Page 1 of 1

“Zonja Merkel, t’ju vijë turp”

Posted: Thu Oct 15, 2015 2:18 pm
by Adriana


“Zonja Merkel, t’ju vijë turp”
Marrë me shkurtime nga Bild




Është sulmi më i ashpër, me të cilin është përballur ndonjëherë kancelarja ballë për ballë.

Edhe pritja ishte e hidhur për Angela Merkelin, 61 vjeç.

Ndërkohë që kancelarja gjermane po ngjitej në sallën “Globana Messezentrum”, një burrë e sulmoi.

Ai është i zemëruar, flet duke u dridhur: “Zonja Merkel, turp t’ju vijë”.

Ajo vetëpërmbahet, shkon direkt në skenë.

Ai është anëtar i CDU, nuk do të tregojë emrin e tij.

“Asaj duhet t’i vijë turp për atë që po i bën vendit”, thotë ai për gazetën Bild.

Rreth 1 mijë anëtarë të CDU-së kanë ardhur nga organizatat e partisë nga Saksonia, Tyringeni, Berlini dhe Brandenburgu.

Është shtruar një qilim, një qilim gri.

Karriget janë gri, murët janë gri.

Në fakt do flitet për tre rezoluta për partinë, por askush në sallë nuk është i interesuar.

Kancelarja nuk ka hyrë akoma mirë në sallë, ndërsa një baner e pret tek karrigia e saj: “Ndaloni fluksin e emigrantëve”.

Është partia e saj, baza e saj, që qëndron në radhët e dendura përpara saj.

Në fjalimin e saj Merkel flet për pikëpamjet e krishtera për njeriun, për dinjitetin njerëzor, për nenin 1 të Kushtetutës, vlerëson përpjekjet e Bavarisë dhe përparimin që po bëhet për kthimin e refugjatëve nga Ballkani Perëndimir.

Por nuk ngjisin.

Me qetësi, Merkel shpjegon situatën në Siri, terrorin e ISIS, bombat-fuçi të Assad dhe rolin e Turqisë në krizën e refugjatëve.

Bota e saj janë detajet diplomatike, bota e njerëzve është tjetër.

Me një xhaketë sportive blu, ajo përsërit duke ngritur duart në ajër: “Mund të rishikojmë numrat”.

Por salla dëgjon vetëm ato fjali ku flitet për deportim, shpërndarje, ndalim të emigracionit.

Vetëm për to ka duartrokitje.

Mapo.Al*Marrë me shkurtime nga Bild

Re: “Zonja Merkel, t’ju vijë turp”

Posted: Wed Oct 28, 2015 5:20 am
by Adriana
“Financial Times”: Përfundon epoka e artë e Merkel


Epoka e artë e Angela Merkel ka mbaruar, sipas prestigjiozes “Financial Times”, e cila i ka dedikuar një editorial kancelares gjermane. Në shkrim trajtohet fakti se suksesi i politikanes gjermane është venitur me kalimin e kohës, ku një kolpo të madhe i ka dhënë kriza e refugjatëve. Sipas “Financial Times”, dominanca e saj në politikën globale e po ashtu në Gjermani, është drejt shterimit. Disa aleatë të ngushtë në parlament e pranojnë mundësinë se kancelarja me gjasë do t’i duhet të japë dorëheqjen nga posti, para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vitin 2017. Ndonëse Merkel nuk është ajo e cila ka shkaktuar luftën civile siriane, apo problemet e tjera në Eritrea apo në Afganistan, është pikërisht përgjigja e saj e guximshme se do të presë mijëra refugjatë jo vetëm në Gjermani, por në Europë, ajo çka ka zgjuar tensione. Ndonëse e nisur nga solidariteti shkruan “Financial Times”, problemi është se Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë humbur kontrollin e situatës. Fasada është: “po, ne mund ta bëjmë këtë”. E ndërsa realiteti tregon se: “shpenzimet janë në rritje, shërbimet sociale po falimentojnë, popullariteti i Merkel ka rënë, e po ashtu dhuna është në rritje”. TO