"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

EU-2016: Holandezët marrin presidencën e radhës

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

EU-2016: Holandezët marrin presidencën e radhës

#1

Post by Adriana » Tue Jan 12, 2016 1:57 pm

BE: Holandezët duan rezultate jo vizione

Holandezët janë ndër themeluesit e BE-së. Ata konsiderohen me përvojë në menaxhime krizash. Për herë të 12-të ata kanë presidencën e radhës që nga konstituimi i BE-së në vitin 1958.

Image

Presidenca nuk sjell kushedi sa pushtet, por kryetari i presidencës thotë fjalën e tij kur përcaktohet axhenda politike, ai duhet të farkëtojë kompromise në kushedi sa takime. E holandezët kanë nevojë më shumë se kurrë për këtë përvojë dhe mençuri në negociim, sepse BE gjendet në pikun e një “serie problemesh komplekse”, si u shpreh edhe Mark Rutte, kryeministri holandez me marrjen e presidencës në Amsterdam. Kryeministri holandez synon të zgjidhë problemet si kryetar i presidencës së BE-së jo thjesht t’i adresojë ato. Por edhe pas vizitës së Komisionit Europian në Amsterdam nuk dihet ende se si do ta bëjë këtë...

Image

Rutte kishte ftuar të gjithë Komisionin Europian, një gjest i zakonshëm në ndërrimin e presidencave. Kreu i KE-së, Juncker dhe Rutte që njihen prej vitesh, kanë rënë dakord për një strategji të përbashkët për të përballuar krizën e refugjatëve dhe lëkundjen e fortë të solidaritetit brenda BE-së. „Për të ardhmen e BE-së kemi folur shumë, madje shumë tepër“, tha Mark Rutte që e sheh veten si pragmatist. „Tani duhet t'i vemë gjërat në lëvizje. Mos prisni nga unë vizione në gjashtë muajt e ardhshëm e më pas.“ Presidenca holandeze është konceptuar thjesht, madje edhe logoja është e presidencës së fundit në vitin 2004. Kështu kursehen para dhe liberali i ekonomisë e kreu i qeverisë nga viti 2010, Mark Rutte gëzohet



Jo i kënaqur me Turqinë dhe disa vende të BE-së

Numri i refugjatëve dhe azilkërkuesve që vijnë në Europë duhet të ulet, përsërit kryeministri holandez. Përditë shkelin në Europë 3000 refugjatë. Për këtë duhet përmirësuar bashkëpunimi me Turqinë, duhet të ngrihen qendrat e regjistrimit në Greqi dhe të organizohet një shpërndarje efektive e refugjatëve. Se si duhet të funksionojë ajo që prej muajsh nuk ka funksionuar duke e futur BE në një krizë të thellë, këtë nuk e thonë konkretisht as Rutte dhe as presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker. „Aktualisht numri i refugjatëve është relativisht i lartë“, thotë kreu i zëvendskryetari i KE-së, Frans Timmermans, që deri para ngjitjes në Bruksel ka qenë ministër i Jashtëm në qeverinë e Rutte-s. Pra të gjithë njihen mirë me njëri-tjetrin. Timmermans udhëton të dielën (10.01) nëTurqi për të diskutuar masat e planifikuara me Turqinë për kontroll më të mirë të bregdetit e furnizimin e refugjatëve sirianë. „Kemi bërë hapat e parë inkurajues, por jemi larg të qenurit të kënaqur“, tha Timmermans në Amsterdam. Në nëntor BE dhe Turqia ranë në ujdi për një “plan aksioni”. Për ndihmën që ofron Turqia merr nga Europa 3 miliardë euro dhe koncesione politike në lidhje me bisedat e ngecura të negociatave të pranimit.


„Duhet të bëhet realitet shpërndarja e 160.000 refugjatëve brenda BE-së“, kërkoi Rutte. Këtij plani BE i vuri vulën kundër rezistencës së vendeve europianolindore që u mundën me votë. Por deri më tani është bërë shumë pak. Vetëm disa qindra refugjatë janë shpërndarë nga Greqia e Italia në vendet e tjera. Se si do të veprojnë holandezët për të riaktivizuar solidaritetin brenda BE-së, Rutte nuk e tha. „Premtimet duhet të mbahen“, tha Rutte.


Mbrojtja e përbashkët duhet të shpëtojë Shengenin

Deri në qershor presidenca holandeze duhet të arrijë marrjen e një vendimi për mbrojtjen e përbashkët të kufijve. Për shkak se kjo temë delikate prek sovranitetin e shteteve të BE-së, Mark Rutte e di se nuk do të jetë e lehtë të gjejë kompromisin brenda 28 vendeve anëtare. Rutte ka marrë një masë paraprake. Ministrat e Brendshëm të BE do të takohen gjatë kësaj presidence jo çdo 12, por çdo 4 javë për të gjetur një zgjidhje. Deri në qershor duhet të arrihet një koncept, por deri në një mbrojtje efektive të kufijve e marrjen e përgjegjësisë nga mbrojtja kufitare e BE-së “do të kalojnë vite”, thotë një diplomat i BE-së.
Presidenti i KE-së, Jean Claude Juncker e reklamon mbrojtjen kufitare si formulën magjike për të garantuar edhe më tej lirinë e lëvizjes brenda zonës Shengen pa kontrolle kufitare. „Duhet ta shpëtojmë Shengenin“, kërkoi Juncker në Amsterdam. „Nuk mund të jetë më kështu, nuk kalon java e një vend fillon e rivendos kontrollet kufitare“. Suedia dhe Danimarka kanë vendosur për disa javë në pika të caktuara kontrollet kufitare. Edhe Gjermania, Belgjika, Franca, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Çekia e Austria kontrollojnë pjesërisht udhëtarët në kufijtë e tyre.


Një „Dublin“ i ri

Paralelisht me këtë KE synon që në javët e ardhshme të gjejë një model realist për rregulloret e “Dublinit”, sipas të cilit refugjatët duhet të regjistrohen e të marrin kujdesin e parë në vendin ku shkelin për herë të parë në BE. Ky rregull nuk funksionon prej vitesh për shkak të fluksit të madhe në Greqi e Itali. Merkel e shpalli Dublinin për “të dalë jashtë funksioni” dhe i hapi kufijtë për migrantët që duhej të regjistroheshin sipas rregullores në Austri, Hungari apo Greqi.


Probleme brenda BE: Britania e Madhe dhe Polonia

Deri në fund të shkurtit, kreu i presidencës Rutte do arritjen e kompromisit me kryeministrin “rebel”, David Cameron. Ai kërkon reforma dhe kërcënon me një referendum për daljen e britanikëve nga BE, që ndoshta mund të zhvillohet edhe në verë. “Jam relativisht optimist, por ka ende shumë punë”, tha Rutte. Por edhe Polonia është kthyer në një problem për BE. Qeveria e re konservatore polake i mori kompetencat Gjykatës Kushtetuese dhe ndërmori hapa që kufizojnë lirinë e medias. Javën e ardhshme, KE kërkon të hapë procedurën për të kontrolluar shtetin e së drejtës si pasojë e këtyre masave të qeverisë polake. Por Juncker e zbuti situatën kur tha se “nuk beson se është i nevojshëm zbatimi i nenit 7.“ Sipas nenit 7 në marrëveshjet e BE-së në raste shkeljesh të ligjeve të shtetit të së drejtës, penalizimi parasheh heqjen e së drejtës së votës.”Ne duam të punojmë si partner me Poloninë”, tha Juncker, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për ndëshkimin e këtij vendi.
Juncker dhe Rutte shtuan shpejt se përparësi kanë për ta çështjet ekonomike, sepse papunësia në shumë vende të BE-së është shumë e lartë. „Ne duam të përmirësojmë motorin tonë ekonomik, tregun e brendshëm.“, tha Rutte. Por aktualisht kriza e refugjatëve ua merr nga duart liberalëve temën e dashur - ekonominë.

Data 10.01.2016
Autor Bernd Riegert
Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”