"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#1

Post by Adriana » Sat Nov 07, 2015 5:00 pm



Shqipëria e Rusia përplasen për Kosovën në UNESCO


Në Paris po zhvillohet konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, takim që po mbahet për të promovuar edukimin si edhe për të ndaluar rrjedhën e ekstremizmit të dhunshëm.
Teksa bota përballet me një kërcënim që nuk njeh kufij, anëtarët e UNESCO-s treguan angazhimin e tyre në përballimin e kësaj sfide duke cilësuar dijen dhe arsimin si “armën e duhur”.

Një vëmendje të madhe në këtë konferencë po merr edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës, si anëtare me të drejta të plota. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka folur se si Kosova në UNESCO nuk është vetëm nevojë, por edhe e meritueshme.

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, është jo vetëm i nevojshëm, por më se i merituar. Kosova me historinë, popullin, monumentet dhe kulturën e saj, ka ruajtur një pjesë të mozaikut kulturor të Ballkanit. Të gjithë shtetet e tjera të rajonit janë anëtare të UNESCO-s dhe do te ishte absurde, madje dhe qesharake, që një anëtar i familjes së Ballkanit të mos jetë edhe formalisht brënda organizatës më të madhe në aspektin e kulturës dhe arsimit, ndërkohë që Kosova është pjesë e saj prej lidhjes së saj organike dhe historike. Kultura nuk njeh kufij adiministrativë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar Tjetrin, përkundrazi, ajo pasurohet nga shkëmbimi dhe përfshirja. Ky është thelbi i ekzistencës së UNESCO-s”,u shpreh Kumbaro.

Ndërkaq nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh kundër përdorimit të UNESCO-s si mjet për të legjitimuar, siç ka thënë, “shtetin e vetëshpallur të Kosovës”.

“Me gjithë vështirësitë e jetës politike ndërkombëtare, është e rëndësishme shmangja e politizimit ne aktivitetet e UNESCO-s, ku ne aktualisht jemi dëshmitarë në lidhje me përpjekjet për t'i hapur rrugën anëtarësimit të Kosovës, në shkelje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov.

Kundër deklaratave të Lavrovit, e për Kosovën në UNESCO janë shprehur miqtë perëndimorë të shtetit të ri. Kosova ka marrë një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësim drejt organizatës së OKB-së, UNESCO. Anthony Blinken, zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Kerry, ka thënë në konferencë në Paris, se ky anëtarësim për Republikën e Kosovës është i pashmangshëm.

“Kushtetuta e UNESCO-s është e qartë në këtë çështje, është një rrugë e pamohueshme për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Më 21 tetor, Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s e bëri një rekomandim për anëtarësimin Kosovës, por votimi për të dhënë verdiktin përfundimtar do të mbahet ditën e hënë.

BotaSot
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kosova nuk bëhet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#2

Post by Adriana » Mon Nov 09, 2015 9:51 pm

Në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-së, Kosova nuk arriti të jetë pjesë e kësaj agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë.

Nga 172 anëtarë, 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të vendeve që votuan pro, kundër dhe abstenuan lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO.

Vendet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin:

Australia, Arabia Saudite, Bahama, Kili, Belgjika, Kanada, Franca, Danimarka, Portugalia, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Çibuti, Estonia, Pakistani, Kongo, Gjeorgjia, Panama, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Çekia, Britania e Madhe, Kroacia,Mali i Zi, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra, Ishujt Solomon, Islanda, MalaWi, Malta, Omani, Pakistani, Republika Çeke, Tanzania, Somalia, Çadi, Senegali , Burkina Faso, Çadi, Kuvajti, Bahrejni, Jordania, Kosta Rika, Salvadori, Katari Emiratet e Bashkuara Arabe, etj.

Vendet që votuan kundër ishin:

Rusia, India, Bjellorusia, Angola, Ekuadori, Indonezia, Moldavia, Kongo, Republika Dominikane, Palestina, Eritrea, Suriname, Spanja, Sudani i Jugut, Argjentina, Armenia, Bjellorusia, Bolivia, BotsWana, Brazil, Qipro, Mozambiku, Etiopia, Kazakistan, Kenia, Serbia, Kirgistani, Libani, Letonia, Libia, Maroku, Sllovakia, Meksika, Koreja e Veriut, Uruguai, Venezuela, Indonezia.

Vendet që abstenuan ishin:

Vietnami, Kolumbia, Polonia, Rumania, Singapori, Tunizia, Zambia, Trinidad, Tabago, Greqia, Azerbajxhani, Butani, Bosnja Hercegovina , Burundi, Irani, Uzbekistani, Turkmekistani, Irak, Nigeria, Taxhikistani, Algjeria, Kamboxhia, Egjipti, Mauritania, Maldivet, Xhamajka, Nepali, Ukraina, Peru, Koreja Jugore, Kameruni, Mongolia, Bangladeshi, Ishujt Marshall.






Materialin i plote mund ta lexoni me poshte:
Kosova nuk bëhet anëtare e UNESCO-s


(E plotesuar)Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], nuk votoi sot në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.

Votës pro i munguan gjithsej 3 vota.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht Shqipëria.

Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por e cila kërkesë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme.

Autoritetet e Kosovës, tash e disa muaj, kanë lobuar tek vendet e ndryshme të botës për të përfituar mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Kosova në përgjithësi, ka zhvilluar një fushatë, siç është quajtur, pozitive për t'u bërë anëtarja më e re e organizatës, ndërkohë që autoritetet e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, po ashtu kanë zhvilluar një fushatë të intensifikuar, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që hapi rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Në këto momente po votohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Plani i Serbisë që votimi për Kosovën të shtyhen ka dështuar pasi që shumica e vendeve të Asamblesë së Përgjithshme e kanë kundërshtuar këtë propozim.

Kosovës i janë dashur 75 vota për të kundërshtuar propozimin e Serbisë për shtyrje. Por mbështetja e Kosovës ka qenë edhe më madhe. 89 shtete e kanë kundërshtuar kërkesën e Serbisë dhe kanë votuar në të mirë të Kosovës që të mos shtyhet votimi. Ndërkohë propozimin e Serbisë e kanë përkrahur 59 vota. Prej 170 votave 22 shtete kanë abstenuar.

Pas pak do të votohet për pranimin e Kosovës apo jo.

Thaqi: Fituam betejën kundër propozimit rus dhe serb

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaqi thotë se fituam një betejë kundër propozimit rus dhe serb.

“U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje. HTH”, shkruan Thaqi në Facebook./BS

Votojnë shtetet për kërkesën e Serbisë

Në këto momente po votohet kërkesa e Serbisë që të shtyhet për vitin tjetër çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO.

Secili shtet po voton veq e veq me PO, JO apo Abstenim./BS

Fuqitë e Mëdha mbështesin Kosovën, Serbia kërkon shtyrjen e debatit për Kosovën

Fuqitë e mëdha po e mbështesin anëtarësimin e Kosovës edhe gjatë debatit të ashpër që po zhvillohet në UNESCO.

SHBA, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia në fjalimet e tyre u shprehen kundër shtyrjes së votimit dhe pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Tërheqjen nga rendi i ditës e ka kërkuar Serbia, ndërkohë të gjitha vendet që janë pjesë e UNESCO-s po japin vlerësimin e tyre se a duhet të jetë Kosova në agjendë për t’u votuar për anëtarësim në këtë organizatë.

Austria pro votimit për Kosovën në UNESCO

Kanë vazhduar përplasjet në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ndërkohë, Austria ka thënë se është pro votimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Serbia kërkon shtyrjen e debatit për Kosovën

Ka nisur seanca e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s ku pritet të vendoset për anëtarësimin e Kosovës.

Serbia, siç është pritur ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësimi Gjatë një debati të ndezur. Propozimi i Serbisë i mbështetur nga Rusia, Argjentina, Kuba e kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania.

11:50 - Serbia ka propozuar shtyrjen e vendimit për pranimin e Kosovës.

11:40 - Ajo filloi seancën e Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s i cili do të diskutohet për pranimin e Kosovës.

Ambasadori serb në të UNESCO-s Darko Tanaskoviq në fillim të takimit me dije se një vendim mbi pranimin e Kosovës në UNESCO të shtyhet.

/Bota.Sot/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Aleksandri I Madh
Member
Member
Posts: 19
Joined: Fri Aug 07, 2015 7:14 pm
Gender: Male

Re: Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#3

Post by Aleksandri I Madh » Tue Nov 10, 2015 9:04 am

plehrat ka vetem nje rruge bashkimi me shqiperine

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#4

Post by Zeus10 » Tue Nov 10, 2015 4:27 pm

Serbet nga keto pengesa, qe po i vendosin Kosoves, fitojne vetem armiqesine e perjetshme te fqinjit te tyre, qe do apo nuk do Serbia do te behet me i forte. Politika serbe eshte driteshkurter, ne vend qe te perpiqet qe ti rregulloje pak marredheniet ne ate qe historia i ka vendosur perbri dhe ajo padrejtesisht e persekutoi kur mundi, mundohet te beje akomate fortin, kur eshte me e dobet se kurre. Ne shqiptaret nuk duhet ta harrojme kete, do te vije nje dite kur do jemi te bashkuar dhe serbet, greket e te tjere, do te na luten per miqesi.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#5

Post by ALBPelasgian » Wed Nov 11, 2015 2:22 pm

Une mendoj se asht dramatizue ma teper se c'duhet mos-anetaresimi i Kosoves ne UNESCO. Ne te vertete, ketu spikat edhe njihere mjerimi i politikes se "jashtme" te Kosoves, ku ambiciet e saj jane te ulta e aspak largvajtese. Anetaresim ne UNESCO, liberalizim vizash, prostituim brenda Schengenit jane shtyllat kryesore te MPJ si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Prandaj s'asht e habitshme pse pesha politike e shqiptareve po behet gjithnje e me padukshme, gjithnje e me e parendesishme. Fakti qe nji numer i shteteve qe kane njohur pavaresine e Kosoves, por votuan kunder anetaresimit te saj, flet qe pozicioni nderkombetar i Serbise asht superior: ajo ka fituar simpatine e botes mu per faktin se te majte e te djathte gjithandej botes e shohin ate si "viktime" te "imperializmit te Uashingtonit", qe i perkrahu disa 'gangster' e 'terroriste' per interesa gjeostrategjike. Edhe diplomacia e zgjuar, gati-gati perfide, per te koketuar here me Perendimin, here me Rusine, po u jep serbeve epersi te madhe. Fakti qe pavaresia e Kosoves po kthehet ne virtuale, si per shkak te kontestimit te saj ne rrafsh nderkombetar (mos-anetaresimi ne OKB, mos-njohja nga BE) ashtu edhe nga fakti qe gjithcka kruciale po shtrohet ne bisedime, paralajmeron qe intervencionizmi fillimisht politik, e me vone ushtarak, i Serbise asht cashtje kohe. "Pavaresia" e Kosoves po del nji projekt i deshtuem - dicka qe po i jep lande te pare pandehmes malicioze se shqiptareve u mungon vetedija veteqeverisese. Ne fakt, BE po e shkaperderdh shtetesine e Kosoves, bashke me nderhyrjet e vazhdueshme te Serbise. Kesaj i kontribuon jo pak edhe nji Qeveri thellesisht inferiore, bashke me opoziten po kaq te kontaminuar nga motive efemere. Nese kthehemi prapa ne vitin 2008, Shqiperia do te duhej te ishte me e zeshmja KUNDER pavaresise se Kosoves. Pse? Sepse ne territorin e saj historik, etnik e kulturor asht formue nji pseudo-shtet. Une prirem ta shoh mos-anetaresimin e Kosoves ne UNESCO (ashtu si dhe ate ne OKB, FIFA, UEFA, etj etj) ne nji drite tjeter: shqiptaret gjithnje e me shume po gjenden para realitetit se nji perfaqesim i dyzuar asht i pamundshem. Pra, rrugedalja do te jete vec nji shtet i vetem: nje ulese e vetme ne OKB e keshtu me radhe ne te gjitha institucionet nderkombetare.

Para se te brydhet perfundimisht shteti i Kosoves (nje perfundim ky i pritur), duhet me ba perpjekje me e zhbi entitetin serb, ashtu sic duhet me e suspendue juridiksionin e Kishes Ortodokse Serbe mbi manastiret dhe kishat ortodokse ne Kosove. Vetem keshtu, Serbise do t'i humbte baza e perzierjes se saj ne Kosove.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#6

Post by Zeus10 » Wed Nov 11, 2015 11:00 pm

Mua me shqeteson me shume varferia, qe ka pllakosur te dyja shtetet tona, qe ne rastin e Kosoves, behet alarmant, sepse pervecse mbjell injorancen, venit dhe endrren per pavaresi, sepse njeriu nga natyra me se pari e deshiron lirine, per te jetuar me mire nga pikepamja ekonomike. Nje liri, qe nuk te siguron hapesira ekonomike, nuk mund te quhet me e tille.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#7

Post by Adriana » Thu Nov 12, 2015 10:51 am

ALBPelasgian wrote:Une mendoj se asht dramatizue ma teper se c'duhet mos-anetaresimi i Kosoves ne UNESCO. Ne te vertete, ketu spikat edhe njihere mjerimi i politikes se "jashtme" te Kosoves, ku ambiciet e saj jane te ulta e aspak largvajtese.

Edhe une jam e mendimit qe me politiken e jashtme (prishtin apo tirane) jemi populli me i mjeruar!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kosova nuk pranohet anëtare e UNESCO-s (VIDEO)

#8

Post by Adriana » Thu Nov 12, 2015 1:51 pm

  Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i mospranimit të Kosovës në UNESCO nuk e minimizon shtetësinë e Kosovës ndërsa prioritet i Qeverisë mbetet anëtarësimi në organizata të tilla.

Kishim* mbështetje të madhe ndërsa kjo çështje u keqkuptua nga Serbia”, ka thënë ai.

Thaçi gjithashtu ka thënë se kjo situatë është goditje për rajonin ndërsa ai ka treguar se votat tregojnë se ne kemi fituar* kundër Serbisë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se Kuvendi është ballafaquar me bllokadë dhe dhunë* opozitare e kjo sipas tij ka ndikuar gjatë muajve të lotimit.

Është dashur të shpjegohet* te njerëzit bllokada dhe situata”, ka përfunduar ai.  




-Kishim* - do kemi, do jemi, do themi, po a kemi?

-votat tregojnë se ne kemi fituar*- cfare kemi fituar?

-Kuvendi është ballafaquar me bllokadë dhe dhunë* - ndervite perballemi me kete problem, vetem per kete punojne, te ruajne karriget e kuvendit !

-Është dashur të shpjegohet situata* - te gjitha shtetet perplasen me situata te tilla brenda vendit te tyre, por ama me politiken jashte vendit te gjithe jane shume me te pergatitur dhe kane nje qellim, ndersa tek ne si brenda -jashte vendit kemi po te njejta rezultate!!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”