"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A ishte momenti i duhur per te rritur tensionet me Greqine?

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

A ishte momenti i duhur per te rritur tensionet me Greqine?

#1

Post by Zeus10 » Thu Nov 24, 2016 8:13 pm

Ne veren e 2015-es, ministri i jashtem i Greqise, kreu nje vizite ne Kosove, nje vizite qe bashke me deklaratat e saj e idhnoi jo pak Beogradin:
Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias në Prishtinë, aq më tepër deklaratat e lëshuara prej tij atje, ku la të kuptohej se Athina po merr seriozisht në konsideratë njohjen e Kosovës, shkaktuan reagimin e Beogradit.

Kotzias tha se Greqia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë dhe nuk përjashtoi mundësinë e njohjes së pavarësisë në një kohë të afërt.
Këto deklarata nxitën reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Në një intervistë dhënë për “Blic”, Daçiç tha se “Serbia ndjehej e tradhtuar nga deklaratat e ministrit të Jashtëm grek dhe se për këtë do të kërkonte llogari”.
“Ne i kemi dërguar një kërkesë Ministrisë së Punëve të Jashtme greke për të qartësuar pozicionin e ministrit të tyre. Unë pres që pavarësisht presionit të madh që po vuan Greqia, ajo nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për të mos njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, tha Daçiç.
“Përplasja” e lehtë mes Greqisë dhe Serbisë, të njohura si dy aleate historike në rajon, është interpretuar nga analisti grek Stavros Tzimas. Në një artikull të publikuar në versionin online të gazetës “Kathimerini”, Tzimas thotë se Serbia nuk mund t’u drejtohet grekëve me të njëjtin ton si serbëve në Kosovë a Bosnje.
“Udhëheqësit serbë duhet të kuptojnë se nuk mund të drejtojnë gishtin nga grekët me të njëjtin ton si t’u drejtohen bashkëpatriotëve të tyre në Bosnje dhe Kosovë. Koha e politikës së Millosheviçit nuk ka më vend në realitetin e ri të Ballkanit”, shkruan ai.
Më tej, Tzimas kujton një “tradhti” serbe ndaj Greqisë.
“Greqia e ka paguar shtrenjtë qëndrimin e saj filoserb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në këmbim të kësaj mori si shpërblim njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nga ana e Beogradit”, shkruan Tzimas.
Analisti grek shton se me të drejtë Beogradi e argumentonte këtë vendim duke thënë se po vendoste të parat interesat e veta dhe kjo nuk ka asgjë të keq.
“Të njëjtën gjë po bën edhe Greqia, po vendos interesat e veta të parat. Njohja e Kosovës dhe mbështetja e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian janë me rëndësi në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, shkruan Tzimas.
Analisti grek shton se vetë Serbia ‘de facto’ e ka njohur shtetin e Kosovës.
“Ligji i diplomacisë na mëson se nuk ka miq, as armiq të përjetshëm; ka interesa të përjetshme”, mbyll shkrimin e tij Tzimas.
Dukej se pas kesaj vizite, po frynte nje ere e re, kunder aleancave shekullore te ortodoksise greko-serbe, ne favor te aleancave te reja me te natyrshme, sic jane ato shteterore greko-shqiptare. Por paprimtas, filloi nje tension i panevojshem midis politikaneve greke dhe atyre shqiptare, tension qe arriti deri aty sa qeveritare greke, ti kujtonin Shqiperise sa e fuqishme eshte Greqia ne raport me ate, nga pikepamja ushtarake, politike dhe ekonimike. Eshte per tu habitur, se keto tensione u pershkallezuan nga Tirana, qe po tenton te largoje ndrojtjen ne raport me Athinen duke u munduar ti kujtoje kesaj te fundit, pjeseza historie, qe nuk kane asnje domethenie tani ne raportet midis vendeve. A ishte kjo nje rastesi, apo dikujt ne Tirane i interesonte rritja e retorikes nacionaliste me Greqine, per interesa politike te brendshme? A mos valle dikush punon per te sabotuar njohjen e Kosoves nga Greqia, duke sjelle ceshtjen çame, nje ceshtje shume e ndjeshme per greket, qe ushqejne fobira te marra, qe Çameria do kete te njejtin fat si Kosova?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

COB
Junior Member
Junior Member
Posts: 5
Joined: Mon Nov 21, 2016 8:14 pm
Gender: Male

Re: A ishte momenti i duhur per te rritur tensionet me Greqine?

#2

Post by COB » Sun Nov 27, 2016 10:25 pm

Duhet të kemi parasysh se mosnjohja e Kosovës nga ana e Greqisë ndoshta 20% varet prej marrëdhënieve ortodokso-miqësore me Serbët dhe Sërbinë, 80% është muhabeti i Qipros veriore. Greqia është vonuar për së tepërmi për njohjen e Kosovës. Madje edhe Sllovakia dhe Rumunia mbajnë qëndrime të gabuara karshi Kosovës.

Greqia duhet të njoh Kosovën sa më shpejt. Lobia Shqiptare apo Arvanite në Greqi duhet punojë më shumë për të siguruar njohjen e Kosovës.

User avatar
IllyrianLegend
Regular Member
Regular Member
Posts: 74
Joined: Wed Nov 02, 2016 12:55 pm
Gender: Male

Re: A ishte momenti i duhur per te rritur tensionet me Greqine?

#3

Post by IllyrianLegend » Sun Dec 04, 2016 6:23 pm

COB wrote:Duhet të kemi parasysh se mosnjohja e Kosovës nga ana e Greqisë ndoshta 20% varet prej marrëdhënieve ortodokso-miqësore me Serbët dhe Sërbinë, 80% është muhabeti i Qipros veriore. Greqia është vonuar për së tepërmi për njohjen e Kosovës. Madje edhe Sllovakia dhe Rumunia mbajnë qëndrime të gabuara karshi Kosovës.

Greqia duhet të njoh Kosovën sa më shpejt. Lobia Shqiptare apo Arvanite në Greqi duhet punojë më shumë për të siguruar njohjen e Kosovës.

Lobia Arbanite a punon per qeshtje Shqiptare ne dite te sotit?

COB
Junior Member
Junior Member
Posts: 5
Joined: Mon Nov 21, 2016 8:14 pm
Gender: Male

Re: A ishte momenti i duhur per te rritur tensionet me Greqine?

#4

Post by COB » Thu Dec 08, 2016 12:40 am

Problemi i Arvanitasve është identiteti në rradhë të parë, nuk kemi ndonjë Aristidh Kolë tjetër. Arvanitasit ndjejnë vetën si Grek andaj për ta fillimisht do ishte e udhës që të rikujtohet etniciteti i tyre e të punojnë konform interesave kombëtare. Thirrja ime më shumë shkon Shqiptarëve në Greqi (jashtë Arvanitasve), pra për Shqiptarët që kanë emigruar atje, Camët etj.

Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”