"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Te Rejat Iliridia-Maqedonia

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#1

Post by Aulona » Tue Aug 04, 2009 6:39 pm

Maqedoni, shqiptarët kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe



Shqiptaret e Maqedonise kerkojne qe gjuha shqipe te zyrtariyohet ne nivel kombetar ne vendin ku ata jetojne. Zera nga politika shqiptare ne Maqedoni dhe analiste e specialiste te gjuhes kerkojne qe gjuha shqipe te perdoret ne cdo isnstitucion maqedons Version multimedial i ketij lajmi

SHKUP-Faktori politik shqiptar në Maqedoni kërkon zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror.
“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është i cunguar dhe është më se e nevojshme që nëpërmjet rregullave parlamentare të mundësohet një ligj i ri me të cilin do të mund të rregullohet përdorimi paralel i gjuhës shqipe me atë maqedonisht në mbarë territorin e Maqedonisë. Kjo nënkupton se ende duhet punuar në këtë drejtim. Pse e votuam ligjin e tillë? Pasi që nuk ekzistonte fare ky ligj. Pasi që i tërë opinioni ishte i bundur se nuk mund të miratohej një ligj i tillë", është shprehur Ermira Mehmeti nga rradhët e BDI-së, duke shtuar se kristalizimi i çështjes për implementimin e ligjit të gjuhëve është më se i domosdoshëm.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i ka ofruar kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve, tanimë të miratuara, me të cilat ndryshime gjuha shqipe do të trajtohej si gjuhë zyrtare edhe në ato vendbanime ku përqindja e shqiptarëve arrin deri 20 %. Nëse nuk ka disponim për këtë iniciativë, PDSH-ja paralajmëron tërheqjen e grupit parlamentar nga Parlamenti.

Shkrimtari Resul Shabani vë theksin se shqiptarët kudo që jetojnë pa marrë parasysh numrin e banorëve në atë rrethinë, duhet të fitojnë të drejtën që me pushtetin qëndror, organet dhe institucionet shtetërore të komunikojnë në gjuhën shqipe. Në këtë kontekst Shabani thekson: "Gjuha shqipe duhet të përdoret në tërë territorin e Maqedonisë, por jo edhe në Vallandov, ku nuk ka shqiptarë. Por atë ta përdorin institucionet dhe ministritë".

Profesori i katedrës së gjuhës maqedonisht Ludmill Spasov në fakultetin filozofik të Shkupit, paralajmëron se është i mundur „ federalizimi linguistik dhe politik i Maqedonisë. "Nëse në tërë territorin e Maqedonisë, edhe atje ku nuk ka banorë shqiptarë të përdoret gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, atëherë kjo nuk mund të ketë arsye poltike, por lë të nënkuptohet si federalizim linguistik të shtetit" .

(d.b/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#2

Post by qiellikaltër » Tue Aug 04, 2009 7:37 pm

“Demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses dhe është verifikuar edhe nga Kombet e Bashkuara”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme maqedonase, Petar Çulev, për RTK-në. Ai theksoi se, tashmë shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Marti Ahtisarit.
Për muaj të tërë shqiptarët e Kosovës në këtë zonë kufitare kanë protestuar duke kundërshtuar ndryshimin e kufijve dhe humbjen e tokave të tyre, por autoritetet e Kosovës e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë mundësi, duke theksuar se askush nuk do të humb pronat e tyre. Si pasojë e këtyre kundërshtimeve për më shumë se një vit nuk është arritur deri tek nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare
Urte e bute bullgaret e maqedonise shenojne kufijte me Kosoven e me sa duket arrijne te perfitojne edhe territoret shqiptare te Kosoves qe Serbia ia fali IRJM ne 2001 ne mos gaboj.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#3

Post by Aulona » Wed Aug 05, 2009 11:26 pm

Maqedonia rrezikohet nga vetoja e dytë, Sofja: “Veto” nëse s"respektohen të drejtat e bullgarëve


owwww c'ne Bullgaret e Maqedonise kerkojne te drejta!
A nuk jane keta pjesa tjeter e popullsise te cilet qeverisin?
Maqedonia rrezikohet nga vetoja e dyfishtë në lidhje me anëtarësimin e saj në Unionin Europian. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Jashtme Bullgare njoftoi zyrtarisht se do të bllokojnë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO nëse nuk respektohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Kështu, përvec vetos së Greqisë e lidhur me cështjen e emrit, Maqedonia rrezikon të përballet edhe me një veto të dytë.

SHKUP- Maqedonia rrezikohet nga vetoja e dyfishtë në lidhje me anëtarësimin e saj në Unionin Europian. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Jashtme Bullgare njoftoi zyrtarisht se do të bllokojnë anëtarësimin e vendit në BE nëse nuk respektohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.
Sipas të dhënave të qeverisë bullgare, shtetasit bullgarë në Maqdoni vuajnë mungesën e respektimit të të drejtave themelore.
Si shembull konkret merret burgosja e shtetases bullgare Spaska Mitrova, e cila sipas njoftimit të ministrisë së jashtme të Bullgarisë është duke vuajtur në Maqedoni dënimin e të qënit bullgare.

“Kemi konstatuar edhe fakte tjera të cilat rrisin dyshimin se qytetarët bullgarë si dhe qytetarët maqedonas me vetëdije bullgare, janë pre e presionit administrativ dhe policor dhe presioneve të tjera vetëm për shkak të përkatësisë nacionale”, theksohet në njoftimin e Bullgarisë drejtuar qeverisë maqedonase, duke kërcënuar me veto në samitin e ardhshëm të BE-së.
Kështu përvec vetos së Greqisë e lidhur me cështjen e emrit, Maqedonia rrezikon të përballet edhe me një veto të dytë që do të bllokojë integrimin e saj në strukturat euroatlantike.
Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje disa herë Maqedonisë të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të angazhohet në plotësimin e standardeve , ndryshe integrimi në NATO e BE do të jetë i pamundur.
Ndërkohë, Maqedonia i është përgjigjur njoftimit të Bullgarisë duke theksuar se mardhëniet e mira mes dy vendeve nuk mund të prishen nga manipulimet e njerezve si rasti i 23 vjecares Mitrova.

"Dy shtetet nuk guxojnë të lejojnë keqpërdorimin e shtetësive dhe pasaportave si alibi për probleme me shkurorëzime apo fshehje të tatimit, për shembull, si në rastin me ish ministrin e Shëndetësisë Vllado Dimov. Presim autoritetet bullgare të distancohen nga ky manipulim klasik me fatet e njerëzve, pasi që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve miqësore nuk guxojnë të jenë peng i njerëzve të cilët kërkojnë mbulim për mosmarrëveshjet e tyre familjare dhe veprimet kriminele", thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
(e.n/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#4

Post by Aulona » Thu Aug 06, 2009 6:51 pm



Nuk e kuptoj kujt ja kerkoni, personit i cili ishte i vetmi udheheqes ne Balkan qe e mbeshteti njohjen e ketij shteti fallco, dhe nuk perdori kohen qe te ndihmonte shqiptaret ne Maqedoni. Mire e keni ju, po kush u degjon!

Eksperte shqiptare te ceshtjeve juridike ne Maqedoni kane kerkuar nga Tirana zyrtare qe te dale ne mbrojtje te pakices shqiptare ne kete vend.

Sipas tyre, Tirana e ka per detyre te ngreje zerin dhe te veproje ashtu sic po vepron Bullgaria ndaj Maqedonise, qe kerkon me shume kujdes per te drejtat e pakices bullgare.

“Meqenese Shqiperia eshte anetaresuar ne NATO, ajo duhet me doemos te kujdeset me shume per shqiptaret e Maqedonise”, ka deklaruar eksperti Osman Kadriu.

I te njejtit mendim shprehet edhe politologu Ismail Sinani, i cili thekson se pakica shqiptare po shkon drejt izolimit edhe nga mungesa e kujdesit te Tiranes zyrtare.

“Jam i habitur perse Tirana zyrtare nuk dergon nje note proteste per kete situate. Enver Hoxha mund te prehet i qete pasi ka nje pasardhes qe ndjek politiken e izolimit”, eshte shprehur ai.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#5

Post by Aulona » Wed Aug 12, 2009 1:46 am

MARREVESHJA E OHRIT, AMBASADORET DHE POLITIKANET
Fejzi Hajdari

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Filip Riker, dhe ai Bashkimit Europian, po në Shkup, Ervan Fuere, më në fund e ndalën hovin e vrullin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të politikës shqiptare - se Marrëveshja politike e Ohrit, është buzë muzgut të implementimit të saj. Diplomati amerikan dhe ai europian, u thanë "stop" deklaratave boshe, gjegjësisht gënjeshtrave të turpshme të politikanëve shqiptarë, të cilët sa herë që vijnë në pushtet, nuk ngurrojnë të gënjejnë opinionin shqiptar, se gjoja ky dokument politik është realizuar, 90 për qind, herë 95 për qind, e herë pas here, edhe 100 për qind. Përfaqësuesit e dy faktorëve relevantë, siç janë SHBA dhe BE, gjatë aktit të nënshkrimit të këtij dokumenti politik, thanë se "ende shumë ka për t‘u bërë", kuptohet gjithnjë duke aluduar te dimensioni i implementimi të më shumë dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, që rregullojnë çështjet me interes kombëtar për shqiptarët dhe jo-maqedonasit. Mesazhet e tyre ishin shumë të qarta: "Përvishni mëngët, sepse pa implementimin konkret, nuk ka lajme të mira për rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Me fjalë boshe dhe elozhe për këtë marrëveshje politike, nuk hapërohet drejt organizmave të fuqishëm ndërkombëtarë".

Në fakt, me zotimet deklarative të politikanëve shqiptarë, e maqedonas, lidhur me marrëveshjen në fjalë, nuk do të pranoheshim as në ndonjë organizëm të Afrikës, e jo më të Europës apo NATO-s.

Velloja politike, e kamufluar me celefon propagande të ulët, të denjë vetëm për fisin zulu, që praktikonin politikanët shqiptarë gjatë paraqitjes së tyre në media dhe në kontakte të drejtpërdrejta me elektoratin, gjoja se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet është përmirësuar dukshëm e se përdorimi i gjuhës shqipe po merr formën e nevojshme dhe të kënaqshme, me deklaratat e fundit të dy diplomatëve në Shkup, ranë në ujë - zhveshën politikanët shqiptarë nga kuazi-argumentet.

Realisht, as përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore konform Marrëveshjes së Ohrit, as përdorimi i gjuhës shqipe, e as shumë e shumë obligime që burojnë nga ky dokument politik, nuk kanë marrë formën e prerë. Përkundrazi, janë pikërisht këto obligime për të cilat ishte garanci edhe faktori ndërkombëtar, të cilat deri sot nuk janë implementuar dhe njëherësh janë pengesë kryesore për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Pra, haberi i zotit Riker dhe zotit Fuere, po zhvesh edhe zotimet e kota të politikanëve shqiptarë, të cilët po "kërkojnë që Maqedonia sa më shpejtë të zgjidhë kontestin me Greqinë, për t‘u integruar në strukturat e sipërpërmendura ndërkombëtare.

"SMS"-ja e Rikerit dhe Fueres, ka këtë kumt: Zgjidhni njëherë detyrat e shtëpisë, gjegjësisht implementoni në praktikë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfundoi luftën e 2001-it, me qëllim që të ecet sa më shpejt përpara drejt BE-së dhe NATO-s.

Por, si duket ky ‘selam‘ i dy diplomatëve, po vjen pikërisht kur ndikimi dhe potenca e shqiptarëve (në përgjithësi, si kolektivitet politik) në vendimmarrje-qeveri, asnjëherë nuk ka qenë më e vakët (e brishtë), dhe rrjedhimisht, ecja e implementimit të proceseve integruese për në strukturat euroatlantike, po shkon me shpejtësi breshke.

Duhet të dinë të gjithë, sidomos rejtingomanët, të cilët rejtingun e mbajnë lart duke tentuar që shqiptarët në qeveri t‘i kenë si kukulla, si dhe duke i diskriminuar në institucione kyçe shtetërore, se është pikërisht pozita respektivisht statusi i cunguar i shqiptarëve, ai i cili ende do të zvarrisë proceset e këtilla shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. Këtë leksion e kanë mësuar pothuajse të gjithë, vetëm ata që janë kompetentet për ta çuar Maqedoninë në mekanizmat ndërkombëtarë, që sigurojnë paqe, mirëqenie dhe prosperitet, ende nuk po duan ta mësojnë dhe kuptojnë. Kujtesën e tyre shyqyr Zotit, po e ngacmojnë ndërkombëtarë dhe jo politikanët shqiptarë, të cilët varësisht nga të qenurit në pushtet ose opozitë, lavdërojnë dhe kritikojnë pushtetin për pozitë juridiko-politiko diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni.

Dhe po të kishte një mendim kritik, sikurse në më shumë shtete të rajonit, krerët politikë të këtushëm, ose do të përballeshin me aktin moral të dhënies së përgjegjësisë (akt këtë të cilin politikanët në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, ende nuk e njohin), ose do iknin njëherë e përgjithmonë nga skena politike, por, ama të diskredituar.


Gazeta Shqip
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#6

Post by Aulona » Mon Aug 17, 2009 2:12 am

Komitët maqedonas sulmojnë banorët shqiptar në lagjen Nerez



Nje pjese nga problemi qe ndodhi sot ne kete lagje.


16/08/2009


Më shumë se 100 tifozë maqedonas të quajtur “Komiti” me gur dhe shkopinj sot pas dite kanë sulmuar gra, fëmijë dhe pleq shqiptar në oborret e tyre në lagjen Nerez të Shkupit.

Për çudi gjatë këtij sulmi të turpshëm dhe agresor ata nuk janë ndaluar nga policia e Maqedonisë.


Shtatë persona në spital, vetura dhe shtëpi të dëmtuara, njerëz të frikësuar dhe maltretuar, është bilansi i sulmit të komitëve të tërbuar maqedonas të cilit ishin nisur drejtë stadiumit Gjorgje Petrov për ta shikuar ndeshjen Makedonija Gj. P dhe Vardar.


Më pas ata kanë arritur në stadium dhe normalisht kanë shikuar ndeshjen, nuk kanë dashur të komentojnë për dhunën dhe tmerrin që e kanë ushtruar ndaj qytetarëve të pafajshëm.


Pak para se të përfundoj ndeshja, ata nën përcjelljen e policisë janë larguar nga stadiumi në drejtim të qendrës së Shkupit.


Ndërkohë një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të revoltuat kanë u kanë dal në pritë për tiu hakmarrë komitëve. Por me ndihmën e policisë është evituar një përleshje serioze mes qytetarëve shqiptar dhe komitëve.


Kryetari i Komunës Karposh, kërkoi përgjegjësi nga policia e cila ka lejuar incidentin duke mos penguar agresionin e komitëve ndaj qytetarëve të pafajshëm.


“Nuk mund të kuptoj si ka mundur policia të lejoj gjithë këtë grup njerëzish të lëvizin pa sigurim, dhe kur ka ardhur tek incidenti polica të qëndroj anash dhe ta vëzhgojë rastin pa ndërhyrë”, theksoi kryetari i komunës Karposh, Stevce Jakimovski.


Ndaj këtij rasti dhe agresioni ka reaguar menjëherë kryetari i organizatës gjermane “Internacionale Gesellschaft fuer Menchenrechte-IGFM”-dega në Maqedoni, Idriz Sinani duke e hedhur akuza ndaj policisë dhe institucioneve kompetente shtetërore që nuk kanë parandaluar dhunën dhe terrorin ndaj banorëve shqiptar.


“Ky sulm nuk është i rastësishëm. Këtu ka gisht edhe policia maqedonase e cila ka qëndruar duarkryq në kohën kur po dhunoheshin dhe terrorizoheshin shqiptarët. Ky brutalitet është në kontinuitet, pas bastisjeve dhe dhunës brutale të policisë maqedonase ndaj familjeve shqiptare”, theksoi Idrizi për agjencië e lajmeve INA i cili e dënon këtë dhunë dhe fton bashkësinë ndërkombëtare që të reagoj ndaj këtij brutaliteti dhe nacionalizmi të shfrenuar maqedonas. Edhe Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dënon ashpër incidentin që ndodhi në lagjen shqiptare të Nerezit në Shkup, kur grupi i huliganëve të vetëquajtur "Komiti", përkrahës të K.F. Vardar, ka sulmuar qytetarët shqiptar dhe pronat e tyre në këtë lagje pa asnjë provokim të vetëm, por nga mllefi i vetëm i shkaktuar nga përkatësia kombëtare e qytetarëve të Nerezit.



“Ksenofobia e një pjesë të bashkëqytetarëve tanë e nxitur nga pasiguria e identitetit të tyre dhe nga sfidimi i përditshëm që i shkaktohet të njejtit, nuk mund të shërohet me sulme barbare dhe të pajustifikuara ndaj banorëve autoktonë të këtyre trojeve.


Sulmi i së dielës i ngjan barbarizmave sllave dhe shkatërrimit të civilizimit në këto troje pas ardhjes së tyre në shekullin VI prej pas Karpateve. Populli shqiptar nuk thotë më kotë "Ujku qimen e ndërron, por vesin s'e harron" dhe sulmi i huliganëve maqedonas vetëm konfirmon urtësinë e popullit tonë”, thuhet në reagimin e Zgjohu.


Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se dhjetë veta nga simpatizantët e grupit të Komitëve janë ftuar në bisedë informative, dhe kundër të gjithë këtyre personave që kanë prishur rendin publik do të merren masa adekuate. (INA)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#7

Post by Aulona » Mon Aug 17, 2009 6:30 pm




Grupe tifozesh vandale, ndersa shkonin per te ndjekur nje ndeshje futbolli, sulmojne banoret shqiptare ne nje lagje te Shkupit.

Ngjarja ka ndodhur diten e diele ne lagjen Nerez te Shkupit ku tifozet e skuadres se Vardarit kane sulmuar shqiptaret pasi kane ndjekur ndeshjen ne stadium. Ata kane dhunuar edhe shtepite e shqiptareve, ndersa 7 vete u plagosen nga kjo ngjarje.

Shqiptaret deklarojne se sulmi ka qene i paramenduar pasi ata ishin pajisur me pare me shufra hekuri e sende te tjera dhe sulmi ka ndodhur ne prani te policise. Djalin e madh e rrahen me nje hekur nga koka, shprehet nje prej banoreve shqiptare, ndersa nje tjeter shton: 400-500 vete erdhen me shishe dhe me shufra hekuri ne dore. Kur erdhi policia atehere hyne ne shtepira dhe sulmuan.

Kete ngjarje e kane denuar partite politike shqiptare dhe sektori civil ne Shkup.


Maqedoni, PDSH braktis parlamentin



Ne vijim te deklarateve te diteve te fundit, Partia Demokratike e Shqiptareve te Maqedonise ka kaluar nga fjalet ne vepra.

Sekretari i pergjithshem i partise, Imer Aliu ka bere me dije se PDSH-ja do braktise seancat parlamentare. Vendimi eshte marre per shkak se sipas PDSH-se, parlamenti eshte vene ne funskion te qeverise.

Kjo parti kerkon gjithashtu qe te merren parasysh kerkesat per ligjin e gjuhes shqipe dhe aminstise. Keto vendime nuk jane pritur mire nga diplomatet nderkombetare ne Shkup, te cilet kane bere thirrje per kthimin ne parlament.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#8

Post by Aulona » Sun Aug 23, 2009 7:18 pm

Denoncimi, burgjet maqedonase, eksperimente me shqiptarët
SHKUP - Shoqata e Veteranëve të Luftës së UCK-së " Kalaja" reagon ashpër ndaj trajtimeve ç'njerëzore ndaj të burgosurve shqiptar nëpër kazamatet e Maqedonisë.
"Kemi informacione të besueshme nga burgu famëkeq i "Idrizovës" se në këtë institucion me shqiptarët e burgosur bëhet eksperimente laboratorike.Bëhet fjalë për të dënuarin e pafajshëm, Florim Ahmetin nga fshati Brodec të cilit nga torturat në këtë burg i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe më 21.08.2009 dërgohet në spitalin e Shkupit ku i jepet një injeksion.Pas kthimit në burg po në të njëjtën ditë Florimit i keqësohet gjendja në ora 23:00, kontrollohet nga mjeku i burgut dhe njëkohësisht i jepet një injeksion kundër injeksionit të pare, sepse e para ka qenë totalisht gabim", thuhet në reagimin e veteranëve të luftës.
Nga kjo organizatë ftojnë bashkësinë ndërkombëtare që të intervenojë dhe ndalojë këto metoda ç'njërëzore ndaj të burgosurve në burgjet e Maqedonisë.
"Në mungesë të zv. Drejtorit që duhet të jetë shqiptarë, që nuk egziston, të bëhen këto eksperimente laboratorike, si në kohën e NACIZMIT me ÇIFUTËT. Me këtë rast njoftojmë opinionin ndërkombëtar se në Maqedoni bëhet gjenocid me shqiptarët dhe kërkojmë që sa më shpejtë të intervenohet në këtë shtëpi ndëshkuese, sepse i vetmi besim ngelë tek JU", thuhet në fund të reagimit. /INA/
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#9

Post by Aulona » Fri Aug 28, 2009 2:06 am

Qeveria po e fut arsimin shqip në “kontejner”

Edhe ky vit shkollor po fillon me shumë probleme dhe të pazgjidhura, në arsimin e mesëm dhe ate fillor në gjuhën shqipe. Por, përveç kësaj po shfaqen hapur tendenca institucionale për ndarje në arsim dhe kjo po ndodhë në Kumanovë, Strugë, Shkup dhe qytete të tjera
Qeverisja aktuale në mënyrë të hapur po promovon politikën e ndarjes apo segreguese, sidomos me vendimin për të refuzuar hapjen e paraleleve shtesë në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup, ndërsa nëpërmjet këtij refuzimi lejohet që të njejtat paralele të hapen në gjimnazin “Zef Lush Marku”. Refuzimi për t`u zgjeruar shqiptarët në shkollën e mjekësisë tregon sipas arsimtarëve shqiptarë se me këtë tentohet që të largohen edhe ato paralele shqipe nga kjo shkollë.

Arsimi shqip sipas udhëheqësve të shumë shkollave të mesme po përballet me mungesë të objekteve dhe ambienteve mësimore, për shkak të numrit të shtuar të nxënësve, ndërsa Qeveria aktuale në mungesë të një plani strategjik për ndërtimin e objekteve shkollore, krijon kaos duke i dërguar nxënësit shqiptarë nëpër objekte të braktisura fabrikash, nëpër kontejnerë dhe ndërtesa të boshatisura, që improvizohen si shkolla. Një gjendje e tillë e rëndë gati për nëntë vite po ndodhë me nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës, të cilët po vijojnë shkollimin në kushte mizore, nëpër objekte të tilla, që nuk mund të konsiderohen shkolla.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) në Kumanovë e Likovë, Etem Xheladini thekson se arsimi i mesëm shqip është në gjendje të mjerueshme, ndërsa nuk dëgjohet zëri i tyre për të përmisuar këtë gjendje.

“Kemi një realitet të hidhur, pa objekte të posaçme shkollore dhe mësohet me improvizime për nëntë vite. Drejtorët e shkollave të mesme në Kumanovë janë maqedonas, të cilët aspak nuk interesohen për kushtet e nxënësve shqiptarë, ndërsa përgjegjësit shqiptarë për paralelet shqipe nuk i përfill askush. Edhe departamenti i arsimit në Kumanovë është kryekëput antishqiptar, për shkak se ai udhëhiqet nga njëfarë Mile Stojmenoviç, i cili njihet kundër arsimit shqip. Në këtë departament me keqardhje themi se nuk ka asnjë shqiptarë”, thekson Xheladini.

Sipas tij, është një kaos i përgjithshëm në shkollat e mesme shqipe dhe nuk dijmë për momentin se si do të dilet nga kjo gjendje e rëndë.

Ish-rektori i Universitetit të Tetovës dhe një nga veprimtarët e dalluar të arsimit shqip, prof.dr. Fadil Sulejmani vlerëson se qëllimisht qarqet e pushtetit maqedonas pengojnë avancimin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

“Problemet janë më të mëdha se sa duken në fakt. Shqiptarët diskriminohen në mënyrë Kushtetuese, sepse nuk jemi të barabarë me maqedonasit dhe nuk investohet në mënyrë të barabartë. Nuk ngriten objekte mësimorë për shqiptarët dhe projekte të tjera që na bëjnë shumë inferiorë.

“Maqedonasve i pengon dukshmëria shqiptare dhe prandaj duan të pengojnë progresin shqiptarë në të gjitha sferat . Në kokat e maqedonasve ka një bindje se Maqedonia është vendi i tyre dhe se aty nuk mund ta shohin shqiptarin qoftë edhe si punëtor fizik, bujk dhe jo më si njeri institucional ose të shkolluar. Nuk mund të arrihet asnjë përmirësim, por duhet të kërkohet një çlirim nga ligjet diskriminuese dhe krejt më pastaj duhet të kërkohen edhe forma të tjera të zgjidhjeve urgjente”, ka theksuar ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani.

Së fundi edhe komuna e Tetovës po përballet me injorimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sidomos rreth meremetimit të disa shkollave dhe pajisjes së tyre me mjete dhe inventar të nevojshëm. Departamenti i Arsimit të kësaj komune ka apeluar që kjo ministri të përmbush kushtet sidomos për shkollën fillore të Drenovecit, ku kërkohet ndërhyrje urgjente për pajisjen e saj me mjete themelore për vijimin e procesit mësimor. (INA)

***********************************************

Agjentë serbë nëpër Maqedoni

Në mesin e agjentëve serbë është edhe ish-zëvendëshefi i Shërbimit sekret serb, Milorad Braçanoviç gjatë periudhës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili shpeshherë është parë në Shkup dhe kryen detyrën e një zbulimsi në ambasadën serbe.

Një numër i madh i agjentëve serb janë të strehuar nëpër Maqedoni dhe aktivitetet e tyre i realizojnë në forma të ndryshme, nëpërmjet përfaqësive të bizneseve, diplomatë dhe nën petkun e kamuflimeve të tjera. Për praninë e agjentëve serb, kryesisht nga ata që kishin vepruar gjatë regjimit të kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviç janë alarmuar edhe përfaqësuesit të disa ambasadave perendimore në Shkup.

“Prania e tyre është tejet me një mision të caktuar që ka për qëllim vetëm destabilizimin. Kjo konsiston edhe me disa deklarata që vijnë nga koluare zyrtare të Beogradit për të krijuar një situatë destabilizuese dhe për të goditur imazhin e shqiptarëve”, ka theksuar një diplomatë perendimor ekskluzivisht për gazetën “24 orë”, duke apeluar që kjo çështje të ngritet edhe në nivel të politikave.

Në mision zyrtar në Maqedoni është edhe ish-zëvendësshefi i shërbimit sekret serb BIA, Milorad Bradanoviç, në cilësinë e një zyrtar për çështje sigurie në ambasadën serbe në Shkup. Ai është një nga figurat më të afërta me klanin e njerëzve të ish-kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviç, të cilët operacionalizuan aktivitete të ndryshme në luftën në Kosovë.

Derisa Bradanoviç kryen misionin e tij në Shkup, ai në Beograd nga gjykatat akuzohet për krim të organizuar, i dyshuar për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliç dhe veprime të tjera kriminale dhe të dhunës në Kosovë, sepse gjatë kësaj periudhe ai ishte në krye të detyrës së shërbimit sekret BIA në Serbi.

Deklarata ndërlidhet me lansimin e lajmeve të ndryshme nga media të Beogradit, ku si qëllim është krijimi i një klime destabilizimi në Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës. Në të njejtën vijë ishte edhe deklarata e fundit e presidentit serb Boris Tadiç, i cili ka nënvizuar se “ekstremistët shqiptarë tentojnë të destabilizojnë Maqedoninë”.

Deri tani nuk është ngritur asnjë nismë për të shqyrtuar këto elemente destruktive që janë të pranishme në Maqedoni dhe që paraqesin rrezik për vendin.

******************************************

Maqedonia e shurdhër për “Rrugën e Arbërit”

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/859.html

*******************************************
Gruevski kërkoi para nga Beogradi për ta penguar Kosovën

27/08/2009


Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Lubomir Frçkovski thotë se nuk ekziston as edhe një pengesë juridike që do të pengonte dhe prolongonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Sipas pas tij, shtyrja e vendosjes së marrëdhënie diplomatike me Prishtinën bëhet për arsye politike dhe qëllimeve tjera për të përfituar nga Beogradi.

“Ekipi i Qeverisë së Maqedonisë në vizitën e fundit në Beograd, kërkoi para dhe investime nga Serbia, kurse kusht për këto investime është të mos i zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën. Ky është një moment politik në të cilin duhet të vlerësohet përse kjo Qeveri e bënë këtë. Çështja e dyta është se sipas të gjitha gjasave presin ndonjë balancë me demarkacionin e kufirit”, theksoi Frçkovski.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#10

Post by Arta » Fri Aug 28, 2009 9:11 pm

Faik Krasniqi:Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme.
11.06.2009-Janë shumë faktor dhe ekzistojnë 1001 arsye për ndarjen e shtetit artificial të Maqedonisë.

1. Nga marrëveshja e Ohrit që është arritur të nënshkruhet në vitin 2001, për t'i dhënë fund konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe nga kjo marrëveshje shqiptarët në Maqedoni nuk kanë përfituar asgjë, edhe pse politikanët shqiptarë atje (për hir të patriotizmit folklorik, duke mbushur xhepat me lekë) manipulojnë me popullatën shqiptare vetëm e vetëm për të fituar poenë politikë se kemi arritur këtë apo kemi arritur atë, kurse realiteti flet krejt ndryshe. Se sa punojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni për interesat e shqiptarëve, kjo u pa në zgjedhjet e fundit lokale dhe për president që u mbajtën në Maqedoni, ku në vend se partitë politike shqiptare, të dilnin me një kandidat për president, dhe ta mbështetnin IMER SELMANIN e DR-se për president (siç thotë një fjalë e urtë popullore më mirë dreqi yt sesa melaqja e huaj) të Maqedonisë së paku të hynte në balotazh me GEORGI IVANOVIN e VMRO-DPMN-së, 3 partitë kryesore shqiptare dolën në zgjedhje me 3 kandidatë për president, madje ata shkuan edhe më larg kundër interesave të veta kombëtare, duke mbështetur (djallin) kandidatët maqedonas në ato komuna ku rrezikoheshin komunat shqiptare të qeveriseshin nga shqiptarët, kjo vetëm për inate politike dhe personale preferonin një maqedonas të udhëheqin komunat me shumicë shqiptare, kurse maqedonasit përkundër rivalitetit me partitë tjera maqedonase, mbështetën kandidatët maqedonas ku ishin në garë me shqiptarët duke lënë anash rivalitetin politik para atij kombëtar.

2. Në kushtetutën e Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Ohrit është dashur që edhe shqiptarët të përfshihen si dy popuj shumicë, bashkë me popullin maqedonas si komb shtetformues, por as nga kjo deri më tash nuk është arritur asgjë.

3. Në regjistrimin e popullsisë shteti hibrid si gjithmonë për shqiptarët përdor standarde të dyfishta (që kanë prejardhje nga Kosova) ,vetëm e vetëm për t'ju mohuar shtetësinë maqedonase, dhe nga këto standarde të dyfishta që u bënë shqiptarëve shteti maqedonas, me mijëra shqiptarë atje nuk posedojnë nënshtetësi maqedonase, nga frika e maqedonasve se shqiptarët në një të ardhme të afërt do të bëhen popullatë shumicë në Maqedoni. Frika e maqedonasve për natalitetin e shtuar të shqiptarëve u pa edhe me propozimligjin në parlament, ku do të dënohen me gjobë të gjithë ata persona që nuk martohen, për femra deri në moshën 27 vjeçare kurse për meshkuj mosha 30 vjeçare, këto ligje apo propozim ligje janë normale vetëm në shtetet diktatoriale dhe assesi në vende demokratike (e sidomos një shtet që synon integrime euroatlantike) ky ligj u ''miratua'' për të nxitur popullatën maqedonase për shtim të natalitetit maqedonas (që kanëe ulje drastike) nga frika e natalitetit të shtuar të shqiptarëve.

4. Në institucionet shtetërore të Maqedonisë, numri i shqiptarëve të punësuar vazhdon të jetë akoma në përqindje të vogël, edhe pse ky numër do të duhej të ishte shumë më i lartë, ku në bazë të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të bërë në vitin 2002 del se shqiptarët përbëjnë 25.2% të popullsisë në Maqedoni, edhe pse dihet që përqindja e shqiptarëve është shumë më e lartë (deri në 40%).

5. Shteti maqedonas, përkatësisht parlamenti miratoi ligjin për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës vetëm për maqedonasit, duke anashkaluar familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE) madje vrau dhe arrestoi me qindra ish-ushtarë të UÇK-së, me akuza të llojllojshme për ''terrorizëm'' etj., etj.

6. Decentralizimi që është bërë në Maqedoni ka qenë tepër diskriminues për shqiptarët, duke bërë komuna lagjet shqiptare të Shkupit në mënyrë që de juro t'i ndajë ato nga Shkupi, vetëm për qëllim që qyteti i Shkupit të mbetet i maqedonasve, kur historikisht dihet që qyteti i Iliridës Shkupi ka qenë me shumicë shqiptare dhe qyteti që ka pasur më së shumti shqiptarë në trojet etnike shqiptare, por ky diskriminim është bërë edhe në komunat tjera me shumicë shqiptare, duke e shkëputur ligjërisht Likovën nga Kumanova, Zajasin nga Kërçova, Bogovinën nga Tetova etj.

Dhe në qoftë se shqiptarët në Maqedoni dhe partitë shqiptare (hapni sytë mirë) atje mbyllin sytë para këtyre diskriminimeve bizare që po u bëhen nga pushteti maqedonas, dhe nuk kërkojnë alternativa për të marrë kulaçin (atë që u takon) një ditë shqiptarët në Maqedoni do të krahasohen (nuk do të kenë peshë) si pakicat tjera kombëtare që jetojnë në Maqedoni si; boshnjakët, turqit, romët etj., që kanë nga 1-2% të popullsisë. Andaj partitë shqiptare në Maqedoni (BDI të dalë nga koalicioni qeveritar, partitë shqiptare të shkëpusin koalicionet me partitë maqedonase në nivel lokal dhe jo të bëjnë koalicione me ''djallin" për hir të kolltukut dhe interesave partiake dhe në dëm të shqiptarëve) shqiptarët në Maqedoni (t'i bojkotojnë institucionet maqedonase) duke e futur Maqedoninë në krizë të thellë politike, Kosova duke bojkotuar mallrat maqedonase dhe Shqipëria si anëtare e NATO-s duke bërë veto kundër Maqedonisë, siç bëri Greqia duke ju bërë një ''nder' '{se bëri për hatër të shqiptarëve} shqiptarëve të Maqedonisë, do ta godisnin dhe do ta futnin shtetin hibrid dhe kështu Maqedonia do të futej në një kolaps të thellë politik dhe ekonomik, dhe kjo goditje do t'ia vështirësonte ekzistencën shtetit të Maqedonisë dhe do të frenonin orekset homogjeniste popullit të shpikur (nga Tito) maqedonas dhe kjo goditje e rëndë do ta detyronte vetë pushtetin dhe popullatën maqedonase të kërkojë ndarje, ashtu siç kërkuan në vitin 2001 gjatë konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kur Akademia e Shkencave të Maqedonisë, ish-kryeministri maqedonas Lupco Georgievski dhe pjesa dërmuese e politikanëve maqedonas, por kjo ndarje e natyrshme fatkeqësisht nuk u përkrah nga një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë. Andaj ndarja me ose pa fleta poseduese, bashkimi me Shqipërinë ose me Kosovën, ose si Republika e Iliridës, është i domosdoshëm për të marrë atë që u takon shqiptarëve në Maqedoni, se nesër mund të jetë shumë vonë, ashtu siç u bë ''vonë'' për Manastirin (qyteti i abetares shqipe), që dikur ishte me shumicë shqiptare. Koha po punon (dielli po rrezon) për ne shqiptarët, sepse nga ky lloj diskriminimi i tmerrshëm që po u bëhet shqiptarëve, duhet të veprojmë, sepse ky është realitet, ngase ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme.



(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)


http://www.radiovisari.info/index.php?v ... &Itemid=82
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Te Rejat Iliridia-Maqedonia

#11

Post by Arta » Fri Sep 18, 2009 7:03 pm




Per Akademine e Shkencave maqedonase shqiptaret jane njerezi mali. Keshtu thote enciklopedia qe u perurua te merkuren ne Shkup.

Kjo gje ka sjelle reagimin e akademikeve shqiptare, te cilet kane deklaruar se Tirana zyrtare duhet te nderhyje.

“Eshte nje projekt anti-shqiptar dhe fatkeqesi eshte qe ky projekt financohet nga parate tona. Shqiptaret fyhen dhe kjo gje mbeshtetet nga autoritetet politike. Tirana nuk duhet te jete indiferente”, ka deklaruar akademik Ali Aliu.

Te njejtin qendrim mban edhe shoqata e historianeve shqiptare, e cila thote se kjo enciklopedi perben nje fyerje per kombin shqiptar.

“Maqedonia, ngaqe eshte ne krize identiteti e shfryn gjithcka kunder shqiptareve. Kjo enciklopedi permban fyerje qe tejkalon permasat njerezore”, ka deklaruar Skender Hasani.

Enciklopedia permban edhe ngjarje te tjera te diskutueshme edhe per vete Maqedonine, por studiuesit thone se jane bazuar ne fakte.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”