"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Epoka Trump

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Epoka Trump

#1

Post by Adriana » Sat Jan 21, 2017 2:47 pm

Sot filloj epoka Trump! Shume eshte folur per kete epoke, madje per moshen time eshte nje nga epokat qe me shume eshte folur, akuzuar, protestuar, komentuar, etj, etj...


Çfar mendoni per epoken e re te sapo filluar ne Amerike nga Donald J. Trump?





Image


Fjalimi i plotë i mbajtur nga Donald J. Trump më 20 janar 2017


Kryetar i Gjykatës së Lartë Roberts, Presidenti Carter, Presidenti Clinton, Presidenti Bush, Presidenti Obama, bashkatdhetarë Amerikanë, dhe popuj të botës: ju faleminderit.
Ne, qytetarët e Amerikës, jemi bashkuar në një përpjekje madhështore për të rindërtuar vendin tonë dhe të rikthyer premtimin e kësaj për të gjithë popullin tonë.

Së bashku, ne do të caktojmë rrjedhën e Amerikës dhe të botës për vite të ardhshme. Ne do të përballemi me sfida. Ne do të na kundërvihen vështirësi. Por ne do ta kryejmë punën. Çdo katër vite, në mblidhemi tek këto shkallë për të kryer kalimin e rregullt dhe të paqtë të pushtetit, dhe ne i jemi mirënjohës Peridentit Obama dhe Zonjës së Parë Michelle Obama për ndihmën e tyre të hirshme përgjatë këtij kalimi të pushtetit. Ata kanë qenë të mrekullueshëm.

Ceremonia e sotme, megjithatë, ka një kuptim të veçantë. Sepse sot ne nuk po bëjmë thjesht kalimin nga një Administratë në tjetrën, apo nga një parti në tjetrën, por ne jemi duke kaluar pushtetin nga Washington D.C. dhe po ua japim përsëri juve, Populli Amerikan.

Për një kohë shumë të gjatë, një grup i vogël në Kryeqytetin e kombit tonë ka korrur përfitimet e qeverisë, ndërsa populli ka mbajtur barrën e kostos.

Washington-i lulëzonte, por populli nuk kishte pjesë në këtë pasuri. Politikanët u pasuruan, por punët u lanë, dhe fabrikat u mbyllën.

Sistemi (establishmenti) mbrojti vetveten, por jo qytetarët e vendit tonë. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitoret e juaja; ngadhënjimet e tyre nuk kanë qenë ngadhënjimet e juaja; dhe ndërsa ata kremtonin në Kryeqytetin e kombit tonë, për familjet që rropateshin në çdo skaj të vendit tonë kishte pak gjë për çfarë të festohej.

Kjo ndryshon plotësisht, duke filluar që këtu dhe që tani, sepse ky është momenti i juaj: ju përket juve! Ju përket të gjithë juve që jeni mbledhur sot këtu dhe të gjithëve që po na shohin nga çdo skaj i Amerikës. Kjo është dita juaj. Ky është kremtimi i juaj. Dhe këto, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë vendi i juaj.

Ajo që ka me të vërtetë rëndësi nuk është se cila parti kontrollon qeverinë tonë, ajo që ka rëndësi është nëse qeveria jonë kontrollohet nga populli. 20 Janari 2017 do të mbahet mend si dita që njerëzit u bënë përsëri sundimtarët e këtij kombi. Burrat dhe gratë e harruara të vendit tonë, nuk do të jenë më të harruar.

Të gjithë po ju dëgjojnë tashmë. Ju erdhët me dhjetëra milionë për t’u bërë pjesë e një lëvizjeje historike, e tillë që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Në qendër të kësaj lëvizjeje ka një bindje jetike: që një komb ekziston t’u shërbejë qytetarëve të tij.

Amerikanët duan shkolla të shkëlqyera për fëmijët e tyre, lagje të sigurta për familjet e tyre, dhe punë të mira për veten e tyre.

Këto janë kërkesat e drejta dhe të arsyeshme e një publiku të drejtë. Por për shumë nga qytetarët tanë, ekziston një realitet tjetër: Nëna dhe fëmijë të zënë në kurthin e varfërisë në qytetet tona të brendshme; fabrika të ndryshkura të shpërndara si gurë varri përgjatë tokës së kombit tonë; sistemi arsimor, plot e përplot me para, por që i lënë studentët tanë të rinj e të bukur t’u mohohet dija; dhe krimi dhe bandat dhe droga kanë marrë shumë jetë dhe u kanë grabitur vendit tonë kaq shumë potencial të pashfrytëzuar.

Kjo masakër amerikane merr fund QË KËTË dhe merr fund QË TANI. Ne jemi një komb dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Ëndrrat e tyre janë ëndrrat tona; dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi ynë. Ne ndajmë një zemër, një shtëpi, dhe një fat të lavdishëm.

Betimi i marrjes së detyrës që po bëj sot është një betim ndaj të gjithë amerikanëve. Për shumë dekada, ne kemi pasuruar industrinë e huaj në kurriz të industrisë amerikane; kemi subvencionuar ushtritë e vendeve të tjera ndërsa kemi lejuar shterimin e trishtë të ushtrisë sonë; ne kemi mbrojtur kufijtë e kombeve të tjera ndërsa kemi refuzuar të mbrojmë veten; dhe kemi shpenzuar biliona (1 milionë milionë) dollarë jashtështetit ndërsa infrastruktura amerikane është zhbërë në gjendje të keqe dhe shkatërrimi.

Ne kemi bëre vende të tjera të pasura ndërsa pasuria, forca dhe besimi i vendit tonë është zhdukur përtej horizontit. Një nga një, fabrikat mbyllën qepenat dhe u larguan nga brigjet tona, pa menduar as edhe pak fare për miliona e miliona punëtorë amerikanë, që u lanë mbrapa.

Pasuria e shtresës sonë të mesme është marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe më pas është shpërndarë në të gjithë botën. Por kjo është e kaluara. Dhe tashmë ne po shohim vetëm në të ardhmen.

Ne të mbledhur sot këtu po nxjerrim një dekret të ri që të dëgjohet në çdo qytet, në çdo kryeqytet të huaj, dhe në çdo sallë pushteti. Që nga kjo ditë e më tej, një vizion e ri do të qeverisë tokën tonë.

Që nga ky çast e më tej, filozofia e qeverisjes do të jetë Amerika e Para. Çdo vendim për tregtinë, për taksat, për emigracionin, për punët e jashtme, do të bëhet që të përfitojnë punëtorët amerikanë dhe familjet amerikane. Ne duhet t’i mbrojmë kufijtë tanë nga shkatërrimi i vendeve të tjera që bëjnë produkte tona, që vjedhin kompanitë tona, dhe që shkatërrojnë vendet tona të punës.. Mbrojtja do të çojë në një begati dhe fuqi madhështore.

Unë do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje të trupit tim, dhe unë kurrën e kurrës nuk do t’ju zhgënjej. Amerika do të fillojë të fitojë përsëri, duke fituar si kurrë më parë. Ne do t’i rikthejmë vendet tona të punës. Ne do t’i rikthejmë kufijtë tanë. Ne do ta rikthejmë pasurinë tonë. Dhe ne do t’i rikthejmë ëndrrat tona.

Ne do të ndërtojmë rrugë të reja, dhe autostrada, dhe ura, dhe aeroporte, dhe tunele, dhe hekurudha përgjatë kombit tonë të mrekullueshëm. Ne do ta nxjerrim popullin tonë nga asistenca dhe do ta rikthejmë në punë, duke ndërtuar vendin tonë me duar amerikane dhe punë amerikane.

Ne do të ndjekim 2 rregulla të thjeshta: Bli Amerikane dhe Punëso Amerikane.

Ne do të kërkojmë miqësi dhe vullnet të mirë me kombet e botë; por ne veprojmë kështu me mirëkuptimin se është e drejta e të gjitha kombeve të kenë parësore interesat e tyre.

Ne nuk kërkojmë që t’i imponojmë mënyrën tonë të jetesës askujt, por do të bëjmë që ajo të shkëlqejë si një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.

Ne do t’i përforcojmë aleancat e vjetra dhe do të formojmë të reja dhe do ta bashkojmë botën e qytetëruar kundër Terrorizmit Islamik Radikal, të cilin ne do ta çrrënjosim përfundimisht nga Toka.

Në themel të politikave tona do të jetë një besnikëri e plotë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe nëpërmjet besnikërisë ndaj vendit tonë, ne do të zbulojmë përsëri besnikërinë tonë ndaj njëri-tjetrit. Kur ia hap zemrën patriotizmit, nuk ka më vend për paragjykime.

Bibla na thotë, “sa mirë dhe këndshëm është kur njerëzit e Zotit bashkëjetojnë të bashkuar”. Ne duhet t’i themi mendimet tona haptazi, të debatojmë mosdakordësimet tona me ndershmëri, por gjithmonë të ndjekim solidaritetin. Kur Amerika është e bashkuar, Amerika është tërësisht e pandalshme. Nuk ka pse të ketë frikë, ne jemi të mbrojtur, dhe ne gjithmonë do të jemi të mbrojtur

Ne do të jemi të mbrojtur nga burrat dhe gratë madhështorë të ushtrisë sonë dhe të forcave tona të rendit, por më e rëndësishmja, ne jemi të mbrojtur nga Zoti.

Së fundmi, ne duhet të mendojmë në një perspektivë madhore dhe të ëndërrojmë edhe me shumë. Në Amerikë, ne kuptojmë që një komb është duke jetuar, për aq kohë sa është duke u përpjekur për të arritur diçka.
Ne nuk do të pranojmë më politikanë që kanë vetëm fjalë dhe nuk veprojnë; duke u ankuar vazhdimisht, por duke mos bërë kurrë asgjë për këtë.

Koha për fjalët e zbrazëta ka mbaruar. Tani vjen ora e veprimit. Mos lejoni njeri t’ju thotë se nuk mund të behët. Nuk ka sfidë që tejkalon zemrën dhe betejën dhe shpirtin e Amerikës.

Ne nuk do të dështojmë. Vendi ynë do të lulëzojë dhe përparojë në begati përsëri. Në ndodhemi në lindjen e një mijëvjeçari të ri, gati për të zbërthyer të fshehtat e kozmosit, për të çliruar Tokën nga të panjohurat e sëmundjeve, dhe për të shfrytëzuar energjitë, industritë dhe teknologjitë e së nesërmes.

Një krenari e re kombëtare gjallëron shpirtrat tanë, hap sytë tanë, dhe shëron ndarjet tona. Është koha të kujtojmë atë urtësi të moçme që ushtarëve tanë nuk do ta harrojnë kurrë: që edhe pse jemi të zinj ose me ngjyrë kafe ose të bardhë, ne të gjithëve kur gjakosemi na del i njëjti gjak i kuq i patriotëve, ne të gjithë shijomë të njëjtën liri të lavdishme, dhe ne të gjithë përshëndesim të njëjtin Flamur Amerikan madhështor. Dhe nëse një fëmijë ka lindur në zonë urbane të Detroit-it apo në fushat e rrahura nga era të Nebraska-s, ata shohin të njëjtin qiell të natës, ata i mbushin zemrat me të njëjtat ëndrra, dhe ata janë të gjallëruar me të njëjtë frymë të jetës nga i njëjti Krijues i plotfuqishëm.

Kështu, të gjithë Amerikanëve, në çdo qytet të afërt e të largët, nga mali në mal, dhe nga oqeani në oqean, dëgjojini këto fjalë: Ju kurrë nuk do të shpërfilleni më. Zërat tuaj, shpresat tuaja, dhe ëndrrat tuaja, do të përcaktojnë fatin tonë amerikan. Dhe guximi juaj dhe mirësia juaj dhe dashuria juaj do të na udhëheqin përgjithmonë përgjatë rrugës.

Së bashku, Ne Do Ta Bëjmë Amerikën Përsëri të Fuqishme.
Ne do ta bëjmë Amerikën Përsëri të Pasur
Ne do ta bëjmë Amerikën Përsëri Krenare.
Ne Do Ta Bëjmë Amerikën Përsëri Të Sigurt…
dhe Po, së bashku, ne do ta bëjmë Amerikën përsëri Madhështore
Faleminderit
Zoti Ju Bekoftë Dhe Zoti Bekoftë Amerikën

(Përktheu Ilir Sinanaj)



Vendimi i parë kundër Obamës sapo hyri në zyrë...



Të parin vendim sa hyri në zyrë, presidenti amerikan Donald Trump e kishte për reformën shëndetësore, duke anuluar disa nga vendimet e paraardhësit të tij, Obama. Firma e parë e tij, ishin një sërë urdhërash ekzekutivë, që shënjestrojnë reformën shëndetësore të paraardhësit të tij, Barack Obama.

Me vendimet e marra, Trump urdhëron të gjitha agjencitë federale që të ndërmarrin masa të nevojshme për të lehtësuar barrën financiare të qeverisë amerikane në shëndetësi, duke ndërmarrë hapin e parë në përmbushjen e zotimit të fushatës, se do të anulonte këtë reformë, që njihet si “Obamacare”.

Ngrirja aplikohet ndaj një numri të gjërë të rregullave prej atyre që kanë qëllim ndalimin e ndryshimeve klimatike, ndërprerjen e krimeve në “Wall Street” e deri te propozimi për zvogëlimin e polisave të sigurimit për hipoteka, por edhe programin e ashtuquajtur “Obamacare” që ofron siguri shëndetësore për miliona amerikanë.

Memorandimi nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus thotë se agjencitë federale duhet të ndalojnë punën në bazë të këtyre rregulloreve dhe të mos dorëzojnë për publikim asnjë rregullore të përfunduar në Regjistrin Federal derisa të emëruarit e Trumpit t’i rishikojnë ato.

Dekreti shtynë për kohë të pacaktuar këto rregullore pasi shumica e të nominurave nga presidenti Trump nuk janë konfirmuar ende nga Senati.

Memorandumi i Priebus gjithashtu kërkon që edhe rregulloret që janë publikuar në Regjistrin Federal, por nuk kanë filluar të zbatohen ende, të shtyhen për 60 ditë derisa të bëhet rishikimi i tyre.

Priebus ka thënë se Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë mund të bëjë përjashtime për rregullore kritike që të fillojnë së zbatuari.

Dokumenti është i ngjajshëm me atë që shefi i stafit të Obamës e ka ndërmarrë, një ditë pas inaugurimit të Obamës në vitin 2009.



Shtëpia e Bardhë në faqen e rifreskuar në sajtin e saj në internet
January 21, 2017

“Do të zhvillojnë sistemin më bashkëkohor antiraketor që të mbrohemi nga sulmet raketore të vendeve sic janë Irani dhe Korea e Veriut”, thekson Shtëpia e Bardhë në faqen e rifreskuar në sajtin e saj në internet, me titullin “Amerika para së gjithash. Nuk mund të lejojmë që vendet tjera të tejkalojnë kapacitetet tona ushtarake”, thuhet në dokumentin e publikuar nga administrata e re amerikane.

Sipas asaj që shkruan AFP, edhe pse nuk e kanë ende të plotë sistemin antiraketor për të cilin ka endërruar ish presidenti republikan, Ronald Regan (1981-1989), SHBA-të tashmë kanë sistem i cili mund t’i parandalojë raketat interkontinentale balistike. VOAL
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”