"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Çudite serbe me provokime

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Çudite serbe me provokime

#1

Post by Zeus10 » Sun Jan 15, 2017 3:58 pm

Per te kush e di sajten here, Serbia ky komb primitiv e i dhunshem, pasi provokon hapur per nje ceshtje kaq te ndjeshme per njerezit ne Kosove, merr pozicionin e viktimes, ne nje menyre shume vulgare, duke deklaruar nepermjet politikes se saj:

'shqiptaret na provokuan dhe deshironin te shkaktonin konflikt'

kjo pasi donin te kalonin me force, nje tren te dhuruar enkas nga Rusia, permes kufijve te Kosoves, mbushur me nje grafike nacionaliste e fetare, ne parullat dhe pikturat e shumta qe mbulonin brenda dhe jashte, trenin qe sipas tyre, "thjesht" promovonte levizjen e lire:

Image
Image

Dikush do mendonte, qe nese keto parulla, si "Kosova eshte Serbi", do te ishin vetem ne gjuhen serbe, mund te mos konsiderohej nje demonstrim i pazakonte force nga Serbia, por fakti qe ato ishin ne 20 gjuhe te botes, duke perfshire dhe shqipen, e ben dhe njeriun me te ftohte dyshues, per kete veprim te Serbise.
Ne fakt, ky eshte nje provokim i paster me autor shtetin dhe politiken serbe, i perkrahur nga nje komb i tere i trushplare, shume i ndryshem nga provokacioni me flamurin shqiptar gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi ne futboll, qe jo vetem nuk dihet me saktesi kush e kreu, por nuk u perkrah nga shumica e intelektualeve shqiptare, qe mendojne se duhet te jemi shume te kujdesshem ne qasjen ndaj Serbise, duke shmangur cdo lloj provokimi ndaj tyre, qe mund te na kthehet ne boomerang.
Koha kur ndodhi ky provokim, nuk eshte e rastesishme, ajo pikerisht ne momentin e nderrimit te pushteteve ne SHBA, per te testuar lidershipin e ri atje, ne nje kohe qe Europa eshte plotesisht e tulatur, pak nga remineshencat antishqiptare dhe filoserbe e filokristiane qe kane dhe karrakterizojne porcione te saj por dhe nga presioni i paprecedente i Rusise per zona influence. Kjo e fundit, qendron pas sjelles se Serbise, nje komb te cilin e krijuan vete para 200 vjetesh dhe e manipulojne deri ne extreme pa rrugedalje per ta.
Por serbet, duhet ta kuptojne qe jane nje komb i lire, ata duhet ti shkepusin vargojte e skllaverise politike dhe paternalizmit sllavo-ortodox te Rusise, duhet ti bashkohen Europes te ciles i perkasin, duhet pranojne realitetet e pamundesise se tyre per te qene fuqi koloniale mbi shqiptaret dhe Kosoven, duhet te lene menjane provokimet dhe te pranojne shqiptaret si fqinj te tyre, qe po e pesojne padrejtesisht prej tyre, si rrjedhim I nje politike qe i ka kaluar koha.
Serbet duhet te kuptojne, qe ata nuk jane Jugosllavia e dikurshme dhe shqiptaret nuk jane me kombi i izoluar e i percare, i paafte per aleanca interesash dhe i pamundur per revolte. Serbet duhet te kuptojne, se koha nuk punon per ta, megjithese akoma kane mbeshtetjen e heshtur te qarqeve filoserbe si ne France e gjetke, qe arrestojne qytetaret e Kosoves, bazuar ne mandate interpoli te nje shteti qe nuk egziston me.
Ne te njejten kohe shqiptaret, duhet te kuptojne, qe sado i moderuar te jete lideri serb i rradhes, ai nuk mund te dale jashte nje politike qindra vjecare, qe dikton jo vetem sjelljen e tij por dhe egzistencen e vete kombit serb. Kombi serb, u krijua si shtojce e sllavizmit, per te perthithur ne te gjithe kombet dhe racat jashte influences ruse dhe nese fillon e nuk i sherben kesaj te fundit, mund dhe ti zhbehet qenja, thjesht duke e lene te perballet i vetem me armiqte e panumert, qe krijoi gjate egzistences se vete.
Gjithashtu, shqiptaret duhet te jene me te vendosur, per tu perballur me te gjitha provokimet e mundshme, te se ardhmes. Serbia po e humb Kosoven, por ajo ne bashkepunim me Rusine dhe sidomos me qenien e neveritshme politike me emrin: "Bashkim Europian", mund te arrij te copezoj Kosoven, duke e ndare ate ne vija etnike.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Çudite serbe me provokime

#2

Post by Adriana » Sat Jan 21, 2017 3:07 pm

Shtypi në Serbi kundër Presidentit Nikoliç: Shkoni vetë në luftë ne na lini rehat

Shtypi në Serbi nuk i ka pritur aspak mirë kërcënimet e Presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliç për të sulmuar Kosovën, me rastin e kthimit mbrapsht të trenit që vinte nga Serbia për në Mitrovicë ku mbi të ishte shkruar në 21 gjuhë të botës se “Kosova është Serbi”.

Blic-i i Beogradit që në titull të faqes të parë i bën thirrje Nikoliçit që t’i lejë rehat serbët dhe nëse kërkon luftë le të shkojë vetë në luftë.

“Shko vetë në luftë, ne na le të qetë!” Është titulli i faqes të parë i Blic-ut të Beogradit botuar më 17 janar 2017.


Image


Edhe ditën më pas po Blic-u i Beogradit i kundërvihej deklaratave gjaknxehta të Nikoliçit që në kryetitullin e faqes të parë: “Vetëm luftë të mos ketë! Na duhet një kokë e qetë, se vetëm një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofën!” VOAL


Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Çudite serbe me provokime

#3

Post by Adriana » Wed Jan 25, 2017 11:15 am

[quoteemBerat Buzhala/Analizë: Pse po ngutet Serbia ta destabilizojë Kosovën?]Serbët organizuan festë kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet. Pse, ata, tash nuk po e presin në qetësi Trump’in që ta marrë timonin në Shtëpi të Bardhë? A po frikësohen serbët që Trump dhe Putin do të bëjnë tregti në mes të Kosovës dhe Krimesë?

Prej kur është shpallur pavarësia, Serbia kurrë më shumë nuk ka ndërmarrë hapa provokues në drejtim të Kosovës. Pothuajse për çdo javë shpik diçka të re.

E filluan me ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Në rrethana normale, duke marrë parasysh kontekstin, secili shtet do të duhej të ndërhynte për ta rrënuar atë. Teorikisht një akt i tillë i Prishtinës do të ishte i domosdoshëm, por praktikisht dërgimi i mjeteve të rënda për rrënimin e tij do të nxiste tensione të mëdha në mes të banorëve, në të dy brigjet e lumit. Do të kishte gjasa reale për një gjakderdhje të re, e cila do ta krijonte një momentum të ri politik, që do ta dëmtonte pozicionin e Kosovës në botë – në këtë botë të re dhe të paqartë.

Pastaj, nuk vonoi shumë dhe ndodhi arrestimi i Haradinajt në Francë. Do ta gjenim veten në një mal të dendur, sikur të provonim të bënim çfarëdo analize për ta sqaruar këtë situatë. Ajo çfarë mund të themi është se Serbia, karshi Francës së fuqishme, u soll në mënyrë shumë më arrogante, se sa ishte sjellë, bie fjala, në rastin kur Sllovenia e kishte ndaluar z. Haradinaj. Shkoi aq larg sa tha se, nëse nuk do të dorëzohej Haradinaj në Serbi, atëherë as Serbia nuk do të vepronte me reciprocitet me Francën në të ardhmen. Saga me Z. Haradinaj do të vazhdojë edhe më tutje. Nuk e dimë ende përfundimin. Por e dimë që këtë herë Serbia ishte shumë më e patakt.

Kur tensionet ishin shumë të larta, u nis për në vendin tonë vozhdi serb, Tomislav Nikolic, person përgjegjës për krime të shumta në Ballkan. Kjo vizitë vetëm për t’i ulur tensionet nuk po bëhej. Prezenca e Nikolicit në Kosovë, kur Haradinaj po mbahej në burg në Francë, do të ishte një thirrje e hapur për kryengritje.

Fatbardhësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Nikolic u ndal të mos futej në vendin tonë. Por, ky nuk ishte fundi i provokimeve, që nuk po bëhen nga Prishtina, por nga Beogradi. Dhe nuk po bëhen rastësisht, me një fluks kaq të dendur.

Shteti serb në mënyrë të hapur, me një paralajmërim afatgjatë, vendosi që të provokojë në mënyrën më brutale të mundshme: duke e nisur për në Kosovë, në rrugë hekurudhore, reklamën më të madhe kundër shtetit tonë. Pra, treni, nuk ishte një gjë që po provohej të bëhej natën, ose në mënyrë të pavërejtur. Ishte një akt që po bëhej qëllimshëm, me një paralajmërim bombastik, në disa gjuhë të botës. Ndaj këtij provokimi ishte e pamundur të qëndrohej në mënyrë indiferente. Ekzistonte vetëm një opsion: të ndalej.

Beogradi e ka ditur që në krye të herës se Prishtina do ta ndalë atë. Në të kundërtën do të ishte fiasko totale për Kosovën. Kapitullim. Ajo çfarë po shpreson Beogradi është që Prishtina të mos ndalet me kaq. Dëshira e autoriteteve serbe është që Prishtina të lëshohet në avantura të rrezikshme ndaj serbëve lokalë. Në kohë krizash, në kohë tensionesh, gabime të tilla janë vazhdimisht të mundshme. Mjafton një provokim, një shkëndijë, që gjërat të shkojnë në mënyrë krejt të gabueshme.

Pyetja që shtrohet është kjo: Pse Beogradit po i ngutet kaq shumë?

Në botë, muajt e fundit, kanë ndodhur zhvillime dramatike, posaçërisht ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë do të duhej të ndjeheshim të shqetësuar për shkak të humbjes së aleatëve tanë në zgjedhjet e fundit atje. Në krye të shtetit po vjen Donald Trump, për zgjedhjen e të cilit serbët u gëzuan aq shumë. Madje festoi edhe kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel. Në veri të vendit u vendosën pano reklamuese me foton e Presidentit të zgjedhur Trump.

Por pse serbët nuk po e presin në qetësi ardhjen e z. Trump në krye të shtetit?

Deri në ardhjen formale të tij në krye të shtetit ka ngelur më pak se një javë. Logjikisht, a nuk do të duhej që serbët edhe këtë javë ta mbanin frymën, duke e pritur një frymë të re?

Një gjë e tillë duket vetëm në shikim të parë, sepse qeveria e Serbisë duket jashtëzakonisht e interesuar që ta krijojë një realitet tjetër politik në Kosovë, përpara se administrata Trump të fillonte punën. Mënyra e vetme për ta bërë një gjë të tillë është duke nisur gjakderdhje të reja, mundësisht në kurriz të serbëve lokalë, dhe mundësisht përpara konsolidimit të Trumpit në krye të Amerikës.

Saktësisht për këto arsye, Presidenti Nikolic thotë se vrasja e serbëve në Kosovë do ta detyronte Serbinë që të ndërhynte në mbrojtje të tyre. Teknikisht këtë gjë nuk do ta lejonin forcat ndërkombëtare, ato të KFOR’it. Mirëpo me këtë paqartësi ndërkombëtare, pra kur administrata amerikane nuk është edhe më tutje në vend të vetin, cdo gjë do të ishte e mundur. Një imitim i inkursionit rus në Krime nuk është një gjë e paimagjinueshme. Viktimat e shumta në rrugë janë arsyetim i mirë për lloj – lloj çmendurish.

Raporti i Presidentit të ardhshëm amerikan, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vend që të ishte mesazh i mirë për Serbinë, duket që të jetë ankth për ta. Qeveria e Serbisë e di, ose e ka mësuar ndërkohë, që raportet ruso – amerikane në botë janë shumë më të rëndësishme, janë shumë më të ndërlidhura, sesa raportet ruso – serbe. Kjo gjë bëhet shumë më e qartë kur i lexon intervistat e Presidentit rus, të dhëna në vazhdimësi, se Perëndimi duhet t’ia njohë Rusisë aneksimin e Krimesë, sikur që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Madje, Putin në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, vitin e kaluar, gjente edhe bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës. Nëse ne i kemi lexuar dhe dëgjuar këto intervista, është lehtë e supozueshme që këtë ta ketë bërë edhe kreu politik dhe shtetëror i Serbisë. Ata e kanë shumë te qartë se Rusia është e gatshme të bëjë tregti me Perëndimin – SHBA’të – për një këmbim në mes të Krimesë dhe Kosovës. Se Rusia pajtohet që t’i realizojë disa interesa të saj strategjike, këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti i zgjedhur Trump, i cili në javët në vijim do ta takojë në një samit të jashtëzakonshëm Presidentin Putin, sipas të gjitha gjasave në Rejkjavik të Islandës – një përsëritje kjo e takimit të famshëm të Ronald Reganit me Mikael Gobrachovin, liderin e fundit sovjetik.

Nuk e besoj që harta e botës do të vizatohet në atë samit, por besoj që harta e botës do të diskutohet në atë samit, i cili pritet të mbahet në 30 ditët e ardhshme. Serbia i ka përpara vetës po kaq ditë për të bërë ndonjë ndryshim të gjendjes ekzistuese. Do të bëjë çdo gjë që është në fuqinë e saj për ta hapur temën e Kosovës, qoftë edhe duke nxitur gjakderdhje.

Qeveria e Kosovës, institucionet tona, gjatë kësaj kohe, duhet të mbrojnë interesat e shtetit në mënyrën më të kujdesshme të mundshme. Banorët serbë të Kosovës duhet të konsiderohen pasuri kombëtare. Çdo përndjekje e tyre, çdo hakmarrje ndaj tyre, do të ishte fitore e madhe e Serbisë.

Drama assesi nuk guxon të bartet brenda kufijve të Kosovës.





Kush është Berat Buzhala? - Gazetar dhe politikan kosovar. Buzhala është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Buzhala shërbeu si kryeredaktor në ditoren Gazeta Exspress, gazetë e afërt me PDK-në. Ai vazhdon të shkruaj opinione për këtë gazetë.[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”