshëm. Gjatë samitit të ministrave të punëve të Jashtme të Unionit, u publikua një deklaratë zyrtare ku u theksua se “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të vazhdojë, ndërsa Suedia, si kryesuese e radhës, do të përpiqet, që i gjithë Ballkani Perëndimor, të futet në një fazë të re të afrimit me BE-në”.

Deklarata u bë dje nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Suedisë. “Dëshiroj që Suedia të jetë në gjendje, që gjatë kryesisë së BE-së, gjatë disa muajve të ardhshëm, gjithë Ballkanin Perëndimor ta sjellë në një etapë të re të procesit për anëtarësim në BE”, tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, të shtunën në Stokholm, pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha dje se takimi i i ministrave të jashtëm të BE-së, me vendet kandidate, Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë ishte shumë i frytshëm, ndërkohë mësohet se çështja e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, është çështje javësh.
Last edited by Sally on Mon Sep 07, 2009 2:57 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#70

Post by Sally » Mon Sep 07, 2009 2:56 pm

Ahtisari: Mosnjohja e Kosovës, pengon zgjerimin e BE-së



Ish-ndërmjetësi për statusin e Kosovës Marti Ahtisari ka deklaruar se mosnjohja e Kosovës nga disa vende të BE-së, pengon zgjerimin e unionit.
"Shtetet që kanë pasur konflikte në Ballkan nuk do të mundë të hyjnë në Bashkimin Evropian, pa i normalizuar marrëdhëniet, në këtë rast Serbia nuk mund të hyjë në BE para se ta njohë Koosvën si shtet",tha Ahtisari.

Ish-presidenti finlandez ka shprehur keqardhjen për ndarjet brenda BE-së lidhur me Kosovën dhe ka shtuar se "vendet që nuk e njohin Kosovën duhet të mbajnë përgjegjësi për pengimin e procesit të zgjerimit". Ahtisaari, në Bruksel ka shtuar se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me ndonjë zgjidhje të statusit të Kosovës, të ndryshme nga ajo që ka propozuar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#71

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 11:57 am

Moratinos: Spanja prioritet Ballkanin





Vjenë – Ministri i Jashtëm i Spanjës Miguel Moratinos ka deklaruar se Ballkani do të jetë një nga përparësitë e presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.
Deklarata të tilla duken paksa kontradiktore, duke marrë parasysh faktin se ky vend ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne respektojmë këndvështrimet e ndryshme. Të gjithë duam të nxisim paqen dhe stabilitetin duke çuar përpara një të ardhme evropiane për vendet e Ballkanit”, tha Moratino në Vjenë, ku ka paraqitur planet e Spanjës për presidencën evropian, që fillon nga 1 janari i vitit 2010
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#72

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 12:02 pm

Ne djall vaft dhe politika Spanjolle, le te njohin te drejtat e ''Latine'' njeher pastaj te Kosoves, u bem ne te ngelim ne duart e politikes Spanjolle ''ARRIXHINJT E EUROPES''
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#73

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 9:38 am

A e di Rama cili është çmimi i bojkotit?





Bojkoti rrezikon të ngadalësojë ritmin e integrimit të vendit në BE dhe të bllokojë miratimin e reformave që kërkojnë një konsensus të gjerë parlamentar. Shoqërimi i bojkotit me kërcënime kineze për protesta synon ta përfshijë vendin në hartën e vendeve potencialisht të destabilizuara, por ky do të ishte një çmim shumë i lartë, që s’mund të përballohet nga skrupujt e një demokracie ende të pakonsoliduar si demokracia shqiptare. Ky është një çmim shumë i lartë për një shoqëri të etur për t’u integruar në Perëndim. Pyetja është: Po vetë Rama, a e di se sa e ka çmimin e bojkotit?

Edvini e zyrtarizoi dje se s’ka ndërmend të ndalet në aksionin e tij për të bojkotuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, bile ai përshkallëzoi linjën, teksa shpërndau “kasnecët” parlamentarë në terren, për të testuar mundësitë e nisjes së protestave... As deklarimet e ndërkombëtarëve, as vlerësimi unanim i KQZ-së, as partnerët e tij politikë në të majtë e as opinioni publik nuk e ndalin Edvinin në marrinë e tij politike. Ai ka dëgjuar “zëra nga lart” dhe duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund aksionin politik të bojkotimit.
Tashmë është konsumuar seanca e dytë e Kuvendit dhe është rasti për të bërë një prognozë se ku na çon kjo lëvizje politike. Çmimi i bojkotit është parasëgjithash dhe padyshim një kosto e rëndë për kursin e reformave që ka ndërmarrë vendi. Një listë e gjatë projektligjesh që janë detyrime të marrëveshjs ad interim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kërkojnë një shumicë të cilësuar – mundësisht një konsensus të gjerë parlamentar – dhe ky quoruum do të mungojë në parlament. Prej këndej, ritmi i integrimit të Shqipërisë në BE do të ngadalësohet. Harta e rrugës që garanton heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që do të duan të udhëtojnë në listën e vendeve “Shengen” afërsisht do të shihet me sy të vëngër nga burokratë të Brukselit, të cilët do të duan që në oborrin e pasëm të Evropës të mos ketë në shekullin 21 handicap-e të tilla, si ky bojkoti i Edvinit.
Përralla me protesta (edhe më optimistët majtistë e dinë, se Edvini s’mbledh dot kurrë njerëz, sa për të mos u turpëruar në Sheshin “Skëndërbej”) synon artikulimin e tezave që kanë të bëjnë me ripërfshirjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me potencial destabilizimi. Kërcënimet pa bukë synojnë t’u thonë ndërkombëtarëve se në Shqipëri ekziston një opozitë e cila vë në pikëpyetje gjithçka, vë në pikëpyetje institucionet, e cila nuk bashkëpunon për reformat... Prite kur shprehjet me gjysëm zëri të Ditmir Sulejman Bushatit se s’ka çna duhet mendimi i Evropës, se ne e dimë vetë se ku pikon “çatia e Shqipërisë”, të shndërrohen në qendrimin zyrtar të Edvinit, se ndoshta Shqipëria s’ka pse ta ketë prioritet anëtarësimin e shpejtë në BE, se vendi mund të mendohet edhe njëherë për orientimin drejt Perëndimit, e se ndoshta konfigurime gjeostrategjike me orientim lindor, mesdhetar apo neutral mund të rimerren në konsideratë.
Kontestime të kësaj natyre po shfaqen si pjesë e aksionit politik të Edvinit për të mbetur në krye të Partisë Socialiste, për të rikthyer trustin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës e ndoshta edhe për të pretenduar më tej daljen nga statusi i kufomës politike ku ka rënë dhe shndërrimin në ortak të pushtetit ekzekutiv... Por kjo hartë rruge e aksionit të ylberistëve të Edvinit po e shton koston tonë. Çmimi i bojkotit po reflekton një çmim shumë i lartë, i cili s’ka pse të paguhet, veç për shkak të skrupujve politikë, që ndoshta po na rriten më shumë sesa shtati i demokracisë shqiptare. Skrupuj të kësaj natyre mund të respektohen edhe pak kohë, por më tej çmimi i bojkotit do të shndërrohej në një çmim që na cenon lirinë, do të shndërrohej në një çmim gjaku.
Kjo pjesë e ekuacionit politik tashmë është e lexueshme prej të gjithëve, megjithatë, specialistët e politikës dinë të lexojnë edhe çmimin që ka bojkoti për fatin personal të Edvinit... Është një çmim që duhet ta lexojë edhe vetë kryetari mandatprerë i PS-së dhe kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranës...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#74

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 9:46 am

Bojkoti rrezikon të ngadalësojë ritmin e integrimit të vendit në BE dhe të bllokojë miratimin e reformave që kërkojnë një konsensus të gjerë parlamentar. Shoqërimi i bojkotit me kërcënime kineze për protesta synon ta përfshijë vendin në hartën e vendeve potencialisht të destabilizuara, por ky do të ishte një çmim shumë i lartë, që s’mund të përballohet nga skrupujt e një demokracie ende të pakonsoliduar si demokracia shqiptare. Ky është një çmim shumë i lartë për një shoqëri të etur për t’u integruar në Perëndim. Pyetja është: Po vetë Rama, a e di se sa e ka çmimin e bojkotit?


Po si nuk e di... Aji per ate qellim po e ben qe neser pasneser te thot qe qeveria ne pozit nuk beri perpjekjet e duhura per BE, me veprimet qe po ben fjala ANTI-SHQIPETAR eshte shume pak per zotin E.RAMA, me vjen keq per anetaret e tjer te PS-se qe kan treguar objektive pozitive per bashkpunimin e BE dhe nuk po ju jepet mundesia te kryejn ate, le te shpresojm qe vet populli do e ndeshkoj zotin E.Rama.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#75

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 4:17 pm

Anëtarësimi i Bosnjes në NATO shihet pozitivisht



Vjenë - Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Inzko deklaroi se anëtarësimi në NATO-s, që do të duhet të jetë më shpejt nga ai në BE, do të thotë shumë për Bosnje-Hercegovinën.
"Anëtarësimi në NATO do të përforconte bashkëpunimin e vendeve fqinje dhe do të forconte stabilitetin e brendshëm të vendit", vlerësoi Inzko në një intervistë për gazetën vjeneze "Die Presse".
Përsa i takon plotësimit të kushteve për futjen e Bosnje-Hercegovinës në Schengen, Inzko tha se "boshnjakët në kohën e Titos kanë udhëtuar lirshëm dhe paradoks është fakti se tani, që janë të pavarur dhe jetojnë në demokraci, nuk munden".

"Nga ana tjetër mendoj se të gjitha vendet ballkanike duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Të gjitha vendet duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Bosnjes iu dhanë 174 kushte, prej të cilave plotësoi rreth 150. Ajo që mungon është dhënia e pasaportave biometrike", theksoi diplomati austriak
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”