"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Serbia

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Serbia

#1

Post by Adriana » Thu Apr 05, 2012 5:19 am

Tadiq jep dorëheqjen me shpresën e rizgjedhjes


Presidenti serb Boris Tadiq dha dorëheqjen. Me këtë ai hap rrugën që më 6 Maj të mbahen zgjedhjet e përgjithshme: presidenciale, parlamentare, krahinore (për Vojvodinën) dhe lokale në Serbi.


Boris Tadiq me dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë ka shkurtuar mandatin e tij në këtë post për një vit dhe i ka hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme me 6 Maj. Vendimin për dorëheqjen Tadiqi e bëri të ditur të Mërkurën. (04.04.) Pritet që ai të Enjten të takohet me kryetaren e parlamentit Sllavica Gjukiq - Dejanoviq, e cila do të ushtrojë këtë post deri në zgjedhjen e një presidenti të ri. Sllavica Gjukiq - Dejanoviq duhet të vendosë edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale. Sipas ligjit për zgjedhjen e presidentit, kreu i ri i shtetit duhet të zgjidhet brenda 30 - 60 ditë nga dorëheqja e presidentit aktual. Tadiq tha se, sipas mendimit të tij, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale me 6 Maj "do të ishte zgjidhja më racionale". Por ai shtoi se "nuk do të përzihet në punët dhe kompetencat e ushtrueses së detyrës së presidentes".

Evropa dhe Kosova

Boris Tadiq bëri të ditur se do të rikandidojë për postin e presidentit dhe do të vazhdojë angazhimet për integrimin evropian dhe ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë. "Me marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian ka përfunduar një fazë, ndërsa tani duhen vazhduar reformat politike dhe ekonomike. Për këtë politikë është i domosdoshëm edhe një legjitimim i ri nga populli", tha Tadiq.
Ndër detyrat kryesore në mandatin e ardhshëm Tadiq vendos "integrimet evropiane si dhe mbrojtjen e interesave legjitime të Serbisë në Kosovë". Sipas tij, "negociatat e ardhshme për anëtarësim në BE do të jenë shumë komplekse, për shkak të sfidave rreth Kosovës". Boris Tadiq u shpreh "shumë i bindur se do të rizgjidhet në postin e presidentit", por analistët në Beograd nuk janë kaq të sigurtë.

Sfiduesit e Tadiqit


Është shumë e mundur që do të ketë më shumë kandidatë konkurrues, por analistët në Beograd janë të mendimit se ndër kundërkandidatët më serioz të Tadiqit në këto zgjedhje do të jenë lideri opozitar, kryetari i Partisë Përparimtare Serbe Tomisllav Nikoliq dhe lideri i socialistëve Ivica Daçiq. Ndërkohë që disa qarqe kanë propozuar si kandidat edhe liderin e liberalëve Çedomir Jovanoviq, ndonëse ai vetë ende nuk është deklaruar për këtë kandidaturë.
Edhe lideri opozitar Nikoliq, i cili sipas disa sondazheve është kundërkandidati më serioz i Tadiqit, u shpreh i bindur "se do të fitojë". "Tadiqi është detyruar të shkurtojë mandatin, sepse qeveria e tij nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e problemeve në Serbi", theksoi Nikoliq.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”