Page 1 of 1

Komente dhe analiza: Zgjedhjet në SHBA

Posted: Thu Mar 03, 2016 8:47 pm
by Adriana

Clooney: Trump, një fashist ksenofobik

Në 2012 mblodhi më shumë se 12 milionë dollarë brenda një nate për të financuar fushatën e Barack Obamas në betejën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe kjo e bën lehtësisht të kuptueshme se cilin krah mbështet sot.

George Clooney ka dalë hapur kundër Donald Trump. Në një intervistë për “The Guardian”, aktori i famshëm ka qenë i drejtpërdrejtë në akuzat e bërë kundër Donald Trump.

“Trump është një oportunist, më keq akoma një fashist, një fashist ksenofobik”, thotë ai.

Megjithatë, aktori nuk është shprehet optimist duke iu referuar një shprehjeje të Ëinston Churchull.

“Mund t’u besojmë amerikanëve se do të bëjnë zgjedhjet e duhur pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë e tjera”, citon ai.

Me këtë ai i referohet indirekt betejës së mundshme në finale mes Trump dhe Clinton, ku sigurisht që e sheh veten në krah të ish-Sekretares së Shtetit, megjithëse aktualisht simpatizon rivalin e saj brenda demokratëve.

“Më pëlqen Bernie Sanders. Më bëhet qejfi që ai është në këtë garë sepse po detyron që të flitet për gjëra që nuk flitet në politikën amerikane; për hendekun dhe pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve që vazhdon të thellohet çdo ditë”, thotë Clooney.

Por admirimi për Sanders nuk mjafton që aktori të përfshihet në mbledhjen e fondeve për të, përkundrazi. Clooney njoftoi se është duke mbledhur fonde për Hillary Clinton, për ta ndihmuar atë në fushatën finale përballë republikanëve.

Re: Komente dhe analiza: Zgjedhjet në SHBA

Posted: Thu Mar 03, 2016 8:54 pm
by Adriana
Trump nuk mund të drejtojë këtë vend

Ish-kandidati republikan për president në SHBA, Mitt Romney, në një dalje për mediat, që u transmetua live nga shumë prej mediave ndërkombëtare, sulmoi ashpër kandidatin aktual për president nga republikanët, Donald Trump:

Ai tha se Trump nuk ka as temperamentin dhe as gjykimin e duhur për president.

Ai e akuzoi Trump se është tip ngacmues, mizogjin dhe i pandershëm.

“Ja çfarë di unë: Trump është një hipokrit dhe mashtrues. Premtimet e tij janë të pavlera si një diplomë nga Universiteti Trump,” tha Romney.

Trump nga ana tjetër e talli zotin Romney në Twitter, duke e quajtur një kandidat të dështuar, që nuk duhet të japë këshilla për zgjedhjet.


Sipas BBC, shumë zyrtarë të lartë republikanë janë të alarmuar nga mundësia që Trump të sigurojë kandidimin në zgjedhjet e nëntorit.

-Disa prej anëtarëve të komitetit të sigurisë së republikanëve publikuan një letër të hapur duke theksuar se vizioni i Trump është i paqëndrueshëm dhe i paqartë.

-Edhe kandidati republikan në zgjedhjet e vitit 2008, John McCain tha se deklaratat e Trump janë të rrezikshme.

-Por deklaratat e Mitt Romney-t janë goditja më e madhe që ka marrë Trump nga vetë republikanët. /BBC/MAPO.AL/