"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Basti i gabuar ballkanik i Kinës

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Basti i gabuar ballkanik i Kinës

#1

Post by Zeus10 » Mon Aug 24, 2009 2:32 pm

Marrëveshja për Partneritetin Strategjik mes Kinës dhe Serbisë, të cilën e nënshkruan më 20 gusht në Pekin presidenti i Kinës, Hu Jintao, dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përbën një zhvillim që mund të sjellë komplikime të papëlqyeshme, si në rajonin e Ballkanit, ashtu dhe në raportet mes fuqive të mëdha. Nuk është e qartë, dhe asnjë president nuk dha sqarime për opinionin publik se cilat janë arsyet që Kina zgjodhi në Ballkan Serbinë si aleatin e saj strategjik. Sepse deri tani, Kina nuk ka shpallur një aleat strategjik ballkanik dhe nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje partneriteti strategjik me ndonjë shtet ballkanik, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka qejf të mburret me meritën historike se ka qenë sponsorizuese e rezolutës për anëtarësimin e Kinës në OKB, në kohën kur ishte e vetmja aleate në botë e Kinës së zhytur në një izolim të thellë ndërkombëtar në vitet 70', për shkak të Revolucionit Kulturor famëkeq kinez. Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria kineze zgjodhën Serbinë si aleat strategjik, me një ngutje dhe tifozllëk të veçantë, gjë që u pasqyrua edhe me vendimin zyrtar që Drejtoria e Përgjithshme e Postave Kineze të botojë me rastin e vizitës së presidentit serb seri të reja pullash me flamurin e Serbisë dhe zarfe me fotografinë dhe firmën e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, nder që nuk ia kanë bërë asnjë presidenti apo kryeministri të ndonjë shteti tjetër ballkanik, sado të mallëngjyer të jenë shprehur ata kur kanë vizituar Pekinin.
Të dy presidentët deklaruan se marrëveshja e partneritetit strategjik përputhet me qëllimin e përbashkët dhe përbën një nga interesat më të larta të të dy vendeve. Pavarësisht se nuk specifikuan se çfarë janë këto interesa të larta që justifikojnë këtë partneritet strategjik, të veçuar nga të shtetet e tjera ballkanike, fakti është se jemi përpara një kapitulli të ri të politikës kineze në Ballkan dhe në Europë. Kina po hyn tani në Ballkan dhe partneriteti strategjik me Serbinë është llogaritur nga Partia Komuniste e Kinës dhe nga qeveria kineze si porta e kësaj hyrjeje diplomatike dhe strategjike kineze në rajon. Si një fuqi e madhe, e cila synon të luajë dhe të zërë një vend sa më të rëndësishëm në arenën botërore, Kina duket se ka vendosur që të mos lërë jashtë vëmendjes strategjike të saj asnjë rajon të botes, sado i largët qoftë, përfshirë edhe Ballkanin. Deri tani, të gjithë zyrtarët e lartë dhe diplomatët kinezë kanë përsëritur pa pushim refrenin e njohur se Pekini nuk ka ndonjë interes strategjik të veçantë në Ballkan. E vërteta është se Kina ka mbajtur një profil të ulët interesi dhe pranie për sa i përket zhvillimeve në rajonin tonë, që nga agresionet e Serbisë së Millosheviçit kundër Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjës, dhe deri tek pavarësimi i Kosovës. Kaq zyrtar ka qenë ky mosinteresim i Kinës për Ballkanin, sa që Pekini, ndonëse anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga tryezat, mbledhjet apo forumet specifike ndërkombëtare që kanë diskutuar dhe vendosur për çështjet ballkanike në këto 20 vitet e fundit. Tani shohim se jo vetëm shfaqet një interes strategjik, por edhe veçohet e zgjidhet një Partner Strategjik. Dhe në mesin e 11 shteteve ballkanike, zgjedhja kineze është Serbia. Nuk mund të mendohet se Kina ka ndonjë interes shumë më të madh ekonomik apo tregtar në Serbi në krahasim me shtete të tjera ballkanike, që të përligjë preferencën e Pekinit në rajon për Beogradin. I gjithë volumi i shkëmbimeve tregtare mes Kinës dhe Serbisë në pesë muajt e parë të këtij viti është gjithsej 125 milion dollarë, një shifër që shkakton buzëqeshje për tabelat e megapërmasave tregtare kineze. Por edhe në planin e interesave ushtarake dhe të sigurisë, gjithashtu as Ballkani në tërësi apo Serbia në veçanti, nuk paraqesin ndonjë peshë apo kualitet strategjik për fuqinë e madhe të Lindjes së Largët. Nuk po ndalemi në faktin se në Ballkan ka shumë shtete si Turqia apo Greqia, Bullgaria apo Rumania, të cilat kanë pozicione strategjike shumë më të rëndësishme se sa Serbia.
Atëherë, cila duhet të jetë shtysa që e çoi Partinë Komuniste të Kinës dhe qeverinë kineze të përfundojë një marrëveshje për partneritet strategjik me Serbinë. Ngado që t'i analizosh interesat strategjike të Kinës në përgjithësi, do të ndalosh te synimet e Pekinit për t'u bërë një forcë gjithnjë e më dominuese ndërkombëtare nëpërmjet dobësimit të pozitave të rivalëve të vet kryesorë. Në kontinentin europian dhe në pellgun e Mesdheut, rivalët kryesorë të Kinës për ndikim ndërkombëtar janë SHBA dhe Bashkimi Europian. Ndaj lëvizjet, aleancat dhe partnerët strategjikë, zgjidhen në bazë të një qëllimi afatlargët për t'u përdorur pikërisht për hapjen e problemeve dhe provokimin e tensioneve në hapësirat euroatlantike në Europë, dhe më konkretisht në Ballkan, i cili mbetet rajoni më i brishtë dhe më problematik i kontinentit europian.
Shteti më i përshtatshëm për të lozur këtë rol të krijimit të tensioneve dhe të turbullirave është shteti më antiperëndimor i kontinentit europian, pikërisht Serbia. Beogradi po ndjek një politikë të hapur antiatlantike, nëpërmjet të ashtuquajturës doktrinë të neutralitetit ushtarak, dhe ka tre vjet që tallet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe vonon qëllimisht integrimin e tij europian, duke mos dorëzuar kriminelët e luftës në ish-Jugosllavi, të cilët fshihen nën mbrojtjen e shtetit serb. Beogradi po ndjek një politikë të orientuar nga Rusia, me të cilën kanë dakorduar për Partneritetin Strategjik Rusi-Serbi.
Boris Tadiç kërkoi të qetësonte shqetësimin, që po ngjall në Perëndim politika e tij e aleancave të ngushta dhe e partneritetit strategjik me Rusinë dhe me Kinën, duke deklaruar në Pekin se politika e jashtme e Serbisë ka katër shtylla, dhe ai numëroi SHBA-në, BE-në, Rusinë dhe Kinën. Zyrtarisht dihet se Serbia ka shpallur dhe ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit strategjik vetëm me Rusinë dhe me Kinën. Serbia e ka orientuar dhe po e shtyn drejtimin e zhvillimit strategjik të vendit drejt Lindjes.
Qoftë Rusia, qoftë Kina, kanë interes strategjik ta tërheqin Serbinë pas politikës së tyre dhe të kenë në Ballkan dhe në Europë një shtet-gjemb kundër interesave europiane dhe atlantike.
Kjo politikë e Pekinit për të veçuar Serbinë si partner strategjik është një shërbim i keq, që i bëhet marrëdhënieve ndërballkanike dhe stabilitetit në rajon. Presidenti i Kinës, për të kënaqur Serbinë, profesoi tezat serbe lidhur me Kosovën, pa u shqetësuar se këto teza çojnë në rihapjen e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe në Ballkan. Ai kërkoi një rikthim prapa të historisë, duke përsëritur tezat serbe të rihapjes së dialogut dhe të bisedimeve me Serbinë për të gjetur gjoja një zgjidhje të çështjes së Kosovës. Në një kohë që çështja e Kosovës është zgjidhur tashmë, ai bën sikur harron që Kosova është shpallur e pavarur dhe e njohur nga mbi 60 shtete, të cilat prodhojnë më shumë se dy të tretat e prodhimit të përgjithshëm botëror.
Spekulimi që bëhet në Pekin dhe në Beograd, me çështjen e Tajvanit, është një manevër diplomatike e stërkonsumuar, sepse në Pekin duhet ta kenë të qartë se Kosova është Tajvani i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Me këto qëndrime antihistorike, Kina nxit Serbinë të vazhdojë politikën e konfrontimit në rajon me të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën, duke shkaktuar kështu tensione të panevojshme.
Kina po hyn në Ballkan me bastin të vënë te shteti më antiperëndimor dhe te shteti që ka probleme e grindje me shumicën e shteteve të Ballkanit. Është një bast i gabuar ballkanik i Kinës, dhe, për hir të së vërtetës, duhet thënë se diplomacia e saj nuk ka arritur asnjëherë të orientohet drejt në hartën politike të Ballkanit.

http://balkanweb.com/index.php?id=41422
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Basti i gabuar ballkanik i Kinës

#2

Post by Sally » Mon Aug 24, 2009 3:28 pm

[="Zeus10"]Qoftë Rusia, qoftë Kina, kanë interes strategjik ta tërheqin Serbinë pas politikës së tyre dhe të kenë në Ballkan dhe në Europë një shtet-gjemb kundër interesave europiane dhe atlantike.

Mendoj qe kjo eshte pergjigjia persa i perket qellimi te kesaj marreveshje.


Dhe dua te shtoj qe: dhe ne ( Shqiperia/Kosova ) mund te jemi interes strategjik per Ameriken, qe mundt te na perdori si nje shtet-gjemb kunder interesave evropiane dhe atlantike.
Kush i prishi rehatin Serbis?!
Kosova/Shqiperia
Kush e solli panvarsin e Kosoves?!
Amerika
Kush e ka Rusin ne shenjester?!
Amerika
Kush e ka Kinen ne shenjester?!
Amerika

Mos valle Rusia dhe Kina e kan kuptuar qe ne mund te jemi nje pike strategjike per Amerikanin dhe ata zgjodhen pikerisht Serbin?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”