"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rusia e Vladimir Putit

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Rusia e Vladimir Putit

#1

Post by Adriana » Mon Mar 05, 2012 11:37 am

Njeriu që pëlqen kaq shumë të pozojë si macho, shpërtheu në lot kur doli përpara përkrahësve të tij. Dalja e tij në skenë zgjati vetëm disa minuta, por 59 vjeçari Vladimir Putin nuk i mbajti dot lotët. Me 64 përqind të votave të fituara, ai është rikthyer në Kremlin. Protestat e mëparshme të opozitës e kanë zgjuar atë, thotë politologu Nikolai Slobin. “Në asnjë betejë zgjedhore ai nuk ka punuar si asnjëherë. Por edhe me lot në sy, ai sërish sulmoi opozitën. “Ne kemi treguar se askush nuk mund të na detyrojë apo kushtëzojë. Vendi është përballur me provokacione politike, që kanë pasur një synim, të shfuqizojnë shtetin rus dhe të kapin pushtetin për veten e tyre.”

Ndërkohë Golos, një organizatë e pavarur e vëzhgimit të zgjedhjeve, deklaroi se këto zgjedhje nuk mund të quhen të lira dhe të ndershme. Flitet për manipulime në shkallë të madhe, por shefi i fushatës së Putin tha se këto ishin zgjedhje më të pastra në historinë e Rusisë. Aktivistët flasin për votimin karusel, kur një votues fut më shumë se një votë.

Po ashtu të hënën në mëngjes, zoti Medvedev ka urdhëruar rishikimin e dënimit të ish- miliarderit Mikhail Khodorkovsky. Ai ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Kremlinit.


Image

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rusia e Vladimir Putit

#2

Post by Adriana » Mon Mar 05, 2012 11:42 am

Une personalisht nuk prisnja ndonje rezultat tjeter, vetem se kur u vertetua ky lajm mendova dy gjera:

1- si do hakmerret Puti tek te gjithe ata qe i dolen kundra?!
2- si do ta shfrytezoj Puti kete fitore, (cilat do jen hapat e tij ne politiken kombetare dhe nderkombetare) ?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Rusia e Vladimir Putit

#3

Post by Stilian » Mon Mar 05, 2012 1:40 pm

Une personalisht nuk prisnja ndonje rezultat tjeter
ate rezultate prisnin te gjithe!
1- si do hakmerret Puti tek te gjithe ata qe i dolen kundra?!
nuk do marre hak putin, eshte burre i mire! -iiiii-
Pastaj Rusia ne duart e tija ka qene ne gjithe keto vitet e fundit, ata qe nuk i deshironte i ka hequr me kohe!
2- si do ta shfrytezoj Puti kete fitore, (cilat do jen hapat e tij ne politiken kombetare dhe nderkombetare) ?
Te eci mbrapa Kines!
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rusia e Vladimir Putit

#4

Post by Sally » Tue Jan 12, 2016 1:30 pm

Në intervistë (11/01/2016) për gazetën gjermane “Bild” presidenti rus Vladimir Putin ripërsëriti akuzat e njohura ndaj Perëndimit – dhe përdori disa tone të reja. Sinjalet e një ndryshimi të kursit?

Putin në situatë të vështirë?


Dy orë kohë kishte rezervuar presidenti i Rusisë Vladimir Putin për t’u dhënë intervistë botuesit të gazetës “Bild” Kai Diekmann dhe shefit të sektorit të politikës së kësaj gazete Nikolaus Blome. Biseda e zgjeruar, e zhvilluar në fillim të javës së shkuar në çifligun e tij në Soçi, ishte lajmi hapës në të gjitha edicionet televizive në mbarë Rusinë. Në vështrim të parë në të Putin nuk kishte thënë asgjë spektakolare, por vetëm kish përsëritur pozicionet e tij: NATO, sipas tij, e ka shkelur premtimin dhe marrëveshjen lidhur me zgjerimin në Lindje. Aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë ishte i domosdoshëm, për të mbrojtur dy milionë rusët atje nga “grushti i shtetit” në Kiev.

Perëndimi do të vazhdojë ta dëmtojë Rusinë: si p.sh. sanksionet e Perëndimit kundër vendit të tij janë një “teatër absurd”. Bashkimi Europian dhe SHBA pas anksimit të Krimesë dhe për shkak të mbështetjes së kamufluar ushtarake për separatistët në Lindje të Ukrainës kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë. Por me to nuk synohet të ndihmohet Ukraina, më shumë Perëndimi do “të dobësojë mundësitë e influencës së Rusisë”, mendon Putin.

“Të gjithë kanë bërë gabime”

Përgjigjet dhe qëndrimet e Putinit – por jo pyetjet e gazetarëve gjermanë – u cituan në të gjitha edicionet televizive të lajmeve në Rusi. E gjitha mori karakterin e një leksioni, ndërsa Putin citonte nga dokumentat duke kaluar me gishtin tregues përmes radhëve të shkresave. Putin pranoi, se ekonomia ruse për shkak të rënies së çmimit të karburantit po përjeton “humbje të rrezikshme të ardhurash”. Por ekonomia shumë shpejt do të stabilizohet dhe do të gjenerojë forcë të re prej krizës, u përbetua Putin.

Veç kësaj Putin kërkoi falje për një rast, që ka të bëjë me nëntë vjet më parë, por që ende vazhdon të japë shkas për diskutim në Berlin: gjatë një takimi me kancelaren Angela Merkel asokohe Putin kishte lënë të hynte të palidhur në dhomën e pritjes qenin e tij labrador Koni. Kafsha i mori erë kancelares. Merkel, e cila ka frikë prej qenve, e kapërceu situatën. Putin siguroi tani, se me këtë nuk ka dashur ta frikësojë Merkelin. “Unë desha ta gëzoj atë.” Ai shtoi, se nuk e ka ditur që Merkeli nuk i preferon qentë. “Por pasi e mësova, që ajo nuk i do qentë, unë i kërkova falje asaj”, thotë Putin. Episodi me qenin labrador Koni ishte vendosur në disa portale ruse të lajmeve në krye të faqes – krahas pozicionimit të Putinit lidhur me krizën ekonomike.

Gazeta ekonomike “Vedomosti”, zëdhënëse e elitës ekonomike dhe gazetë e menaxherëve me orientim perëndimor, në faqen online të saj veçon si interesante në përmbledhjen që i ka bërë intervistës një fjali lidhur me politikën e jashtme: “të gjithë kanë bërë gabime”, pranon Putin, Rusia po ashtu si edhe Perëndimi janë fajtorë për mosmarrëveshjet aktuale. Një pohim, që jep shkas për spekulime.

Nuk ka fillim të ri në marrëdhëniet Rusi-Perëndim

Fjodor Lukjanov, kryeredaktor i revistës së afërt me Kremlinin për politikën e jashtme, paralajmëroi në bisedë me DW, nga pritshmëritë e mëdha: “ky nuk është një fillim i ri në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit.“ Rusia kërkon bashkëpunimin në çështjet praktike dhe do “t’i shmanget konfrontimit”. Sipas një analize të Alexej Malaschenko nga zyra e Moskës e fondacionit Carnegie, presidenti rus është në situatë të vështirë dhe i duhet të veprojë: “Putin ka nisur ta kuptojë, që situata e ekonomisë ruse është katastrofike“, tha Malaschenko për DW. Rusia tregon supremaci me aventura të kushtueshme ushtarake dhe rrezikon gjithnjë e më shumë duke u izoluar. “Kjo situatë është e rrezikshme për stabilitetin e brendshëm të Rusisë.” Ndaj Putin kërkon dialogun me Perëndimin; intervista me dy gazetarët gjermanë të “Bild”-Zeitung e dëshmon këtë./DW/
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”