"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SHQIPTARET NE ANEN E FITIMTAREVET?..

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

SHQIPTARET NE ANEN E FITIMTAREVET?..

#1

Post by Arban Blandi » Sat May 04, 2013 6:11 am

[col]SHQIPTARËT NË ANËN E FITIMTARËVET?..


Shkrimtari Stefan Cvajk thotë se një sekondë e vetme mund të permbysë fatin e njeriut. Madje edhe fatin e botës, fatin e gjithësisë, thotë ai.

Image

Po një shekull ç’mund të bëjë? Shteti shqiptar sot është njëqind vjeç. Gjatë një shekulli ka bërë një udhëtim dramatik. Shqipëria e ka parë veten të robëruar, e ka parë të copëtuar, e ka parë të çliruar. Ka derdhur gjak në anën e duhur dhe papritmas ka përfunduar e humbur.

Dramat historike e kanë pasur fillesën sidomos te pozita gjeostrategjike. Atdheu i shqiptarëve gjindet në Mesdheun e bukur e të pasur, aty ku zënë fill themelet e qytetërimit europian. Ai ndodhet në një pikë ku kryqëzohen interesa të Lindjes e të Perëndimit. Si rrallëkund, në atë rajon ka dendësi të madhe popujsh, qytetërimesh, kulturash, gjuhësh, fesh. Për pasoje, edhe luftash.

Në fund të fundit rëndesi ka me ia dalë mbanë. Shqipëria sot është vend i lirë, demokratik. Me 1991 ish-sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker vizitoi Tiranen. Ai u tha shqiptareve: freedom works, liria punon. Në 20 vjetët e fundit të shekullit të pavarësisë liria ka punuar shumë. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Eshtë kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Qytetarët lëvizin pa vizë në Perëndim. Inisiativa e lire ka dhënë fryte në çdo qelize. Vendi është i rrethuar nga fqinj më të mëdhenj në krizë të thellë, ka vështiresi, megjithatë nuk njohu resesion. Vazhdon rritja ekonomike.

Në krah të Shqipërisë së lirë, demokratike, është Kosova e lirë, demokratike. Në këto pesë vjet Kosova ka dëshmuar sa fort e ka merituar Lirinë. Kosova rrezaton paqe, Shqipëria rrezaton paqe, të dyja përhapin vetëm stabilitet.

Shqiptarët në Maqedoni janë më të lirë se kurrë. Shqiptarët në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi janë më të lirë se kurrë.

Një diplomat zviceran që ka shërbyer në Tiranë ka shkruar një libër me kujtime. E ka titulluar Shqipëria e paharrueshme. Ai tregon tri momente kur mësoi për herë të parë diçka për Shqipërinë.

1. Momenti i parë: duke lexuar librin e autorit gjerman Karl May Vendi i shqiptarëve. Ne libër shqiptarët përshkruhen si hajdutë e banditë, por dhe si luftëtarë.

2. Momenti i dytë: duke dëgjuar Radio-Tiranën në frengjisht, në kohë të diktaturës. Aty thuhej Shqipëria komuniste është parajsa e tokës.

3. Momenti i tretë: duke lundruar natën nëpër detin Jon, përballë brigjeve shqiptare. Brigjet shqiptare dukeshin të errëta e të frikshme. Edhe një udhëtar kështu thotë: atje është frikë të shkosh. Më vonë, një senator amerikan që vizitoi Shqipërinë komuniste, përdori metaforën e një trupi qiellor. Ai vend ishte si ana e pasme e Hënës, tha.

Cila është e verteta?

1.

Disa keqkuptime dhe paragjykime për shqiptarët janë të hershme. Kur diktatura e izoloi Shqipërinë, paragjykimet u shtuan. Shqiptarët në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi s’e kishin zërin e vet për t’i folur botës.

I. Keqkuptimi i parë: shqiptarët janë popull mysliman.

Nëpër histori, ky keqkuptim disa herë u ka kushtuar shqiptarëve. Jo rrallë Perëndimi i ka parë me dyshim si popull mysliman në zemër të Europës. Lindja i ka parë me dyshim si myslimanë që shohin nga Perëndimi.

Për më tepër, shqiptarët ishin të vetmuar. Ishin si vëllai i vetëm në një katund jodashamirës, ku të gjithë mundohen me ia ba gjamën, për me ia marrë plangun. Fqinjët ndihmonin njëri-tjetrin, se i lidhte gjaku i përbashkët. I lidhte edhe gjuha ose feja e përbashkët ose të gjitha këto. Ndërsa shqiptarët s’kishin lidhje gjaku me asnjë fqinj. S’kishin as lidhje gjuhe. Gjuha shqipe, gjuhë e lashtë indoeuropiane, është krejt e veçantë. Stërgjyshët e shqiptarëve, ilirët, përqafuan krishterimin qysh në shekullin e parë. Por shqiptarët s’kishin një fe të përbashkët me fqinjët. Shqiptarët nuk janë komb mysliman. Nuk janë as komb i krishterë. Shqiptarët janë komb shumëfetar. Janë myslimanë, të krishterë katolikë, të krishterë ortodoksë.

Për pasojë nëpër disa kthesa të rrezikshme të historisë shqiptarët kanë mbetur pa përkrahje. Shqipëria shpalli pavarësinë më 1912. Pas një viti në Konferencën e Londrës u vendos copëtimi i tokave shqiptare. Në Kosovë ishin zhvilluar kryengritjet më të përgjakshme për pavarësi. Pikërisht Kosova u ndëshkua rëndë, u la nën sundimin serb. Dhe jo vetëm Kosova.

Në Luftën e Dytë Botërore shqiptarët derdhën gjak si pjesë e koalicionit kundërfashist. Por Konferenca e Jaltës e la Shqipërinë në bllokun komunist. Sundimi 50-vjeçar komunist shpesh krahasohet me pushtimin 500-vjeçar otoman.

Dy parulla i bashkuan shqiptarët në luftë për pavarësi në shekullin e 19-të.

E para, Feja e shqiptarit asht shqiptaria, siç thuhet në poemën e Pashko Vasës O Moj Shqypni. Domethënë shqiptarët para së gjithash besojnë në vlerat e përbashkëta kombëtare dhe në vlerat e Lirisë. Shqiptarët e shohin fenë më shumë si çështje shpirtërore dhe më pak si shprehje identiteti.

E dyta, Dielli lind andej nga perëndon. Njëqind e njëmbëdhjetë vjet më parë, në vitin 1901, kur shqiptarët ende s’kishin shtet, një poet e atdhetar i madh, Ndre Mjeda, shkruante poemën Liria dhe ftonte shqiptarët me ndjekë shembullin e Xhorxh Uashingtonit. “Lirinë e keni ju, na hekrat kemi!”, u thoshte Poeti amerikanëve. Një tjetër poet i madh i kombit Naim Frashri, ndizte zemrat me vargjet lapidar: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”. Dhe ndërkohë ua kujtonte se dielli lind andej nga perëndon. Domethënë e ardhmja e shqiptarëve është në Perëndim, në Europë.

Tri gjëra besoj nuk janë të rastit:

1. Nuk është e rastit që kryengritjet më të fuqishme kundër perandorisë osmane myslimane janë bërë nga shqiptarët e besimit mysliman. Në kisha e xhami shqiptarët shkojnë bashkë. Krishtlindje, pashkë, bajram i kremtojnë bashkë. Pinë verë bashkë. Martesat janë të përziera. Kjo harmoni ndërfetare i ka habitur diplomatët e studiuesit e huaj.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, pas përmbysjes së diktaturës, punoja si gazetar. Gjëja e parë që bleu çdo familje shqiptare në liri ishte një antenë satelitore. Mund të rrinin pa bukë, por jo pa antenën satelitore. Endrra për t’u lidhur me botën ishte më agresive se ëndrra për mirëqenie. Për t’u lidhur me cilën botë? I kam vëzhguar me vemendje. Kurrë s’kam parë një antenë parabolike të kthyer nga Lindja, as nga fqinjët veriorë, as nga fqinjët jugorë. Të gjitha ishin të kthyera vetëm në një drejtim: nga Perëndimi.

2. Nuk është e rastit që për të bërë vizitën e parë të një pape në Ballkan Shenjtëria e tij Tij Papa Gjon Pali i 2-të zgjodhi Shqipërinë. Ishte 1993. Qindra mijë vetë mbushën sheshet. Shumica dërmuese myslimanë.

3. Nuk është e rastit që gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e të gjitha trojeve e feve mbrojtën çdo hebre. Mbrojtja e hebrenjve qe individuale dhe institucionale. Hebrenjtë që kishin qenë aty dhe ata që erdhën gjatë Luftës për të gjetur shpëtim, u pajisën me pasaporta shqiptare nga autoritetet e kohës. Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve mbas Luftës ishte disa herë më i madh se para Luftës. Ndërkohë që jo pak ishin larguar për në vende të treta me dokumente si qytetarë shqiptarë.

Nëna Terezë me humanizmin e saj universal është bijë shqiptare. Deri sa u bë murgeshë, emri i saj jofetar, ishte Gonxhe.

II. Keqkuptimi i dytë: shqiptarët janë përshkruar si të dhunshëm.

Fillimisht ky ka qenë cilësim sipas stereotipeve ballkanike. Karl May, për shembull, që ka ndikuar jo pak me librin e tij, s’e kishte vizituar kurrë Shqipërinë. Edhe gjuhën shqipe e ngatërronte me serbishten.

Nëpër arkivat e botës ka mija dhe miliona dokumente që flasin për një vend, për një ngjarje ose për një personalitet. Vlerësimet ndryshojnë: janë të përafërta, të ndryshme ose të kundërta. Varet se cilin burim zgjedh për t’iu referuar. Kësisoj një referencë mund të japë thelbin, por edhe mund të dezinformojë.

Në fund të qindvjetëshit të njëzetë, rrethanat ndryshuan dhe u krijuan stereotipe të reja. V. Havel ka thënë: një popull që sapo del nga robëria është si i burgosuri që sapo del nga burgu. Njeriut që sapo del prej burgu ia vret sytë dielli. Ai nuk sheh ku ve këmbën. Nuk di çka me ba me lirinë.

Një gjendje e përafërt ishte me qytetarët e vendeve ish-komuniste pas rënies së perdes së hekurt. Pra edhe me shqiptarët. Herë-herë media amplifikon për sensacion. Nëse një francez vriste një francez në rrugët e Parisit, kjo nuk përbënte lajm. Nëse vrasjen e kryente një rumun, një shqiptar a një bullgar, lajmi zinte kryet e kronikave të zeza.

Vlerat e një populli nuk përfaqësohen prej individëve të rastit. Vlerat e një populli përfaqësohen prej elitës së tij. Vlerat e një populli i dëshmon rruga që ai popull zgjedh me vullnet të lirë.

Shqiptarët janë pershkruar si te dhunshem. Por ne te vertete shqiptaret janë të parët që futën kulturën e antidhunës në Ballkanin e përmbytur në gjak.

Në fund të viteve nëntëdhjetë shqiptarët në Kosovë zgjodhën qëndresën paqësore, si sfidë kundër shtypjes nga Beogradi. Disa e quajtën gandizëm. Shqiptarët në Kosovë rrëmbyen armët vetëm kur shterrën mundësitë e tjera. Perëndimi, Aleanca e Atlantikut, u bë aleate e tyre. Diçka e përafërt pat ndodhur në Shqipëri. Lufta e klasave, varfëria, mungesa e lirive kishin qenë më mizore se në Rumaninë e Çausheskut. Megjithatë shqiptarët shmangën skenarin e dhunshem rumun. Përmbysën pa gjak një diktaturë të lyer me gjak.

Shqiptarët s’kanë mëdyshje per rrugen e zgjedhur: të ardhmen e shohin vetëm në Europë. Sot, në 100-vjetorin e themelimit të shtetit të pavarur shqiptar, kombi ynë është afër kësaj ëndërre më fort se kurrë në histori.

III. Keqkuptimi i tretë: duke ndjekur stereotipet e Ballkanit, shqiptarët janë përshkruar si nacionalistë.

Studiuesi amerikan Bernard Fisher thotë se shqiptarët janë populli më pak nacionalist në Ballkan. Njësoj si zviceranët, kurrë s’kanë bërë lufta pushtuese. S’kanë përndjekur kënd për arsye race, përkatësie etnike, feje.

Në 600 vjetët e fundit ushtritë shqiptare kanë kapërcyer kufirin tri herë. Të tri herët kanë shkuar për të ndihmuar, jo për të pushtuar.

-Gjergj Kastrioti në Mesjetë shkoi në Itali për të ndihmuar mbretin e Napolit.

-Brigadat partizane në L2B shkuan deri në Bosnje, duke ndjekur fashizmin.

-Sot repartet e ushtrisë shqiptare janë Afganistan e në vende të tjera, në emër të paqes e lirisë, në kuadër të NATO-s.

Nacionalizmi shqiptar ka spikatur me dy cilësi:

-si nacionalizëm i ngadaltë; dhe
-si nacionalizëm thjesht mbrojtës.

Në një rajon me nacionalizma primitivë të etshëm për gjak, ky lloj nacionalizmi s’ka qenë aq i dobishëm për shqiptarët.

IV. Keqkuptimi i katërt është midis vetë shqiptarëve.

Shqiptarët nuk ia përtojnë sherrit, sidomos me njëri-tjetrin. Ismail Kadare ka shkruar një sprovë të shkëlqyeshme për këtë çështje : Mosmarrëveshja. Shpesh shqiptarët nuk respektojnë dhe aq orën, nuk e vlerësojnë sa duhet më të çmueshmen, kohën. E zviceranët mahiten me ne: ju keni kohën, ne kemi orët, thonë.

Shqiptarët kanë qef me u mburrë. Shikoni makinat nëpër rrugët e Tiranës ose të Prishtinës: shumica janë Benz-Mercedes. Shqiptarët ende nuk i kanë mundësitë ekonomike për makina kaq të shtrenjta. Joshja për t’u dukur, etja per ta gëzuar lirinë maksimalisht dhe menjëherë, duke kapur kohën e humbur, i ka sfiduar mundësitë ekonomike.

Kjo lloj sjelljeje është tipike për njerëzit e Ballkanit.

2.

Shekulli që fillon pas këtij 100-vjetori është shekull i shqiptarëve. Më në fund jemi vetvetja, sepse jemi të lirë. Jemi çliruar nga diktatura, jemi çliruar nga pushtuesit. Miqtë dhe aleatët i kemi zgjedhur e i zgjedhim vetë, kemi zgjedhur aleatët tanë të natyrshëm dhe jo aleatët e rremë, të imponuar. Jemi të rreshtuar në krahun e duhur, në krah të Uashingtonit e të Brukselit, në krah të atyre që bënë historinë dhe fituan historinë. Kemi përqafuar të njëjtat vlera, luftojmë për të njëjtat vlera.

Na bashkon e na frymëzon dëshira e shenjtë: për të qenë të gjithë shqiptarët të bashkuar në Europën e Bashkuar.

Në këtë arritje historike dy faktorë kanë qenë vendimtarë: vullneti i shqiptarëve dhe mbështetja e vendeve mike. Në këto vende mike bën pjesë edhe Zvicra. Në fillim të viteve nëntëdhjetë lëvizja popullore kundër diktaturës kishte disa parulla kryesore. Një prej tyre ishte E duam Shqipërinë si Zvicra. S’ka fushë të jetës në Republikën e Shqipërisë ku nuk është ndier mbështetja e Zvicrës në këto 20 vjet. Zvicra është vendi i parë që ka kërkuar zyrtarisht pavarësinë e Kosovës në OKB. Mërgata shqiptare këtu është më e madhja në Europë, në raport me popullsinë e vendit. Zvicra investon dhe u mundëson shqiptarëve që të perfitojnë sa më shumë nga vlerat e shoqërisë zvicerane dhe njëkohesisht të ruajnë vlerat e tyre identitare, gjuhën, lidhjet dhe rrënjët me vendlindjen. Kombi shqiptar i është shumë mirenjohës Zvicres.

Nëse i referohemi prapë thënies së Cvajkut, shqiptarët vijnë në këtë 100-vjetor pasi u ka trokitur në derë sekonda madhështore. Sekonda që përmbysi fatin që s’e kishim merituar. Dhe i hapi rrugë Fatit që meritojmë. Populli thotë nafaka (fati) do kapë për flokësh. Ne kemi edhe shumë rrugë për të bërë. Kemi miq e aleatë të mëdhenj, por miqtë e aleatët na këshillojnë: punët që duhet me i krye ju vetë, kryejini ju vetë. Dhe ne po i kryejmë vetë. Ne do t’i kryejmë vetë, gjithnjë e më mirë. Ne kemi Zotin me vete. Thonë se Zoti i ka thënë Njeriut: Ndihmoji vetes pak, se të ndihmoj unë shumë. Neve na ndihmon Zoti, kur ndihmojmë veten. Kombi shqiptar po ndihmon veten dhe do ta ndihmojë gjithnjë e më fort veten. Miqtë e mëdhenj, Uashingtoni e Brukseli, na mbështetin.

M.ELEZI|[/col]
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”