"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Parlamenti i spiunëve

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Parlamenti i spiunëve

#1

Post by Zeus10 » Mon Jul 06, 2009 5:23 pm

Nuk ka rëndësi se cili deputet dhe cila parti fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Bullgari. Një gjë është e sigurt: ai do të jetë parlamenti i spiunëve. Një komision parlamentar i ngritur për hetimin e dosjeve dhe të regjistrimeve të Sigurimit të Shtetit, policia sekrete e regjimit komunist publikoi në prag të zgjedhjeve një listë prej 143 agjentësh të Sigurimit të Shtetit, të cilët ishin kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut.
Ende nuk është bërë lista e deputetëve-spiunë apo e spiunëve-deputetë në parlamentin e ri, por ata qetësisht morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe një pjesë e mirë e tyre do të ulen në parlamentin e ri, organin më të lartë ligjvënës të shtetit.
Ajo që tërheq vëmendjen në listën e spiunëve-kandidatë për deputetë, është fakti se ata ndodhen në të gjitha partitë politike. Pra, duket sikur një dorë e kujdesshme i ka mbjellë ata në mënyrë të programuar në të gjitha partitë. “Koalicioni për Bullgarinë”, i udhëhequr nga Partia Socialiste, ka katërmbëdhjetë ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit. Partia e minoritetit turk, “Lëvizja për të drejtat dhe liritë” ka 25 spiunë, partia konservatore “Rendi, ligjshmëria dhe drejtësia” ka 10 spiunë, partia “LIDER” ka gjashtë, partia e mbretit “NDSV” ka pesë dhe partia e kryetarit të bashkisë së Sofjes, “GERB” ka pesë spiunë.
Kemi një situatë paradoksale, ku edhe rreth 20 vjet pas shembjes së komunizmit, agjentët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit guxojnë publikisht të pretendojnë dhe të marrin poste të rëndësishme politike e shtetërore. Nuk duket se ky numër i madh spiunësh në listat e kandidatëve për deputetë vjen nga pasioni i tyre për politikën. Si numri i madh i tyre, dhe sidomos shpërndarja e rregullt në të gjitha partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, më shumë krijojnë bindjen se nuk kemi të bëjmë me një pasion të spiunëve për politikën, por me një detyrë të dhënë apo të marrë nga dikush apo nga diku.
Ata kanë qenë agjentë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist, kanë bërë fajet dhe mëkatet e tyre, dhe sipas ligjeve në fuqi, ata nuk mbajnë një përgjegjësi ligjore për të kaluarën e tyre, por vetëm morale.
Nuk po futemi të hulumtojmë përse ai parlament, që ka miratuar ligjin për mosndjekje ligjore të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, e ka hartuar ligjin në atë mënyrë, por çështja shtrohet se si këta agjentë të Sigurimit të Shtetit nuk kanë skrupullin moral t’i rrinë larg politikës dhe të merren me bizneset e punët e tyre personale. Duket se nga diku apo dikush u kërkon apo urdhëron të jenë aktivë në politikë dhe në institucionet e rëndësishme shtetërore. Sepse nuk është çështje e një apo pak personave që e paskan politikën “vokacion”, por plot 143 vetë, pra një ushtri spiunësh, që do të thotë se kemi përpara një fenomen.
Përbën një pistë interesante vëzhgimi se si një shoqëri që ka braktisur zyrtarisht komunizmin dhe është bërë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, vazhdon të prodhojë e të ruajë të njëjtat kushte të favorshme për struktura të shërbimit të fshehtë të regjimit komunist edhe në ditët e sotme. Duket ka një politike dhe strategji të qartë në këtë drejtim, përderisa kaq shumë ish-spiunë i sulen publikisht shkallëve të parlamentit dhe që këta agjentë vendosen në të gjitha partitë politike.
Dhe që është një politikë e ndjekur rregullisht gjatë afro 20 viteve të postkomunizmit, ta krijon bindjen fakti tjetër që spiunë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në të gjitha legjislaturat e parlamentit, që nga rënia e komunizmit. Në vjeshtën e vitit 2007, një komision i posaçëm i ngritur për hetimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, nxori se, që nga rënia e komunizmit e deri atë vit, në parlamentin e Bullgarisë, në legjislatura të ndryshme, 139 deputetë kishin qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit. Pra jo kandidatë për deputet, por deputetë të parlamentit. Dhe mes tyre kishte emra personalitetesh nga më të lartat, si presidenti Georgi Purvanov, ish- kryeministri socialist, Zhan Videnov, eurodeputeti Evgeni Kirilov, peshkopi Galaktion, lideri i partisë së minoritetit turk, Ahmet Dogan etj. Kjo do të thotë që njerëz të Sigurimit të Shtetit kanë mbajtur dhe mbajnë çelësat e pushtetit politik dhe ekonomik dhe drejtojnë fatet e popullit e të shtetit në kohën e demokracisë.
Duke analizuar këtë fenomen të pranisë dhe të rolit aktiv të ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist në një regjim tani demokratik, natyrshëm ngjallen pikëpyetje për llojin e kësaj demokracie, por edhe lind pyetja se cila është masa e reagimit apo e shqetësimit nga Bashkimi Europian dhe nga NATO, ku shumica e vendeve ish-komuniste janë tani anëtarë të dy organizatave perëndimore. Përshtypja është se nga këto organizata, çështja e agjentëve të Sigurimit të Shtetit të kohës së komunizmit, është konsideruar si një çështje e brendshme e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore. Kjo do të thotë se secili shtet ish-komunist, në mënyrë demokratike zgjedh të vendosë për probleme të trashëguara nga koha e diktaturës komuniste, ku një prej tyre është ai i ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit.
Deri në një farë mase ky qëndrim duket i drejtë, sepse çdo popull e çdo shtet ka sovranitetin e qëndrimeve ndaj çështjeve të tij të brendshme. Themi deri në një farë mase, sepse këtu lind kontradikta midis “sovranitetit për çështjet e brendshme” dhe karakterit të vetë shoqërisë e nivelit të saj të demokracisë. Sepse mund të mirëkuptohet mosndjekja ligjore e agjentëve të Sigurimit të Shtetit, (aq më tepër kur nuk janë ndjekur ish-padronët e tyre në atë sigurim), por vështirë të mirëkuptohet politika e promovimit të tyre në organet legjislative dhe ekzekutive të shtetit. Ky promovim, jo vetëm është e kundërta e vlerave të demokracisë, por sjell një provë se shkalla e dekomunistizimit të shoqërisë është shumë larg parametrave që kërkohen për një vend anëtar të NATO-s apo të BE-së.
Por tema për të cilën po flasim, bëhet akoma më e ndërlikuar kur është fjala për anëtarësinë në NATO, e cila është një organizatë ushtarake, që ka në veprimtarinë dhe në organizimin e saj pikërisht ruajtjen e sekretit. Përbën një fakt historik e vërteta që shërbimet sekrete në vendet ish-komuniste i pat krijuar shërbimi sekret rus i kohës së Stalinit, KGB-ja famëkeqe. Që do të thotë se shërbimet sekrete të ish-vendeve komuniste kane qenë instrumente të interesave dhe objektivave të KGB-së ruse në të gjithë Europën dhe botën. Që do të thotë se agjentët e Sigurimit të Shtetit në këtë apo atë shtet komunist, kishin një probabilitet shumë të madh të përdoreshin edhe nga KGB-ja ruse, qoftë direkt, qoftë indirekt. Është e njohur se ish- kryeministri i Bullgarisë para pak viteve, Simeon Saxobourg, është akuzuar se ka qenë agjent i KGB-së sovjetike në vitet ‘60.
Nuk mund të pretendohet se do të ketë siguri të plotë, nëse ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, kur vendosen në poste të larta legjislative apo ekzekutive, të mos bëhen pre e hipotekave të vjetra të veprimtarisë së tyre të dikurshme. Shtatorin e vitit të kaluar u arrestua një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Estonisë, i cili për 12 vjet me radhë i kishte dorëzuar shërbimit sekret rus, FSB, mbi tremijë dokumente të klasifikuara të NATO-s. Përpara se Bullgaria të pranohej anëtare e BE-së më 1 janar 2007, një komision parlamentar miratoi një projektligj për krijimin e një institucioni që do të shqyrtonte dosjet e politikanëve, gjykatësve, gazetarëve dhe figurave publike, nëse kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit. Bullgaria u pranua në BE, siç ishte pranuar më 2004-ën në NATO, dhe nuk duket se nuk pati ndonjë ndryshim, sepse spiunët vazhduan të zgjidheshin nëpër poste ose të bëheshin deputetë.
Problemi është i një karakteri ekzistencial për demokracinë, dhe prania e spiunëve në parlament apo në organet e larta shtetërore vë në pikëpyetje jo vetëm natyrën e demokracisë në vend, por edhe të politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare të njërit apo tjetrit shtet ish-komunist, tani anëtar i NATO-s apo i BE-së. Kjo padyshim është një detyrë e NATO-s dhe e BE-së, por ne deshëm vetëm t’i kujtonim lexuesit se dikush nga e kaluara e errët e ka lënë litarin jashtë varrit.
Petrit HALITI
Keta qenkan dhe me keq se ne.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Parlamenti i spiunëve

#2

Post by Arta » Tue Jul 07, 2009 2:00 am

Zeus10 wrote: Keta qenkan dhe me keq se ne.

-lol-

Sepse dolen nga i njeti sistem, dhe nuk dine akoma se c'fare ideologjie kane!
Tashme ideologja e vetme e ""demokracive"" te reja eshte vetem si te vjedhim sa me shpejte dhe me shume....
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”