"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjëndja politikës ndërkombëtare 2012

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Gjëndja politikës ndërkombëtare 2012

#1

Post by Adriana » Wed Apr 25, 2012 6:53 pm

Po e fillojme me evropen



Si qeveritë e majta, ashtu edhe të djathta po bëhen viktima të krizës...
Qeveritë, edhe pse në vende të ndryshme kanë patur gjithmonë arsye të brendshme politike, u rrëzuan, sepse nuk gjetën receta të efektshme kundër krizës së borxheve. Masat e ashpra të kursimeve, që u desh të ndërmerreshin nga shumë shtete, sollën rënien e qeverive. Këtu nuk luan rolin kryesor orientimi ideologjik i qeverive.
Malta, Austria, Luksemburgu dhe Gjermania. Këto janë fortesat e fundit të stabilitetit, nëse e shikojmë situatën nga perspektiva e qeverive në pushtet.
Në të gjitha shtetet e tjera të eurozonës që nga fillimi i krizës financiare dhe të borxhit ka patur të paktën një ndryshim të qeverive.
Populistët në ngritje:

-Në Greqi ka patur dy kryeministra të rinj.
-Në Itali Berluskoni konservator u zëvendësua me një teknokrat.
-Në Holandë pas dorëheqjes së fundit do të mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare brenda dy viteve,
-Në Spanjë votuesit e këmbyen socialistin Zapatero me konservatorin Rajoy.
-Në Francë jane para ndryshimit nga konservatore në socialiste, në qoftë se kandidati presidencial Hollande më 6 maj do të fitojë në raundin e dytë.
-Në Finlandë, njërin nga katër vendet e fundit me notën e lartë të vlerësimit, AAA, është krijuar partia armiqësore ndaj Evropës "Finlandezët e Vërtetë".
''Këto janë zhvillime alarmante, që nuk ndjehen ende në Gjermani".

Ironi e historisë:

Fakti që qeveria holandeze dështoi pikërisht nga paketa e kursimeve për reduktimin e borxhit të vet, është një ironi e historisë.
Një argument absurd, sepse qeveria holandeze ka qenë deri tani një nga përkrahësit më të fortë të politikës së rreptë të konsolidimit në nivel evropian.Populisti i krahut të djathtë Gerd Wilders deri tani toleroi qeverinë dhe tani u kthye kundër masave të kursimit të Brukselit. Largimin e aleatëve holandezë në samitet e BE-së mjeshtrat gjermanë të kursimeve do ta ndjejnë. Sepse hollandezët qëndronin deri tani në mënyrë të vendosur në anën gjermane dhe kanë kërkuar gjithnjë nga Greqia dhe vende të tjera në borxhe edhe pak më shumë.

Gjermania si ishull?!

Në vjeshtën e vitit 2013 në Gjermani zgjidhet parlamenti i ri. Pastaj kancelarja gjermane, e cila nga shumë evropianë quhet mjeshtre e kursimit, duhet të ballafaqohet me zgjedhësit. Angela Merkel dëshiron t'i qëndrojë besnike kursit të nisur të konsolidimit të buxhetit përmes uljes së shpenzimeve. Për të nuk ka receta të tjera. Për programet koniunkturore dhe stimujt për rritjen ekonomike me shpenzimet e shtetit mungojnë thjesht paratë. Mund të ishin vetëm programe me kredi. Po kjo do të ishte absurde në krizën e borxhit. Gjermanët jetojnë ende në një ishull me zhvillim të mirë ekonomik, me të ardhura të larta nga taksat, ndërsa përrreth tyre në Evropë ndjehen shumë pasojat e krizës.

Pyetja nuk është nëse, por kur ndikimi i kursimeve do të prekë edhe Gjermaninë.
Nëse ka fat, kancelarja do të shpëtojë edhe përtej zgjedhjeve të 2013-s, por nëse jo lind pyetja: c'farë partie do krijohet ne Gjermani?!Atëherë nuk përjashtohet krijimi i një partie euroskeptike, "Piratët" tregojnë shenjat e para.



( ky material është punuar nga unë, duke u bazuar në disa artikuj të ndryshëm që këto ditë po flitet për gjëndjen alarmante në europë )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Gjëndja politikës ndërkombëtare 2012

#2

Post by Adriana » Fri Apr 27, 2012 11:26 am

Europa para mbylljes së kufijve?


Kjo është një çështje tepër e debatuar brenda Bashkimit Europian. Ky debat vazhdoi edhe të enjten në Luksemburg gjatë takimit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian.

Për Bashkimin Europian dhe sidomos për qytetarët e saj lëvizja e lirë në Europë që filloi vite më parë është një arritje historike. Por ka disa vite që shumë qeveri i tremben fluksit të pakontrolluar të refugjatëve drejt BE-së. Disa qeveri, për shembull, kritikojnë Greqinë se nuk i kontrollon sa duhet kufijtë e saj duke mundësuar kështu që shumë emigrantë të hyjnë nga ky vend në shtete të tjera të BE-së.

Disa shtete të BE-së, në pararojë Gjermania dhe Franca, duan të kufizojnë për shembull marrëveshjen e Shengenit, së paku për një kohë të shkurtër. Pak ditë më parë, dy ministrat e Brendshëm të dy shteteve më të rëndësishme në BE, Francës dhe Gjermanisë, Claude Guéant dhe Hans-Peter Friedrich kërkuan në një letër të përbashkët prezantuar qeverive të tjera që në raste të jashtëzakonshme çdo shtet duhet të ketë mundësinë që të rivendosë vetë kontrollet kufitare deri në 30 ditë.

Ishte Danimarka ajo që verën e vitit të shkuar vendosi për një kohë të shkurtër kontrollet kufitare duke shkaktuar debate të ashpra. Ministri i Brendshëm gjerman Friedrich tha të Enjten se propozimi i tij nuk ka të bëjë aspak me danezët: "Danimarka ishte diçka tjetër. Danezët donin të fusnin rregullisht kontrollet kufitare. Kjo nuk është e pajtueshme me lirinë e lëvizjes. Ne duam që në raste nevoje, që në të shkuarën kanë qenë të rralla, të krijojmë një bazë të qartë ligjore. Dhe ne nuk pranojmë që kjo çështje të jetë kompetencë e plotë e Komisionit Europian, sepse për sigurinë çdo vend duhet të jetë vetë përgjegjës", tha ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU) në Luksemburg.


Berlini dhe Parisi pro sovranitetit kombëtar në çështjen e kufijve

Në debatin për kontrollet kufitare, Berlini dhe Parisi kërkojnë më shumë sovranitet kombëtar. Por edhe tani në BE janë të mundura kontrollet kufitare, por "vetëm në rast të kërcënimit të rëndë të rendit publik dhe sigurisë." Sipas Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, fluksi i refugjatëve nuk përbën një kërcënim të tillë. Këtë gjendje duan ta ndryshojnë ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Francës, dhe me sa duket ata nuk janë vetëm. Në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së të Enjten në Luksemburg ata tërhoqën edhe përkrahës të tjerë pas vetes.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner i pranoi plotësisht propozimet gjermano-franceze dhe shpjegoi se si e kupton ajo rolin e Komisionit Europian në të ardhmen: "Komisioni Europian duhet të jetë një sistem i hershëm paralajmërues që duhet të kapë në kohën e duhur rreziqet dhe të përgatisë në bazë të kësaj skenaret e duhura, por sidomos masa konnkrete që pastaj duhet të zbatohen. Dhe vetëm po qe se këto masa nuk kanë efekt, duhet të bëhet e mundur që të rivendosen kontrollet kufitare. Pra kontrollet kufitare duhet të jenë mjeti i fundit."

Të mos keqpërdoret Shengeni për fushata zgjedhore

Për komisioneren e BE-së për çështjet e Brendshme Cecilia Malmström kjo shpërndarje kompetencash nuk është e përshtatshme. "Ajo që është e nevojshme tek Shengeni është një mekanizëm europian, sepse Shengeni është një projekt europian. Komisioni nuk e ka ndryshuar qëndrimin këtu."

Propozimi i KE-së është që një vend në rast rreziku nga sulmet terroriste apo katastrofat natyrore të mund të vendosë vetë kontrollet kufitare për pesë ditë. Për zgjatjen e këtij afati duhet pastaj të vendoset në nivel europian. Propozimi gjermano-francez për 30 ditë kontrolle kufitare hasi edhe kritikanë takim. Madje në fund të takimit të ministrave të Brendshëm, komisionerja Malmström u shpreh shumë hapur. "Shengeni është shumë i rëndësishëm që të keqpërdoret për debate fushatash zgjedhore." Pas këtyre përplasjeve në Luksemburg, reforma e Shengenit sigurisht që do të shtyhet për në takimet e ardhshme.


Lajmi buron nga: dw.de
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”